Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Komuniteti ShqiptarKomuniteti ShqiptarDiapazon MendimeshHabia Filozofike (Moderator: gysi)ZOTI KA VDEKUR!--Kështu foli ZARATHUSTRA!


Faqe: 1 [2]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: ZOTI KA VDEKUR!--Kështu foli ZARATHUSTRA!  (E lexuar 2339 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
machor

Shiko profilin
« Përgjigjja #15 më: 24-04-2005, 18:59:19 »
Citojeni

 ZOTI KA VDEKUR!--Kështu foli ZARATHUSTRA!

kush dhe ku e kanë varos? --kështu foli machori!
E identifikuar

Fly or Die
Hasani
permiresimi
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #16 më: 24-04-2005, 19:27:41 »
Citojeni

machori do vdes ( edhe pse nuk dihet caktimi i Zotit ) - Zoti as nuk ka lindur dike dhe as nuk është i lindur .

me respekt hasani
E identifikuar

"Lexo librin tënd, mjafton të jesh sot llogaritës i vetvetes".
O Vëlla i dashur mos bën shumë gjume naten ngase ditën e Gjykimit do të beje te varfer
Bekimi
Strateg
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #17 më: 06-05-2005, 10:15:02 »
Citojeni

 jo jo e ke gabim jo jo e ke gabim
..Niche ka vdekur dhe tash po "kenaqet" me  një shtrat prej zjarri, se bashku me koleget e tij mendje semur.

Dhe unë,  luj syun, i falenderohem Zotit të madh për denimin qe po i jep atij..dhe atyre.

I pa te meta je Ti o Zot. Urdheri yt nuk mund te ndryshohet. I lartmadheruar qoftë Emri Yt, dhe te shpetuar qofshin ato qe te luten Ty, o Meshirplot, Meshirues, i Gjithdijshem.
E identifikuar

Të dua Nene




bekimi@zeriyt.com
Hylli
Saoshyant
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #18 më: 06-05-2005, 10:31:34 »
Citojeni

Poshte po jap një postim qe kam bërë ne një forum tjetër, dhe një përkthim timin për vendin ku ai e përmend këtë gjë tamam tamam.

Po të postoj çka thënë Nietzsche për këtë çështje qe thuhet se është i pari qe ka shpallur se Zoti ka vdekur. Ne fakt ne fillim fare diçka te tillë e ka thënë mistiku gjerman Eckhard shumë vite me pare, vetëm se me terma pak të ndryshme. Mbas "The Gay Science" ose "Joyful Wisdom", ai shkruan Ungjillin e tij (i cili e quajti Ungjilli i 5) "Thus spoke Zarathustra", e cila tregon për këtë realitet të ri mbas periudhes se nihilizmit, ku njeriu do bëhet mbinjeri dhe njesh me tokën.
Zarathustra, ose me mirë Zoroasterianet është një nga fetë me te vjetra, rreth shekullit te 9 BCE(edhe pse ka teza qe e çojn shumë me tepër mbrapa duke e bërë dhe fenë me te vjetër ne botë). Si fe ka qenë tepër tepër perparimtare. Një nga parimet baze ishte se nuk do gjykohemi ne baze te aksioneve tona, por ne baze te paramendimit tonë. etj etj.

Poshte keni dhe një përkthim te thjeshtë qe un i kam bërë kësaj pjesë.

================================================
THE MADMAN
Have you not heard of that madman who lit a lantern in the bright morning
hours, ran to the market place, and cried incessantly: "I seek God! I seek God!"
As many of those who did not believe in God were standing around just then,
he provoked much laughter. Has he got lost? asked one. Did he lose his way like a child? asked another. Or is he hiding? Is he afraid of us? Has he gone on a voyage? emigrated? Thus they yelled and laughed.

The madman jumped into their midst and pierced them with his eyes. "Whither is God?" he cried; "I will tell you. We have killed him---you and I. All of us are his murderers. But how did we do this? How could we drink up the sea? Who gave us the sponge to wipe away the entire horizon? What were we doing when we unchained this earth from its sun? Whither is it moving now? Whither are we moving? Away from all suns? Are we not plunging continually? Backward, sideward, forward, in all directions? Is there still any up or down? Are we not straying, as through an infinite nothing? Do we not feel the breath of empty space? Has it not become colder? Is not night continually closing in on us? Do we not need to light lanterns in the morning? Do we hear nothing as yet of the noise of the gravediggers who are burying God? Do we smell nothing as yet of the divine decomposition?
Gods, too, decompose.
God is dead.
God remains dead.
And we have killed him.

"How shall we comfort ourselves, the murderers of all murderers? What was holiest and mightiest of all that the world has yet owned has bled to death under our knives: who will wipe this blood off us?

What water is there for us to clean ourselves? What festivals of atonement, what sacred gamesshall we have to invent? Is not the greatness of this deed too great for us? Must we ourselves not become gods simply to appear worthy of it? There has never been a greater deed; and whoever is born after us - For the sake of this deed he will belong to a higher history than all history hitherto."

Here the madman fell silent and looked again at his listeners; and they, too, were silent and stared at him in astonishment. At last he threw his lantern on the ground, and it broke into pieces and went out. "I have come too early," he said then; "my time is not yet. This tremendous event is still on its way, still wandering;
it has not yet reached the ears of men. Lightning and thunder require time; the light of the stars requires time; deeds, though done, still require time to be seen and heard. This deed is still more distant from them than most distant stars - and yet they have done it themselves.

It has been related further that on the same day the madman forced his way into several churches and there struck up his requiem aeternam deo.
Led out and called to account, he is said always to have replied nothing
but:
"What after all are these churches now
if they are not the tombs and sepulchers of God?"
================================================

I çMENDURI


A nuk keni dëgjuar për atë të çmendurin i cili ndezi fanarin ne orët e para të ditës, vrapoi tek treg, dhe bërtiti papushim:
"Po kërkoj Zotin! Po kërkoj Zotin !"
Të gjithë ata qe po rrinin aty, dhe që nuk besonin në Zot qeshën me të madhe.
A ka humbur vallë? pyeti njëri.
A e ka humbur rrugën si një fëmijë? Pyeti dikush tjetër.
Apo është duke u mshefur? A ka frikë nga ne? A po shkon në ndonjë udhëtim? emigruar diku? Ashtu ata bërtisnin dhe qeshnin me të madhe.


I çmenduri kërceu në mes të tyre dhe ja nguliti sytë.
"Duke u zhdukur është Zoti?" pyeti ai " Po ju them unë. Ne e kemi
vrarë Atë --- un dhe ti. Të gjithë ne jemi vrastarët e tij. Po si
ja arritëm kësaj vepre? Si mund ta kemi pirë detin? Kush na dha ne
sfungjerin për te fshirë horizontin? çfar po bënim kur zgjidhëm nga
zinxhirat këtë tokë nga dielli? Po zhduket në lëvizje ?
Po zhdukemi në lëvizje ? Larg të gjithë yllave ? A nuk po lëvizim
dhunshëm? Mbrapsht, te njëanshëm, përpara, në të gjitha drejtimet ?
A ka më poshtëë dhe lartë? A nuk po shmangemi në një pafundësi, në azgjë?
A nuk e ndjejm ajrin e hapsirës boshe? A nuk po bëhet ftohët tashmë?
A nuk është nata gjithmonë duke na zënë rrugën? A nuk na duhet të ndezim
fanarin në orët e para të mëngjesit? A nuk po e dëgjojm akoma zhurmën e
atyre që po varrosin Zotin ? A nuk po nuhatim azgjë nga ky dekompozim
hyjnor ?

Zotërat gjithashtu dekompozojn.
Zoti ka vdekur.
Zoti do rri i vdekur.
Dhe ne e kemi vrarë Atë.

" Si mund ta mbeshtesim ne tashmë veten tonë, vrastarët e gjithë vrastarëve? Ajo që ishte
më e shenjtë, më madhështore që i përkiste botës u gjakos për vdekje, nën
thikat tona: kush do të na e pastroj gjakun tashmë ? çfarë ujë ka aty për ne
që të pastrohemi? çfarë festivalesh dhe lojrash të shenjta duhet te shpikim?
A nuk është madhështia e kësaj ndodhie tepër e madhe për ne? A nuk duhet ne
te shndërrohemi ne Zotëra, thjesht për tu dukur te justifikuar për emërtimin?
Nuk ka pasur kurrë një ndodhi më të madhe se kjo; dhe kushdo që do lindi pas nesh -për të mirën e kësaj ndodhie, do i përkasi një historie tjetër, një historie lartmadhore."

Këtu i çmenduri ra në heshtje dhe vështroi përsëri ata që po e dëgjonin;
dha ata gjithashtu në paqartësi po e vështronin atë. Më në fund ai hedh fanarin
në tokë, i cili shpartallohet dhe shkapetet në copëza dhe shuhet. "Kam ardhur shumë shpejt",
-tha ai; "koha ime nuk ka ardhur akoma. Kjo ndodhi e  llahtarshme është akoma sot
e kësaj ditë në zhvillim; nuk ka arritur akoma veshët e njerëzimit. Vetëtima
dhe bubullima kërkojn kohë; drita e yjeve kërkon kohë; ndodhia, edhe pse ka
ndodhur, kërkon kohe që të dëgjohet dhe shëkohët. Kjo ndodhi është akoma më
larg për ata, se ylli më i largët - por ama ata vetë e kan kryer këtë.

Thuhet se i çmenduri, po atë ditë detyroi veten të shkoj ne shumë Kisha,
dhe aty filloi vajtimin(Requiemin) e tij. Ai nuk tha asgjë tjetër më përveç:
"çfarë janë dhe për çfarë shërbejnë këto Kisha tani nëqoftëse ato nuk janë
më varret e Zotit ?"


FRIEDRICH NIETZSCHE - NGA "THE JOYFUL WISDOM"

------------------------------------------------------------------

Pra kjo është thënë tek Gay Science ose Gaya Science ose perkthimi qe mua personalisht me pëlqen është Joyful Wisdom pasi gay ka marrë kuptim negativ tani gjithandej, edhe pse ne fillim perkufizonte fjalën "bukur, mirë". Pastaj kjo gjë është shtjelluar me vonë.
E identifikuar

E porsi krypa n'Dri E porsi krandja e that n'nji flakada, U shoftë me arë, me farë me mal e vrri Kushdo shqyptar, q| s'brohoritë me za, Kushdo shqyptar, q| s'brohoritë me uzdajë: Oh! Rrnoftë Shqypni
got the money
gain the love
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #19 më: 24-05-2005, 21:19:55 »
Citojeni

Sipas Nietzsche zoti vdiq sepse ishte krijuar nga ne.  Gjithçka qe ne krijojmë nuk është e destinuar te jet gjithmon e vërtetë, dhe e aplikushme për te gjith.  Pra zoti vdiq sepse ne vete e vrame.  Një ditë edhe Nietzsche do vdesi, but that is nature.
Njerez besoj se këtu jemi tek filozofia dhe s'ka kuptim të shkruhet asnjë gjë qe mbaron me "amen." Ju udhehiqeni nga besimi personal, dhe kuptoj qe s'keni lexuar një fjale nga Nietzsche.

LOVE
E identifikuar
poisonivy
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #20 më: 01-06-2005, 05:55:03 »
Citojeni

nuk mendoj se 'Zoti ka vdekur' duhet marrë dhe kuptuar shabllon...fjalia është shumë me e thelle........
Nice nuk bën pjesë ne filozofet e thjeshtë qe një mund t'i zbertheje prej vete fjalës se tij....
mendoj se, ndoshta, me këtë citim ai deshi te thoshte qe njerëzitë nuk e besojnë me Zotin, te paktën jo siç e besonin dikur...........tje ra kohe.tjera vizione........... pershtjellim
E identifikuar
toleranca
Ideale..
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #21 më: 18-06-2005, 11:52:56 »
Citojeni

Sikur të mirëkuptohej se çfar donte të thoshte ky fillozof i madhë
gjerman, Nietzsche, me fjalën sipër,shumë gjëra do të ndryshonin.


toleranca,
dashuri
E identifikuar

S.Frashëri: Dhashtë Zoti, shqiptarët shpëtojnë prej njëri-tjetrit.
F.Konica:   Nëse ka kush do t'i bëjë keq Shqipërisë, janë vet shqiptarët.
Gj.Fishta:  Shqiptari gëzohet më shumë kur i cof lopa kam
gysi
Rumiu
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #22 më: 21-06-2005, 10:35:03 »
Citojeni

I mjeruar është ai, ne Zemren e te cilit Zoti ka vdekur!

Hasano, nuk ka faj Nicja pse njerëzitë i kuptojnë mbrapsht idetë e tij dhe bien ne pesimizem. Pikërisht këtë lloj njeriu tallin shkrimet e Nices, me tepër se kedo.
Shumica e njerëzve e lavderojne Nicen për t'u ndjere njerëz interesante, por nuk arrijnë te kuptojnë qe Nicja pikërisht me ta e ka ne librat e tij.
E identifikuar

Me i dituri është ai qe nuk di asgjë
Sokrati

www.vizion-islam.com
www.erasmusi.org
Zeri Im


Shiko profilin
« Përgjigjja #23 më: 22-06-2005, 11:36:40 »
Citojeni

MACHOR,

njeriu e ka be këtë ne zemër te tij.

Fundi fundit këtë nuk e ka thënë Niche e as te tjerët por ZARATHUSTRA -  kjo është mare nga vet Zarathustra(profet i Zotit)ne te cilën kritikon ithatet e tij.Por me kohe është shtreberuar e thenja e tij e sakt....
Jo machor nuk ta tregoi-haha
E identifikuar
ExPostFacto
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #24 më: 23-06-2005, 18:05:39 »
Citojeni

Zoti ka vdekur vetëm për ata qe janë te mendimit se ai/ajo nuk ka egzistuar kurrë. Varet nga këndvështrimi personal. Nietshce u mundua te shpjegonte një pikëpamje mbi Zotin, dhe fjala e tije nuk duhet pranuar kollaj, sepse Nietshce prej c'kam lexuar nga veprat e tija, nuk e mbron idenë e tije fort mirë, nëse e kishte si qenim t'i bindte te tjerët. Kjo nuk do të thotë se unë po mbroj ekzistencën e Zotit. Perkundrazi, unë them qe Zoti egziston për ata qe besojnë. Për Nietshce Zoti kishte vdekur sepse ai u bind qe Zoti ishte kriejese e mendjes -për atë- dhe asgjë tjetër.
E identifikuar

IN TEGO ARCANA DEI
gysi
Rumiu
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #25 më: 25-06-2005, 05:19:00 »
Citojeni

Shumë njerëz ngaterrohen me Nicen.
Filozofia e Nices nuk është një apologji e ateizmin, apo një diskurs për argumentet rreth ekzistencës apo mosekzistences se Zotit. Filozofia e Nices ka për qëllim te predikoje mbinjeriun. Vdekja e Zotit është me tepër një metafore, një figuracion poetik qe Nicja e nderton për ti dhënë force idesë se mbinjeriut. Nicja është me tepër poet se sa filozof. Ne veprat e tij kryesore, ai nuk shpalos shumë argumenta për tezat e veta, nuk tenton te futet ne debate filozofike, lidhur me teorine e njohjes etj. Ai ka tentuar te jape një tablo te degjenerimit mendor dhe shoqeror te epokes se tij, duke hedhur idetë se si duhet te vijme tek një tjetër ide mbi njeriun.
Pikërisht kjo mënyrë evazive ne te cilën Nicja e le mjaft gjëra, ka sjelle sot debate nga me te ndryshmet lidhur me Nicen, por ajo qe është me e dukshme është fakti qe njerëzitë qe nuk e njohin mirë filozofine bien pernjeheresh pre e një lloj moskuptimi te thelbit te filozofise se Nices.
E identifikuar

Me i dituri është ai qe nuk di asgjë
Sokrati

www.vizion-islam.com
www.erasmusi.org
arta aliu
« Përgjigjja #26 më: 15-04-2008, 23:38:36 »
Citojeni

si mendoni qe ka vdek zoti kur ai përveç qe esht krijuesi jon ai e mban nën kontroll çdo levizje tonen ne çdo hap ai esht po të kish vdekur ne nuk do të ekzistonim
E identifikuar
Faqe: 1 [2]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |