Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Komuniteti ShqiptarKomuniteti ShqiptarDiapazon MendimeshHabia Filozofike (Moderator: gysi)ZOTI KA VDEKUR!--Kështu foli ZARATHUSTRA!


Faqe: [1] 2   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: ZOTI KA VDEKUR!--Kështu foli ZARATHUSTRA!  (E lexuar 1965 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Guevara
REZISTENCA
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« më: 01-09-2004, 15:56:27 »
Citojeni

Nietzsche '" Filozof lirik

Filozofia lirike e Nietzsche (Nice) nuk i drejtohet arsyes. Edhe influenca e tij nuk diktohet aspak te filozofet e mirëfilltë, por me tepër te shkrimtaret dhe artistet. Nëse suprimohet Dekartit (Descartes), suprimohet idealizmi modern, nëse suprimohet Marksi (Marx), suprimohen « dhjetë ditë te dridhjes se botës ». Por, nëse suprimojme Nietzschen : fizionomia filozofike e shek. XX nuk ndryshon asgjë. Pse ? Bergson-i e ka cituar vetëm dy here : njëherë kur thotë se, ndarja e njerëzve ne skllever dhe zotrinj është « gabim » dhe heren tjetër për te shprehur vitalizmin e Guyau (Jean-Marie Guyau. Husserl nuk e ka cituar kurrë. Heidegger i ka kushtuar vetëm disa ore, por duke e quajtur «te shëmtuar dhe shumë llafazan », sipas Hannah Arendit, kur ky iu kishte drejtuar Jaspers-it. Nietzsche ishte filozof i cili te mbushte me do veshtrime qe kaplonin shpirtin, apo aforizmat e tij qe shendrisin sikur drita blici. Por, ai nuk ka lënë pas veti një rrymëë apo levizje te definuar qartë, një shkolle.
Filozofet me te njohur, disa janë apo kanë qenë fenomenolog apo heideggeriste, te tjerët spinoziste, neokantiste, marksiste, weiliste (Eric Weil), sartriste, por nietzscheaniste asnjë. Pse ka ngjare kështu ? Sepse tersia e koncepteve te Nietzsches nuk ekziston si sistem, nga fakti se është vështirë te thuhet c'domethenje ka te jeshe nietzschanist. Pastaj, konceptet e tij nuk janë koncepte themelore (kryesore). Cogito e Dekartit, imperativi kategorik i Kantit, Aufhebung i Hegelit, zgjatja bergsoniane, Dasein e Hegelit janë koncepte kryesore, pikenisja e analizave te pafundme apo piedestali i katedrales se ideve. Ndërsa konceptet nietzscheane nuk janë bazament, ato janë te farkuara, problematike, te dyshimta. Vullneti i fuqise : një metafore, kthimi ne perjetshmeri: një ide e vjetër greke, nga te cilat ka krijuar një mit: mbinjeriun, mbikrishterimin (por njeriu a ka qenë gjithmnone i krishtere?). Nga kjo rezulton një filozofi jo e diskutuar, por një filozofi-fiksion.
Nietzsche ishte një lajmtar një 'Å“guximtar' do të thonim, një i befte, një udherrefues. Ai i hedhe idetë sikur tundime. E si t'u rezistohet gjithnjë tundimeve? Edhe pse idetë e Nietzsche-s nuk janë koncepte kryesore, janë fermentime te cilat si ide brum i gjejmë shpesh te filozofet, por ne veçanti te shkrimtaret apo artistet: për nihilizmin '" pasiv apo aktiv- lumturine si zëvendësim te shenjtë, progresin si ide moderne, 'şd.m.th. falco'Å“, socializmin si avatar te kristianiszmit, filozofia, morali si 'şart i interpretimit'Å“, zgjidhja e realitetit ne dukje, urtësia (mençuria) tragjiko-dioniziake, bota si loje, pjesëmarrja e individit ne 'şlojen e botës'Å“ etj. Pra influenca, qe reagon me tepër si drejtim i terthorte se sa frontal, e qe është vështirë te rrethohet.

Po si duket sot?

Ajo çfarë na kujton Nietzsche, - thotë Eugen Fink, është një 'şkonvertim radikal'Å“, pas rraskapitjes se tradites. Kjo është e vleshme aq me tepër kur sot, pas deshtimit te ideologjive dhe utopive te arsyes është koha e konvertimeve te pergjithsheme: sekteve te shumfishta, joshja e budizmit, etj. Pike e perbashket e të gjitha ketye janë konvertimet për gjetjen e lumturise, me tepër eforike, se sa tragjike. Kësaj pikëpamje, Nietzsche i kunderve një konvertim tjetër, i cili supozon asgjë më pak se sa një rivleresim dhe një permbysje te raportit tonë me greket: ne kuptimin qe greket të mos jenë vetëm e kaluara e jonë, por edhe ardhmëria jonë '" qe me këtë mendim Nietzsche i paraprine vizionit te Hegelit.

Pse greket?

Sepse greket janë ata qe e kanë dashur jetën me se shumti, gjithnjë duke mos pasur nevojë qe ajo te këtë ndonjë kuptim. Erwin Rhode, mik i Nietzsche-s, qe ishte një apologjiste i flakte i helenizmit thoshte se injoronte çdo gjë qe lidhej me 'şsensin e jetës'Å“. Duke aboluar nocionin qe supozon shkaterrimin e të gjitha koncepteve me te cilat sot është i lidhur njeriu si: kristianizmin, racionalizmin, progresizmin, pozitivizmin, moralin e detyrimit, demoktacine, socializmin, pra ky është roli i mitit ne kthimin e gjerave te perjetshme. Atëherë vullneti i sundimit nuk është me vetëm i gjithkohshem, por është edhe dëshirë për fuqi komparative. Ky sundim arrine piedestalin nga një pohim absolut për jetën e 'şasgjë me shumë'Å“, por e liruar nga finalitetet, nga 'şroberia e qellimshme'Å“. Ne shekullin XX, Henrich Heine, Louis-Augiste Blanqui, Gustave Le Bon kanë folur, para Nietzsche-s, për kthimin eternel. Kështu thoshte Blanqui, ne vitin 1871: 'şAjo qe shkruaj ne këtë moment ne birucen e një fortese ne Taureau, e kam shkruar dhe do ta shkruaj ne amshim, mbi tavoline, me pen, nën petka, ne rrethana te ngjajshme. Sa i përket perfilljes se pitagorianeve, stoicisteve, Nietzsche ka folur për kthimin eternel me Erwin Rhode apo Franz Oberveck pa i akorduar ndonjë interes te veçantë. Disa vite me vonë (1882 e 1884, kjo shndërrohet ne një 'şsekret te tmerrshem'Å“, për te cilin flet me një 'şze plangprishes te shurdher'Å“, - thotë Overbeck. Ne te vërtetë, çfarë ka ndodhur? Thjshte, ajo qe nuk ishte veç një teori e famshme është transformuar ne mit '" e destinuar te substituohet ne mite, religjione apo jo, qe i le njeriut pak shprese me shumë për një jetë me te mirë apo fuqine 'şpër ta ndryshuar jetën'Å“. Qe individi te mund ta rijetoje përjetësisht jetën e vet, pa ndërruar asgjë, pa e zbukuruar me asgjë dhe pa mundur t'i ike kësaj gjendjeje. Ja për çka duhet bindur njerëzitë dhe për çka duhet te jenë objekt i predikimeve te ardhme sepse këtu është mënyra te ndahen dy llojet e njerëzve: te fortit dhe te dobtit, ata qe thonë PO dhe ata qe thonë JO.
Nietzsche nuk beson ne kthimin eternel si teori fizike. Ai kritikon të gjitha konceptet qe intervenojne ne formulimin e hipotezes si : konceptin e se vërtetës, konceptin e njohjes, kategoritë epistemoliogjike si ajo e kauzalitetit, konceptet metafizike, sikur nocionet e gjithckafit, te botës, konceptet siantifike, sikur atë te forces, konceptet logjike, duke nenkuptuar nocionin e jo kontraditave. Kështu mbetet vetëm MITI, i cili vlene vetëm për efektin qe ka, kapacitetin e tij paralizues apo ekzaltues. Këtu zbulohet pragmatizmi i Nietzsche-s dhe nga këtu skepticizmi i tij karshi filozofise.
Por ky skepticizem është gjithashtu s'pari skepticizem ndaj vetvetes. Me praktiken skeptike, Nietzsche ka thënë me shumë se çdo filozof, prej Montegnit e kendej, mbi natyren e filozofise. Mendimi i një filozofi nuk është të menduarit e mbrëmjes, siç donte Hegeli, por të menduarit e mengjesit. Për Nietzsche-n sikur për Monetgne-in, i vlershem është vetëm të menduarit e mengjesit. Kjo do të thotë se gjërat duhet trajtuar sikur i sheh për here të parë. Filozofi i ardhshëm, tash qe epoka e sistemeve gjindet prapa nesh, mendoj qe do të jetë sikur shembulli i Montegne-it dhe Nietzsche-s, një tentues i perhershem duke u kthyer vazhdimisht ne thermijat e nismave evidente, duke refuzuar çdo akumulim te diturise qe do të conte ne sistem dhe ne ndaljen e të menduarit. Nëse filozofia është gjithnjë një tentative rifillimi, ajo është ne vetvete një sképsis (provim, refleksion, pyetje), kërkesë infinite nën idenë e se vërtetës, sepse ne emër te se vërtetës Nietzsche kritikon konceptin e se vërtetës. Kush, ne shek. XX, ishte me besniku karshi mesimit te Nietzsche-s ? Me Hannah Arendt, mund te thuhet, ishte Heidegger-i. Ajo e krahason me Penelope-n, c'tjerrej ditën, zhbehej naten për te rifilluar ditën tjetër: 'şÃ‡do njeri prej shkrimeve te Heidegger-it lexohet, thoshte ajo, skur të fillosh prej fillimit. Heidegger e quan këtë 'Å“mungese e perfilljes me te cilën rifillon çdo here mendimi'Å“, dhe këtë e thotë ai edhe me rastin e Nietzsche-s. Me këtë përfillje ai i qëndron besnik mesimit te Nietzsche-s nuk e shnderron ne filozof lirik. Kjo eshe një e mete e Heidegger-it, sepse, fundi i fundit, ajo qe është me madheshtorja te Nietzsche: është stili i tij, i cili nuk mund te barazohet me atë te Pascal-it, por perafersisht.

Marcel Conche


PËRSERITJE E PËRGJITHSHME

Ndarja me Lou von Salomé dhe Paul Rée, mik i perhershem, vdekja e Richard Wagnerit e kanë ngutur Nietzschen ne shkrimin e « Zarathustres ». Pikërisht këtë avanture te veçantë, te filluar ne Portofino ne vjeshten e vitit 1882 dhe te kryer ne Nice (Francë) gjatë dimrit te viteve 1883-1884, Frédéric Pajak na ka mundësuar ta rishijojme nëpërmes monologut te brendshem te Nietzsche-s.

Nga : Frédéric Pajak

Prill, viti 1882. Me ftesen e mikeshes Malwida von Meysenbug, gjindem ne Rome. Ajo ma prezantoi një vashez ruse njezet vjeçe. Thuhej se ishte bija e një gjenerali. Quhet Lou von Salome. « Një shpirt ne një trup te vogël sikur te ishte bërë nga një hukame », i thash për te, mikeshes Malwida. Ajo është e mrekullueshme. Posa e kam pare silueten e saj ne baziliken e Shen Pjetrit (St. Pierre) kam menduar ta martoj. Por shikimi i saj, edhe pse ishte admirues, me dukej se shprehte një fare aversioni. Ndoshta për shkak te mustaqeve te mia ? Apo për shkak te syve te gropezuar dhe te erret ? Ajo ne vazhdimsi m'i shikonte duart '" ndoshta pjesen me delikate te trupit tim. Femrat janë kurreshtare.
Lou m'i pepinte fjalët. Mgjithate, ndiej se është shumë e shkathte te me kundershtoje. Ne këtë trup te bute dhe te eksituar ka një shpirt shkencor. Kur flasim për sensualitetin ajo mbyllet ne vete, pastaj e fillon biseden pikërisht ne atë teme.
Miku im Paul René, i cili ma ka prezantuar me idenë qe te jetojme te tretë se bashku, ka filluar te manifestoje një doze xhelozie. Lou është terheqese, ajo këtë e di dhe gjithashtu e di sesa e deshiron Paul-i. Por, e deshiron ai aq sa edhe unë ?
Ne muajin nentor, ne bëtë planin, Lou, Paul dhe unë të shkojmë te jetojme ne Paris. Atje do të studjoja, të themi, pse jo, matematikën.
Ende pa përjetuar gezimin e pare, Lou u sëmurë. Ishte moment i vështirë, për pak qe nuk vdiq, por e mori veten, dhe menjehere filloi me Paul-in te konspirojne kundër meje. Donin te me shihnin duke ua mbathur kembeve, sikur asket dhe brjetes idesh qe isha ne sytë e tyre. Me akuzonin se isha fantezist dhe njeri qe me mungonte diciplina. Ah ! se si e kanë gjetur njëri-tjetrin, janë te një brumi. Shumë mirë dinë te arronzhohen ne shpinen time !
Sipas tyre, unë dashuroj ne mënyrë ekskluzive. Mu për këtë me dojne aq pak. Unë nuk e ndiej fare qe dashuria është e këtillë. Sa me shumë qe Lou largohet nga unë, aq me tepe me terhejk. Ështe luanshe qe mbron territorin e saj sikur t'i kishte për gjini luanet e vegjel, e territori i saj është liria e saj për te reaguar sipas deshires ne çfarëdo rrethanash. Sa me përket mua, unë jam i paaftë për një liri te këtillë. Nëse do të duhej ta krahasoja veten me ndonjë shtaze, do t'isha qen, sikur Diogjeni, me një nyance se unë nuk kerkoj njeri, por një bushter.
Paul është një djalosh plot humor, antipod i imi. E admiroj lehtesine qe ka për humor dhe si i bene te qeshin kundershtaret ne taverna. Njerezit popullor nuk e frikesojne fare. Ndërsa mua, nuk di nga më vjen ky averzion për humorin dhe për shtrestat e ulta ? Ndoshta, nga babai im i dashur. Ështe e vërtetë qe një bari nuk di ta bëj te qeshe askënd. Megjithatë, pak para vdekjes kur filloi truri t'i dobesohej, me kujtohen gjestet e tij prej një te çmenduri, dhe disa grimasa. Me dukej komik.
Edhe unë se shpejti do t'i bëj te qeshin kundershtaret '" ne llogarin time.
Nëna dhe motra ime e urrejne Lou-n. Iu duket e ndyte dhe vicioze dhe bëjnë gjithçka për te me larguar prej saj. Jam i sigurt se do t'ia arrijnë. Sidoqoftë, ato kurrë nuk do të pajtohen qe një femër te me shtengoje ne krahet e saj. E vetmja grua e përshtatshme do të ishte një prostitute, por këtu, unë nuk gaboj.
Unë nuk do të pije asnjë gote me punch duke folur me Lou nën drunj, sepse tash çdo shprese për ta fituar afeksionin e saj ka humbur. Jam vetëm me vetveten dhe me dëshirën për t'i dhënë fund jetës. Kam kokedhimbje. Po e ndijej se si po me pushton cmenduria, një çmenduri e rëndë qe ma kujton atë te babait tim.
Sa e çuditshme, opiumi i tepert me kthen pothuajse ne gjendje te arsyeshme ! Instikti im i jetës gjen ne shkaterrimin tim një inspirim të ri, dhe ja qe merzia dhe lodhja me japin krih. Ooo ! ju te mjerë, Paul dhe Lou, ju nuk me meritoni.
Unë do ta gatuaj një hero për te cilin do të jem edhe baba edhe nene. Do ta quaj 'şZarathustra'Å“, sipas emrit te një themeluesi te religjionit pers '" unë nuk kam te zhvilluar humorin, por jam i shkelqyer ne parodi. Femija im do të flas gjuhën e një Bouddha qe do ta ushqej me gjirin tim biblik. Do te jetë njëfarë Antikrishti i paisur me oratori, i cili do ta perziej gojarisht parabolen e vjetër me poema epike.
I kam parapare një ardhmëri te sigurtë, do të jetë profeti i një relogjioni të ri. Megjithatë, nxenesit e tij posa te proklamohen, do të hudhen. Unë vete jam njeri për te gjithë e për askënd.
Zarathustra lindi ne rrugë afër qytetit Portofino, gjete dimrit te vetmise absolute.
Banoj ne Rapallo, një fshat modest peshkataresh, jo larg Gjenoves. Ne mbrëmje, nga dhoma ime, i dëgjoj duke kenduar ne port, e naten, zhurma e valeve me pengon ta gjej gjumin. « Krize trishtuese. E urrej jetën », i kam shkruar Lou-se.
Ndiej nevojë ta zbuloj një mbinjeri.
Po e shkruaj « Zarathustra », me kujdes, sikur një nene qe i jap gji femijes. Do t'i shkruaj gjashtë volume. Por hija e Lou-se po ma erreson panderpre mendjen. Aq sa e ndiej qe po me pushton, po aq shumë nëna dhe motra ime me versulen. Kurrë kafshata e jetës qe me kanë detyruar ta pertypi nuk ka qenë kaq e vështirë.
Nuk me flihet me. As somniferet as ecjet e gjata nuk me bëjnë hajr për t'u qetesuar. Unë e linda Zarathustren, ndesa Lou është prodhuesja e vërtetë. Por për fatkeqsine time, ajo po refuzon ta adoptoje birin e saj.
Shkurt, viti 1883. Ç'koincidnce, ne castin kur biri im erdhi në këtë botë, mesova qe Wagneri paska vdekur ne Venedik. Gjitha gondolat e qytetit e kanë percjellur kufomen ne Kanalin e Madh. Ishte moshatar i babait tim. Kush e di ? Ndoshta isha biri i tij, një djalë tmerresisht vrasës. E kam dashur me shumë se çdo gjë ne botë, por edhe e kam urryer me se shumti autorutetin qe ka pasur mbi mua. Miqesia jonë perpak mbaroi me gjak, por ne hendek ra se ra. Një kohe kam menduar se me akuzonte për pederizem, ne te vërtetë, ai perhapi lajmin për mua se isha i prekur nga e keja edhe me e turpshme - onanizm.
Megjithatë, vdekja e tij me bëri me lote, çka është edhe me keq, me semuri.
Para pak kohe, e çova Lou-n ne Tribschen, ne veri te Zvicres, para shtepise ku e kam njohur Wagnerin. Atje, buzë liqenit, nën plepa te medhenj, s'kam mundur ta reprimoj merzine. Ato ditë te lumtura nuk kthehen me.
Sa e vogël është bota! A nuk ra ne gjunj Lou për t'Ëœia puthur duart magjistarit plak te Beirutit ?
Jam ndare nga Paul. Teper mosmarrëveshje ne mes nesh. Person i disimuluar, genjeshtar dhe hipokrit, flet për mua se jam i pavendosur dhe budalla. Ky profesor për moral meriton një leksion me një pare pishtole.
Sa i përket Lou-se, përkundër dhimbjes qe me shkakton, e pamundur qe ta harroj. Ajo është një egoiste e papare. Sikur mos te isha kundershtar i moralit, do ta mbyllja ne një burg apo azil për imoralitet. Megjithatë, ajo është e vetmja qenje qe me mungon.
Tash e kam zemren te ftofte akull, e cila me thotë se nuk vyej për asgjë, se është e kot te ndërmarrë ckadoqofte dhe 'şZarathustra'Å“ nuk është veç një çmenduri me tepër. Botuesi do të nxjerre një gjysëm milioni përmbledhje këngësh dhe broshura antisemite para se ta mbaroje librin tim.
Unë qe mednoja se kam ardhur nga një vend ku s'banon njeri, më ka zënë një dëshirë e cmendur te zhdukem dikund ku ende nxen dielli: ne Spanje, Tunizi, pse jo edhe ne Meksike ? Perfundimisht gjindem nën shiun dhe boren e Alpeve ne Sils-Maria, mu ne mes te qershorit.
E shkrova pjesen e dytë te « Zarathustra » ne një gjendje psikike afër ekspoldimit.
Motra ime ka ndërmarrë një veprim vërtetë shkaterrues kundër meje. Jo mjaft e kënaqur qe më ka ndare nga Lou, nuk ndalet duke iu versulur, e ne te vërtetë po me shkaterron mua. Ajo po me shtyn ne ikjen time. E ndiej se mund te këtë arsye me shumë se unë, dhe kjo po me cmend.
E mbushur me perfiditet, është pasionuar nga antisemitisti i famshem Bernhard FÃrster. Flasin se do ta themelojne një koloni me race te pastër gjermane ne Paraguay.
Kësaj vjeshte, do të qëndroj me tepër se një muaj ne Naumberg, ne Gjermanine time montruoze ku qielli nuk është veçse një karikature, para se te nisem për Gjenove. Aq shumë kam pasur dhimbje kokë sa qe me keshillin tim personal e kam zëvendësuar kloral hidratin me kali te fosfatuar, por s'ka kurrefare përmirësimi.
Fillimi i dhjetorit, u vendosa ne Nice, ku mbarova pjesen e tretë te Zarathoustres.
Me 21 jam ne Venedik. Veres ne Basel, ne Zürich , ne Zviceren italiane, e për heren e tretë po kthehem ne Sils-Maria.
Perfundimisht, asnjë klime nuk i konvenon as nuk do t'i konvenoje kurrë nervozes sime. Përsëri shkova dimrit ne Nice. Aty shkrova pjesen e katër dhe te fundit te « Zarathustres ». Ne mungese te editorit, ne dyzet ekzemplare, e publikova me shpenzime te mia ne pranveren e vitit 1885. I pata vetëm shtatë lexues.
A nuk është kjo e çuditshme : unë qe jam vetëm një karaxhoz dhe poet, pa dashuri, i rrethuar me miq kaq te poshtër, pa para dhe banese, endem nga një pansion ne tjetrin, martir i vuajtjeve te dhimbjes se syve dhe te kokës, e ndiej veten si një mësues i madh i njerezimit ! Edhe me mirë, fatalitet.
Parandjenjat e mia lidhur me te miren dhe te keqen do ta ndryshojnë kursin e historisë, te kësaj historie qe po e mbaj mes gishtave sikur dylle te bute. Unë jam ai qe do t'i diktoje vlerat e reja për njemije vjetet e ardhshëm.
Këtë askush nuk e kupton, madje as besniku im Peter Gast. 'şZarathustren'Å“ ky e sheh si një Bibel te re, e ne sytë e tij unë jam një Krisht i ri, apo ndoshta e ka lexuar keq urdhërin tim ?
Jam dyzet vjeç. Jam i vetmuar dhe cmenduaria po me kercenon, po ia ndiej doren e ftofte se si po ma pergedhel kafken.
Shumë shpejt do ta braktis birin tim për t'u krahasuar m rivalin tim te vetëm, me atë qe vazhdimisht e kam dashur dhe urryer, vellain tim, kopjn time, armikun tim, te quajtur Jezu Krishti.
Dy shpetimtare do të luftojne duarthate : ai, predikuesi i dashurisë dhe unë Antikrishti i vërtetë, qe deklaroj : « Gjithë njerëzitë qe i kam njohur, i urrej ne mënyrë te paskufishme, bashke me ta edhe vetveten ! »
Nga ky luftim vdekjeprues, te dytë do të dalim te mundur : ai do të humbas i vrarë mbi Kryq e unë do të vdes i humbur nga vetvetja.
Ndoshta krejt do të jetë e kundërta.


« Ndryshimi i fundit: 12-01-2005, 01:57:00 nga Gjumashi » E identifikuar

bebilogel
horroris vacqui
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 01-09-2004, 22:37:21 »
Citojeni

NUK JU TAKON JUVE TE KATANDISENI NE PERZENES MIZASH".Nice
E kush jemi ne te gjykojme c'qe Nice?
Ca mjerane dogmatike,qe lexojmë dhe dendemi me fraza te kopjuara,i mesojme përmendësh,pa u futur te kuptojme domethenien,i personalizojme me kuptimin qe u jep truri ynë akoma i pahapur,dhe i veshim pastaj si arme,mburoja prej letre qe një mendje me e hapur se jona,i hedh tutje me një puhize te lehtë mendimesh.
E vështirë te "flasësh" për nicen.
me të flasësh nuk nenkuptoj citimin e mendimit te koloseve,nenkuptoj citimin e mendimit personal tonin,pjesë e gjindjes,qe synon drejt kolosezimit.
Nice erdhi si një rrufe ne qiellin e kalter.
Tronditi nga themelet epoken ku jetoi.E kush mundi ta kuptonte persosmerisht,për ta ndjekur pastaj pas,e për te na hapur dhe shkolle.
Tmerresisht te thella hulmutimet e mendimit nicean,akoma s'janë kuptuar denjesisht,ndaj do të qe fyerje sikur një tufe mjeranesh te armatosur me mendimet e tij,te ngrinin një shkolle mendimi nicean,ku vetëm se ky mendim s'do të qe kurrë mësuar,sepse duhej fillimisht kuptuar.
MIZA TREGU KA PLOT.
Dhe ne,mizat e gjora,synojme te ulim çdo figure qe ngrihet me lart se ne.....
Ashtu jemi gatuar.....
ATO NUK KANE FAJ PER EGZISTENCEN E TYRE NE KETE BOTE,POR PER TO,VETE EGZISTENCA E NJE NJERIU TE MADH,PERBEN FAJ.
Pasrendesit e tij,e kanë lexuar,studiuar, dhe atë qe kanë arritur te kuptojnë prej tij,e kanë tejcuar edhe pse ne mënyrën individuale të tyre,sepse askush s'mund te bëhet pasrendes i denjë i tij,për te menduar me pas krejtësisht si ai.
Ky është dhe individualiteti i tij i cmendur.Mund edhe të mos e përdorin,citojne apo begenisin,po kush mund ti kuptoje duelet mes koloseve........... ..
Ne akoma s'kuptojme vetveten
E identifikuar
Guevara
REZISTENCA
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #2 më: 03-09-2004, 01:01:31 »
Citojeni

o beb sikur te bëjmë si the ti,vetëm 1 aktivitet do kemi gjithë ditën:

ha buke - fli gjume  zgerdhihet zgerdhihet zgerdhihet
E identifikuar

xhavo
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #3 më: 19-01-2005, 00:05:38 »
Citojeni

JO Zoti s'ka vdekur. Nietzsche ka vdekur.  :occ
E identifikuar

Sikur Azem Bejta me Kaqak të vet!
sulltani
train hard fight dirty
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #4 më: 19-01-2005, 03:01:24 »
Citojeni

nuk mund te vdesi ai qe krijon vdekjen
E identifikuar

atman

Shiko profilin
« Përgjigjja #5 më: 19-01-2005, 12:48:27 »
Citojeni

Eh Niçe, Niçe, po si mund te vdese diçka qe NUK EGZISTON?
E identifikuar
leni
Real Madrit
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #6 më: 19-01-2005, 15:58:58 »
Citojeni

Është i pavdekshem ...


është dashuria e Perendise qe derdhet ne zemrat e femijve te njerezeve , prandaj  ajo  është e deshirushmja mbi  të gjitha gjërat ..
E identifikuar
Glaserian

Shiko profilin
« Përgjigjja #7 më: 19-01-2005, 17:03:59 »
Citojeni

Atë ditë ne perëndim te diellit i ulur buzë detit shuhej ndricimi i tij, një here e pergjithmone ne mendjen e njerzeve po lindte vdekja.


E identifikuar

Sono un uomo;
nulla, che sia umano, mi Ú estraneo.
BESIM

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #8 më: 13-04-2005, 20:50:34 »
Citojeni

ka përmendur gjë për c'zot bën fjale?
E identifikuar

LEXO..DURO..TOLERO. .FAL
Thugette_Girl
Thugette_Girl
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #9 më: 17-04-2005, 04:43:16 »
Citojeni

 habitem fare
Zot esht një esht i gjithpushtetshem e lumt na për te...
amen
E identifikuar

Loyal to the Game
pellumb

Shiko profilin
« Përgjigjja #10 më: 17-04-2005, 07:48:17 »
Citojeni

AI ESHTE NJE
E identifikuar
Hasani
permiresimi
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #11 më: 17-04-2005, 09:36:48 »
Citojeni

me te vërtetë kur njeriun e kap injoranca e madhe , atëherë edhe ai njeri fillon te filozofon mbi disa çështje qe nuk i njeh ai hiq dhe nuk është ne kompetencen e tij më fol . Kushti i parë është njohja e vetvetes dhe korigjimi i vetevetes , mos më fol gjithqka se ajo gjithqka ( edhe nëse është e vogël fare ) munde te beje prej te humburve .
Gjë te till po bëjnë shumë filozof duke shkruar libera dhe teori te tilla qe shum njerëz po i qojne ne pesimizem te skajshëm , gjë qe po konqidon me rritjen e madhe te vetvrasjes . Pra vetvrasje bene veç ai qe nuk e njeh kuptimin e jetës dhe është turbulluar pas shkrimeve te filozofeve .
E identifikuar

"Lexo librin tënd, mjafton të jesh sot llogaritës i vetvetes".
O Vëlla i dashur mos bën shumë gjume naten ngase ditën e Gjykimit do të beje te varfer
cloud

Shiko profilin
« Përgjigjja #12 më: 17-04-2005, 10:38:54 »
Citojeni

Pa besim Shpirti njeriut do të ishte si një zemër qe nuk pulson , ndermjet shumë etiketimesh qe lartesojne deri ne adhurim Zotin , ne veçanti për shpirtin njerzor ai është shprese ..... pa besim një shpirt vdes ngadalë....
E identifikuar
Untouchable
DBA
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #13 më: 23-04-2005, 20:38:11 »
Citojeni

Ladies and gents,

Hiç skeni nevojë me e diskutu këtë teme te cilën e kanë diskutuar filozofet e kalibrit te Nices.

Mendoj se kjo është çështje besimi. Shpresoj se ka pak ateiste ne ket forum. Zoti është me i madhi. O Zot, na fal neve qe dimë pak nga dituria qe na ke dhënë Ti.

P
E identifikuar

If you tell the truth you don't have to remember anything. (M.T.)

untouchable@zeriyt.com
Lucent
« Përgjigjja #14 më: 24-04-2005, 03:25:25 »
Citojeni

Nietzsche ka vdekur! - Zoti.
E identifikuar
Faqe: [1] 2   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo |