Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Sinqeriteti dhe "Llojet" e tij  (E lexuar 685 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Lozonjarka
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« më: 01-11-2004, 01:54:13 »
Citojeni

Sinqeriteti dhe "Llojet" e tij

Si dikush e apasionuar pas Botes Filozofike dhe soon to get a Master in Psychology, po e hap këtë teme nga ato qe di vete (kryesisht nga jeta) dhe çka kam mësuar nga shkolla, media, bota masive, TV, etj.

Tani, për mua sinqeriteti lidhet dhe ka te beje shumë me karakterin e
njeriut: sesa i hapur është ne përgjithësi, sa te lehtë e ka të flasë
me te tjerët, sa i shoqerueshem është, çfare qellimesh ka ne jetë
ai/ajo, është tip me ego te madhe apo jo, si edhe (shumë e
rëndësishme kjo) çfare pozicioni ka ne jetë, me saktë ne ç'klase do e
klasifikonte shoqëria/society këtë person, etj, etj.

Ne jetë ka po aq lloje sinqeritetesh sa ka lloje njerezish. Kemi
sinqeritetin qe është shumë shumë i hapur,
cope fare, qe njihet
si "BLUNT" ose siç thonë Amerikanet: "in your face!" Ky lloj
sinqeriteti është me brutali fare (being brutally honest is NOT
Always, Good!). Është ai qe te dhemb, te djeg dhe te deshperon me
shumë, si ty vete qe po tregohesh i sinqertë me dike, por edhe
personi qe po e degjon këtë te vërtetë (prej teje), ose personi qe po
shikon dhe ndjen anën tënde te sinqertë.

Kemi sinqeritetin e sforcuar qe lind nga situata, pra detyrohesh ne
atë çast, për atë situate te caktuar qe të jesh i/e sinqertë (do apo
s'do) - jo se ke ndonjë zgjedhje tjetër. Kjo ndodh supozojme kur
kapesh (si) me presh ne dorë.

Kemi sinqeritetin e lindur nga frika. Po thua te vërtetën se ke frikë
të thuash diçka tjetër, te kundërtën apo ndryshe. Ky është paksi
shqetesues, por jo alarmues mendoj. Domethënë NDODH - po thjesht edhe
mund te mënjanohet. Me Frike NUK ecet ne jetë! Duhet ta ndjesh diçka
pa ta besh, jo se ke frikë, apo se te vret ndergjegjia, etj.

Kemi sinqeritetin e bute, atë qe thuhet me takt sadoqe është pa
dorashka. Kjo mund të ndodhë zakonisht mes dy a me shumë personash
shumë te afert me njëri-tjetrin si ne një familje, një çift, prindi
me femijen e vet apo dy shoqe te ngushta. Për shembull kur një shok
keshillon shokun, ose kur një shoqe i thotë te vërtetën shoqes sesi
ndjehet për te dashurin e saj (te shoqes) - qe s'i pëlqen fare si
tip/njeri d.m.th. Thjesht shembuj te rendomte këta, por sa për
argument.

Kemi sinqeritetin egoist - qe s'ka ndonjë motiv tjetër perveç atij qe
ti vete thjesht ndjehesh me mirë, s'te bezdis për vete, s'e mban me
perbrenda, ndjehesh me i plotë ndoshta si person. Zakonisht ky lloj
sinqeriteti zor se pyet njeri tjetër. Ky është sinqeritet i keq dhe
me mirë të mos shfaqet fare, por ama dua te them qe ndodh ne te
paktën çerekun e rasteve - thjesht jam realiste.

Kemi sinqeritetin e komunikueshem dhe atë te pakomunikueshem.
parin mund ta themi vete, mund ta themi me fjale; ndërsa te dytin
mund ta themi me një vepër (e kemi me te lehtë, apo me anë te një
personi te tretë si tip korrieri, ose "dhenesin e lajmeve" siç e
quajmë ne gjuhën e Popullit (don't kill the messenger). Sinqeriteti i
komunikueshem mund te jetë me i lehtë për tu thënë dhe ndoshta dhemb
më pak. Ai i pakomunikueshmi s'mund te quhet TAMAM Sinqeritet. Është
njësoj si ndryshimi apo dallimi i genjeshtres me sekretin. Qe te dyja
vrasin kur e para thuhet dhe e dyta s'thuhet, por s'është njësoj,
sadoqe mund te klasifikohen te dyja, si dy lloje genjeshtrash.

Kemi sinqeritetin me paterica, ai qe thuhet por (pak) me zbukurime,
sadoqe çka thuhet është e vërteta - atë qe ndjen apo mendon personi
ne fjale, personi qe po e kumton si te vërtetë). Ne këto raste
s'është e thënë qe përdoret gjithmonë takti. Mund të jesh pa takt
fare dhe përsëri te kursehesh kur thua te vërtetën. Mund të jesh 100%
me takt dhe nga ana tjetër ta thuash çdo gjë pikë për pikë.

Kemi sinqeritetin hipokrit qe s'njeh sinqeritet apo te vërtetë
tjetër, përpara. Hipokritet janë njerëz qe UNIN e tyre e kanë me te
lartë sesa te kujtdo tjetër. Nuk marrin asgjë parasysh, nuk marrin
përsipër faje, nuk dinë justifikime për te tjerë, vetëm për VETEN e
tyre. Dhe pse ata mund te jenë te sinqertë ne kulm, nëse ky
sinqeritet është hipokrit - atëherë me mirë do të ishte fundja një
gënjeshtër e bardhe ose edhe një gënjeshtër 'e verete' (e madhe
qoftë).

Kemi sinqeritetin fallco. Mos e keqkuptoni: Ky sinqeritet është sa
për sy e faqe, apo për t'i bërë përshtypje te mirë dikujt, për tu
marrë me sy te mirë nga një person i ri apo/edhe i panjohur për ty.
Ky sinqeritet mund te jetë e vërteta por është një sinqeritet i
shtirur sidoqoftë. Këtë unë nuk e shikoj si shumë te dobishem për
vete dhe ndonëse mund te te vleje për ne fillim, apo te te nxjerre
nga ndonjë situate e keqe fillimisht, in the long run... it destroys
you! Pra, me vonë, ndoshta "deri në fund" do të te shkaterroje, pasi
nuk është sinqeritet i ndjere madje është shuuuume me keq sesa
gënjeshtra.

Kemi sinqeritetin diplomat. Ky për mendimin tim është me i miri i te
gjithëve, "Mbreti" -> nëse mund t'i vija një emër apo pseudonim. Nuk
është as i shtirur, as i streçuar, as i ngrire, as i zbukuruar, as i
shëmtuar. Është një miks e te thenit diçka te vërtetë me takt,
shpirt, ndjenjë dhe dhimbsuri; duke keshilluar dike pa e nuhatur (ai
person) qe po e keshillon ndërkohë qe as po e ul poshte dhe as po e
ngre lart, ndërsa ti vete (personi qe po tregohet i sinqertë) di ta
besh dallimin mes rrugës se drejtë dhe asaj te padrejte për te
bërë/kryer/thënë/vepruar/krijuar diçka.


Dhe, forumista, u thellova shumë me tepër sec duhet, sot, si duket.  qesh me te madhe Jam e bindur qe ka edhe "lloje te tjera Sinqeritetesh". Siç thashë variojne po aq sa
njerëzitë. Po ama kaq për sot, këto me vijnë ne mendje... Me frymezuan edhe gjithë ato tema e shkrime te bukura qe lexova sot ne këtë forum te mirë. Sidomos temat shumë diplomatike dhe inteligjente, kurioze dhe interesante te gjumashit.


Gjithë te Mirat nga Lozonjarka buzeqeshje
E identifikuar

Dashuria është teke dhe virtyt i një personi qe di ta çmoje Lumturine. Unë atëherë jam sa tekanjoze aq edhe e virtytshme sepse  JAM E DASHURUAR!
ÇAMËRIA
:Freedom-loving CHAMERIA
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 03-11-2004, 10:33:35 »
Citojeni

Lozonjarke i njoh të gjitha këto lloj sinqeriteti edhe i ngatrroje nganjëherë nga pak....
Ke haruar dhe një sinqeritet te rëndësishëm, është ai i budallekut....ose siç i thonë ne fjalën e urte popullore  andej nga Shkodra apo veriu përdoret.......
" c`ka barku e nxerre bardhaku".... zgerdhihet
Mbase e ke klasifikuar diku...?!
E identifikuar

TrojetBashkShqipe!
Të kenduarit bukur te gjuhës shqipes ka dy arsye:Ta duash me shpirt te ndihesh krenar për orgjinen tënde.Ta urresh si një rrogetar egoist i paskrrupullt.
Solist
Der Kaiser


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #2 më: 04-11-2004, 05:22:22 »
Citojeni

Lloje sinqeritetesh?
Un do thoja se mund te këtë kategorizim i sinqeritetit jo lloje te tij. Pra c'dua te them është se sinqeriteti është një. Pastaj se sa i fortë është ai bën pjesë ne faktin qe jo te gjithë janë te sinqertë njelloj.
E identifikuar

There are two type of tragedies in life: One is not getting what you want, the other is getting it.
ÇAMËRIA
:Freedom-loving CHAMERIA
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 04-11-2004, 10:38:46 »
Citojeni

Mendimi im është se sinqeriteti është vetëm një dhe nuk ka pse te ndahet apo klasifikohet.
Nëse kërkon ti klasifikoshe ne lloje, quhet gabim.
Sinqeritet fallco është tipari i genjeshtarit/es, d.m.th.. gënjeshtër dhe jo sinqeritet fallce.
Nëse shtiresh se ti jep një mendim te shkelqyer nga te tjerët(marr shembull), nuk është sinqeritet diplomat, por mendjemadhesi, sepse ne shkrimin e mendimit tënde te tradheton mënyra se si shkruan.
Ne qofsha unë gabim atëherë; ai/ajo qe nuk është i aftë te dalloje se njeriu para teje është një genjeshtare apo mashtrus dhe jo një njeri me siqeritet te ndare ne degezime, fallce, te bute , hipokrite, budallek, etj. etj.....
Këto te fundit janë vese,  te keqija te njeriut, dhe jo tipare te sinqeritetit.

Të gjithë mundohemi te shkruaje mendime "bombastike"(madheshtore), por se sa na aprovohen nga te tjerët varet nga pershtatja e mendimeve te njeri-tjetrit.
E identifikuar

TrojetBashkShqipe!
Të kenduarit bukur te gjuhës shqipes ka dy arsye:Ta duash me shpirt te ndihesh krenar për orgjinen tënde.Ta urresh si një rrogetar egoist i paskrrupullt.
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |