Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: 'Mbi hiçin' brenda meje..!  (E lexuar 1149 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
bebilogel
horroris vacqui
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« më: 21-09-2004, 18:28:20 »
Citojeni

Kur isha e vockel,pyesja veten shpesh se c'do të behesha kur te
rritesha....Imagjin oja me te mirat e mundshme mes punës dhe familjes.
Një familje e tera për mua (oh sa qejf...me dukeshin bebet kukulla atë
moshe),për tu perkujdesur,për te mbrojtur,për te rritur...Rrjedha e jetës se deritanishme ama,s'ka marrë udhën qe deshiroja atëherë,dhe kështu,sot ia ribej vetes këtë pyetje,duke kuptuar se sa  tmerresisht e ndryshme është përgjigjja.

Sot do të doja,dhe nuk është një moment,është një siguri e skajshme,te isha
ASGJEJA,HICI.
Do doja te isha mosqenie dhe kurrë mungese,të mos më duhej te ekzistoja,te
mos më duhej te mendoja,të mos më duhej te zgjidhja,të mos më duhej te
vuaja.Hici s'ka asgjë,s'ndien gjë,atij s'mund ti kerkosh,asgjë s'mund te
pretendosh nga Hici.......Është bosh, i paforme, pa aromat qe te fiksohen ne
tru, i papajisur me shpirt, Hici as trup,duar dhe floke për te perkedhelur
nuk ka,nuk ka buzeqeshje për te skalitur ne kujtese dhe fytyra për të mos
harruar.

Sa shumë me e lehtë është të jesh HIC,për te tërë,dhe të mos marrësh tjetër
ne konsideratë,përveç Asgjese.
C'më duhet te jem femër,këtu,tani,te jem e të mos kuptoj persene,të mos dua
te mbaj peshën,te pranoj rolin.
C'me sherben te ndiej mendimet qe me shpeshtillen ne tru,kaq te komplikuar e
te frikshem,kaq sfilites.... C'vlerë ka të jesh një botë me vete për t'u zhbiriluar, kur  përreth,anash,brenda e jashtë,është ajo asgjeja e padepertueshme dhe therese  qe kërkonë te te nxjerre jashtë loje?

Do te doja të mos isha GJE, te isha ASGJE, te isha e papashme,e padukshme,
të mos më duhej te ndihesha e perdorur dhe te më vinte për te vjelle nga
vetvetja, të mos kisha asgje__per të mos e pyetur veten kurrë se kujt mund
t'ia ofroj..

Nuk ka me vlerë te jem,s'ka me vlerë tashmë,ndaj do doja te isha e
shurdher,e verber,e palevizshme.
Një qenie qe për inertesi shkon para,e s'kupton se ku...
« Ndryshimi i fundit: 28-01-2006, 09:24:37 nga BESIM » E identifikuar
M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 21-09-2004, 19:26:02 »
Citojeni

Nuk e di ne je e ndikuar nga mendimi filozofik Eleat dhe paradokset e Parmanidit e Zenonit me shokë, apo se thjeshtë kështu te vjen. Sidoqoftë nuk ka shumë rëndësi. Rendësi ka qe qenia është dhe mosqenia, qe ti po ngre ne piedestal këtu, nuk është. Hiç nuk ka. Ka vetëm një dëshirë për te qenë, apo pasur një hiç (si ne rastein tënd). Por gjithesesi edhe se ky Hiç ekziston vetëm ne mendjen dhe dëshirat tona (d.m.th. qe ne një fare mënyrë te ekzistoje) ai përsëri mbetet ne nivelin e një dëshirë, e një dëshirë qe nuk varet nga ne.

Për mua kjo me shumë i ngjan një dëshirë për t'u larguar nga bota dhe realiteti i saj, për t'u shkeputur dhe për te qenë ne një dimension ku jemi vetëm ne dhe askush, madje ku nuk jemi as ne. Për këtë dhe ndoshta njerëzitë kanë shpikur me kalimin e kohës meditimin, jogan, nirvanen e mënyra te tjera veteshkeputese, hicuese.
E identifikuar

bebilogel
horroris vacqui
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 21-09-2004, 21:30:05 »
Citojeni

Për mua kjo me shumë i ngjan një dëshirë për t'u larguar nga bota dhe realiteti i saj, për t'u shkeputur dhe për te qenë ne një dimension ku jemi vetëm ne dhe askush, madje ku nuk jemi as ne.

KJO ESHTE E TILLE MAX
DHE PO FLISJA THJESHT PER VETEN...JO PER TE TJERET......
E identifikuar
M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #3 më: 21-09-2004, 23:06:18 »
Citojeni

Sapo pashë një film ne Kinema, qe titullohej "The Village" Behej fjale për një grup njerezish te cilët kishin zgjedhur te jetonin te izoluar dhe jashtë shoqerise moderne. Për te mbajtur sistemin e tyre te jetës ato ishin detyruar te krijonin legjenda friksuese, qe te rinjtë të mos kalonin kufirin dhe te shkonin ne botën e madhe. Por për te mbajtur gjithë këtë sistem jetë u desh te sakrifikonin shumë dhe te bënin një jetë ne stres dhe frikë, e cila ia kalonte dhe stresit dhe problemeve qe njerëzitë kanë ne botën e madhe.

Pra e gjithë filozofia e këtij filmi vertitetej ne këtë veteizolimin dhe krijimin e një botë tjetër, me shprese për te bërë një jetë me te mirë dhe te sigurtë. Por si gjithmonë këto tentativa radikale perfundojne ne një makth dhe veteshkaterrim.

http://thevillage.movies.go.com/main.html
E identifikuar

bebilogel
horroris vacqui
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #4 më: 21-09-2004, 23:21:14 »
Citojeni

Sapo pashë një film ne Kinema, qe titullohej "The Village" Behej fjale për një grup njerezish te cilët kishin zgjedhur te jetonin te izoluar dhe jashtë shoqerise moderne. Për te mbajtur sistemin e tyre te jetës ato ishin detyruar te krijonin legjenda friksuese, qe te rinjtë të mos kalonin kufirin dhe te shkonin ne botën e madhe. Por për te mbajtur gjithë këtë sistem jetë u desh te sakrifikonin shumë dhe te bënin një jetë ne stres dhe frikë, e cila ia kalonte dhe stresit dhe problemeve qe njerëzitë kanë ne botën e madhe.

unë jam një person,tek pulle,dhe me mendimet e mia,unë nuk cenoj te zgjedh e te izoloj askënd tjetër (as veten madje). Dhe s'kam pse rri me frikë e me stres,nëse dikush nga te izoluarit (qe s'ekzistojne) shkojnë ne botën e madhe.............. .dhe mua stresi dhe problemet,më vjen pikërisht nga kjo botë e madhe...te cilën here e pranoj dhe here jo....edhe pse do të doja shumë ta pranoja......
E identifikuar
bebilogel
horroris vacqui
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #5 më: 21-09-2004, 23:28:07 »
Citojeni

nuk di sa me ke kuptuar MAX,por thelbi është tjetër.........
është dëshira për të mos qenë kjo qe jam....
E ke parasysh turmen? Ne turme,femrat lindin...qëllimi i tyre është te gjejne një burrë te mirë,te bëjnë ca kalamaqer,ti rrisin,ti martojne,te bëhen me ca niper e mbesa,e pastaj te vdesin.........dhe vdesin te kënaqur sepse kanë shtuar rracen...Zot i madh.
Pikërisht këtë s'pranoj......s'dua te jetë ky qëllimi im ne jetë...
Ndaj s'do doja te isha kjo qe jam...sikur te isha si to,do qe me mirë..dhe s'do ta kuptoja kotesine e eksistences sime te kotë,e te pavlere....
Por meqë jam kjo qe jam...ne një fare mënyrë e kuptoj..ndaj s'do të doja te isha.....
Dua te me thuash ti MAX apo ndokush tjetër,nëse jeni ndjere ndonjëherë te tillë,dhe c'keni kuptuar nga kjo? merzitje  merzitje  merzitje  Perqafim
E identifikuar
MistreciaTironse
Cipolla Verde
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #6 më: 21-09-2004, 23:37:58 »
Citojeni

Bebilogel Përshëndetje!
Kjo qe thua ti i ndodh shumë njerëzve,dhe është me se e vërtetë.
Na ndodh shpeshherë qe te duam te zhdukemi nga kjo botë, te urrejme c'do gjë qe na rrethon,madje ndonjëherë te urrejme veten pse kemi ardhur ne këtë botë,por ja qe zoti na ka dhënë jetën,kështu qe duhet ta jetojme deri në fund... kur te na e marri prap ai qe na e dha.Këto janë "ligjet" e jetës me te cilat c'do njeri ecën përpara.
E identifikuar

Ëndrrat ndjekin njëra - tjetrën
ëndrrat jo nuk kanë mbarim
ju o yje më dëgjoni
tek ju prehet shpirti im
machor


Shiko profilin
« Përgjigjja #7 më: 23-09-2004, 03:34:46 »
Citojeni

Cituar nga: bebilogel
Do te doja të mos isha GJE, te isha ASGJE,
[quote

këtë e ke pasur rast të thuash atij kur te krijoi si shpirt te pastër,por ti atëherë the ooo zot te dua dhe fjalën  po  ta jap  se do të dua pergjithmone por tani nuk te kujtohet me siguri,si do qoftë ne jemi asgjë ,dhe këtë kur te kuptjme me sinqertet ,ndoshta do të jemi dikushi
E identifikuar

Fly or Die
alias


Shiko profilin
« Përgjigjja #8 më: 28-09-2004, 11:09:23 »
Citojeni

nuk e di pse ndonjëherë e asocioj gjendjen time shpirtrore dhe psikologjike me ciklet e biznesit, çdo gjë është normale madje edhe këto lart e poshte janë bërë si routine ne jetën e njeriut edhe pse ne thelb ndryshojnë..., përsa i përket hicit mendoj se te gjithë e perjetojne sipas mënyrës se tyre, dëshira për rebelim, për reformim, për consesus me veten dhe jo me botën,,, megjithatë sado te ndihet ndikimi për ndryshim çdo gjë ngelet statike, normalisht edhe HicI.
E identifikuar

timendi causa est nescire
bebilogel
horroris vacqui
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #9 më: 10-10-2004, 23:42:54 »
Citojeni

e tulatur brenda botës sime.....shoh përtej xhamit jetën....sa zhurme atje përtej...zukatje e pambarimte mizash te ndyra,qe s'bëjnë gjë tjetër veç marrin fryme....frymën time,duan te ma marrin...te ma ndotin me dioksidin e ndyre qe nxjerrin nga mushkerinjte e plasaritur.
turbull,shumë turbull arrij t'ua personifikoj zerat...ja dhe filani....e çuditshme,po ai hiqet sikur flet ndryshe.....hhhhhhh hhhhhhhhhhhhh....ja c'fliska dhe ai....
dhe ajo.....partizania e mendimit........... ...........
maska.....maska ne fjalët e tyre,...po si s'jam e zonja t'ua cjerr....t'jua shkrij ne fytyre...dhe fytyra e tyre te kthehet njetrajtesisht ne një fytyrmaske....ne një langosje te asaj qe janë dhe nuk janë këta njerëz....
prap vetëm.........me hicin tim,simbolin torturues te jetës sime....qe po shkon dem...me këtyre njerëzve....e papranishme askund.
klloun i ekzistencës sime te perbinshme...qe po me mbyt....qe s'e duroj dot...qe e urrej për faktin qe është,dhe për pamundesine për të mos qenë me....për te humbur ne hapësira te skajme...arratisjej e ne pyje te virgjër,krijimit te një botë te re......
po si me ke.....??????????
E identifikuar
turi

Shiko profilin
« Përgjigjja #10 më: 12-10-2004, 14:04:40 »
Citojeni

urime për shkrimin po je lodhur shumë se u lodha dh eune duke e lexuar,
po ta marrim drejt fare ti atë hicin brenda teje, e ke qe e ke e s'ke ca ti besh, po hiq mendjen nga hici se nuk fiton gjë. shiko bëj ndonjë gjë e mendo për ndogje gjë qe nuk është hiç. unë për vete jam rehat as më ka vajtur mendja ndonjë here te hici, ty se ca te ka gjetur me te. mos ke ndonjë kunje? lere fare degjo mua merru me ndonjë gjë tjetër mos u lodh kot. sidoqoftë gjërat janë me te thjeshta se ci ke thënë ti. duhet të mendosh më pak për këto gjëra, realiteti është ai qe na intereson ajo qe jetojme prekin dhe shijojme. bye
E identifikuar
gysi
Rumiu
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #11 më: 18-10-2004, 02:03:50 »
Citojeni

Citojeni
e tulatur brenda botës sime.....shoh përtej xhamit jetën....sa zhurme atje përtej...zukatje e pambarimte mizash te ndyra,qe s'bëjnë gjë tjetër veç marrin fryme....frymën time,duan te ma marrin...te ma ndotin me dioksidin e ndyre qe nxjerrin nga mushkerinjte e plasaritur.
turbull,shumë turbull arrij t'ua personifikoj zerat...ja dhe filani....e çuditshme,po ai hiqet sikur flet ndryshe.....hhhhhhh hhhhhhhhhhhhh....ja c'fliska dhe ai....
dhe ajo.....partizania e mendimit........... ...........



Jam i bindur Bebi qe edhe ne te turmen e padurueshme qe te neverit aq shumë ka mjaft njerëz qe mendojnë kështu si ti. Kam idenë qe sidoqoftë edhe qenies me te rendomte i nodh, qoftë edhe për një çast te ndalet, t’a kuptoje kotesine e qenies se vet dhe t’i dalë nga thellesite e vetvetes njëfarë mosaprovimi për menyern se si rrjedh jeta. Mjaft!!!! Kështu nuk shkon aspak!!!

Por përsëri e perditshmja i perpin ne rutinen e saj te zakonshme.

Ndoshta edhe vete ne jemi pjesë e kësaj zukatje, e ndoshta kemi edhe peshën tonë te ndotjes se ajrit te dikujt tjetri. Besoj se kjo vjen ngaqë ne jem kaq larg njeri-tjetrit megjithëse jetojme bashke. Ekzistojne hendeqe te pakapercyeshme për te hyrë ne botën e tjetrit. Pikërisht prandaj njerëzitë shpesh janë kaq të huaj për njëri-tjetrin.

Megjithatë kjo besoj se është sfida e njeriut. T’a nxjerre veten nga vorbulla e te rendemtes, dhe ky makth te kthehet ne aksion. Duhet medoemos t’ia cjerrim mjegullen te rendomtes qe na largon nga tjetri, nga vetvetja, nga e vërteta, dhe ne momentin me të parë qe shquajme diçka përtej kësaj mjegulle, ta shtrengojme fort castin duke i kthyer mendimet qe perthithim ne ato momente, ne parime te qarta dhe te shpenzojme sa me tepër vullnet për t’i vënë ne jetë këto parime.
Nuk duhet te harrojmë asnjëherë qe brenda secilit prej nesh fle një djall dhe një engjell. Beje mik engjellin tënd dhe peshtyje ne fytyre djallin dhe do t’a shohësh qe do të tulatet, do të tërhiqet ne zgrip te qenies tënde për te ruajtur një rast tjetër. Por po të tregohemi te vendosur do të mund t’ia vrasim shpresat.

Unë mendoj te kundërtën me Turin. Mendo sa me shpesh për këtë, dhe mos e lere harresen te te terheqe ne rendomtesine e saj. Kjo do të ishte një vdekje për se gjalli.
E identifikuar

Me i dituri është ai qe nuk di asgjë
Sokrati

www.vizion-islam.com
www.erasmusi.org
bebilogel
horroris vacqui
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #12 më: 21-10-2004, 22:23:12 »
Citojeni

pse valle c'jemi përveçse te vdekur persegjalli.....ne dimë qe do vdesim...por s'dimë pse duhet....
fundja pse duhet te vinim...kur dihet qe do ikim....
dhe hici.....miku im i kobshem dhe lumturues njekohesisht,unë dua te mbetet me mua...për te kuptuar ekzistencën e qenies sime,te hicte apo jo,c'rëndësi ka...përderisa me bën te mendoj për te,do të thotë qe ia vlen të mendosh......
dhe njerëzitë janë të huaj për njeri - tjetrin....
le të vazhdojnë te mbeten te tillë....është shumë mirë...s'ka me mirë.......
keq është kur dhunshem duan te te afrohen...me cdolloj formë miqesie dhe armiqesie....te nderhyjne brenda teje...te mundohen te thyejne atë qe me aq mund mezi po e ndertoj...Vetmine time te brishte...te paskajte e frushullitese....qe vezullon kendshem ne skutat me te erreta te shpirtit tim...aty ku unë s'dua te fus askënd...as vetveten e logjikshme,ndaluesen e shtazerise qe me buron nga poret,dhe me bën te ndihem ne një gjendje surreale......
sërish përtej xhamit...shoh dhe veten time...atje poshte te përzier me zukamen zhurmemadhe,dhe me dhimbset...me dhimset VETJA....më vjen ndoshta turp për te,por janë procese biologjike...te pashpjegueshme..dhe te domosdoshme për qenien ndaj dhe unë s'mund t'i shmangem.......
E identifikuar
marioni

Shiko profilin
« Përgjigjja #13 më: 27-10-2004, 10:40:28 »
Citojeni

shumë thelle i jeni futur filozofis...mua gjithnjë më ka magjepsur filozofia por një kohesishte më ka mësuar dhe qe duhet te rrimë me këmbë ne tok dhe ti shohim gjërat ashtu siç janë pa imagjinuar dhe pa e vrarë shumë mendjen për pyetje qe asnjë nuk i jep dot përgjigje ne jemi kështu siç jemi dhe kështu siç jemi duhet te vazhdojme për me tej mendoj..
E identifikuar
bebilogel
horroris vacqui
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #14 më: 27-10-2004, 16:47:21 »
Citojeni

"""ne jemi kështu siç jemi dhe kështu siç jemi duhet te vazhdojme për me tej mendoj..""""
Pa na e shpjego pak Marioni,se si jemi neve...sepse pikërisht kjo çështje me mundon...
Dhe duhet te vazhdojme me tej...me tej ku???ne degradimin e asaj qe jemi,valle????Sepse ne përsosje arrihet vetëm duke vrarë mendjen mbi c'jemi...dhe c'mund te bëjmë për të mos qenë me siç jemi...apo jo???
« Ndryshimi i fundit: 28-01-2006, 09:25:36 nga BESIM » E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |