Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Dhe nata është e errët..  (E lexuar 889 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
bebilogel
horroris vacqui
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« më: 05-10-2004, 23:06:47 »
Citojeni

Dhe nata është e erret...saqë ka mbetur pellembe e saj pa shkelur....kam vdekur me qindra herë atje poshtëë ne errësirë...ditën tjetër e gjeja veten gjallë...
« Ndryshimi i fundit: 28-01-2006, 09:14:05 nga BESIM » E identifikuar
bebilogel
horroris vacqui
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 09-10-2004, 23:13:37 »
Citojeni

ne hicin e avullt tretën ngadalë....
dhe tingujt....qe u fshehen pas perdes
se erresires qe pikon gjak,pushuan....
absurdi mbytet ne pezhishka merimangash....
koka po me plas......
e ndiej te enjtur....te buhavitur....me dejet qe ravijezojne fytyren time te poshtër...te fshehur nga errësira.Sa mirë....askush s'me sheh.....vetëm unë.
OHHH...Zot i madh,unë qe shoh veten.....te hedhur atje tutje si qenie informe.
Dhe krahet e nates qe me perkundin...
OHHHH....qafa ime vetetin me një bardhesi te alabastert dhe goj e saj pikon gjak.....nga gjaku im....
Ja c'paska qenë ai gjak ne perde......gjaku im....
I miri im,ti me qe me levizje nder damare..dhe me beje te kuptoja qe gjalloja...akoma gjalloja....te ndieja tek me gudulisje tek vrapoje nëpër timin trup....dhe kotesha nga kenaqesia......buci sje thelle meje....ulerije nga dëshira për t'me mbushur organet....dhe vrajoje....vrapoje ne permbushjen e deshires tënde.....dhe times.....
Atje tutje......një pirg damaresh te thare....mungues...
Zgjatu dorë.........preki,ledhatoji.....
jepi lamtumiren e fundit atij....qe deri dje te gelonte nën lekure.....preke dreqin..
falangat e tua te ngordhura,te shpifura e verdhacuke...sikur i ka urinuar nata nden kyçe........ma shpifeeeeeeeee.
Ajo po qesh.....perkund kufomen e mermerte si nene e dashur....nenezeza vrasese.......qe nxorri gjirin e fryre me gjakun tim....dhe po me miklon me helm merimange.......
Kujdes...fshima te lutem buzen e mardhur...ca fije pezhishkazh kanë ngecur mbi to...s'e dije qe nxirrje rrjeta nga gjiri...
vrimemadhe.....e perbindshme nate....mbartese dinjitoze e hicit..
asgjeja po afrohet....
pse s’e largon....peshtyje me atë gelbazen tënde qelburane..o nate...

E identifikuar
turi

Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 12-10-2004, 14:08:21 »
Citojeni

duket qe ke talent për letersi po për naten kam mendim tjetër është e bukur sidomos kur ka yje, e sa për atë "cuditerisht gjallë" mendoj duhet ta kishe thënë "fatmiresisht gjallë".
me dukesh disi pesimiste, shpresoj te jem gabuar një vajzë e re si ty, te këtë probleme te kësaj natyre? po kur te qajne kalamajte e kur te tradhetoj burri ca do besh ti?
nata është e bukur nën shoqërinë e 1 miliard yjeve dhe te zemrës tënde.
E identifikuar
gysi
Rumiu
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #3 më: 18-10-2004, 03:17:42 »
Citojeni

Perkundrazi Turi, mua nuk me duket dhe aq pesimiste. Të paktën konkretisht me tepër ishte një mënyrë e shkelqyer e shprehjes se misterit qe mbart frikshem nata si simbol. Jo me kot te vjetrit thonë shpesh â€Å“Nata është e huaja”. E kujt? Po t’a dinim me saktësi nuk do të ishte me dhe aq e huaja.
Sidoqoftë nata është edhe ashti siç e sheh ti, me yje qe rrezellijne. Varet si e sheh. Ne rastin tënd nata është thjesht një sfond qe sherben për te nxjerre ne pah yjet. Ne rastin e Bebit ajo nuk është me një subjekt, por një objekt qe fsheh një mijë e një gjëra ne barkun e saj te mistershem.

A nuk duket se kështu është edhe vete jeta?
E identifikuar

Me i dituri është ai qe nuk di asgjë
Sokrati

www.vizion-islam.com
www.erasmusi.org
bebilogel
horroris vacqui
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #4 më: 20-10-2004, 22:21:12 »
Citojeni

fryma regetinte lehtë.....lehtë....padukshem avull i saj ngjitej lart dhe humbte nëpër te zezat re.
Serish avuj frymemarrjesh pluskonin hareshem nëpër gri....grine e zhulte,te piset..te pangjyre....dhe hareja njetrajtesohej me ngjyren...duke mos mundur ta thyeje atë nuance erracake grije....
Gri ... vetëm gri.....marrezi pararendese e se zezes...demones se ngjyrave...mankthit te syve te mi....qe te pafuqishem,s'arrijnë dot ta pershkojne nder skaje......
Buf...ja c'duhej te isha....një cope buf...i kënaqur me eksistencen e tij nokturne....i pavetedijshem për privilegjin qe gezon prej zanafille...te caje te Zezen me sy.....
ne këtë farsen Bufeskane s'me pëlqen ne kap minj...krijesa perverse me atë bishtin qe u varet,e u varet,e u varet.iiiiiiiiiiiii iiiiiiiiiii....sa peshtire......këto ndyresi errësirë...perendi blasfeme te pasmuzgut....dhe gjindja fle...e qete....duke harruar se ekzistojne minjte,netëve te vona,pernate.Perdite presin naten,castin kur errësira puth shokueshem dritën...dhe i thith forcen....
Dhe rendin nëpër halete me luksoze...te ushqehen me m..
Dhe Bufet rrine ne pritje....te shkelyejne ndonjë cope mish miu qe ngazellehet nëpër errësirë dhe kujton se është Zot.....
Yjet shkelqejne me dritën e tyre te ftohte...te akullt...te largët...qiellore....
Dhe skena e krimit është rreqethese...një klithme e holle e dalë nga fundi i shpirtit....corodit veshet e bufit...ndërkohë qe e mberthen......Acari m total nervash ngjall kjo klithme coroditese prej miu....dhe pa asnjë medyshje sentenca vendoset...VDEKJE.. .vdekje atij qe me zërin acarues,prishi qetesine e vete krijueses se kobshme te këtij makabriteti....idea tores se madherishme te krimeve
Nates.....hyjneshes ogurzeze.........
E identifikuar
vampiri_x
donvampiri_x
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #5 më: 21-10-2004, 18:54:59 »
Citojeni

o bebo na friksove :o
E identifikuar

666
marioni

Shiko profilin
« Përgjigjja #6 më: 27-10-2004, 11:03:17 »
Citojeni

bebe komplimente ke me te vërtetë talent por me duket sikur te ka frymezuar shumë nitzsche,heidegger,sartere apo camus. për mendimin tim duhet te perqendohesh një çik dhe tek comte,mill, spencer ne mënyrë qe ti shohësh nji çik me ndyshe ca gjëra....mgjtht ti ke kend veshtrimin tënd dhe unë e rrespektoj
E identifikuar
bebilogel
horroris vacqui
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #7 më: 27-10-2004, 16:43:39 »
Citojeni

marioni,unë s'jam tipi qe lexoj mendimet e te tjerëve dhe armatosem hunde e buzë me to,pa qenë ai tip...nëse mendimet e dikujt me frymezojne dhe te dikujt tjetër jo,do të thotë qe jam e prekshme nga ky lloj mendimi dhe e painfluencueshme nga lloji tjetër...ti thanks për sugjerimin dhe te betohem qe do ta ndjek.........shkon apo jo me natyren time te brendshme.
« Ndryshimi i fundit: 28-01-2006, 09:14:29 nga BESIM » E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |