Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 ... 28   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Ateistët..!  (E lexuar 21662 herë)
0 anëtarë dhe 2 Vizitore po shikojnë këtë temë.
sulltani
train hard fight dirty
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #90 më: 13-01-2005, 03:29:45 »
Citojeni

unë mbeshtetem ke shkenca.

shko pak te tema evolucioni ne krize dhe lexoje.
ja linku www.forumi.zeriyt.c om/index.php?topic=5555.0

e ke ke shkencë dhe teknologji.
E identifikuar

leni
Real Madrit
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #91 më: 13-01-2005, 03:33:28 »
Citojeni

unë mbeshtetem ke shkenca.

shko pak te tema evolucioni ne krize dhe lexoje.
ja linku www.forumi.zeriyt.c om/index.php?topic=5555.0

e ke ke shkencë dhe teknologji.

Sulltano   nuk po të zinte gjumi ty lol derisa e gjete linkun
me sa kam lexuar replikat e tua qenke shumë besimtar  buzeqeshje
E identifikuar
sulltani
train hard fight dirty
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #92 më: 13-01-2005, 05:11:30 »
Citojeni

jam ca . zoti më tha llogjiken kështu qe kur e kam pse të mos e perdor.
E identifikuar

ibraim
...edhe mbarim ka...
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #93 më: 13-01-2005, 17:59:38 »
Citojeni

Edhe ateismi është BESIM.

Raporti është i ndryshëm në lidhje me eksistenzen, çdo njeri ka një intimtet dhe një entitet te krijuar ne brendesi dhe ku i shfaqet ne të gjitha format si një rruzull drite, here si një hapsiree erret, duke krijuar kështu natyren e melankonise ne te njeten kohe dhe atë te skepticizmit ne një binom
ku e vërteta është vetëm një vijë e mesme.
 

e ku besojnë ateistet?
E identifikuar

gysi
Rumiu
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #94 më: 14-01-2005, 01:09:05 »
Citojeni

Ateistet besojnë ne mosekzistencen e Zotit, ashtu siç teistet besojnë ne ekzistencën e Tij.

Puna është se cila prej këtyre "feve" ka argumentet me te forta!
E identifikuar

Me i dituri është ai qe nuk di asgjë
Sokrati

www.vizion-islam.com
www.erasmusi.org
sulltani
train hard fight dirty
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #95 më: 14-01-2005, 05:15:41 »
Citojeni

jam i hapur ndaj argumentave te ateisteve .
E identifikuar

Glaserian

Shiko profilin
« Përgjigjja #96 më: 14-01-2005, 13:54:53 »
Citojeni

SHPESH MENDOJ DHE KRIJOJ NJE AMTMOSFERE ME VETEN TIME SHUME TE NDERLIKUAR QE PERFSHIHET NE KONLIKTE DHE I PERKET NJE GJENDJA SHUME TE PAQENDRUESHME DHE TE PANJOHUR KUR FILLOJ E MENDOJ NE QETESINE ME TE MADHE TE MENDIMIT ME DUKET SIKUR JAM I NDARE TOTALISHT NE DY PJESE DHE KOSCENZA IME DUKET SIKUR NOTON NE MJEGULL DHE TRUPI ME DUKET SIKUR NJE MJET TRASPORTI.

ESHTE E CUDITSHME KUR NJERIU ARRIN ME TE VERTTE TA NDEGJOJ NGA AFER ATE QE KA PERBRENDA ESHTE MAGJIKE ESHTE SUBLIME.


PSE GJITHE KY EKUILIBER KUR UNE BESOJ NE BOSHESINE E GJITHCKAJE
?
PSE GJITHE KY EKULIBER KUR UNE NUK BESOJ QE JAM I PERHRSHEM ?

GJITHSESI MENDOJ QE BOSHESIA NUK ESHTE NULLA,   DHE E KUNDERTA .

« Ndryshimi i fundit: 14-01-2005, 13:56:27 nga universal1 » E identifikuar

Sono un uomo;
nulla, che sia umano, mi Ú estraneo.
ÇAMËRIA
:Freedom-loving CHAMERIA
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #97 më: 14-01-2005, 14:29:22 »
Citojeni


Kush qe shkaku i ardhjes ne jetë te dinosaurve....çfarë i bëri ata te popullojne kontinentet dhe çfarë i detyroi te zhduken si gjallesa, se si fosile kanë mbushur muzet......a ka kush te jap një mendim?!.
E identifikuar

TrojetBashkShqipe!
Të kenduarit bukur te gjuhës shqipes ka dy arsye:Ta duash me shpirt te ndihesh krenar për orgjinen tënde.Ta urresh si një rrogetar egoist i paskrrupullt.
INDRITI
Deputet.
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #98 më: 14-01-2005, 15:49:17 »
Citojeni

EVULUCIONI JO VETËM QË NUK SHPJEGON EKZISTENCËN TONË,POR ËSHTË ABSURDITETI MË I MADH QË SOT BOTA ËSHTË DUKE E QUAJTUR:"MIT I ATEIZMIT DHE SHKENCËS
 
Departamenti i Gjenetikës, Universiteti i Indianës – USA


 

Po çka edhe nëse njeriu dhe shimpanza të jenë 97% homolog? çka do të paraqiste kjo? A do të thoshte kjo se njerëzit kanë burim apo rrjedhin nga një paraardhës i përbashkët me shimpanzat? Kurrsesi jo! Si rezultat i përbërjes së informatave në 3 miliardë [përmirësoje fjalorin!] bazike në ADN-të e çdo qelize të njeriut, është vlerësuar që këto të jenë ekuivalente me 100 libra, ku çdo njëra ka nga 500 fleta. Dhe nëse njerëzit janë vetëm 3% të ndryshëm, sërish kjo paraqet një përbërje prej 90 milion [përmirësoje fjalorin!] bazike të barabarta me 30 libra të mëdha me informacione. Kjo është një barrierë e pamundshme që të kalohet për mutacionet (ndërrimë të rastit), edhe po t'i jepej në dispozicion me miliona vite, duke pretenduar se kjo kohë është e mjaftueshme për të ndodhur një gjë e tillë. Prap se prapë kjo gjë nuk do të ndodhte kurrë.

A ka mundësi që shkalla e lartë e ngjashmërisë të nënkupton që këto dy sekuenca gjenetike kanë të njëjtin kuptim apo funksion? Jo, kurrësesi jo. Krahaso këto dy fjali:


Sot ka shumë shkencëtarë të cilët dyshojnë në paradigmën evolucioniste dhe është një pasojë logjike e filozofisë ateiste.


Sot nuk ka shumë shkencëtarë të cilët dyshojnë në paradigmën evolucioniste dhe është një pasojë logjike e filozofisë ateiste.


Këto dy fjali kanë 97% ngjashmëri dhe ende kanë kuptim plotësisht të kundërt. Ekziston këtu një analogji e fortë në të cilën sekuencat e mëdha të ADN-së mund të aktivizohen ose nxjerren nga funksioni vetëm me një kontroll të vogël të sekuencave.

Ne edhe po të pranojmë të dhënat të cilat janë llogaritur në të kaluarën si legjitime, nuk ka mundësi dhe rrugë që mutacionet mund të mbyllin këtë hendek, të çarë dhe boshllëk në mes shimpanzës dhe njeriut. Shimpanzat janë vetëm shtazë. Ne jemi të krijuar nga ZOTI. (Asnjë shimpanzë nuk mund ta lexojë këtë që kam shkruar unë këtu, apo që ta diskutojë këtë temë timen me shimpanzot tjera).

Sa i përket ngjashmërive embrionale, nëse shkojmë nëpër fazat e zhvillimit të evolucionistëve, atëherë ne do të kemi velëza të hapura ngjashëm sikurse peshqit, bisht sikurse të majmunit dhe të gjitha këto ndodhin gjatë zhvillimit tonë në mitër.

Qesharake, por jo edhe për evolucionistët që këtë koncept e kanë quajtur "Ligj biogjenetik", të cilin shkencëtari Gjerman Ernst Haeckel e kishte popullarizuar në vitin 1860. Poashtu është njohur edhe si përmbledhje embrionale apo ontogjeneza e përmbledhjes filogjenike, e cila ka kuptimin e zhvillimit të një organizmi që është supozuar se ri-gjurmon historinë evolucioniste, kështu që embrioni është menduar se kalon në faza duke filluar nga etapa e peshkut, etapa amfibiane, etapa reptile - zvarranike dhe kështu me radhë.

Pas disa viteve të këtij publikimi të punës së Ernst Haeckel më 1868, profesori i zoologjisë krahasuese dhe anatomisë në universitetin e Baselit tregon se kjo gjë është gënjeshtër dhe falsifikat.1 Një profesor tjetër i famshëm nga universiteti i Leipzigut, i njohur në embriologjinë krahasuese, vërteton këtë gjë duke qitur në shesh se Haeckel kishte falsifikuar dhe ndryshuar vizatimet e embrionit të tij në mënyrë që t'i bënte ato më të ngjashme. Haeckel kishte printuar disa herë të njëjtën gjë, d.m.th të njëjtin embrion, duke e bërë atë që të duket absolutisht i ngjashëm, e pastaj kishte pretenduar që embrionet janë të llojeve të ndryshme. Edhe përkundër këtij ekspozimi, punimet e tij ishin shfaqur edhe për shumë vite nëpër libra. Poashtu, të mos harrojmë të përmendim se shkrimet evolucioniste dhe eugjenika (shumimi) i Haeckelit ka inspiruar Hitlerin që të praktikojë dhe tmerrojë botën me pastrime etnike.

A ka ndonjë meritë ligjshmëria biogjenetike? Më 1965 G.G. Simpson kishte thënë: "Tani definitivisht është zbuluar se ontogjeneza nuk e përsërit filogjenin". Profesor Keith Thompson nga universiteti Yale thotë: "Sigurisht periudha e evolucionit ka vdekur ngjashëm sikurse gozhdat e vdekura të cilat janë të ngjitura në derë". Sidoqoftë, disa i kanë shfrytëzuar librat dhe idetë false deri në vitet 1990, duke mësuar gënjeshtra dhe histori evolucioniste të cilat nuk janë asgjë më tepër se nonsense - marrëzira dhe pakuptim. Ja një shembull i vitit 1990, kur i vonshmi Late Sagan kishte publikuar një artikull me titull: "Është e mundur që të keshë jetë të përkohshme vetëm sa për formë dhe rast të përkohshëm?", duke e përshkruar zhvillimin e embrionit si vijon:

"Në javën e tretë… duket si një krimb i segmentuar… gjatë fundit të javës së katërt… diçka si velëza harkore të peshkut apo të amfibeve dhe vjen duke u bërë i dukshëm… duket si një fulterëz… në javën e gjashtë… fytyrë zvarraniku… nga fundi i javës së shtatë… fytyra është e gjitarit, por e ngjajshme si e derrit… nga fundi i javës së tetë fytyra i ngjan primatëve, por ende nuk është njerëzore".

çka i thoni ju kësaj të dashur lexues? Embrioni njerëzor asnjëherë nuk ka pamje të zvarranikëve apo të derrit. Embrioni njerëzor është gjithmonë njerëzor, ashtu siç e ka përshkruar All-llahu i Madhërishëm që e ka krijuar njeriun në formën më të bukur. Poashtu, në Kur'anin Fisnik janë dhënë detajet e procesit të krijimit që ne do t'i sjellim më poshtëë:

"O ju njerëz, nëse dyshoni për ringjalljen, atëherë (mendoni krijimin tuaj që) Ne u krijuam ju prej dheu, pastaj prej uji, pastaj prej një gjaku të ngjizur, pastaj prej një sa kafshatë mishi, që është krijesë e formuluar ose e paformuluar, në mënyrë që t'ju sqarojmë. Ndërsa atë që e dëshirojmë Ne e përqëndrojmë në mitër deri në një afat të caktuar, e mandej u nxjerrim foshnje dhe ashtu të arrini pjekurinë tuaj. Ka që dikush prej jush vdes herët, e dikush të jetojë deri në pleqëri të thellë, në mënyrë që të mos dijë asgjë nga dija që ka pasur. E ti e sheh tokën e tharë - të vdekur, e kur Ne ia lëshojmë asaj ujin ajo gjallërohet, shtohet dhe nga të gjitha llojet rritën bimë të këndshme." (Kur'an, 22:5)

Specialistët në embriologji tregojnë në librat e tyre se embrioni nuk përmban asnjë nga ato që janë përshkruar gjatë evolucionit, si dhe nuk ka mundësi që ne të kemi velëza të hapura. P.sh. Longman thotë: "Pasi që embrioni asnjëherë nuk ka pasur velëza - të degëzuara sikurse të peshqëve, këto terme janë të marrura, që do të thotë se asnjëherë nuk janë vërtetuar dhe janë gënjeshtra".


Majmuni - njeri?

Shumë njerëz janë mashtruar duke besuar se të parët tanë kanë pikënisje të përbashkët me majmunat. Sidoqoftë, asnjëherë nuk është vërtetuar e as që ka ardhur në shprehje që të dokumentohet kjo gjë. Sot ende kemi, sipas evolucionistëve, të vërtetën lidhur me trungun, nga i cili supozohet se Homo Sapiens (lloji njeri i cila ka mendje dhe dituri) vjen nga shimpanza si një lloj i ri krijese. Le të analizojmë këtë gjë:

Austrolapithecus. Ekzistojnë disa lloje të tilla që është pretenduar se ne i kemi paraardhës njerëzor. Sidoqoftë, studimet tregojnë se veshët e brendshëm, kafka dhe eshtrat kanë dëshmuar se pamja e tij kurrë nuk do të ketë mundësi që të jetë e ngjajshme me atë të njeriut.

Homo Habilis. Këtu kemi të bëjmë me një rritje të atyre që besojnë se si kemi lidhshmëri me këtë lloj. Ky është një klasifikim i pavlefshëm, sepse asnjëherë nuk është gjetur ndonjë lidhshmëri, e edhe nëse është gjetur, kjo ka qenë jo e vlefshme.

Homo Erectus. Shumë njerëz flasin për këtë lloj që është gjetur në pjesë dhe vende të ndryshme të botës. Ky klasifikim përfshin Java njeriun (Pithecan-thropus) dhe Peking njeriun (Sinan-thropus), për të cilët mendohet se janë hallka që kanë munguar në këtë proces. Disa nga evolucionistët kanë shkuar aq larg, sa që pohojnë se Homo Erektusi ka qenë plotësisht njeri. Nuk është gjetur asnjë evidencë e fosileve që njeriu është produkt i evolucionit. I tërë zingjiri i kësaj hallke apo lidhshmërie që është duke munguar ende mungon, sepse thjesht asnjëherë nuk ka ekzistuar.


Përfundimi

Faktet e supozuara nuk mund t'ju përballojnë kritikave ekzaminuese. Faktet janë më mirë të kuptuara nga konteksti sesi Zoti i ka krijuar llojet e ndryshme të organizmave të cilët e kanë mundësinë e adaptimit në ambiente të ndryshme, që bëhet përmes renditjes origjinale të quajtur informacion gjenetik ( ri-lëvizjes nga riprodhimi seksual), që shkenca e quan edhe si rrugë natyrore të seleksionimit.

Mutacionet kanë gjeneruar disa ndryshime, por kjo gjë është aq e vogël sa që faktet vërtetojnë kërkesen e një Kreatori - Zoti, i Cili është shumë larg më superior sesa inteligjenca jonë njerëzore e të menduarit në aspektin e kreativitetit të aftësisë, fuqisë, diturisë dhe njohurive të tjera - Zot i Kur'anit që thërret njerëzimin që të largohen nga përrallat e llojit se "çdo gjë e bën vetveten", si dhe që t'i jepet nderi dhe lutja e duhur Atij që e ka krijuar gjithë këtë.


Ateistët inkurajojnë pamjen që shkenca e ka "hudhur poshtëë" Zotin, duke pretenduar që mënyra e tyre e të menduarit është "shkencore". Me këtë pretendim ata thjeshtë ri-definojnë ose ri-përcaktojnë shkencën që të përjashtojë Zotin. Në fakt, sot edhe nga bota krishtere dhe nga fetë e tjera tregojnë se involvimet e tyre si shkencëtarë për të besuar Kur'anin kanë bërë që ata të zhvillojnë pothuajse çdo fushë dhe degë të shkencës. Për më tepër, sot ka shumë shkencëtarë të cilët besojnë Kur'anin, duke pohuar se kjo është plotësisht llogari e besueshme e origjinës dhe historisë.

Shpesh kemi dëgjuar që dikush ende pyet: Kush e krijoj Zotin?

Po kush janë këta që pyesin? Jobesimtarët pyesin. Këta njerëz janë skeptik dhe ne i quajmë dyshues, sepse këta thonë: "Nëse Zoti e krijoi gjithësinë, atëherë kush e krijoi Zotin?" Megjithatë Zoti sipas definicionit është i pakrijuar, kështu që pyetja kush e krijoi Zotin është jologjike, ngjashëm sikurse të pyetet: "Me kënd është i martuar beqari?"

Pyetje tjetër edhe më e sofistikuar mund të jetë kjo: "Nëse universit i nevojitet shkaku, atëherë pse Zotit nuk i nevojitet shkaku? Dhe nëse Zotit nuk i nevojitet shkaku, pse universit i nevojitet?"

Lexo më poshtëë:

çdo gjë që ka fillimin, ka edhe shkakun.

Universi ka fillimin.

Kështu që universi ka edhe shkakun.

Gjithësisë i kërkohet shkaku, sepse ka fillimin. Zoti nuk ka fillim, kështu që Atij nuk i nevojitet shkaku. Teoria e relativitetit të Ajnshtajnit, që ka shumë mbështetje eksperimentale, tregon që koha është e lidhur ngushtë me substancën dhe hapësirën. Kështu që koha ka filluar diku vetëm me substancën dhe hapësirën në fillim të universit. Përderisa Zoti është Krijues i gjithësisë, Ai është gjithashtu Krijues i kohës. Andaj Ai nuk është i limituar - i kufizuar me dimenzionin kohë të cilin Ai vet e ka krijuar, që do të thotë se Ai nuk ka fillim në kohë. Prandaj Ai nuk ka nevojë, duke ditur se Atij nuk i nevojitet nevoja që të ketë shkak.

Në kontrast me këtë ne kemi fakte të mjaftueshme që universi ka fillim. Kjo mund të tregohet nga Ligjet e Termodinamikës të cilat janë ligje fundamentale të fizikës.


Ligji i parë: Përbërja totale e masës - energjisë në univers është konstante.

Ligji i dytë: Sasia e energjisë e nevojshme për punë është duke u zvogëluar.


Nëse përbërja totale e masës - energjisë është e kufizuar dhe sasia shfrytëzuese e energjisë është duke u zvogëluar, atëherë universi nuk do të ekzistojë përgjithmonë, përndryshe do të kishte ndërprerë aktivitetin e energjisë shfrytëzuese dhe do të kishte arritur atë që është e njohur si "nxehtësi e vdekur". Për shembull, të gjitha atomet radioaktive do të ishin dobësuar, çdo pjesë e universit do të kishte temperaturë të njëjtë dhe asnjë punë e mëtutjeshme nuk do të ishte e mundur. Kështu që universi duhet që të jetë krijuar me një sasi të madhe të energjisë shfrytëzuese e cila tash është duke u zvogëluar.

A ka pasur mundësi që universi të ketë fillim dhe atij të mos i nevojitet shkaku? Jo. Nga vetvetja është evidente që gjërat kur fillojnë kanë shkakun - dhe askush nuk e mohon këtë thellë brenda në veten e tij. E gjithë shkenca, historia dhe forcat tjera ushtarake dhe policore me gjithë teknologjinë më moderne që njeriu sot i ka krijuar, do të kollapsonin dhe shkatërroheshin po të përgënjeshtohej ky ligj i shkakut dhe pasojës. Poashtu, gjithësia nuk ka mundësi që të krijojë vetveten - asgjë nuk mund ta krijojë vetveten, sepse do t'i duhej që të ekzistonte para se të vinte në ekzistencë, një absurditet logjik që duhet ta kuptojë çdo kush.

"All-llahu është Ai që ngriti qiejt pa ndonjë shtyllë. Ju i shihni ato. Ai mbizotëroi Arshin dhe nënshtroi diellin e hënën, që çdo njëri udhëton deri në një afat të caktuar; Ai rregullon çështjen (e gjithësisë), sqaron argumentet, që të jeni të bindur për takimin (pas ringjalljes) me Zotin tuaj." (Kur'an, 13:2)

Si përfundim i kësaj ne mund të themi se gjithësia, duke përfshirë edhe kohën, ka fillimin dhe është shumë e paarsyeshme të besohet në diçka që të fillojë të ekzistojë pa shkak. Zoti është Krijues i kohës, Ai është jashtë kufizimit kohë. Kështu që Ai nuk ka fillim në kohë, Ai gjithnjë ka ekzistuar dhe kjo tregon se Atij nuk i nevojitet shkaku.

"A nuk e ke kuptuar ti se All-llahu krijoi qiejt dhe tokën me urtësi, e nëse Ai do, juve ju zhduk e sjell krijesë (popull) të re. E kjo nuk është vështirë (rëndë) për All-llahun." (Kur'an, 14:19-20)

Nga cilado rrugë që të shikosh - faktet nga Kur'ani, ndërlikueshmëria e pabesueshme, informatat e organizuara në qeniet e gjalla apo origjina e gjithësisë - beso në të vetmin All-llah, të Plotëfuqishmin dhe Madhërishmin Kreator të quajtur Zot ashtu siç është sjellur në dritë dhe treguar në Kur'an, ngase kjo jo vetëm që ka kuptim, por është gjëja e vetme logjike, mbijetuese dhe sqarim i kënaqshëm për të gjithë ata që duan ta dijnë dhe njohin Lartëmadhërinë e Tij.


Porosia ime e fundit do të ishte si vijon:

All-llahu është Krijues i njeriut. Njeriu, siç duket, nuk e vëren prezencën e Zotit. Zoti për neve është shpëtim, andaj mësoni që ta respektoni dhe të keni njohuri për këtë gjë. Njeriu nuk do të ekzistonte pa krijues.

Besoj thellë në vete se këta rreshta do të jenë të mirëseardhur tek të gjitha shtresat në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, si dhe në ato vende ku ka shqiptarë, e posaqërisht tek rinia e cila është e edukuar në frymën islame, në mënyrë që të ketë fakte dhe të mbrohet me nderë ndaj atyre që janë kokëfortë dhe dyshues për ato gjëra që nuk janë të vërteta dhe që kurrë nuk kanë qenë. Dhe assesi nuk do të kenë ardhmëri ato ide të mbrapshta, edhe pse edhe nga përvoja ime e di që akoma ka njerëz tanë që mendojnë se ne e kemi prejardhjen nga majmunët dhe se çdo gjë ka filluar të ekzistojë nga vetvetja. Të të vijë keq për ata që mendojnë kështu! Edhe pse edhe sot e kësaj ditë në tokat tona, në Kosovë, Maqedoni apo Shqipëri, mësohet nga librat dhe profesorët e ndryshëm që bota ekziston nga "hiq kurrgjë" dhe se ne si krijesa kaq të bukura kemi miqësi me majmunët, duke pohuar se në një të kaluar të largët ishim një, duke mohuar kështu krijimin e Zotit që ne jemi mrekullia më e madhe në krejt atë çka shohim dhe përceptojmë me të gjitha shqisat dhe format tjera që Krijuesi na i ka dhënë në dispozicion që të kemi mundësinë që vërtetë ta shijojmë jetën. Kurse ne prapë jemi dyshues.

E sa për fund, unë kam edhe dy fjalë t'i shtoj, që t'ju tregoj lajmin - myzhden më të mirë jo vetëm juve që jetoni në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri apo diku tjetër, por në mbarë botën, se pikërisht tani, në vitin 2004, të arriturat më moderne shkencore që deri më tani njeriu ka arritur t'i zbulojë dhe njohë tregojnë se ne nuk kemi origjinë nga askush që ka të bëjë me shtazët, por ne jemi të krijuar ashtu siç është krijuar edhe kjo gjithësi dhe këto planete, duke përfshirë këtu edhe planetin tonë në të cilin jemi duke jetuar.

Pas shumë gjurmimeve në Institutin e gjenetikës në Indianapolis, e që është një ndër institutet më të mëdha botërore në lëminë e gjenetikës, shkencëtarë të tërë të kësaj shkolle gjigande të mjekësisë kanë ardhur në përfundim me këto të dhëna që unë jam duke i shfrytëzuar dhe jam duke i sjellur para juve në këtë punim, sepse personalisht, së bashku me studentët tjerë, kam marrë pjesë gjatë një seminari dyjavor në këtë institut, ku studimi ynë ka qenë: "Teknika e rekombinimit gjenetik të zhvillimit të molekulave të ADN-së dhe ngjashmëritë e përfshirjes së faktorëve ekologjik në përspektivën e bashkëveprimit në mes llojeve të ndryshme", duke mësuar kështu rastësisht se ne jemi shumë të mirë si krijesa njerëzore për të rrjedhë nga shtazët dhe se drita e të vërtetës është duke u shpërhapur në të katër anët e këtij planeti.8

çdo gjë është e lidhur. çka do që t'i ndodhë universit së shpejti do t'i ndodhë njeriut. Toka na takon neve. Ne i takojmë tokës. Prandaj mësohuni se ne të gjithë kemi vetëm një Krijues. Ne nuk e dijmë se kur do të shkatërrohet gjithësia. Ku është energjia që e furnizon dhe mban në jetë universin… kurse ajo ka filluar që të zvogëlohet. Ku është njeriu… ditët e tij janë të numëruara.

"I Tij është pushteti në qiej e në tokë, Ai jep jetë dhe Ai jep vdekje dhe Ai ka fuqi për çdo send. Ai është i pari që s'ka fillim dhe i fundit që s'ka mbarim, i dukshmi dhe i padukshmi, dhe Ai është më i dijshmi për çdo gjë. Ai është që krijoi qiejt dhe tokën vetëm për gjashtë ditë, pastaj mbisundoi Arshin. Ai e di çka futet në tokë dhe çka del prej saj, çka zbret nga qiellit dhe çka ngritet në të, dhe Ai është me ju kudo që të jeni, All-llahu është përcjellës i asaj që punoni. Vetëm i Tij është sundimi i qiejve dhe i tokës dhe vetëm tek All-llahu kthehen të gjitha çështjet." (Kur'an, 57:2-5)


Fusnotat:

1. Richardson, M., et al., 1997. Anatomy and Embriology, (Anatomia dhe Embriologjia) 196(2):91-106.

2. Keith, A., 1947. Evolution and Ethics, (Evolucioni dhe etika), Potman, New York, p. 230.

3. Genetic Engineering News (GEN), prezentuar së pari më 7 korrik 2004 dhe publikuar për herë të parë në fushën e Bioteknologjisë. Indianapolis USA.


 

Përgatiti:

Senad Qosa

Departamenti i Gjenetikës,

Universiteti i Indianës – USA
 

 
E identifikuar

Ngeja është e zënë me pune.
INDRITI
Deputet.
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #99 më: 14-01-2005, 15:57:43 »
Citojeni

Kur te keni një here kohe pevishjuni këtij shkrtimi se me te vërtetë ishte shumë interesant. luj syun
E identifikuar

Ngeja është e zënë me pune.
ibraim
...edhe mbarim ka...
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #100 më: 14-01-2005, 16:19:57 »
Citojeni

Ateistet besojnë ne mosekzistencen e Zotit, ashtu siç teistet besojnë ne ekzistencën e Tij.

Puna është se cila prej këtyre "feve" ka argumentet me te forta!


Dhe ti atë e quan besim???
Ajo është mohim - jo besim. Mos ngatërro termat.



Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
2:1.   Elif, Lam, Mim.
2:2.   Ky është libri që nuk ka dyshim në te (sepse është prej All-llahut) është udhëzues për ata që janë të devotshëm.
2:3.   Të cilët e besojnë të fshehtën, e kryejnë faljen (namazin) dhe prej asaj që Ne u kemi dhënë, ata japin (zeqat, sadaka etj.).
2:4.   Dhe ata, të cilët besojnë në atë që t'u shpall ty, dhe në atë që është shpallur para teje, dhe që janë të bindur plotësisht për (jetën e ardhshme në) botën tjetër (Ahiretin).
2:5.   Të tillët janë të udhëzuar nga Zoti i tyre dhe vetëm ata janë të shpëtuarit.
2:6.   E ata që mohuan (Kur'anin dhe Muhammedin), për ta është njësoj ua tërhoqe vërejtjen apo nuk ua tërhoqe, ata nuk besojnë.
2:7.   All-llahu ua mbylli atyre zemrat, veshët e tyre dhe në të pamurit e tyre ka një perde, e ata kanë një dënim të madh.
2:8.   Ka disa njerëz që thonë: "Ne i kemi besuar All-llahut dhe jetës tjetër (Ahiretit), po në realitet ata nuk janë besimtarë.
2:9.   Ata përpiqen ta mashtrojnë All-llahun dhe ata që besuan, po në të vërtetë ata nuk mashtrojnë tjetër, pos vetvetes, por ata nuk e hetojnë.
2:10.   Në zemrat e tyre kanë sëmurje, e All-llahu u shton sëmundje edhe më shumë, e për shkak se ata përgënjeshtruan, pësojnë dënim të dhembshëm.
2:11.   E kur atyre u thuhet: "Mos e prishni rendin në tokë"! Ata thonë: "Ne jemi vetëm përmirësues (paqtues)!"
2:12.   Veni re, ata në të vërtetë janë shkatërruesit, por nuk e kuptojnë.
2:13.   Dhe kur atyre u thuhet: besoni, sikurse besuan njerëzit, ata thonë: "A të besojmë ashtu sikurse besuan mendjelehtit?" Në të vërtetë ata, dhe mu ata janë mendjelehtit, por nuk e dinë.
2:14.   E kur i takojnë ata që besuan thonë: "Ne kemi besuar!" Por kur veçohen me djajt (parinë) e vet u thonë: "Ne jemi me ju, ne vetëm jemi tallur (me besimtarët)".
2:15.   All-llahu i ndëshkon talljet e tyre, duke i lënë të bredhin edhe më shumë në mosbesimin e tyre.
2:16.   Të tillët janë që e ndërruan të vërtetën (besimin) me të pavërtetën (mosbesimin), pra tregtia e tyre nuk pati fitim dhe ata nuk qenë të vetëdijshëm (në punën e tyre).
2:17.   Shembulli i tyre (në hipokrizi) është si shembulli i atij që ndezë një zjarr dhe, posa ta ndriçojë ai vendin për rreth tij, All-llahu ua shuan dritën e tyre dhe i lë në errësira që nuk shohin.
2:18.   (Mbesin në errësirë) Të shurdhër, memecë dhe të verbër, andaj ata nuk kthehen (nga ajo rrugë e tyre e keqe).
2:19.   Ose (Shembulli i tyre është) si ndonjë shi i rreptë prej së larti me errësirë, me bubullimë e me vetëtimë, e prej frikës së vdekjes, nga rrufeja, ata i vejnë gishtat në veshët e tyre. Po All-llahu është rrethues i mosbesimtarëve (atij nuk mund t'i shpëtojë askush).
2:20.   Vetëtima gati ua merr të pamurit dhe, sa herë që ajo u bën dritë atyre, ata ecin në te, e kur u errësohet mbesin aty. E sikur të donte All-llahu, do t'ua merrte të dëgjuarit (me krismën e bubullimës) dhe të pamurit (me shkëndijën e vetëtimës). Vërtetë, All-llahu është i plotfuqishëm për çdo gjë.
2:21.   O njerëz, adhurojeni Zotin tuaj, i cili ju krijoi juve edhe ata që ishin para jush ashtu që të jeni të devotshëm (të shpëtuar).
2:22.   Ai, i cili për ju bëri tokën shtrat (vendbanim) e qiellin kulm, e prej qiellit ju lëshoi shi me të cilin ju siguroi lloje të frutave si ushqim për ju, pra mos i përshkruani All-llahut shokë, duke qenë se ju e dini (që Ai nuk ka shokë).
2:23.   E në qoftë se jeni në dyshim në atë që Ne ia shpallëm gradualisht robit tonë, atëherë silleni ju një kaptinë të ngjashme si ai (Kur'ani) dhe thirrni (për ndihmë) dëshmitarët tuaj (zotërat) pos All-llahut, nëse jeni të sinqertë (në thëniet tuaja se Kur'ani nuk është prej Zotit).
2:24.   E mos e paçit bërë (deri më tash), e as që do ta bëni kurrë (edhe në të ardhmen), atëherë ruajuni zjarrit, lëndë e të cilit janë njerëzit dhe gurët, që është i përgatitur për mosbesimtarët.
2:25.   E, përgëzoi ata që besuan dhe bënë vepra të mira se ata do të jenë në xhennete në të cilët rrjedhin lumenj. Sa herë që u jepet ndonjë ushqim nga frutat e tij, ata thonë: "Ky është që me te u ushqyem edhe më parë". Ngase, u sillet ushqim i ngjashëm (vetëm në formë, e jo edhe në shije). Aty do të kenë ata bashkëshorte të pastra dhe aty do të jenë përgjithmonë.
2:26.   All-llahu nuk ngurron që të marrë çfarëdo shembulli, qoftë mushkojë a diçka edhe më e imët se ajo. Për sa u përket atyre që besuan, ata e dinë se ai (shembull) është i vërtetë nga Zoti i tyre, ndërsa ata të cilët mohuan do të thonë: "ç'deshi All-llahu me këtë si shembull?" Ai me te humb shumë, e po me te udhëzon në rrugën e drejtë shumë, po me përjashtim të atyre që janë jashtë rrugës, Ai me te nuk humb tjetër.
2:27.   Ata që e thyejnë besën e dhënë All-llahut pasi që është lidhur ajo, dhe e këpusin atë që All-llahu ka urdhëruar të jetë e kapur, e edhe bëjnë shkatërrimë në tokë, të tillët janë ata të dështuarit.
2:28.   Si e mohoni All-llahun, e dihet se ju ishit të vdekur e Ai ju ngjalli, mandej ju bën të vdisni e pastaj ju ringjall, e mandej tek Ai do të ktheheni?
2:29.   Ai (All-llahu) është që për ju krijoi gjithçka që ka në tokë, pastaj vullnetin e vet ia drejtoi qiellit dhe i përsosi ata shtatë qiej. Ai është i Gjithëdijshmi për çdo gjë.


respekt te gjithëve  pafshim luj syun
E identifikuar

Glaserian

Shiko profilin
« Përgjigjja #101 më: 14-01-2005, 16:45:02 »
Citojeni

  NE   NUK  PO   BIEM   NDAKORT  ME PERENDITE   E  TOKES   GJITHSECILI   TERHEQ  NGA  I "VETTI "    


EDH TEOLOGET JANE AMA TE SHKATHET E SHFRYTEZOJNE TEORITE E ASHTAJNIT
DHE TE FISIKES NE DOBI TE LITURGJISE SE RYRE .


NE FILLIM KUR NUK NJIHESHIN LIGJET E FISIKES ZOTI ISHTE VETEM I TOKES.


TANI QE NJOHIM DHE LIGJET E FISIKES ZOTI ESHTE I KREJT UNIVERSIT??
E identifikuar

Sono un uomo;
nulla, che sia umano, mi Ú estraneo.
atman

Shiko profilin
« Përgjigjja #102 më: 14-01-2005, 17:29:18 »
Citojeni

.

« Ndryshimi i fundit: 17-03-2005, 10:17:37 nga atman » E identifikuar
Glaserian

Shiko profilin
« Përgjigjja #103 më: 14-01-2005, 18:17:07 »
Citojeni

unë fola ne linja te përgjithshme se nuk kam kohe te futem thelle dhe te analizoj çdo periudhe e çdo besim qe njeriu ka patur për fenë.

unë desha me thënë këtë .

rritja e teorive dhe besimi i tyre si liturgji me prova historike kanë ardhur ne perpjestim dhe ne porprozion te drejtë me zhvillimin e shkencava te tjera.
E identifikuar

Sono un uomo;
nulla, che sia umano, mi Ú estraneo.
sulltani
train hard fight dirty
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #104 më: 14-01-2005, 18:25:30 »
Citojeni

atman mos i mblidh te tera fetë ne një. vërtetë kisha ka djegur xhordani brunon ne turen e drruve, po myslynanet e asaj kohe e kanë ditur te gjithë qe toka rrutullohej. shumë vargje te kuranit flasin për këtë. po shumë gjëra athere mereshin kallup se nuk kishte shkencë qe te vertetoheshin. tani shumë shkencetar anglez e francez po perqafojne islamin pasi kanë aftësitë e duhuarate bëjnë një lidhje midis kuranit dhe shkences.shumë zbulime qe janë bërë tani ne shekullin tonë dhe atë qe kaloj gjendet e shkruar në kuran.
tani nuk kam kohe te shkruaj disa lidhje midis shkences dhe kuranit , kur te kem do ju sjell disa shkrime te tilla.
keep it real.
E identifikuar

Faqe: 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 ... 28   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |