Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 ... 28   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Ateistët..!  (E lexuar 19916 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
ibraim
...edhe mbarim ka...
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #75 më: 04-01-2005, 17:25:58 »
Citojeni

mbase nuk te janë drejtuar ty... e ke patjetër ti te me përgjigjesh...???

E identifikuar

INDRITI
Deputet.
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #76 më: 05-01-2005, 11:40:35 »
Citojeni

Përshëndetje te gjithëve!
Sa për mua ateizmi është te mohuarit pa argumenta te egzistences se Zotit.
Të vetequajturit ateiste mashtrojne vetveten kur mendojnë se teorite e tyre kanë baza shkencore.
Të besosh Zotin do të thotë të jesh me afër shkences dhe ta mohosh atë do të thotë të jesh me larg saj.
Pa dashur te lexoj tërë këto shkrime pasi nuk kam shumë kohe ne dispozicjon do të doja qe te hidhja ca poste qe janë argumenta te egzistences se Zotit.
E identifikuar

Ngeja është e zënë me pune.
INDRITI
Deputet.
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #77 më: 05-01-2005, 11:54:33 »
Citojeni

Thuhet se çdo gjë ka një shkak pra, ndertesa dëshmon se ka një ndertues, piktura dëshmon piktorin, gravura gravuesin... etj.
Po ashtu  pohoet se perpikmeria ne natyre dhe krijimi i çdo gjeje dëshmon ekzistencën e Krijuesit qe i thuhet Zot.
atëherë shtrohet pyetja se kush e krijoi këtë krijues?
A  është kjo llogjike qe një argument kundër jBesimtareve?

Pergjigjia"

I themi Pyetesit qe ;"Pyetja jote është e gabueshme - ne te nuk ka asnjë kontradite për pohimin tonë. Ti, së pari, e pranon Krijuesin e pastaj pyet kush e ka krijuar Atë, duke ia nënshtruar Krijuesin ligjeve te cilat dominojnë ne botën e krijesave. Kjo sofistika jote thuaj i ngjan kukullave te cilat levizin me ndihmën e zemberekut - spirales. Po qe se kundrohen (kurdisen)ne rrafshin e levizjes se tyre, pason se edhe njeriu, i cili i ka bërë, leviz sipas parimit te zemberekut. Sikur, me ndonjë rast, te ishte e mundur t'u thuhet kukullave se njeriu leviz me vetveten, do të pergjigjeshin se kjo është e pamundur, sepse ne botën e tyre çdo gjë leviz me ndihmën e zemberekut. Kështu edhe ti, i kufizuar dhe i zhytur ne botën vetjake ku çdo gjë qe ekziston, domosdo parashtron Krijuesin, nuk po arrin të kuptosh se Zoti ekziston vetvetiu.

Filozofi i njohur gjerman Emanuel Kanti ne vepren e tij Kritika e mendjes se pastër ka zhvilluar idenë se me mendje nuk mund te përfshihet e vërteta e pafund. Sipas natyres se saj, mendja i arrine vetëm partikularite ndërsa është e paaftë te kuptoje te ekzistuarit absolut siç është ekzistimi i Zotit. Ne e kuptojme Zotin me ndërgjegje  e jo me mendje . Deshira jonë për drejtësi është deshmi e ekzistimit te se drejtes, sikur qe është etja për ujë deshmi për ekzistimin e ujit.

Aristoteli shumë me herët ka shtruar një varg te tërë shkaqesh duke thënë: karrigia është nga druri, druri nga trungu, trungu nga fara, kurse fara është nga mbjellesi, qe në fund te tregoje se si numerimi i tillë i shkaqeve medoemos shpie tek shkaku i parë. Shkakun i cili nuk ka nevojë për shkak, levizesin i cili nuk ka nevojë për levizes, krijuesin i cili nuk ka nevojë për krijues, qe i përgjigjet te kuptuarit tonë te All-llahut xhel-le shanuhu.

Ibni Arebiu konsideron se ne pyetjen kush e krijoi Krijuesin aspak nuk duhet pergjigjur. Zoti e dëshmon ekzistimin dhe është jokorrekte me ekzistim te deshmohet Zoti. Drita e dëshmon ditën e jo e kundërta...

Zoti nuk ka nevojë për deshmi, sepse Ai çdo gjë e dëshmon. All-llahu shfaqet ne ligjet, rendin, bukurine dhe normat, ne gjethin e drurit, penden e palloit, krahun e flutures, eren e trendafilit, këngën e bilbilit, lidhshmerine e yjeve, ne simfonine e kozmosit. Sikur te thonim se e tërë kjo është krijuar rastesisht, do t'i perngjanim njeriut i cili konsideron se me vete hedhjen e shkronjave ne ajër, prej tyre mund te krijohet vargu ne te cilin do të gjenim një poezi te Shekspirit, do të thotë poezi pa poet.

Kur'ani na liron nga shkoqitjet e ketilla me një deshmi mjaft te qartë dhe te saktë:

"Thuaj: Ai All-llahu është Një! All-llahu është Ai qe çdo krijese i drejtohet (i mbeshtetet) për çdo nevojë. As s'ka lindur ke, as nuk është i lindur. Dhe Atij askush nuk i është i barabarte". (El-Ihlâs, 1-4).


E identifikuar

Ngeja është e zënë me pune.
INDRITI
Deputet.
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #78 më: 05-01-2005, 12:07:42 »
Citojeni

2-Ne toke dhe ne krijimin e njeriut ka argumenta te fuqise dhe egzistences se Zotit.

Ne kuran thuhet":Ne do ju ofriojme atyure argumentet tona ne horizonte dhe ne vetet e tyre derisa ta kuptojnë se ai është i vërtetë"

Pra Zoti na ka premtuar se do të jape argumenta për ekzistencën e tij ne horizonte po ashtu edhe ne vetet tona pra ne krijimin tonë.
Atehre le të shohim argumentet e shumta qe na ka dhënë ne horizonte, shiko sa me sa perpikmeri e precizitet e ka bërë krijimin Zoti i madherishem.

1-Argumentet ne Hapesire

Shkencetaret njoftuan se sikur shpejtësia e tokes te ishte më pak se njemije mila ne ore, dita do të zgjate 120 ore, dhe te lashtat do të zhdukeshin.
Sikur forca e fracitacionit te ishte me e vogël do të zhdukej oksigjeni, detrat do të shkonin ne pole, ndërsa ne do të fluturonim . Sikur kendi i tokes, i cili është 23°, te ndryshohej për një shkalle, nuk do të kishte fare stine te vitit, qendra e tokes do të shnderrohej ne shkretetire, ndërsa polet do të mbuloheshin përherë me debore.
Nëse e krahasojme p.sh. me Marsin, për te cilin disa menduan se ka jetë ne te, shkencetaret zbuluan se Marsi është larg nga dielli 142 milion mila dhe se temperatura gjatë ditës mezi arrin disa shkalle mbi zero, ndërsa naten arrine 70° nën zero. Ndërsa ne planetin tjetër – Jupiteri , ne te cilin temperatura gjatë nates është 130° nën zero jeta është e pamundur. Pra, All-llahu i madherishem, nënën Toke e bëri te përshtatshme me të gjitha kushtet optimale dhe fiziologjike për jetën e njeriut.
Kur'ani famemadh insiston ne udhëtim dhe vëzhgim, e nga këto te mësohet dhe te perfitohen njohurite, traditat dhe pervoja.

Lexojme me vëmendje versetet kuranore:

"Thuaj: Udhetoni nëpër toke dhe shikoni se si ishte perfundimi i kundershtareve!"(En Neml, 69)
"Thuaj:Udhetoni nëpër toke dhe shikoni se si filloi krijimi... (El Ankebute, 20)


Pra a nuk e vertetojne këto zbulime ne hapësirë ekzistencën e një krijuesi te ditur qe rregullon gjithçka?


E identifikuar

Ngeja është e zënë me pune.
INDRITI
Deputet.
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #79 më: 05-01-2005, 12:11:20 »
Citojeni

2-Argumentet ne krijimin e njeriut.

Ja disa te dhëna nga mjekesia për njeriun:
Zemra jonë është pompa me e perpikte ne botë. Për çdo 23 sekonda nëpër zemër kalojne 5 litra gjak. Për një ditë zemra shtie ne qarkullim 19 mijë litra gjak. Për 60 vjet qarkullojne 480 milione litra gjak. Kjo pompe tejet e përsosur me vetelevizes speciale peshon mesatarisht 230 grame te femrat, ndërsa 280 grame te meshkujt.
Gjaku qarkullon nëpër enet e gjakut 100 mijë kilometra për 23 sekonda. Kjo shpejtesi e qarkullimit te gjakut është 215 here me e madhe se shpejtësia e anijeve ne gjithesi.
Kjo mrekulli e Krijuesit te përsosur mund te shpjegohet ne mënyrë me madheshtore: për 11 sekonda, 25 miliarde kamione mbartes te ngarkuar me oksigjen dhe materie ushqyese te domos-doshme (rruzat e kuqe te gjakut) shkarkojne barren e tyre nëpër qeliza te uritura te kapilareve te gjakut.
Jeta e rruzave te kuqe zgjat 42 ditë, ndonëse ato me perballim mund te jetojne deri ne 127 ditë. Kjo do të thotë se gjaku ynë riperteriet për çdo 2 muaj, pra 200 miliarde rruza te kuqe te gjakut lindin dhe vdesin për çdo ditë. Për këtë All-llahu i Madherishem ne çdo kohe dhe ne çdo çdo çast na drejtohet me pyetje: "A nuk e shihni"?
Gjatë ecurise se frymemarrjes mbushen me oksigjen 400 milione zgavra ne mushkerite tona. Siperfaqja e zgavrave (kanaleve) është 150 m².
Diafragma, muskuli qe ndan zgavren e kraharorit nga ajo e barkut, është organi muskulor me veprues gjatë jetës se njeriut. Ky organ nuk pushon asnjëherë. Ky muskul tkurret (kontrahon) 11 mijë here ne ore, afro 264 mijë here gjatë ditës apo 670 milione here për 70 vjet jetë.
Truri ynë është kompjuteri me i përsosur ne botë. Ai perbehet prej 100 miliarde qelizash te perhimta, e barabarte me një fuqi te mbi 10 mijë programeve komjuterike ne veprim te perhershem . Siperfaqja e këtyre komjutereve është 250 mijë km² (sa gjysma e siperfaqes se Frances). Të shtojme edhe diçka: nevojiten pak dashuri dhe intimitet për te lindur krijesën e re, njeriun. Këtë nuk mund ta realizoje kurrë asnjë kompjuter.
Për çdo ditë shkenca zbulon gjëra të reja te njeriu. P.sh ne kohe te fundit biologet e Universitetit te Micigenit zbuluan ne lekure dhe ne floke te njeriut metale, siç janë: argjendi, plumbi, kallaji, zinku, hekuri, bakri dhe alumini.
Ciklonet dhe anticiklonet rrallehere kalojne shpejtesine 130 deri 140 km ne ore, kurse shpejtësia e ajrit qe del prej mushkerive nëpër kordhat zanore gjatë teshtitjes arrin shpjetesine 390 km ne ore.


Ka me vend për dyshim?
E identifikuar

Ngeja është e zënë me pune.
Seni Seviyorum
Lady

Shiko profilin
« Përgjigjja #80 më: 06-01-2005, 00:16:34 »
Citojeni

Sa për filozofine:

Nuk egziston një budallallek qe s'është thënë nga vete filozofet buzeqeshje


Për temën:

Ok Ne fillim ishte Adami e me pas erdhi Eva.  Ok pranojmë edhe këtë.

Tashi evoluziocioni i njeriut u be ndaj "Motër e vëlla".

Përse ne librat e shenjtë nuk lejohet një raport ne mes "vellait dhe motres", kur kjo është diçka naturale?
E identifikuar

Me thuaj te dua se po vuaj, jetën ti ma shuaj ne buzët e tua!

Love Lex!
Doni
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #81 më: 06-01-2005, 00:39:08 »
Citojeni


Shkenca i ka hedhur poshtëë teoritë e feve të Adamit dhe Evës sepse sipas feve Zoti ka krijuar Adamin dhe Evën, dhe gjithçka, para 6000 mijë vjetëve, kurse shkenca e ka vërtetuar se Toka është me miliarda vjetë e vjetër, jeta poashtu etj.
Pra, kjo teori nuk qëndron shkencërisht.

Unë mendoj se nuk është naturale raporti mes vëllait dhe motrës sepse po të kemi ndonjë lindje ajo do të dal me të meta. Ky raport nuk është lejuar shumë kohë para feve, pra nuk është zbulim i feve.


E identifikuar
INDRITI
Deputet.
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #82 më: 06-01-2005, 14:36:55 »
Citojeni

Sa për filozofine:

Nuk egziston një budallallek qe s'është thënë nga vete filozofet buzeqeshje


Për temën:

Ok Ne fillim ishte Adami e me pas erdhi Eva.  Ok pranojmë edhe këtë.

Tashi evoluziocioni i njeriut u be ndaj "Motër e vëlla".

Përse ne librat e shenjtë nuk lejohet një raport ne mes "vellait dhe motres", kur kjo është diçka naturale?

Jam me ty jo çdo gjë e thënë nga filozofet duhet te merret si pikembeshtetje.

Sa për raportin motër e vëlla.
Ka qenë ne mundësinë e Zotit qe te kRIJOJE JO VETEM NJE CIFT POR SHUME TE TJERE POR URTESIA E SAJ ESHTE QE TE GJITHE NJEREZIT TE JENE TE BARABARTE E TE RRIJEDHIN VETEM NJE NJE CIFT PASI ME PAS DO TE DILNIN ME SHUME ELEMENTE RACIZMI NGA CKA SOT.
kJO ESHTE NJE PJESE E URTESISE QE KUPTOJ UNE POR MUND TE KETE EDHE ME SHUME.
E identifikuar

Ngeja është e zënë me pune.
INDRITI
Deputet.
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #83 më: 06-01-2005, 14:40:41 »
Citojeni


Shkenca i ka hedhur poshtëë teoritë e feve të Adamit dhe Evës sepse sipas feve Zoti ka krijuar Adamin dhe Evën, dhe gjithçka, para 6000 mijë vjetëve, kurse shkenca e ka vërtetuar se Toka është me miliarda vjetë e vjetër, jeta poashtu etj.
Pra, kjo teori nuk qëndron shkencërisht.

Unë mendoj se nuk është naturale raporti mes vëllait dhe motrës sepse po të kemi ndonjë lindje ajo do të dal me të meta. Ky raport nuk është lejuar shumë kohë para feve, pra nuk është zbulim i feve.




Cila fe e ka thënë këtë?
Asnje fe me sa di unë nuk pretendon se toka është e vjetër 6000 vjet.
Nëse ke ndonjë varg nga librat e shenjtë edhe mund te na e sjellësh pasi ai kryen pune e jo thjeshtë hamendje.
Ciao
E identifikuar

Ngeja është e zënë me pune.
INDRITI
Deputet.
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #84 më: 06-01-2005, 14:49:54 »
Citojeni

Egzistencen e Zotit e verteton Baraspeshea madheshtore qe ekziston ne gjithesi

Çdo ditë paraqiten argumenta se tërë gjithesia është skene e një baraspeshe madheshtore te çdo gjeje dhe se çdo gjë ne mënyrë precize është parashikuar dhe se plotesiht ju janë  nënshtruar ligjesive .
Me fjale tjera, sikur rastesisht rruzulli tokesor te ishte me madhësi me te vogël se c'është, gravitacioni i tij do të ishte me i dobët, brezi ajror do të ndahej, zhdukej ne gjithesi, uji do të avullohej dhe shkrihej dhe Toka do të mbetej e shkrete sikur Hena, mbi te cilën nuk ka as ujë as ajër, as atmosfere dhe jeta do të ishte e pamundur.
E sikur Toka, me parashtrimin, të kishte qenë me madhësi me te madhe sesa ekziston, fuqia e saj e gravitacionit do të ishte me e madhe, levizja ne do të ishte me e rëndë, peshat tona trupore do të ishin disa here me te  mëdha dhe trupat aq te rëndë saqë nuk do të mund t'i bartnim.
Ose, për shembull, nëse Toka leviz rreth boshtit te vet me ngadalë, siç është rasti me Henen, dita do të zgjatte 14 ditë te tashmë e nata 14 net, e klima prej ngrohtesise vdekjeprurese gjatë dy javeve te para do të shnderrohej ne ftohtesi, te padurueshme gjatë dy javeve vijuese. Andaj jeta do të ishte e pamundur.
Diçka e ngjashme do të ishte sikur Toka nga orbita e vet te largohet dhe t'i afrohet Diellit, ose te largohet sikur është rasti me Jupiterin dhe Saturnin, do të na zhdukte ftohtesia.
Ose, ende me drastike se kjo: e dimë se Toka rrotullohet me pjerrtesi prej 33 shkallesh, për këtë i kemi periodat kohore te cilat shumicen e zones se Tokes e bëjnë produktive dhe te banueshme.
Sikur korja e tokes te ishte me e trashe do ta pinte oksigjenin dhe njerëzitë nuk do të mund t'i plotesonin nevojat e veta me këtë gas te cmueshem për frymemarrje.
Sikur detet te ishin me te thella se qe janë, teprica e ujit do ta pinte karbon-dioksidin dhe bimet nuk do ta kishin te mjaftueshem te jetojne dhe te marrin fryme.
Sikur mbeshtjellesi i ajrit rreth Tokes te ishte me i rrallë, meteoret, te cilët po bien në vend qe te tretën dhe zhduken ne depertimin e tyre nëpër mbeshtjellesin e dendur te ajrit do të na shkaterronin ne.
Sikur, me ndonjë rast, te rritet perqindja e oksigjenit ne ajër ne krahasim me te tashmen, perflakshmeria e tij do të ishte me e madhe dhe zjarret me te vogla te shnderroheshin ne eksplodime te tmerrshme.
Sikur, prapë, kjo perqindje e oksigjenit te zvogelohej, aktiviteti ynë do të bëhej i inertshem.
Sikur akulli të mos ishte me i lehtë se uji, nuk do të notonte mbi ujë dhe thellesite e detit nuk do të mund ta ruanin ngrohtesine dhe se nuk do të ishin te përshtatshme për jetën e peshqve dhe qenieve tjera te detit.  
Sikur të mos ekzistoje cadra e ozonit, e gozhduar ne atmosfere sipër Tokes, e cila i pengon rrezet ultravjollce qe me fuqite e pakufizuara te arrijnë ne Toke, këto rreze mbytese do të na zhduknin.
Nëse dëshirojmë ta bëjmë autopsi vete njeriun, edhe këtu do t'i gjejmë këto mrekulli dhe misterie te cilat tregojnë ne këtë baraspeshe precize matematikore: çdo qenie ne gjakun e vet zoteron perqindjen dhe sasine e natriumit, kaliumit, kalciumit, sheqerit holesterolit, albuminave.
Çdo spostim - ndrim i këtyre perpjesetimeve, qoftëse ka te beje edhe me sasite e vogla, do të thotë semundje. Nëse ky jonivelizim vazhdon, kjo do të thotë pleqeri dhe vdekje.
Organizmi i njeriut është i furnizuar me elemente, te cilat, ne ruajtjen e këtij ekuilibri gjatë tërë jetës, automatikisht dhe prej vetvetes veprojnë. Alkaloiditeti i gjakut i posedon rregullatoret e vet te cilët e ruajnë.
Acidi i urines, gjithashtu, i posedon rregullatoret e vet te cilët kujdesen për te. Temperatura permanente e trupit te njeriut prej 37 shkallesh ruhet me ndihmën e proceseve të ndryshme fiziologjike dhe kimike, te cilët temperaturen pandryshueshem dhe barabaresisht e mbajnë ne këtë nivel.
Rasti i tillë është me shtypjen e gjakut, me pezmatimin e muskujve dhe rektimen e zemrës. E njëjtë është edhe me aparaturen për thithje dhe tretje (metabolizmi), me aparaturen e kombustimit (djegies) ne furren e melcise se zeze, me sistemin e ekuilibrit nervor me te cilën rregullohen impulset për shqetësim dhe qetesim.
Ose procesi me te cilin hormonet dhe enzimet (fermentet) i rregullojnë me shpejt dhe me ngadalë proceset kimiko-biologjike.
Trupi i njeriut paraqet mrekulli artistike dhe teknike ne sferen e ligjeve te baraspeshes, rregullit dhe harmonise te cilën e njeh çdo mjek dhe te gjithë te cilët e kanë studiuar fiziologjine, anatomine dhe kiminë organike.
"... i cili çdo gjë e ka krijuar dhe çdo gjeje ligjesine ia ka dhënë!" (El-Furkan:2).
E identifikuar

Ngeja është e zënë me pune.
sulltani
train hard fight dirty
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #85 më: 11-01-2005, 20:19:58 »
Citojeni

te vetmen shpres qe ateistet kishin kundër fesë ishte hipoteza (po e quaj unë)e evolucionit. tani kjo hipotez është shkateruar nga vete shkenca.
E identifikuar

ÇAMËRIA
:Freedom-loving CHAMERIA
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #86 më: 11-01-2005, 21:45:34 »
Citojeni

te vetmen shpres qe ateistet kishin kundër fesë ishte hipoteza (po e quaj unë)e evolucionit. tani kjo hipotez është shkateruar nga vete shkenca.

Pse?
Mos do të thuash njeriu i prodhon qeniet e gjalla ne epruveta te laboratorit?
E identifikuar

TrojetBashkShqipe!
Të kenduarit bukur te gjuhës shqipes ka dy arsye:Ta duash me shpirt te ndihesh krenar për orgjinen tënde.Ta urresh si një rrogetar egoist i paskrrupullt.
Glaserian

Shiko profilin
« Përgjigjja #87 më: 12-01-2005, 11:15:38 »
Citojeni

Edhe ateismi është BESIM.

Raporti është i ndryshëm në lidhje me eksistenzen, çdo njeri ka një intimtet dhe një entitet te krijuar ne brendesi dhe ku i shfaqet ne të gjitha format si një rruzull drite, here si një hapsiree erret, duke krijuar kështu natyren e melankonise ne te njeten kohe dhe atë te skepticizmit ne një binom
ku e vërteta është vetëm një vijë e mesme.
 
E identifikuar

Sono un uomo;
nulla, che sia umano, mi Ú estraneo.
sulltani
train hard fight dirty
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #88 më: 12-01-2005, 19:02:00 »
Citojeni

Pse?
Mos do të thuash njeriu i prodhon qeniet e gjalla ne epruveta te laboratorit?
Citojeni

nuk ka bërë vaki qe njeriu ta bëj një gjë te tillë.

ku do me dal me këtë pyetje?
E identifikuar

ÇAMËRIA
:Freedom-loving CHAMERIA
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #89 më: 12-01-2005, 20:27:25 »
Citojeni

Pse?
Mos do të thuash njeriu i prodhon qeniet e gjalla ne epruveta te laboratorit?
Citojeni

nuk ka bërë vaki qe njeriu ta bëj një gjë te tillë.

ku do me dal me këtë pyetje?

 :o

E kam në lidhje me evolucionin qe ke permendurt ti .....thjesh ku e mbështet ti arsyen e kundervenies se asaj hipoteze......jam kurioze....
E identifikuar

TrojetBashkShqipe!
Të kenduarit bukur te gjuhës shqipes ka dy arsye:Ta duash me shpirt te ndihesh krenar për orgjinen tënde.Ta urresh si një rrogetar egoist i paskrrupullt.
Faqe: 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 ... 28   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |