Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 ... 28   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Ateistët..!  (E lexuar 20969 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
bebilogel
horroris vacqui
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #45 më: 28-08-2004, 19:16:02 »
Citojeni

përgjigje Atmanit
Unë mendoj,se e tërë kjo botë dhe kohe (qe nga fillimi i koherave) është thjesht një provë.
Unë nuk besoj verbërisht ne ndonjë fe.Kam lexuar shumë teori fesh të ndryshme,dhe ne baze te leximeve kam nxjerre dhe konkluzionet e mia vetiake reth krijimit dhe ekzistencës tonë.
Nuk mendoj se zoti ka nevojë te ushqehet me ndonjë lloj fryti,thjesht për faktin se ai është "frymor" dhe jo i fizikshëm.
Duhet kuptuar nga çdo njeri qe edeni dhe pemët,janë thjesht simbolet e përsosmërisë,por qe të fitosh përsosmërinë duhet te kalosh prova për të parë ne je i denjë.
"Ai"  ndoshta nuk ka nevojë te provoje aftësinë e tij ne artin e krijimit te përsosmërisë.Por sërish nuk arrij te kuptoj faktin:nëse vërtetë ai ka dyshime rreth aftësive te tij krijuese,pra se mos kish gabuar ne ndonjë yckel me qenien njerëzore,dhe ndaj e vuri (me tepër veten sesa njeriun) ne provë për të parë nëse ishte vërtetë i përsosur?
Pastaj mendoj,po mirë ndoshta ka dashur te provoje dashurinë e një qenieje,besimin e saj.Por një qenie e përsosur duhet te qe i shoqëruar nga këto virtyte.
A mos ndoshta ka dashur,apo me pas e ka pare me te arsyeshme qe njeriu të mos e gjeje përsosmërinë gati,por ta fitoje atë me anë te sprovave jetësore?
Ndoshta prandaj krijoi dhe frutin e "ndërgjegjës",dhe "gjarperin".Qe krijesa e tij e dashur te bënte një gabim dhe te kish një shkak për ta ndëshkuar pastaj.
Po si mund te mendohet te bjere ne gabim një krijim i përsosur?Apo nuk qe qenia njerëzore e përsosur,thjesht ambienti përreth qe i tillë,për ta bërë atë sa me te përsosur.
Dhe gjithnjë e me shumë çuditem.
Meqë Ai është largpamës dhe i di gjërat shumë kohe para se te ndodhin,Vërtetë ai nuk e dinte qe Engjelli i tij kryesor do të bëhej kryengritës (Satan),dhe me pas do të mashtronte edhe krijesën e tij tokësore?
Ndoshta ai i ka ditur këto,por do të mbetet gjithnjë mister "pseja".
Sepse vetëm një mendje e përsosur mund ta kuptoje "psene".
Dhe meqë deri me sot askush s'ka dalë i përsosur vervec Jesusit, ngushëllohuni djema,kur te vija dita,te tërë ne FERR e paskemi vendin perqeshje
E identifikuar
margarita

Shiko profilin
« Përgjigjja #46 më: 28-08-2004, 19:45:21 »
Citojeni

Përshëndetje  buzeqeshje

Desha te theksoj se mendimi i shprehur nga unë në lidhje me doktrinën nuk kishte si qëllim te cenonte ndokend. Qëllimi im ishte plotësisht dashamires. Njekohesisht nuk kam si qëllim as për te shprehur shkallen e dijeve te mia dhe as te mbroje ndonjë teze te cilën nuk e kam arsyetuar me pare pasi rrezikoj te behem fanatike e mbrojtjes se tezave. Me fjale te tjera të luftosh te mbrosh atë qe ke lexuar dhe dëgjuar d.m.th te mbrosh me fanatizëm mendimin e te tjerëve dhe jo tëndin. Pra nuk je autokton. 
Siç mund ta shihni nuk kam ndonjë qëllim qe te luftoj kur dikush me sulmon dhe kjo për arsyen e thjeshtë se unë arsyetoj. Njekohesisht desha te them se di të respektoj mendimin e te tjerëve edhe kur ai bie ndesh me timin. Shkurt e njoh etiken.

Në lidhje me atë qe unë kam shprehur mbi Ateizmin desha t'ju vijë ne ndihmë me argumentin se për shkak te zhvillimit tepër të madh qe ka pësuar mendja njerzore(krahasuar me kohën me pare)si pasoje e te arsyetuarit dhe zbulimeve shkencore ka ndryshuar dhe domethenia e shumë tezave, ose me mirë të themi qe janë bërë me elokuente. Por për te njohur këtë fenomen qe tashmë është i zakonshem duhet të jesh ne dijeni te te rejave qe ndodhin si dhe te maresh pjesë ne diskutimet e qarqeve filozofiko-shkencore te cilat perbehen nga profesore e pedagoge te nderuar dhe qe përfaqësojnë komunitete te vendeve të ndryshme te botës.

Në lidhje me te besuarit ne Zot ose jo, kjo është një qëndrim krejtësisht individual. Meqenëse kjo teme është hapur për ata qe nuk besojnë dhe duke qenë se unë nuk dua te kundershtoje ndokend ne të menduarit e tij po kufizohem thjeshtë te them diçka për ata te cilët janë të hapur.

Sistemi ynë funksionon ne baze te ligjesive te cilat nuk janë te vendosura nga ne se po të ishin ne do të kishim dijeni për to, pra nuk do të merreshim me to. Njekohesisht siç dhe mund ta keni kuptuar ne jemi një mikrokozmos qe tentojme te lidhemi me pjesen me te madhe te tij makrokozmosin, përderisa rendim për ta zbuluar atë.
Të gjitha këto flasin për krijim (duhet bërë dallimi midis gjerave te vogla dhe te medhajave).Se Cili mund te jetë Krijuesi i këtij Sistemi Ligjesish Superaktive secili mund te jap mendimin e tij.


Përsëri me dashuri ju përshëndes dhe mirupafshim  pafshim
« Ndryshimi i fundit: 28-08-2004, 21:41:48 nga margarita » E identifikuar
bebilogel
horroris vacqui
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #47 më: 28-08-2004, 20:19:48 »
Citojeni

kur e shpiku njeriu Zotin???????????
Zoti nuk është shpikur,Ai është një force vepruese dhe krejt e mistershme.Mos do të thuash kur i vume emrin Zot?
E di pse?
Sepse askush s'mund t'e mohoje qe ekziston një force rregullatore mes kaosit te perbotshem,një force e mistershme ekuilibruese,qe vepron edhe ne fizikun tonë,pavarësisht se ne,ne qelizen me te erret te trupit ia ndiejme prezencen,por kurrë nuk e kemi menduar të merremi me ekzistencën e saj.
Edhe një fëmijë jetim,te cilin e ka rritur babai dhe kurrë nuk e ka njuohur nënën,te cilit nuk i është folur kurrë për nënën,kur rrëzohet dhe vritet thotë" o nene".
Sepse nëna është aty,ne çdo qelize te trupit te tij,e pranishme ne formën me te çuditshme instiktive.Është krijuesja,frymedhenesja.Mund ta therrase mami,nën,mome,ije,por c'rëndësi ka emri?
Rendësi ka fakti qe ai ndjen thjesht atë,krijuesen............
Dhe kjo force e padukshme ekuilibruese mund te jetë natyra,ligjet e saj Akoma te pazbuluara teresisht prej mendjes sone te kufizuar njerëzore,por c'rëndësi ka nëse e thërrasim natyre,Zot,Perendi,Jave,Jehova,Allah.
E rëndësishme është qe ekziston kjo force dhe ne ia ndiejme pranine kudo,edhe pse s'kemi ndaluar te mendojmë ndonjëherë gjete për te.E rëndësishme është qe nuk qe person fizik i idealizuar (buda etj) me pas.Siç na u bekan te shenjtë Shenjtoret nga gjykimi i papersosur i logjikes njerëzore,qe nuk ka asnjë te drejtë te prodhoje shenjtore e festa sipas qejfit,thjesht sepse ata qe i prodhojune këta shenjtore për vete as qe bëhet fjale te jenë te shenjtë.
Mendje te zgjuara,qe e kanë kuptuar mirë thelbin e psikologjise se turmes,dhe nevojës se saj për heronj e lidera,u beson vetëm turma,në fund te fundit,ata thonë" për ju po munohna".
Vetëm se e kanë larguar shumë turmen nga Forca e vetme qe duhet te besojnë dhe te studijne: Krijimi i gjithesise,Natyra,Zoti,etj,e quajmë si t'na vijë për se mbari.
Bota është mbushur me shenjtore,për te përballuar grupimet e ndryshme turmore.
Kemi njerëz qe vdesin për një cike tregime dashurore.
Dhe na u shpiken nja 100 santa maria dashurie.
Njerez qe vdesin për çik trimëri.
dhe na janë shpikur nja 50 santa maria trimeresha,e nja 100 shenjtore trima
Pra është një kryemendje " një antiforce",se cilës njerëzitë dashje pa dashje_me mendimin e dëlirë se po besojnë ne Zot,i binden verbërisht,duke vepruar kështu ne mënyrë te pandergjegjshme kundër vullnetit te Zotit,apo natures,e cila njeh si force paresore vetëm vetveten  përderisa çdo gjë nuk pati ndihmën e "shenjtoreve" për tu krijuar.
Unë besoj ne teorine e evolucionit,për edhe Darvini vete,nuk e hedh poshte ekzistence e një force supreme,qe pavarësisht evolucionit,nuk e zbuloi ekzistencën e asaj berthame,qelize apo pjeseze jetësore,nga u evolua gjithshka.
Duhet se s'bën te këtë qenë ndonjë thermijez nga e cila ka evoluar jeta,dhe ajo thermijez ka patjetër një force krijuese,Natyre apo Zot,kjo force ekziston,dhe njeriu e ka te bartur brenda vetes përpara se te linde,te trashëguar nga bababi,gjyshi,dhjetagjyshi, tridhjetagjyshi, majmuni përkatës nga i cile është evoluar,dinosauri,zvarraniku,njeqelizori___dhe se fundmi nga ajo therrmijez qelize nga evoloi gjithshka
E identifikuar
atman

Shiko profilin
« Përgjigjja #48 më: 28-08-2004, 22:01:48 »
Citojeni

.
« Ndryshimi i fundit: 17-03-2005, 10:15:20 nga atman » E identifikuar
atman

Shiko profilin
« Përgjigjja #49 më: 28-08-2004, 22:20:31 »
Citojeni

.
« Ndryshimi i fundit: 17-03-2005, 10:15:50 nga atman » E identifikuar
margarita

Shiko profilin
« Përgjigjja #50 më: 28-08-2004, 22:22:29 »
Citojeni

Përshëndetje  buzeqeshje

Kjo çështje po tentohet te kthehet ne një konflikt personal, për te cilën më vjen keq por nuk jam e disponueshme. Me këtë dua te them se jeni mirë ne mendimin tuaj askush nuk u shqeteson, bejini yzmetin dhe mbetshi me shëndet.

Sikurse jam shprehur ne një nga bisedat e mesiperme kjo teme nuk përputhet me qëndrimin tim për pasoje më duhet te largohem nga kjo teme. Njekohesisht duke i kërkuar ndjesë ndonjerit qe mund te jetë shqetësuar nga prezenca ime, ju them te gjithëve mirupafshim.


Përshëndetje te sinqerta
« Ndryshimi i fundit: 28-08-2004, 22:24:25 nga margarita » E identifikuar
bebilogel
horroris vacqui
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #51 më: 29-08-2004, 19:45:10 »
Citojeni

hej Atman,
Me pëlqen fakti qe the se s'ka zjarr ne ferr.
Edhe unë ne fakt e kam menduar gjithmonë kështu.
Zjarri ndoshta është elementi torturues,i pendimit qe ndjek shpirtrat dhe s'i le të qete.
Nuk mendoj se një zot i mirë dhe i dashur,sado keq te jetë sjelle krijesa e tij,përveçse ta çoje ne ferr,ta denoje edhe me zjarr.
Ferri (hadesi),nuk është një vend i frikshem,ai është thjesht vendi i ligjshem i te vdekurve.
Dhe përderisa pas harmagedonit,bëhet fjale për shpirtra qe do të ringjallen dhe do shkojnë ne parajse,dhe te tjerë qe do të shkojnë ne ferr,mendimi im logjik është ky:Do te jetojne pra përjetësisht,vetëm ata qe do të gjykohen mirë.Të gjykuarit keq nuk do të jetojne përjetësisht,pra do të vdesin njëherë e mirë, (kuptohet,pasi t'u ringjallen shpirtrat për t'u gjykuar).
Pra ferri është thjesht vendi i te vdekurve,Vendi i te harruarve,vendi i atyre qe nuk meritojnë te jetojne me.S'ka zjarr,as demone..........
Sepse dhe demonet thuhet qe do vdesin njëherë e mirë,pra do të harrohet ekzistenca e se keqes.Dhe ashtu si zjarri qe shfaros çdo gjë,edhe ky vend do të shfarose(pra do të mbaje brenda tij përjetësisht)  faren e se keqes.
Pra zjarri nenkupton Harresen.
Atmano,nuk besoj se do doje qe te harrosheshe duke shkuar ne ferr perqeshje.
E identifikuar
atman

Shiko profilin
« Përgjigjja #52 më: 30-08-2004, 06:22:23 »
Citojeni

 perqeshje
« Ndryshimi i fundit: 17-03-2005, 10:16:18 nga atman » E identifikuar
bebilogel
horroris vacqui
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #53 më: 30-08-2004, 17:59:56 »
Citojeni

""Tani më thuaj, Ferri është vetëm vendi i te vdekurve, apo edhe i atyre qe NUK MERITOJNE TE JETOJNE ME?""
Mendoj se ata qe nuk do të meritojnë te jetojne me,janë pra te vdekurit e perjetshem.
Nuk bëhet fjale për te vdekurit e deritanishem,apo edhe te mëvonshëm.
Behet fjale për ditën e gjykimit,ku ne ferr do të lihen pra,ata qe s'do të meritojnë me te ringjallen,logjikisht ata qe do të ngelen pergjithmone te vdekur.
Sa për mekate lale "kush nga ju është pa mekate te gjuaje gurin e pare".
Avash o burr se na shenjterove  perqeshje,mos ndiq edhe ti udhën e fabrikuesve te shenjteve dhe hedhjes ne treg të tyre. :lalala.
Unë nuk besoj ne asnjë fe......
Besoj ne fenë e trurit tim,qe mban disa pozicione te caktuara ne këndvështrimin ndaj feve.
Besoj ne forcen krijuese qe ne mbartim mbrenda vetes,besoj ne atë qe ne s'u fanepsem,dhe ashtu siç ne krijojmë,edhe ne u krijuam.
Nga????????S'e di......dhe asnjë mendje sado e ndricuar s'e ka zbuluar akoma.
 Perqafim Pastaj mos kujto ti se s'do e themi një fjale te mirë për ty,atje te xhaxhi Zoti neve..........
 :-\ Hi hi hi,do mundohemi te korruptojme edhe atje lart...........
E identifikuar
Guevara
REZISTENCA
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #54 më: 01-09-2004, 15:53:25 »
Citojeni

ZOTI KA VDEKUR!
E identifikuar

S6T6N6
Diabolique
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #55 më: 15-09-2004, 00:55:32 »
Citojeni

Zoti!

Kjo qenie e frikshme e imagjinates te çdo kujt, here pas here shfaqet nëpërmjet nesh vetëm për te na friksuar. I fshehur nën petkun e se mirës, dashurisë, faljes, drejtesise, Zoti skeptik është vetëm marioneta e duhur ne duart e te ligjve. Shprehem kështu pasi ne emër te te njejtit Zot është derdhur gjak pafundesisht për shumë shekuj me rradhë, bota e verbuar nga monoteizmi ka ecur nën ritmet me te avashta, njerëzitë lindin dhe vdesin injorante duke predikuar atë qe nuk është në vend qe te bëjnë një pune te dobishme... Pra thelbi i se keqes për shumë kohe ka qenë vetëm Zoti.

Për ateistet është me e lehtë te shohin ne mënyrë racionale, mendoj se është momenti i tyre. Koha e Zotit ka mbaruar, ka ardhur çasti te mendojmë se me çfarë duhet zëvendësuar ai...
E identifikuar

Si Deus pro nobis, quis contra nos???
Glaserian

Shiko profilin
« Përgjigjja #56 më: 16-09-2004, 09:09:37 »
Citojeni

po ta marrim holle dhe te fusim gjithçka ne laboratrin e mendjes dhe ti analizojme gjërat duke arritur ne një shkalle qe kalon kohën lindjen dhe

shkon përtej do të vërejmë se gjithçka është e lidhur si hallke si rjedhoje dhe ti bie shkurt . ateismi është një lloj besimi i lidhur me çdo besim tjetër qe ne

 kemi ne intimitetin tonë d.m.th. është i lidhur dhe me besimin e zotiti prandaj nuk mund te ndahen edhe pse ndoshta e kanë bërë thjeshtë për motive liturgjike.

Përshëndetje .
E identifikuar

Sono un uomo;
nulla, che sia umano, mi Ú estraneo.
sulltani
train hard fight dirty
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #57 më: 03-11-2004, 19:27:03 »
Citojeni

unë jam i bindur se njeriu nuk lind me besimin tek zoti por e fiton atë gjatë jetës.
mjafton te vesh re një gjë. si ka mundësi qe te gjithë njerëzitë e një krahine kenë te gjithë te njëjtën ide rreth zotit një një kohe kur asnjë prej tyre nuk e ka pare.
pra kjo është shenjë e qartë se mendimi qe zoti egziston i ngulitet femijes qe ne ditet e para te jetës nga ata qe ka përreth.
pasta unë mendoj se një njeri nuk mund te zgjedhi, te besoj apo jo.
për mua kjo është një gjë qe te ngulitet ne tru gjatë gjithë jetës dhe kur vjen momenti qe rritesh dhe fillon e mendon nëse je besimtar apo jo, nuk ka nevojë për zgjedhje sepse je i sigurt për atë qe je.



o nirloo me duket se nuk je i qart.
besim do të thotë qe të besosh diçka qe nuk e ke pare.
n.q.s. e shef diçka atëherë nuk ka vend për besim sepse ti e di se e ke pare.
ky është dhe besimi ne zot.
pastaj unë mund te them se era nuk ekziston, rryma nuk ekziston këto te dyja ne nuk i shofim.
E identifikuar

sulltani
train hard fight dirty
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #58 më: 03-11-2004, 19:30:10 »
Citojeni

një pyetje kisha unë për ateistet.
si ka mundësi qe materja , e cila nuk ka llogjik,nuk është e gjallë,nuk ka ndjenja te krijoje qenje njerëzore te cilat kanë llogjik ,ndjenja,dhe janë te gjalla?
E identifikuar

ÇAMËRIA
:Freedom-loving CHAMERIA
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #59 më: 03-11-2004, 19:51:49 »
Citojeni

Petku i predikuesve te zellshem te zotit deri me sot u vjen era gjak dhe krim....
« Ndryshimi i fundit: 03-11-2004, 20:19:29 nga dallandyshe » E identifikuar

TrojetBashkShqipe!
Të kenduarit bukur te gjuhës shqipes ka dy arsye:Ta duash me shpirt te ndihesh krenar për orgjinen tënde.Ta urresh si një rrogetar egoist i paskrrupullt.
Faqe: 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 ... 28   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |