Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: 1 ... 21 22 23 24 25 [26] 27 28   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Ateistët..!  (E lexuar 20506 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Iconoclast

Shiko profilin
« Përgjigjja #375 më: 07-08-2005, 03:04:14 »
Citojeni

Zoti është Ai, emri i te cilit nuk shkruhet me thonjeza.

Artani është ai emri i te cilit nuk shkruhet me thonjeza.


E keqja nuk mundet te jetë e arsyeshme  për arsyen e shendosh sepse arsyeja e shendosh nuk e pranon te arsyeshme te keqen. Ju nuk mund te dini a jeni te mirë e as a jeni te keqinje sepse ju nuk e dini dhe nuk mund ta dini (ne situaten qe jeni) se çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe.

Ne çfarë situate jemi "ne" qe nuk mund te dimë, ndërsa "ju" paskeni shijuar diturine e vërtetë nga biberoni i dijës absolute? Mos keni mbaruar gjë për psikologji nderekranore intervirtuale nëpërmjet interneti?


PO a besoni ju zotri ne atë qe keni shkruar se e keni mirë te shkruare apo keq , a besoni ne vete veten nëse po tregona jo shum filozofi po trego se i beson vetes  dhe nuk i beson askujtë, atëherë me cilin do të jesh shok nëse askujtë nuk i beson kushe do të jetë ajo shtaze qe do të shoqrohet me ju , asnjera përveç asaj qe nuk beson dhe asaje qe nuk e din çka është besimi me nderime ne njeriun qe beson wallteri.

Sa vjeç je?


Qe t'i biem shkurt këtij muhabeti, c'është "zoti"?
E identifikuar
gysi
Rumiu
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #376 më: 08-08-2005, 19:07:33 »
Citojeni

A i përgjigjesh vete Iconoclast"

C'fare është për ty?
E identifikuar

Me i dituri është ai qe nuk di asgjë
Sokrati

www.vizion-islam.com
www.erasmusi.org
nobody
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #377 më: 16-08-2005, 17:19:05 »
Citojeni

për mua njeriu e ka shpikur zotin ne një periudhe kur nuk kishte njohuri te mjaftueshme për te shpjeguar shumë gjëra qe ndodhnin ne jetën e përditshme.
pastaj me kalimin e kohës janë rritur legjendat dhe historite përreth sa janë bërë te besueshme.

por gjithesesi unë mendoj se për njeriun është po aq e lehtë të jesh ateist sa të jesh besimtar.    se fundja te dyja janë besime, asnjera nuk ka një baze ku te mbeshtetet.

pastaj kam një pyetje për ju.
ke quani ateist ju?
Njerëzit e kohës sonë,çdo ditë e më tepër,në botën më shumë të zhvilluar kuptohet,po deklarohen ateistë e agnostikër.kjo vjen sepse zhvillimi i teknikës dhe komunikimit me diturinë dhe zbulimet botërore është bërë zgjatje sekondash e jo shekujsh.Fetë kanë çdo ditë e më pak anëtarë  financues të tyre.Ato bile po detyrohen më shumë se më parë të investojnë në krijimin e kuadrave të reja dhe kushteve tërheqëse mashtruese (kuptohet)për fëmijët dhe të rinjët,duke çfrytzuar dhe shpikur por edhe financuar vështirësitë dhe krizat    që luajnë rol të madh në bindjen e anëtarëve të rinj për t`u anëtarësuar në një fe!Mësimi fetar nëpër shkolla është një shembull tipik për këte,sepse fëmijët shkojnë aty me urdhër e jo me vetedije!Infrastruktura fetare në tërë botën është më e shtrenjta,duhet kapital i madh për të paguar predikuesit,ndërtuar dhe mirëmbajtur objektet,investuar në "ushtarët" e rinj,politikën Botërore,luftat,"humanitetin" etj...
E krijoi njeriun Zoti apo Zotin njeriu???
Unë them se Njeriu është pjesë e Natyrës dhe jo vezë e saj,është në të njëjtën kohë  Natyrë,Zot dhe njeri së bashku...
Ateizëm për mua është mos besimi në Zotin në formën e përsonit por njohja për Zot(përëndi,Krijues) Egzistueshmërinë pjesë e së cilës jam edhe unë dhe çdo gjë që ekziston dhe nuk ekziston(meqë askush nuk di çka ekziston e çka jo në përgjithësi)
E identifikuar

S`është i varfër ai që s`është i pasur,por ai që vrapon pas vlerave,pasurisë apo gënjeshtrave të huaja
valmi
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #378 më: 23-08-2005, 07:32:52 »
Citojeni

Secili e gjen vete rrugën e tij po pyetja a ekziston zoti merr përgjigje me këtë llogjike te thjeshtë
1-zoti krijoi gjithesine
2-zoti ekziston jasht gjithesise
3-atëherë ekziston dhe një zot i zotit qe e krijoi atë
4-po të vazhdojme kështu shkojme deri tek diskutimi i castit fillestar njësoj si me big bang

ZOTIN E KRIJOI DHE E MBAN GJALLE INJORANCA E NJEREZVE DHE NEVOJA E FRIKES
"EDHE NESE NUK EKZISTON ZOTI ATEHERE DUHET SHPIKUR NJE" DIDERO
E identifikuar

vae victis
ibraim
...edhe mbarim ka...
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #379 më: 26-08-2005, 06:32:05 »
Citojeni

Secili e gjen vete rrugën e tij po pyetja a ekziston zoti merr përgjigje me këtë llogjike te thjeshtë

kështu mund të mendosh ti apo jo...



1-zoti krijoi gjithesine

Është e saktë (gjithesine qe unë dhe ti fare pak dijmë e fare nuk dijmë për te

2-zoti ekziston jasht gjithesise

mbase po, atëherë është jasht fuqise tënde (dhe times) për te kuptuar se si është krijuar


3-atëherë ekziston dhe një zot i zotit qe e krijoi atë

s'ka nevoj te vazhdojme teposht

respekt
E identifikuar

gysi
Rumiu
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #380 më: 02-09-2005, 13:10:05 »
Citojeni

2-zoti ekziston jasht gjithesise
3-atëherë ekziston dhe një zot i zotit qe e krijoi atë

Nuk e kuptoj me çfarë ligjesie te arsyetimit kalon rrjedhimishn nga pohimi numer dy ne pohimin numer tre. Ne qoftë se Zoti ekziston jashtë gjithesie, përse u dashka qe një Zot tjetër t'a krijoje.

1-zoti krijoi gjithesine
3-atëherë ekziston dhe një zot i zotit qe e krijoi atë

Ne qoftë se Zoti krijoi gjithesine, atëherë nuk mund te këtë qenie qe te mund ta krijoje Atë, pasi gjithçka tjetër hyn tek kjo gjithesia qe ka krijuar Zoti. Kështu qe nuk ka kuptim qe krijesa te këtë krijuar Krijuesin.


Ndërsa shprehja e Dideroit, nuk do të thotë se Zotin e ka krijuar  mendja e njeriut si pasoje e nevojës për friken, por me atë shprehje Dideroi (ne fakt me sa di unë e ka thënë Volteri) ka dashur te shprehe se sa i nevojshem është për njerezimin besimin tek Zoti. Por pikërisht prandaj bota ecën mbrapsht, pasi shumë njerëz nuk arrijnë te kuptojnë as fjali fare te thjeshta dhe i marrin ato anapulla.  luj syun
E identifikuar

Me i dituri është ai qe nuk di asgjë
Sokrati

www.vizion-islam.com
www.erasmusi.org
kart hadasht


Shiko profilin
« Përgjigjja #381 më: 03-09-2005, 14:39:44 »
Citojeni

Zoti ekziston jashtë hapesires dhe kohës. Nëse arrihet te konceptohet kjo gjë, atëherë është e lehtë te kuptohet ekzistenca e Zotit. Zoti është ai qe i dha nismën Big Bang-ut.
E identifikuar
nobody
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #382 më: 03-09-2005, 15:07:25 »
Citojeni

Zot ,sipas meje quhet jeta,egzistueshmëria,natyra dhe çdo gjë që ekziston dhe nuk ekziston(për ne).Edhe unë dhe çdo gjë që ekziston është pjesë e këtij+kësaj Zoti-zonjë=ekzistueshmërie!Zoti=materia=natyra=universi=ekzistueshmëria=jeta = 1.
E identifikuar

S`është i varfër ai që s`është i pasur,por ai që vrapon pas vlerave,pasurisë apo gënjeshtrave të huaja
Iconoclast

Shiko profilin
« Përgjigjja #383 më: 05-09-2005, 00:10:02 »
Citojeni

Cituar nga: nobody
Zot ,sipas meje quhet jeta,egzistueshmëria,natyra dhe çdo gjë që ekziston dhe nuk ekziston(për ne).Edhe unë dhe çdo gjë që ekziston është pjesë e këtij+kësaj Zoti-zonjë=ekzistueshmërie!Zoti=materia=natyra=universi=ekzistueshmëria=jeta = 1.

Ne shqip ne kësaj i themi gjithesi, jo zot! Tërësia e gjithckaje qe ekziston quhet gjithesi.


Cituar nga: albanian forum
Zoti ekziston jashtë hapesires dhe kohës.

ç'është zoti?


p.s.. ç'do të thotë "jashtë hapesires"? Vete fjala "jashtë" është hapesinore, shpreh hapësirë. "Jashte hapesires"... hm... s'ka kuptim!
E identifikuar
gysi
Rumiu
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #384 më: 05-09-2005, 20:20:58 »
Citojeni

Citojeni
Zoti ekziston jashtë hapesires dhe kohës.
-------------------------------------------
ç'është zoti?

p.s.. ç'do të thotë "jashtë hapesires"? Vete fjala "jashtë" është hapesinore, shpreh hapësirë. "Jashte hapesires"... hm... s'ka kuptim!


Besoj se nuk ia vlen t'i pergjigjemi pyetjes tënde se c'është Zoti. Po të fillonim te gerriceshim ne këtë mënyrë, edhe ne mund te filloja te shtroja pyetjen lidhur me pohimin tënd për gjithesine se "c'është gjithesia?". Por kjo nuk do të na conte asgjekundi.

Për sa i përket hapesires është normale qe fjala "jashtë hapesires" te jetë hapesinore, pasi këtë pohim e bëjmë ne qe jemi "brenda hapesires". Pra pohimi "jashtë hapesires" bëhet nga brenda hapesires. Kështu qe vërtetë do të perbeje një koncept hapesinor, pasi bëhet nga subjekte qe ndodhen te pushtuar nga përmasat hapesinore dhe kohore dhe nuk dalin dot vete jashtë tyre.
Logjika është brenda dimensioneve te hapesires dhe kohës, por është e aftë te kuptoje qe këto dimensione janë te fundme, pikërisht jashtë këtyre dimensioneve fillon bota irracionale, e cila preket nga racioja, arsyeja jonë pavarësisht se nuk kuptohet plotësisht.

Problemi ne logjiken tënde është se kërkon logjike dhe racionalitet jashtë logjikes, ne iracionalitet.
E identifikuar

Me i dituri është ai qe nuk di asgjë
Sokrati

www.vizion-islam.com
www.erasmusi.org
gysi
Rumiu
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #385 më: 05-09-2005, 20:32:21 »
Citojeni

Edhe një problem tjetër.
Puna është se kur thuhet "jashtë" ti e kupton gjuhesisht si një vendndodhje. Kur thuhet jashtë hapesires do të thotë edhe jashtë vendndodhjeve. Pra nuk ka vendndodhje. Ne këtë rast, fjala "jashtë" nuk percakton hapësirën se ku ndodhet objekti, por mosekzistencen ne këtë hapësirë qe po flasim. Pra konkretisht fjala "jashtë" thjesht mohon ekzistencën e Zotit brenda hapesires, por kjo nuk do të thotë se bëhet fjale për një hapësirë tjetër jashtë kësaj hapësirë, ku gjendet Zoti.
Puna është se përsëri njeriu nuk mendon dot asgjë jashtë hapesires. Hapesira është kategori e të menduarit, dhe e kushtezon mendimin tonë. ne këtë mënyrë ne nuk i mendojmë dot as kufinjte e hapesires. Gjithmonë do të mund t'i shtynim këto kufinj edhe nëse i marrim me mend. Gjithmonë do të mund te shtrohej pyetja: "po me tej çfarë ka"?
E identifikuar

Me i dituri është ai qe nuk di asgjë
Sokrati

www.vizion-islam.com
www.erasmusi.org
olsion
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #386 më: 10-01-2006, 14:13:14 »
Citojeni

hello

"me tej" nuk ka asgjë...

E ka rrethuar zoti me gardh dhe nuk le njeri te hyjë. Ose e ka ruajtur për besimtaret kur te vdesin.
Puna është kush do ta mbjelle atë lendinen private te zotit?
... se këta besimtaret vetëm të merren me llafe dinë.

 inati
E identifikuar

Change alone is eternal, perpetual, immortal. - ARTHUR SCHOPENHAUER
Syrgjyn
Gjallë
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #387 më: 10-01-2006, 14:38:45 »
Citojeni

Zot ,sipas meje quhet jeta,egzistueshmëria,natyra dhe çdo gjë që ekziston dhe nuk ekziston(për ne).Edhe unë dhe çdo gjë që ekziston është pjesë e këtij+kësaj Zoti-zonjë=ekzistueshmërie!Zoti=materia=natyra=universi=ekzistueshmëria=jeta = 1.

Jo çdo gjë është materie (lëndë). Disa gjëra (drita për shembull) kanë natyrë valore.
E identifikuar

Përgjigjia nuk mund të gjendet
në të të tjerëve shkrime
a në fjalët e një mendjeje të mësuar
Nga një botë e shtrenjtë kujtimesh
e gjejmë veten të rrethuar
gjinkrasniqi

Shiko profilin
« Përgjigjja #388 më: 15-01-2006, 10:04:34 »
Citojeni

..dhe problemi vazhdon gjerë ne pafundesi  
kjo gjë sa e neveritshme dhe e kotë.

p.s. O SHPIRTI IM MOS ENDERRO PER JETEN E PERJETSHME, POR SHTERO FUSHEN E SE MUNDSHMES
« Ndryshimi i fundit: 28-01-2006, 08:46:59 nga BESIM » E identifikuar
bartsimpson
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #389 më: 19-05-2006, 14:58:38 »
Citojeni

Shiko unë unë nuk i lexova shumë komentet e bëra me përpara po thjesht po jap një mendimin tim.Unë flas gjithmonë për vendin tim e më pak fjle pa shpjeguar histori dhe pa fyer askënd këtu them qe shqiperia dhe me saktë brezi qe kanë 45 vjeç e sipër duhet te ishin ateiste.Pse e them këtë:sepse sistemi i enverit ishte i tillë pa fe.Po kjo nuk do të thotë se ata me ardhjen e demokracise të mos besonin.Unë jam ateiste për zgjedhje personale.Besoj tek forcat dhe kapaciteti im për te zgjidhur problemet dhe kaq.Ata qe besojnë ne zot i falen atij dhe zbatojne rregullat qe ka feja qe besojnë d.m.th. çdo gjë e shikon në lidhje me fenë.P.sh. shumica e muslimaneve nuk hane mishin e derrit d.m.th. bëjnë sakrifica qe unë dhe shumë ateiste nuk kemi.E them edhe një here kjo nuk do të thotë të mos besosh vetëm se çdo njeri vendos ne jetë dhe bën zgjedhjet qe i pëlqejnë pa problem.Kto janë thjesh opinione të ndryshme mbi një fushe.
E identifikuar
Faqe: 1 ... 21 22 23 24 25 [26] 27 28   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |