Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: 1 2 [3] 4 5 6 7 8 ... 28   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Ateistët..!  (E lexuar 20507 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
atman

Shiko profilin
« Përgjigjja #30 më: 16-08-2004, 16:31:22 »
Citojeni

.
« Ndryshimi i fundit: 17-03-2005, 10:13:36 nga atman » E identifikuar
nirloo

Shiko profilin
« Përgjigjja #31 më: 16-08-2004, 16:41:13 »
Citojeni

je ti atëherë qe nuk me paske kuptuar!!!
kur thashë se pse duhet ti besojme kishave apo xhamive nuk e kisha fjalën për mua, se unë as qe e mendoj një gjë te tillë, por e lisha llafin për ata qe besojnë.
si ka mundësi qe mendimi qe ka një njeri për zotin te jetë egzaktesisht ai qe ka kisha apo xhamia, pra kjo do të thotë qe njeriu nuk e krijon vete idenë por i është preòuar nga kisha nëpërmjet njerëzve te tjerë qe ka përreth.

gjithesesi unë jam i bindur qe as ti as unë nuk do ndryshojmë ndonjëherë mendje  kështuqë është e kotë te diskutojmë.
e them si për bindje ashtu edhe për eksperiencë.
E identifikuar
SmiLey
TNT 4 the BraiN


Shiko profilin
« Përgjigjja #32 më: 16-08-2004, 18:38:10 »
Citojeni

Mendoj se është e panevojshme njekohsisht jo e drejtë për përdorimin e një 'fyerje' te tillë.
Ju uroj, diskutim te mbarë.
E identifikuar

"To love is to admire with the heart;
to admire is to love with the mind." ~ Theophile Gantier
nirloo

Shiko profilin
« Përgjigjja #33 më: 16-08-2004, 18:42:01 »
Citojeni

me fal nuk e kuptova këtë te fundit isha unë qe të ofendova???
E identifikuar
SmiLey
TNT 4 the BraiN


Shiko profilin
« Përgjigjja #34 më: 17-08-2004, 08:58:41 »
Citojeni

....nuk perben me rëndësi!
E identifikuar

"To love is to admire with the heart;
to admire is to love with the mind." ~ Theophile Gantier
nirloo

Shiko profilin
« Përgjigjja #35 më: 17-08-2004, 10:24:49 »
Citojeni

ja kalofsh mirë atëherë, s'di ça te them tjetër!!!
E identifikuar
gysi
Rumiu
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #36 më: 22-08-2004, 19:51:33 »
Citojeni

Po përpiqem t’i përgjigjem pyetjes se Atmanit e cila është një pyetje mjaft interesante.
Mendimi qe besimi tek Zoti na vjen qe nga lindja qeshte një ide mjaft e lashtë. Ne kulturën islamike ajo njihet si â€Å“fitrah”, thënë ndryshe, natyrshmëria e te besuarit, me te cilën lind njeriu. Ndikimet e njerëzve përreth dhe e pikepamjeve me te cialt njeriu njihet me vonë janë proces qe vetëm e ndryshojnë, devijojnë apo edhe e mbështesin natyrshmërinë e te besuarit. Ne këtë kuader perpjekja e fesë është qe te ruaje këtë natyrshmëri ne shpirtin dhe mendjen e njeriut. Po kështu me sa di unë edhe ne kulturat judeo-kristiane ekziston diçka e tillë, dhe është normale pasi te treja këto fe kanë te njëjtin burim, ndaj dhe kanë mjaft ngjashmëri ne pikëpamjet e tyre. Majde këtë ide e hasim edhe ne kulturat e hinduse dhe budiste, te perfshira ne besimin e rimisherimeve.

Është mjaft interesante te shihet se si ka parakaluar kjo pikëpamje pergjate gjithë historisë se mendimit filozofik. Kështu te Platoni kemi pikëpamjen e njohur te reminishences tek mendja e njeriut si pasoje e kontaktit qe shpirti i njeriut ka pasur me â€Å“botën e ideve” përpara lindjes. Për Platonin intelekti njerezor është prodhim i marredhenieve te shpirtit me â€Å“botën e ideve”, te cilat mekojne mendjen e njeriut me ide dhe besime te cilat përpiqen te shpjegojnë realitetin. Dhe Platoni përpiqet ta vertetoje këtë. Ai merr një shembull: një skllav p.sh., megjithëse nuk ka bërë aspak shkolle, mund te zgjidhe probleme te thjeshta matematike dhe logjike. Madje po të ngacmohet me pyetje të ndryshme ai mund te zgjidhe edhe problema edhe me te komplikuara. Kjo dëshmon se tek ai janë te ngulitura idetë, megjithëse tek ai nuk janë ushtruar si duhet për t’u nxjerre ne pah. Këto ide te Platonit vijnë qe nga mesimet e Sokratit. Sipas Sokratit njeriu e mbart ne vetvete idenë e se vërtetës. Ai e ka te ngulitur ne mendjen e tij. Pra mendja e njeriut është potencialisht e aftë te shkoje tek e vërteta, vetëm se ajo nuk është ushtruar për t’a gjetur atë dhe është ngaterruar ne pikëpamjet e ndryshme te gabuara qe ka hasur ne jetë. Për këtë Sokrati thoshte se duhet një mësues qe t’a orientoje njeriun për tek e vërteta, dhe ai thoshte se roli i tij si filozof ishte pikërisht ky. Sokrati thoshte se kishte një zanat me nënën e tij qe ishte mami. Mamia ndihmon njerëzitë qe te lindin, ndërsa filozofi ndihmon qe e vërteta te lind ne shpirtin e njeriut. Pra e vërteta gjendet e ngulitur ne shpirtin e njeriut dhe ky mësues duhet vetëm qe t’u shkunde njerëzve pluhurin e harreses qe ua fsheh atë ne thellesi te mendjes dhe shpirtit.

Po kështu edhe Kanti, kur diskuton lidhur me provat e besimit tek Zoti, te parashtruara nga Thoma d’Akuini, thotë se këto prova nuk do të mund te pranoheshin nga mendja e njeriut sikur ideja e Zotit të mos ishte ngulitur ne mendje qe me lindjen e tij. Ai pohon se besimi tek Zoti është forma e natyrshme e të menduarit te njeriut. Pra mendja e tij është krijuar ne atë mënyrë qe te pranoje Zotin. Ne ket aspekt si dhe mjaft te tjera Kanti shfaq ndikimin e tij nga filozofite islamike, prej te cilave ai ka vjele shumë. Ai ka vjele shumë prej Gazalit (filozof i madh arab i shek XI) i cili i kushton një vend te veçantë natyrshmërisë te te besuarit. Ne një libër te tij Gazaliu shprehet se janë pesë shqisat ato qe na japin informacionin mbi botën dhe qe shpesh infrmacioni i tyre na bën ti largohemi natyrshmërisë sone te brendshme. Ne fakt idetë tona nuk janë gjë tjetër vetëm se mënyra se si natyrshmëria jonë e brendshme e te besuarit i perqaset informacionit qe vjen nga shqisat, si dhe mënyra se si ky informacion ndikon mbi këtë natyshmeri te ngulitur strukturen e mendjes njerëzore. Pra është kjo strukture qe e perkthen sipas gjuhës se saj këtë informacion shqisor, si dhe nga ana tjetër është ky informacion qe e ndryshon, apo edhe e mbështet këtë strukture. Ne njëfarë mënyrë kjo është edhe një zgjidhje e problemit te empirizmit dhe racionalizmit, si dhe një vendosje e një ekuilibri ndermjet tyre, gjë për te cilën është shquar Kanti ne perëndim.

Perevec kësaj ka mjaft argumenta te tjera qe mbështesin natyrshmërinë e besimit te ardhur qe nga lindja. Një prej tyre është edhe ajo qe shkolla filozofike tradicionaliste (qe mua me tërheq jashtë masë) e konsideron si perputhja e themelit konceptual te të gjitha qyteterimeve dhe kulturave tradicionale. Fakti qe ne të gjitha qyteterimet dhe kulturat tradicionale, duke filluar qe nga ato te lindjes se largët si kulturat budiste dhe hinduse, ne kulturat islamike, ne kulturat zjarrputise (te Persisë se vjetër), ne kulturën judaike, kristiane e deri tek kulturat e mjaft fiseve primitive te vona dhe te hershme, ka një ngjashmëri te habitshme te strukturës se të menduarit si dhe te pikepamjeve themelore universale. Pra baza, themeli i te gjykuarit, mënyrat e strukturimit te jetës, gjë qe dëshmon për mënyrën se si këta njerëz e kanë pare dhe njohur botën, janë shumë te peraferta. Dhe kjo dëshmon për natyrshmërinë e të menduarit tek njeriu e cila është kudo e perbashket, pavarësisht ngjyrimeve qe marrin sipas veçantisë kulturore ku aplikohen. Pra njeriu ka një strukture mendore te percaktuar se si funksionon, dhe kjo është ajo qe përmbledh te vërtetën ne mënyrën e të menduarit te tij. Dhe besimi tek Zoti është ne qendër dhe ne themel te kësaj strukture.
E identifikuar

Me i dituri është ai qe nuk di asgjë
Sokrati

www.vizion-islam.com
www.erasmusi.org
S6T6N6
Diabolique
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #37 më: 23-08-2004, 01:55:13 »
Citojeni

Vetëm me tre fjalët e fundit kuptova se cili gys je zgerdhihet Ai qe shpenzon aftësitë e tije ne funksion te një asgjëje siç është dhe Zoti.
E identifikuar

Si Deus pro nobis, quis contra nos???
gysi
Rumiu
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #38 më: 23-08-2004, 11:59:21 »
Citojeni

Ndërsa ti Satan i shpenzon ne funksion te një asgjëje tjetër edhe me te pasigurtë. Qe është mungesa e Zotit.
Problei qëndron se ty një mungese te duket diçka, kurse një qenie (vetëm pse është e panjoheshme nga shqisat) te duket si asgjë!
Vetëm për racionalitetin, idhullin tënd nuk bëhet fjale këtu.
E identifikuar

Me i dituri është ai qe nuk di asgjë
Sokrati

www.vizion-islam.com
www.erasmusi.org
nirloo

Shiko profilin
« Përgjigjja #39 më: 23-08-2004, 13:02:48 »
Citojeni

Citojeni
Dhe kjo dëshmon për natyrshmërinë e të menduarit tek njeriu e cila është kudo e perbashket, pavarësisht ngjyrimeve qe marrin sipas veçantisë kulturore ku aplikohen. Pra njeriu ka një strukture mendore te percaktuar se si funksionon, dhe kjo është ajo qe përmbledh te vërtetën ne mënyrën e të menduarit te tij.
Citojeni

kjo nuk do të thotë se njeriu ka një strukture mendore te percaktuar, po ka një ndikim nga ambienti qe e bën te këtë te njëjtën ide rreth zotit.
po të ishte ashtu atëherë si e shpjegon ekzistencën e njerëzve qe nuk besojnë???
E identifikuar
gysi
Rumiu
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #40 më: 24-08-2004, 16:04:42 »
Citojeni

Kjo dëshmon për format e përbashkëta te të menduarit, për standartet e njellojta te te përceptuarit. Dhe Zoti është i pranishem ne të gjitha kulturat tradicionale, po kështu edhe ideja e hyjnores është pak a shumë njësoj, ndryshojnë vetëm detajet qe vijnë si pasoje e diversitetit kulturor. Nuk tha njeri qe ambjenti social nu k ndikon, ama ndikon mbi disa ide te ngulitura qe ne lindje, dhe pikërisht ne rastet kur shoqëria u është larguar këtyre ideve, (si ne rastet kur shoqëria ka përqafuar utopira apo ideologjira të ndryshme te krijuara vonë) ajo e ka humbur natyrshmërinë e vet. Pikërisht pasoje e këtij fenomeni është edhe përhapja e ateizmit. Ateizmi është fenomen tipik i shekullit XX. Shekulli i utopive te mëdha.

E identifikuar

Me i dituri është ai qe nuk di asgjë
Sokrati

www.vizion-islam.com
www.erasmusi.org
atman

Shiko profilin
« Përgjigjja #41 më: 25-08-2004, 10:54:41 »
Citojeni

.
« Ndryshimi i fundit: 17-03-2005, 10:14:09 nga atman » E identifikuar
gysi
Rumiu
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #42 më: 25-08-2004, 20:17:29 »
Citojeni

Edhe unë te falenderoj Atman qe i vlerëson përgjigjet e mia!

citim
- NESE BOTKUPTIMI FETAR LIND ME NJERIUN, PERSE TE PARET TANE KANE QENE PRIMITIVE?

Botekuptimi për te cilin kam folur me sipër nuk është vetëm fetar. Ai është kozmologjik, dhe mbi të gjitha është shpirtëror. Duhet te bëjmë një dallim te rëndësishëm, për t’a pasur me te qartë problemin e natyrshmërisë sëbrendshme te ideve te njeriut. Duhet te bëjmë qartë dallimin midis shpirtërores dhe materiales ne idetë pikëpamjet, apo edhe aftesit e të menduarit e njeriut. Njohurite për botën materiale, botën e shqisave, atë te dukshme e cila pergjithesisht është objekt i studimit shkencor, janë njohuri qe shfaqin tipare sasiore. Ato shtohen gjithnjë, sa here qe ne marrim një informacion të ri qe u bashkangjitet dijeve tona. Kështu kjo lloj dijeje është evolutive. Ajo zhvillohet, shtohet dhe arrin te ndikoje mbi mënyrë tonë te jetesës duke zhvilluar teknologjinë, mjetet e prodhimit, komoditetin etj.
Por ka edhe një lloj dijeje tjetër qe është me e paprekshme konkretisht, intuitive, apo metafizike. është një dije qe deperton ne thellesi te shpirtit tonë dhe nga bën te drejtojmë vullnetin tonë drejt botës, për t’a pare me një fuqi te re, me një tjetër vështrim. Kjo është forca e vërtetë e intelektit, dhe kjo nuk mund te zberthehet me rregullat e logjikes formale. Ajo është përtej arsyes tonë. Përgjithësisht filozofia, feja dhe arti lidhen me tepër me këtë te dytën (filozofija ne fakt varet se nga anon, pasi mund te jetë subjkt sa i te pares, aq edhe i te dytes).
Për t’a ilustruar po marr si shembull shkencat natyrore, te cilat sa vijnë dhe zhvillohen, duke bërë qe njohurite e vjetra te na duken tepër te varfëra me ato të rejat. Por nuk na duken te varfëra idetë filozofike Aristotelit p.sh., ashtu siç na duken te dobeta dhe te pavlefshme idetë qe ai përmbledh ne fizikën e tij. Mendimi filozofik i grekerve te lashtë vjen deri ne ditet tona me pothuaj po kaq force, po kaq mjeshteri, si dhe realizem, gjë qe dëshmon faktin se mendimi i thelluar, mendimi metafizik ashtu si edhe shpirti nuk vjetërohen.
Po kështu ndodh edhe me artin. Ne fakt un nuk do t’i quaja primitive te aret tanë. Ata mund te kenë qenë primitive për nga niveli teknologjik, por kurrësesi nga ai shpirtëror apo kozmologjik. Ende edhe sot njerëzitë mahniten me pikturat murale, si dhe me skulpturat e fiseve te vjetra primitive. Ato vazhdojnë te jenë edhe sot burim frymëzimi dhe imitimi për piktoret dhe skulptoret e kohëve moderne, te cilët e shohin me admirim, mjeshterine, stilin, shkathtesine si dhe thjeshtesine teknike me te cilën autori ka mundur te pershkruaje vërtetë një botë mjaft te pasur emocionale, gjë qe vështirë se mund te konkurohet edhe ne kohët me te suksesshme te artit. A mund t’i themi primitiv me një njeriu te tillë?! A nuk dëshmojnë nper një botë te brendshme shpirtërore dhe intelektuale, për pikëpamje kozmologjike mjaft te pasura vepra te tilla?! Për mua njeriu i sotëm është shumë me primitiv dhe i prapambetur ne këtë drejtim.

Po kështu edhe feja nuk i përket pikërisht këtij realiteti njerezor i cili lidhet me një botë mbishqisore. Feja nuk mund te evoloje, ne qoftë se ajo është e vërtetë. Proceset shekullarzuese qe mjaft njerëz sot priren t’ua ofrojnë feve nu janë gjë tjetër vetëm se modifikime artificjale te papërshtatshme për fetë. Ato janë thjesht viruse qe vetëm e c’akordojn besimin duke e prishur harmoninë e tij te brendshme. Ata njerëz qe flasin për shekullarizim nuk e njohin thuajse aspak realitetin fetar. Ata janë te pushtuar nga teknologjizimi dhe modernizmi dhe kujtojnë se mund te modifikojne me metoda â€Å“xhenerike” çdo gjë. Por feja ka te beje me jetën dhe jeta nuk mund te modifikohet, ajo nuk mund te ekzaminohet dhe te studiohet ne laborator, ajo i përket një realiteti qe i kapercen kufinjte shqisore, ndaj dhe çdo përpjekje, pert’ia nënshtruar realiteteve materiale është e deshtuar.

Kështu, ai qe njihet sot si evolucion i feve, për mua duhet marrë me kokë poshte. Të gjtha fetë sa me shumë janë shtrire dhe perhapur nëpër kultura të ndryshme, dhe sa me tepër janë perpjekur te pershtaten (normalisht jashtë kufinjve natyrore brenda te cilave mund te modifikohet një fe), aq me shumë ato kanë humbur nga pasuria e tyre e vërtetë, aq me te paafta janë bërë për te orientuar drejt shpirtin e njerëzve, aq me te padobishme janë bërë për shoqërinë. Thuajse gjithmonë, të gjitha fetë, kohët me te lavdishme i kanë pasur kur kanë zënë fill. Kur kanë qenë ende gjallë ata qe i kanë themeluar. Dhe madje edhe rgjeneriet me te fuqishme i kanë pasur kur është tentuar te rikthehen ne burimet e tyre baze, origjinale.

Për pyetjen tjete diskutojmë njëherë tjetër, megjithëse me sa shoh unë me duket se është dhënë njëfarë sqarimi qe prek edhe atë.
E identifikuar

Me i dituri është ai qe nuk di asgjë
Sokrati

www.vizion-islam.com
www.erasmusi.org
margarita

Shiko profilin
« Përgjigjja #43 më: 27-08-2004, 19:42:34 »
Citojeni

Përshëndetje  buzeqeshje

Me lejoni te shpreh diçka ne këtë diskutim pavarësisht se qëndrimi im në lidhje me temën është i ndryshëm, por pavarësisht nga kjo mendoj se me mendimin tim mund te ndihmoj ne këtë çështje.

Ateizm modern nuk do të thotë te mohosh ekzistencën e Zotit, pasi këtë duhet ta provosh ashtu sikurse duhet te bëjnë ata qe besojnë ne ekzistencën e Tij. Ateizëm modern do të thotë qe të besosh ne shkencë. Pra kjo është themeli i doktrines ateiste sot.
Pra sipas kësaj qe thame me sipër nuk mund te mohosh diçka pa e arsyetuar atë qoftë edhe kur nuk e kupton.Qendrimet qe nuk mbështeten ne këtë qe thame me sipër mund te çojnë fanatizëm dhe një gjë e tillë nuk është e mirë.


Ju përshëndes me dashuri
E identifikuar
atman

Shiko profilin
« Përgjigjja #44 më: 28-08-2004, 08:06:10 »
Citojeni

.
« Ndryshimi i fundit: 17-03-2005, 10:14:38 nga atman » E identifikuar
Faqe: 1 2 [3] 4 5 6 7 8 ... 28   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |