Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: 1 [2] 3 4 5 6 7 ... 28   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Ateistët..!  (E lexuar 20922 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
gysi
Rumiu
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #15 më: 16-08-2004, 04:22:05 »
Citojeni

Me bëhet qejfi Satana qe po të shoh ne te tjera livadhe, por po verej qe je po njësoj.

Gjithsesi tek ajo fjali qe ke cituar me lart, unë verej një teori mjaft te dobët qe e ka hedhur disi me tepër Ogyst Konti, dhe qe mund te quhet ndryshe edhe teoria e evolucionit te feve. Por qe ne fakt është nga pikëpamjet më pak shkencore qe mund te bëhet.

E si mund te mendoje ndryshe një ateist?!  :???
E identifikuar

Me i dituri është ai qe nuk di asgjë
Sokrati

www.vizion-islam.com
www.erasmusi.org
atman

Shiko profilin
« Përgjigjja #16 më: 16-08-2004, 08:29:47 »
Citojeni

.
« Ndryshimi i fundit: 17-03-2005, 10:12:01 nga atman » E identifikuar
Alibaba

Shiko profilin
« Përgjigjja #17 më: 16-08-2004, 10:57:03 »
Citojeni

Atman, pa logos nuk mund të jesh, as nuk mund të kesh. Pa patur njohurite e duhura nuk mund të jesh besimtar, nuk mund të kesh besimin brenda.
E identifikuar
atman

Shiko profilin
« Përgjigjja #18 më: 16-08-2004, 11:00:46 »
Citojeni

,
« Ndryshimi i fundit: 17-03-2005, 10:12:36 nga atman » E identifikuar
SmiLey
TNT 4 the BraiN


Shiko profilin
« Përgjigjja #19 më: 16-08-2004, 11:06:26 »
Citojeni

Mos valle mendon se kur dashuron njeriu nuk llogjikon apo mendon se format e dashurisë janë jo llogjike gjithmonë... :???
E identifikuar

"To love is to admire with the heart;
to admire is to love with the mind." ~ Theophile Gantier
SmiLey
TNT 4 the BraiN


Shiko profilin
« Përgjigjja #20 më: 16-08-2004, 11:14:53 »
Citojeni

Personalisht për pyetjen tënde te fundit 'atman', mendoj se njeriu fillon e beson me vonë tek ZOTI.
Me duket paksa e vështirë te pranoj faktin se njeriu lind me këtë besim qoftë dhe ndjenjë. N.q.s mendojmë kështu atëherë mendojmë se çdo gjë ose pjesë perberese e një personaliteti është e krijuar ne atë çast, kur lind si foshnje, dhe zhvillimi yt si individ ne këtë botë nuk luan ndonjë rol kushedi çfarë.
Nuk është ZOTI qe zgjedh njeriun te besoj ne TE, mendoj se është njeriu ai qe bën te mundur por dhe te ditur besimin e tij ndaj ZOTIT.
Mendoj se kjo është çështja kryesore por dhe pyetja kyçe për mua.
E identifikuar

"To love is to admire with the heart;
to admire is to love with the mind." ~ Theophile Gantier
atman

Shiko profilin
« Përgjigjja #21 më: 16-08-2004, 11:15:41 »
Citojeni

.
« Ndryshimi i fundit: 17-03-2005, 10:12:57 nga atman » E identifikuar
Alibaba

Shiko profilin
« Përgjigjja #22 më: 16-08-2004, 11:17:21 »
Citojeni

Logos ne kuptimin e njohurive, jo logos ne kuptimin e logjikes (sipas greqishtes se lashtë). Unë thashë është qe pa patur njohurite e duhura nuk mund ta jesh besimtar (te veprosh si i tillë) as nuk mund ta kesh besimin (ta kesh brenda teje). Është shumë e thjeshtë, këto tre nivele, 1. të dish, 2. të jesh, 3. të kesh, janë te domosdoshme për besimin, mendoj unë.

Besimi i lindur është perralle ose ndonjë dhunim psikologjik ndaj fëmijëve.
E identifikuar
SmiLey
TNT 4 the BraiN


Shiko profilin
« Përgjigjja #23 më: 16-08-2004, 11:23:54 »
Citojeni

Mendoja por dhe besoja se ATA njerëz qe besojnë tek ZOTI por dhe e duan atë e dinë se ku është, e dinë dhe besojnë ne ekzistencën e tij. Pra nuk ka nevojë për përdorimin e një llogjike.
Pastaj, një sekonde, përsëri nuk mu përgjigje pyetjes time.... :???, është vetëm kjo dashuri për ty qe nuk është një formë llogjike apo mendon se dhe ndjenjat e tjera dashurore te shfaqura ne qenien njerëzore udhehiqen jo nga llogjika....????
E identifikuar

"To love is to admire with the heart;
to admire is to love with the mind." ~ Theophile Gantier
nirloo

Shiko profilin
« Përgjigjja #24 më: 16-08-2004, 12:32:20 »
Citojeni

unë jam i bindur se njeriu nuk lind me besimin tek zoti por e fiton atë gjatë jetës.
mjafton te vesh re një gjë. si ka mundësi qe te gjithë njerëzitë e një krahine kenë te gjithë te njëjtën ide rreth zotit një një kohe kur asnjë prej tyre nuk e ka pare.
pra kjo është shenjë e qartë se mendimi qe zoti egziston i ngulitet femijes qe ne ditet e para te jetës nga ata qe ka përreth.
pasta unë mendoj se një njeri nuk mund te zgjedhi, te besoj apo jo.
për mua kjo është një gjë qe te ngulitet ne tru gjatë gjithë jetës dhe kur vjen momenti qe rritesh dhe fillon e mendon nëse je besimtar apo jo, nuk ka nevojë për zgjedhje sepse je i sigurt për atë qe je.
E identifikuar
SmiLey
TNT 4 the BraiN


Shiko profilin
« Përgjigjja #25 më: 16-08-2004, 13:00:36 »
Citojeni

Më fal po këto qe sapo the ti 'nirloo' me duken pak kontradiktore  :???
Tani së pari na thua qe qenke i bindur se njeriu nuk lind me besimin tek ZOTI por e fiton gjatë jetës. Ne rregull me këtë ide. Me mbrapa na thua qe mendon se njeriu nuk mund te zgjedhi, te besoj apo jo .por qenka një gjë qe te ngulitet ne tru.
Nuk shikon kontradikte ne këto mendime .??? Njëherë thua qe njeriu e ka ne dorë te zgjedh një besim te tillë e here tjetër na thua qe nuk e ka këtë zgjidhje se i është imponuar (nga ata përreth, siç thua ti). Tani cila qëndron, njera apo tjetra ?  :???

Është e vërtetë posi qe kjo ndjenjë deri diku te imponohet nga prindërit apo dhe shoqerise rreth e qark teje por ama secili bën një zgjedhje për këtë. ATA ose zgjedhin te besojnë ne një ZOT ose zgjedhin të mos besojnë. Përsa i përket procesit se kur ndodh e kur shuhet ky besim, ajo mendoj se është vetjake e mund të ndodh ne çdo kohe ai njeri vendos të mos besoj me. Por nuk jam me mendimin se njeriut i qenka ngulitur ne tru te besoj tek ZOTI  merzitje  Pse mo â€Ëœfëmijë’ janë e gjithë njerezia , qe iu ngulitet një gjë ne kokë (p.sh te kenë një akullore e medoemos duhet ta kenë se përndryshe bëhet nami)?

Njeriu ka shansin ose te drejtën qe te zgjedh e te besoj ne atë qe deshiron, beson por dhe mbron (përfshirë kety dhe ZOTIN).
Besimi, dëshira dhe ndjenja për te besuar ne ZOTIN, nuk është pare si një obligim apo respekt i kryer ndaj TIJ. Për mua shihet thjesht si një ndjenjë e lindur dhe e kultivuar tek çdo individ gjatë procesit te formimit të tyre.

 pafshim
E identifikuar

"To love is to admire with the heart;
to admire is to love with the mind." ~ Theophile Gantier
nirloo

Shiko profilin
« Përgjigjja #26 më: 16-08-2004, 13:22:34 »
Citojeni

aty nuk ka asnjë kontradikte!!!
unë thashë qe njeriu kur lind nuk ia ka idenë se ç'është zoti, por qe ne momentin kur lind ai bombardohet nga te gjithë njerëzitë qe ka përreth, pra ambienti ku rritet, me mendimin qe zoti egziston dhe kur vjen momenti qe ai është koshient për veten e tij ai nuk është me i lirë te zgjedhi sepse tashmë ai është i bindur për atë qe "mendon".
te te bëj një pyetje???
ti me sa duket beson apo jo??? atëherë a mund te vendosesh ti ne këtë moment qe të mos besosh???
ludwig wittgenstein ka thënë:
"është e pamundur të dish diçka dhe te genjesh veten qe nuk e din".
ne këtë rast, një njeri qe beson është i bindur dhe e din qe zoti egziston dhe nuk mund te genjeje veten dhe të mos besoje.

ndërsa sa për atë qe ambienti përreth është faktori nr1 qe ndikon ne vendimin e njeriut nuk mendoj se ka dyshime.
po të vesh re është e gjithë bota qe besojnë ne disa besime qe mund te numerohen me gishtat e një dorë.
po të ishte se njeriu nuk do ishte i ndikuar nga ambienti atëherë unë mendoj se duhet të kishte po aq besime të ndryshme sa janë edhe njerëz sepse çdo njeri duhet te këtë një ide të ndryshme nga kushdo tjetër rreth zotit përderisa asnjëri nuk e ka pare ndonjë here.

unë nuk besoj sepse me duket gjeja me e logjikshme përderisa unë nuk kam asnjë fakt për ekzistencën e zotit.
përse duhet tu besoj gjerave qe thonë kishat apo xhamitë???

unë mendoj se ne shqiptarët kemi patur fatin qe nuk kemi patur atë ambientin përreth si pasoje e komunizmit qe na ka lënë te lirë te mendojmë. po me sa shoh jo te gjithë e kanë patur këtë.
E identifikuar
SmiLey
TNT 4 the BraiN


Shiko profilin
« Përgjigjja #27 më: 16-08-2004, 14:53:50 »
Citojeni

Ok 'nirloo' për ty nuk ekziston një kontradikte për mua mendoj se po!!!! Megjithatë nuk dua te argumentoj për gjëra qe me duken jo te rëndësishme ne këtë teme.
E lexova shumë mirë shembullin qe me dhe dhe jam dakord me atë shembull (deri diku), por pse nuk shikon dhe atë anën tjetër kur jo medoemos je i bombarduar dhe nuk ke njeri rreth e qark për te bindur ty për ku e për çfarë të besosh .????
Pastaj, kush tha qe â€Å“kur vjen momenti qe ai është koshient për veten e tij ai nuk është me i lirë te zgjedhi sepse tashmë ai është i bindur për atë qe "mendon" ??? Pse nuk mendon qe një njeri 'i aftë por dhe i lirë' ne atë qe do të mendoj por dhe besoj mundet dhe te kthej poshte apo refuzoj këto teorira apo ide dhe kur është rritur me to (ose bombarduar me to)? Pse pak ide te kanë ushqyer ty e mua prindërit kur kemi qenë te vegjel qe jo gjithmonë kanë qenë dhe janë te praktikueshme për jetën aktuale qe jetojme ? Mos valle, duhet besuar çdo gjeje qe na thuhet e ushqehet kur jemi te vegjel ?? Fakti qe ishim te vegjel, e jo te formuar me besime, ide, mendime apo dhe me një personalitet vetjak nenkupton se ne procesin e rritjes por dhe formimit te njeriut, njeriu ne atë faze fillon te gjykoj por dhe analizoj çfarë i është thënë e dhënë për te besuar deri atëherë ne jetë. Është ai qe vendos (po e perserise dhe një here) ne këtë process mbijetimi, për fatin e tij, besimin e tij, qëllimin e tij ne këtë jetë.
YOU CAN CHOOSE WHO YOU ARE AND WHAT YOU WANT TO BECOME.

E vërteta ime është ndoshta e çuditshme për ty, por me thënë te drejtën nuk u rrita por njekohesisht nuk arrita te  bombardohesha nga njerëz (p.sh prinder) qe ishin te â€Ëœflakte’ (n.q.s mund ta quaj kështu?) apo te bindur për ekzistencën e ZOTIT. Kjo ndjenjë e besim i imi, ne vetvete lindi me vonë duke u rritur e formuar personalitetin tim. Arrita te bind vetveten pa qenë e nevojshme për te tjerët për te influencuar mendimet e mia apo krijimin tim si person.

Po e theksoj dhe një here:- "Njeriu ka shansin ose te drejtën qe te zgjedh e te besoj ne atë qe deshiron, beson por dhe mbron (përfshirë kety dhe ZOTIN)".
Besimi, dëshira dhe ndjenja për te besuar ne ZOTIN, nuk është pare si një obligim apo respekt i kryer ndaj TIJ. Për mua shihet thjesht si një ndjenjë e lindur dhe e kultivuar tek çdo individ gjatë procesit te formimit të tyre.
Dhe pyetjes tënde â€Å“atëherë a mund te vendosesh ti ne këtë moment qe të mos besosh”??? Po mendoj se po. Kam unë ne dorë vendosjen e besimit dhe te mosbesimit tek ZOTI ne çdo çast apo moment. Fakti qe nuk u rrita nga njerëz qe ma imponuan me force këtë ndjenjë tregon se kam fuqine te filloj te besoj e të mos besoj ne diçka qoftë dhe ZOTI.
Jam dhe gjithmonë mbeshtes mendimin qe si qenie njerëzore qe jemi, jemi ne ata qe vendosim për c’ka duhet besuar e sesa e sesi duhet besuar ne çdo gjë qe ekziston ne këtë jetë. Sigurisht qe imponimet e shumë forcave (qofshin ato njerëzore, apo mekanike) janë te pranishme ne jetën njerëzore dhe bëjnë te veten, por një njeri â€Ëœi fortë dhe i lirë’ ne mendje, ne zemër, ne atë qe beson dhe mbron është me i bindur se një person qe është i rritur me imponimin e ndjenjave dhe te besimeve qofshin ato fetare e jofetare.

â€Å“Përse duhet tu besoj gjerave qe thonë kishat apo xhamitë”??? Kush tha qe duhet të besosh se çfarë thonë kishat, xhamitë apo tempujt e budismit etj ?? N.q.s bindesh qe nuk janë te praktikueshme e te vërteta, mos beso. E përmenda dhe me sipër, njeriu zgjedh te besoj ne atë çfarë kërkon por dhe deshiron.

Ndërsa përsa i përket fatit apo mosfatit qe kishim ne komunizem me pasjen e një feje, ai është mendimi yt dhe nuk me mbetet gjë tjetër por vetëm ta respektoj. Por nuk mendon pak se po bie përsëri ne kontradikte ..? E vetmja gjë qe te mungonte ne komunizem e nuk tu dha lirisht ishte ajo e lirisë dhe e besimit ne atë qe mendoje por dhe doje te shprehje .???? Mosbesimi ne çfarëdo lloj feje, ty ne atë kohe, te është imponuar (ashtu si shumë gjëra te tjera) e nuk ishe ti apo unë qe zgjodhem për të mos besuar.

Së fundi me thënien "është e pamundur të dish diçka dhe te genjesh veten qe nuk e din" perfshin shumë kuptime por dhe nenkuptime ne brendesi. Varet se ku aplikohen apo dhe flitet për atë ndjenjë qe shumë nga ne ndjejme se e dimë/njohim (thjesht mendo këtë, kujton por dhe beson se dashuron dike por me vonë koha tregon se nuk ishte dashuria ajo ndjenjë qe kishe, ishte thjesht â€Ëœattraction’).
Besoje se e dije por ne te vërtetë nuk arrite të kuptosh/percaktosh se ajo ishte me te vërtetë dashuria...

 pafshim
E identifikuar

"To love is to admire with the heart;
to admire is to love with the mind." ~ Theophile Gantier
nirloo

Shiko profilin
« Përgjigjja #28 më: 16-08-2004, 15:17:49 »
Citojeni

halli është se asgjë nuk te imponohet me force, por me embelsine e nenes.
nuk dua te them se nëna ta bën me te keq por kjo gjë ndodh dhe trashegohet qe nga mijëra vjet.
sa për atë qe ti nuk ndikohesh nga kisha, xhamia, tempulli i budes etj...
ti çar besimi je.
n.q.s.. ti ke një fe qe është e jotja personale, d.m.th.. e ke shpikur ti atëherë te jap te drejtë, por nuk besoj.
unë nuk thashë se ne komunizem kemi qenë te lirë, por duke qenë se për 50 vjet ishte e ndaluar te flisje për fenë (50 vjet do të thotë 2 apo 3 gjenerata qe nuk percjellin besimin fetar nga njera tek tjetra) dhe ne te gjenerates se fundit te komunizmit (flas për vete se për ju te tjerët nuk e di çar moshe keni) kemi kaluar vitet e femijerise (deri ne 10 vjeç) pa u ndikuar nga asnjë dogme fetare dhe kur filluan te lindnin këto ndikime ishim ne gjendje te gjykonim ne mënyrë kritikë këto ndikime.
sa për atë qe njeriu mund te ndryshoje mendim kur tashmë ka marrë një drejtim unë nuk e besoj.  ti p.sh.. e imagjinon dot veten pa besim???
mos thuaj kot po se nuk te besoj!!!
E identifikuar
SmiLey
TNT 4 the BraiN


Shiko profilin
« Përgjigjja #29 më: 16-08-2004, 16:29:29 »
Citojeni

Thellohu mirë ne këtë qe kam shkruajtur se nuk është ashtu siç e bërë ti konkluzionin:
â€Å“Përse duhet tu besoj gjerave qe thonë kishat apo xhamitë”??? Kush tha qe duhet të besosh se çfarë thonë kishat, xhamitë apo tempujt e budismit etj ?? N.q.s bindesh qe nuk janë te praktikueshme e te vërteta, mos beso. E përmenda dhe me sipër, njeriu zgjedh te besoj ne atë çfarë kërkon por dhe deshiron.
Qendronte si pyetje nga ty ajo e jo nga unë, dhe sipas mendimit tim te shkruajta jo gjithmonë është e nevojshme të besosh ne kisha apo xhami nëse nuk deshiron (si puna jote ne fjale, nuk beson ne një ZOT, vetkuptohet qe nuk do të besosh dhe ne vendet fetare ku ushtrohet/shtrihet kjo ide). Pra ta kisha fjalën është e drejta jote për te qenë i lirë, për të mos besuar; ndërsa unë njekohesisht te tjerë nuk mund ta imponojme një gjë te tillë tek ty.
Tani përsa i përket rastit vetjak, mendoj se e bëra te qartë dhe me pare qe besoj ne një 'religion' = fe,  ndaj mos ki merak, se nuk është ndonjë besim fetar qe e kam krijuar/shpikur unë personalisht. Çfarë mendon, se jam fëmijë për te menduar kështu budallalliqesh....?

Sa për faktin nëse kam arritur te jetoj komunizmin, te them me plot bindjen qe e kam arritur ta jetoj shumë mirë ashtu si dhe ti. E po të thellohesh pak me shumë duhet ta marrësh vesh se nuk po bën bashkebisedim me një fëmijë apo adoleshente kety.
Ndaj te lutem, tregohu me i matur ne ato qe shpreh, ok?

Përsa i përket paragrafit tënd te fundit mendoj se është harxhim kohe por dhe nervash për mua qe te shpjegoj përsëri çfarë mendoj por dhe sesi ndjehem përsa i përket besimit.
E degjo kety, n.q.s nuk beson te tjerët ne atë qe thonë apo dhe shkruajnë nuk perben ndonjë problem të madh për mua, shih me pranë se i cilit është problemi, i te tjerëve apo i yti...??
Nuk do të besosh....? Ne rregull, zgjidhja jote, çdo gjë nuk mund te jetë e kompromentueshme e bindese ne këtë jetë (te gjithë e dimë këtë, por ndoshta ti nuk ke arritur ta kuptosh/pranosh akoma).
E identifikuar

"To love is to admire with the heart;
to admire is to love with the mind." ~ Theophile Gantier
Faqe: 1 [2] 3 4 5 6 7 ... 28   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |