Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Xhelozia për femrën muslimane  (E lexuar 230 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
abdurrahman
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 157


Shiko profilin
« më: 16-12-2008, 17:04:12 »

 
Xhelozia për femrën muslimane
Autor: Abdurr-Rrezzak el-Bedër





Prej formave të shkëlqyera të nderimit të gruas në Islam është mbjellja e xhelozisë në shpirtrat e muslimanëve për të afërmet e tyre. E kjo është një virtyt i lartë dhe një cilësi e ndershme që gjendet në zemrën e muslimanit, e cila e shtyn atë të përkujdeset për të afërmet e tij, t'i ruajë ato, ta mbrojë nderin e tyre, dhe e bën që t'i ndalojë ato prej zbukurimeve dhe përzierjes me burra të huaj.



Islami e llogaritë xhihad (luftë e shenjtë në rrugën e All-llahut) mbrojtjen e nderit dhe xhelozinë për të afërmet, për të cilën gjë derdhet gjaku dhe flijohet jeta, ndërsa personi i tillë shpërblehet me gradën e shehidit në xhennet. Transmetohet nga Se'id bin Zejd të ketë thënë:"E kam dëgjuar të dërguarin e All-llahut të thotë:"Kush vritet duke e mbrojtur pasurinë e tij është shehid. Kush vritet duke e mbrojtur vetveten e tij është shehid. Kush vritet duke e mbrojtur fenë e tij është shehid, dhe kush vritet duke e mbrojtur familjen e tij është shehid". Në një transmetim tjetër: "Kush vritet duke e mbrojtur nderin e tij është shehid". (Transmeton Ebu Davudi dhe Tirmidhiu)



Bile, Islami e konsideron xhelozinë prej virtyteve më të larta të imanit (besimit). Transmeton Mugireh bin Shu'beh se Sa'd bin Ubadeh ka thënë: "Nëse e shoh një burrë (të huaj) me gruan time, do ta godas me shpatë të mprehtë". I arrin të dërguarit të All-llahut, salall-llahu alejhi ves-selam, kjo që ka thënë Sa'di dhe pejgamberi, alejhis-salatu ves-selam, thotë:"A po çuditeni prej xhelozisë se Sa'dit! Unë jam më xheloz se ai, ndërsa All-llahu është më xheloz se unë, dhe, për shkak të xhelozisë së All-llahut, janë bërë haram të këqijat e dukshme dhe të fshehta" (Transmeton Buhariu dhe Muslimi).



Ebu Hurejra transmeton se i dërguari i All-llahut, alejhis-salatu ves-selam, ka thënë:"Me të vërtetë, All-llahu xhelozon, por edhe muslimani xhelozon. Prej gjërave që e bëjnë All-llahun të xhelozojë është që muslimani të veprojë atë që All-llahu ia ka ndaluar atij". (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)



E kundërta e xhelozit është dejjuthi. Dejjuthi është ai, i cili e miraton të keqen në familje të vet dhe nuk ka xhelozi për ata, kurse në Islam ka ardhur një kërcënim i ashpër për këtë lloj të njerëzve. Transmeton Abdull-llah bin Omeri se i dërguari i All-llahut, sall-llahu alejhi ves-selem, ka thënë: "Tre lloje të njerëzve All-llahu az-ze ve xhel nuk do t'i shikojë Ditën e Gjykimit: atë që nuk i respekton prindërit, një grua që i përngjanë burrave dhe dejjuthin." (Transmeton Ahmedi)



Historia është përplot shembuj, të cilët rrëfejnë për xhelozinë dhe përkujdesjen e madhe që kanë pasur muslimanët për të afërmet e tyre. Prej këtyre shembujve të çuditshëm është edhe rasti, të cilin e ka cekur Ibnul-Xhevzij, në librin e tij El-Muntedham: "Thotë Muhammed bin Musa el-Kadij: 'Kam prezantuar në një seancë gjyqësore të gjykatësit Musa bin Is'hak el-Kadij, në qytetin Rejj, në vitin 286h. Një grua dhe i afërmi i saj kishin ardhur te gjykatësi. I afërmi i gruas pretendonte se burri i kësaj gruaje i kishte premtuar asaj për mehër (dhuratë nusërie) pesëqind dinarë, mirëpo burri refuzonte një gjë të tillë. Atëherë, gjykatësi i drejtohet të afërmit të gruas: 'A ke dëshmitarë për një gjë të tillë?' Ai thotë: 'Po, ata janë prezentë.' Gjykatësi e thërret njërin prej dëshmitarëve që ta shohë gruan për të cilën dëshmon. Ai afrohet dhe kërkon prej gruas që ta zbulojë fytyrën, ashtu që të dijë se për kë po dëshmon. Burri thotë: 'Çka po veproni?' Gjykatësi i shpjegon atij se gruaja duhet ta zbulojë fytyrën, ashtu që dëshmitari ta dijë se për kë po dëshmon. Kur dëgjon këto fjalë, burri thotë: 'Dëshmoj para gjykatësit se unë ia jap asaj atë mehër që kërkon prej meje, por mos ta zbulojë fytyrën'. Informohet gruaja për atë që ka thënë burri dhe thotë: 'Dëshmoj para gjykatësit se unë ia dhuroj atij këtë mehër dhe ia fali atë në këtë botë dhe në ahiret.' Atëherë, gjykatësi tha: 'Le të shkruhet kjo prej virtyteve të larta të moralit.'" (El-Muntedham i Ibën Xhevziut)



Po, le të shkruhet ky rast si dëshmi për një moral të lartë, etikë të ndershme dhe edukatë madhështore. E, ku është ky realitet prej atij që për të afërmet e tij nuk ka fare interesim dhe që nuk ndien asgjë për ato nga këto virtyte të larta dhe cilësi të ndershme?




Përktheu: Gazmend Mehmeti



 
E identifikuar
Emira
Anetar


Karma: 6
offline offline

Postime: 1942



Shiko profilin
« Përgjigju #1 më: 06-08-2009, 15:31:07 »

Dmth troc muhabeti, po qe se gruaja te tradheton me dike se ti nuk e kenaq ne krevat apo diku tjeter, futi plumbin se do shperblehesh me graden e shehidit ne xhenet!!Jane akoma aktuale keto pallavra? inati
Ti mund te jeshe fajtori apo te keshe nje pjese te fajit- nuk ka gje-mos e vrit mendien, po vrite grune apo motren, nuk ka problem se ashtu ta kerkon besimi?! habitem fare murit me koke What tha f***!! Jam shum elumtur qe nuk vij nga nje familje fanatike fetare.Sinqerisht.
E identifikuar

Do pime nje kafe?
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • Pervec permiresimit te marredhenies se tyre me Zotin, ku duhet te synojne me teper grate myslimane ne ditet e sotme? (le te pergjigjen dhe meshkujt!)
  • Dot studimet universitare ose pasuniversitare
  • 4 (28%)
  • -
  • Dot karriera dhe rritja ne profesion
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot femijet dhe edukimi i tyre
  • 10 (71%)
  • -
  • Dot integrimi ne jeten sociale
  • 0 (0%)
  • -
  • Numri total i votave: 14
  • Shiko temen

* Sponsor