Zeri IslamIslami - IslamGruaja dhe Familja në Islam (Moderatore: M.SHKODRANI, Forumi Islam)Turqi : Gratë po heqin dorë nga ferexheja !
Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Turqi : Gratë po heqin dorë nga ferexheja !  (E lexuar 1148 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24144



Shiko profilin WWW
« më: 08-01-2007, 08:30:41 »

Janë gjithnjë e më pak gratë myslimane turke që mbajnë ferexhe. 
 
STAMBOLL- Janë gjithnjë e më pak gratë myslimane turke që mbajnë ferexhe. Lajmi bëhet i ditur nga një studim i botuar nga një ent i pavarur. Turqia, vendi kandidat për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian, është një vend me shumicën e popullatës myslimane, por ka një sistem politik laik që imponon ndalimin e përdorimit të ferexheve nëpër universitete e zyra publike. Studimi thotë se numri i grave që mbajnë ferexhe është ulur me 15%. Përqindja e grave që zgjedhin të mos e mbajnë ferexhenë e detyruar nga feja islame, kur dalin në rrugë, është në rritje me 36,5% në krahasim me 27,3 për qind, regjistruar në vitin 1999 nga një studim i ngjashëm. Megjithatë, shumë nga të intervistuarat janë kundër ligjit që  e ndalon përdorimin e ferexhesë në ambiente publike. Disa vende evropiane, që janë kundër hyrjes së Turqisë në Bbashkimin Europian, e shohin identitetin islamik të vendit si një potencial pengues. Turqia, nga ana e saj, mendon se BE-ja nuk duhet të jetë vetëm një "klub kristianësh". Nga studimi del se vetëm 5,7% e popullsisë e konsideron ferexhenë si një problem thelbësor të Turqisë. Më shumë se dy të tretat e të intervistuarve mendojnë se problemi më i madh i vendi është papunësia.
E identifikuar

Vogelushja Korcare
Camarroke
Stafi


Karma: 7
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2225



Shiko profilin
« Përgjigju #1 më: 08-01-2007, 21:39:37 »

Shumë mirë po bëjnë,besimi te zoti duhet te jetë me shpirt dhe jo me injorancë.
E identifikuar

Nuk mund te jesh i drejte nese nuk je i njerezishem. (Vonenargu)
igru
Spirituality!
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 319



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #2 më: 09-01-2007, 09:50:13 »

Faleminderit shumë për injoracen qe sapo tregove dhe ti tani. Sa për besimin te Zoti, nuk ka në Islam besim virtual, besim ne vetvete apo besim online. Besimi është sistem jetë, mënyrë veprimi qe vjen si pasoje e bindjes vetjake ndaj Zotit dhe urdherave te Tij. Pjesë e këtij sistemi është dhe zgjedhja e veshjes apo jo te shamisë.

P.S. Berni, nëse e ke marrë diku këtë material, na trego pak linkun, dhe te sqarojme pak burimin, autorin dhe entin qe ka bërë statistikat. Shkrime te tilla mund t'i beje kushdo, po nuk është normale te përhapen lajme qe mund te jenë dhe sajesa. Edhe sikur te jetë e vërtetë, gjë qe me duket shumë e vështirë për nga vete rezultatet qe nxjerrin, mënyra e shkrimit është tendencioz. Mjafton kjo fjali:


Përqindja e grave që zgjedhin të mos e mbajnë ferexhenë e detyruar nga feja islame, kur dalin në rrugë, është në rritje me 36,5% në krahasim me 27,3 për qind, regjistruar në vitin 1999 nga një studim i ngjashëm.

Nuk te detyron feja islame te vesh ferexhene... pasi ne fe nuk ka detyrim apo shtrengim edhe për gjëra shumë me te rëndësishme si falja apo agjërimi. Pse nuk ka asnjëherë lajme te tilla si filani u detyrua te agjeroje 3 ditë apo te falet ne dreke? Sepse nuk ekziston një gjë e tillë! Po kështu dhe shamia dhe çdogjë tjetër. Po njerëzitë kapen pas shamisë sepse është me e dukshme dhe se aty u intereson ta nxjerrin muhabetin, duan ta paraqesin fenë islame si prapanike, etj, etj, dhe e bëjnë me mjaft mjeshteri, por vetëm se harrojnë se kjo fe ka burime shumë te qarta qe nuk te lënë te biesh ne kurth. Viktimat janë ata qe nuk e njohin fenë ose qe e njohin keq. Shamia pastaj, nuk është vetëm risi e fesë islame. Edhe te krishteret e vënë shaminë kur falen, ose te paktën ashtu duhet. Vetëm se ia kanë ngecur këtë rregull vetëm murgeshave...
Po kjo nuk është inorance, apo jo?
Hajt shnet.
E identifikuar

Kujdes kur lufton perbindeshin...mos behesh vete perbindesh!
www.erasmusi.org
Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24144



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #3 më: 09-01-2007, 12:40:18 »

P.S. Berni, nëse e ke marrë diku këtë material, na trego pak linkun, dhe te sqarojme pak burimin, autorin dhe entin qe ka bërë statistikat.


http://www.gazetaetiranes.com.al/index.php?faqe=news&lajmID=1288

Ishte shkrim pa autor prandaj nuk vendosa gje.
E identifikuar

besimtarja
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 104


Shiko profilin
« Përgjigju #4 më: 13-01-2007, 13:12:49 »

esselamu alejkum.
kam kohe qe nuk jam futur ne kete forum.
meqenese e paskeni hapur kete teme,po i them 2 llafe shkurt.
une udhetoj shpesh dhe si vend tranziti kam stambollin.aeroport i eshte i mbushur plot e perplot me gra turke me shami,te cilat edhe ato udhetojne.dhe ajo qe spikat me shume,eshte mosha e re e tyre.shto edhe policet qe kur vjen koha e namazit shkojne ne xhamine e aeroportit dhe falen,ashtu sic jane me kobure dhe hedhin shamite ne kokat e tyre.
E identifikuar
Sirio00
Anetar


Karma: -1
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 1769



Shiko profilin
« Përgjigju #5 më: 13-02-2007, 13:52:41 »

Epo normal, nuk mund te jetohet cdo dite ne mesjete.
E identifikuar

Abuzimi me nacionalizmin fals, eshte streha e fundit e te gjithe BATAKCINJVE
V. HAVEL.
Cdo popull meriton qeverisjen qe tashme ka.
W. Curcill
igru
Spirituality!
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 319



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #6 më: 13-02-2007, 18:41:51 »

 
Epo normal, nuk mund te jetohet çdo ditë ne mesjete.
Kishte ndonjë lidhje kjo me temën apo shkrimin e fundit? Me siguri...
E identifikuar

Kujdes kur lufton perbindeshin...mos behesh vete perbindesh!
www.erasmusi.org
Bekimi
Strateg
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 3179



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #7 më: 20-02-2007, 01:21:58 »

Epo normal, nuk mund te jetohet çdo ditë ne mesjete.

Desha te ta kthej ashtu si e meriton, por ishte nenshkrimi i Igru-se qe me ndaloi nje gje te tille.
E identifikuar

Te dua Nene




bekimi@zeriyt.com
igru
Spirituality!
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 319



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #8 më: 19-03-2007, 18:08:34 »

Desha te ta kthej ashtu si e meriton, por ishte nënshkrimi i Igru-se qe me ndaloi një gjë te tillë.

Selam bekim, shkrimi jot sot me beri te lumtur.
E identifikuar

Kujdes kur lufton perbindeshin...mos behesh vete perbindesh!
www.erasmusi.org
marvis
[c=2][b]**M.4.U**[/b][/c]
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 69



Shiko profilin
« Përgjigju #9 më: 04-01-2009, 00:05:51 »

selamun aleykum.Un studjoj ne Turqi dhe jam i mirinformuar per kete teme.Kjo eshte vetem politike dhe me shum interesa te perbashketa.Per punen e shamise eshte e vertete qe ne universitete nuk i lejojne gocat por ato qe e ndjene qe e kan detyrim sado rregulla te vihen nga njerez qe nuk e duan islamin ato nuk ndryshojn ide.Vijn ne shkolle me kapele dhe sa del nga shkolla e vendos prap shamine.
Ne izmir eshte perhapur shum kohet e fundit moda e rokerace.
Po atyre pse nuk i dalin kundra kur vijne ne shkolle me kryqin sa dora te varur ne qafe dhe me pirsa ne gjith fytyren.Edhe ata fundja jan duke ber propagande me menyren se si vishen dhe me mbledhjet dhe veprimet qe bejn.
Te flasesh nga larg eshte shum e thjesht nqs e shikoni realitetin ktu atehere keni per ta mesuar lojen qe ben opozita turke kundra islamit.
Me vjen shum keq qe disa nga ju i shohin njerzit qe ndjekin islamin si te prapambetur por mos kujtoni se dhe ju jeni shum te modernizuar se modernizim nuk quhet nxjerrja e tangave ne shesh.
Inshalla zoti ju hap dyert e besimit ne zemrat tuaja.

Nqs keni deshire te kontaktoni marvi_tr@hotmail.com
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • Bashkëshortët shqiptar a janë të respektueshëm?
  • Dot Po
  • 1 (33%)
  • -
  • Dot Jo
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Pak
  • 2 (66%)
  • -
  • Dot Aspak
  • 0 (0%)
  • -
  • Numri total i votave: 3
  • Shiko temen

* Sponsor