Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor


    







Etiketa



Faqe: [1] 2   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: TË JESH FEMËR NË KOSOVË  (E lexuar 2062 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Muslimanja
E Lumtur!

Shiko profilin WWW
« më: 18-08-2005, 04:43:16 »
Citojeni

TË JESH FEMËR NË KOSOVË
Nga Fjolla çeku


Ky shkrim fillon me përfundim në vend të hyrjes: femra në Kosovë nuk i gëzon të drejtat e saj fundamentale. Ajo nuk mund ta shpreh lirshëm femërinë e saj. Prania e saj në rrjedhat shoqërore është e kontestueshme. Rrugëve të qytetit parakalojnë femrat e veshura njëlloj, të fabrikuara për t'i përmbushur normat sociale. Të jesh femër në Kosovë do të thotë të vishësh, të flasësh, të ecësh, të qeshësh sipas një norme të përcaktuar. Këtë prototip shoqëror, për qëllimet e këtij shkrimi, po e quajmë Femër, me F të madhe. Të jesh femër në Kosovë duhet të jesh Femër.

Cilat janë normat sociale që definojnë një femër sot?
Femër e ngjyrosur, e veshur ngushtë e shkurtë, me take të larta; femër moderne, femër e bukur, e civilizuar, përëndimore. Nga femra sot pritet që ajo ta dëshmojë bukurinë e saj. Ndryshe, ajo vështirë se mund të ketë karrierë të suksesshme. Definicioni i femrës në Kosovë (dhe jo vetëm në Kosovë) ka marrë përmasa tjera: ai nuk është vetëm një definim gjinor, por është i ngarkuar me bagazhin e grimit, të takeve, të dekolteve, e të shikimeve f(l)i(r)tuese. Ky definim objektiv i femrës është cenues për ato të cilat i mbesin besnike subjektit femër. Pse, ekzistoka subjekti femër? Ngulfatja e shpirtit të femrës në Kosovë ka sjell mbytjen e alternativës së të shprehurit dhe të jetuarit për femra. Shumë femra mund të thonë se janë të lira në zgjedhjet e tyre, por kjo ngjan deri sa nuk provojnë t'i ikin definimit Femër. Në momentin që ato i ikin këtij definimi, në momentin që ato zgjedhin alternativa tjera jetese apo veshjeje, do t'i ndjek ndëshkimi i rëndë i shoqërisë: përjashtimi. Kështu ndodh me femrën e mbuluar muslimane në Kosovë. Për faktin se ajo vishet ndryshe, femra muslimane përjashtohet nga shoqëria dhe nga rrjedhat normale të saj. Ajo shihet si një anomali që duhet luftuar. Se sa i rëndë është ky realitet, dhe se sa pak vëmendje pranon nga shoqëria jonë, dëshmon rasti i përjashtimit të arsimtares Qefsere nga procesi mësimor në Kosovë para ca kohësh.

Një drejtor shkolle në Kosovë, mori të drejtën ta largojë arsimtaren nga puna, sepse i pengonte shamia e saj. Ai kishte liri veprimi edhe në mungesë të ligjit për ndalimin e mbajtjes së shamisë së kokës në institucione publike. Pyetem: ku qëndron problemi këtu? Me çfarë fenomeni shoqëror po përballemi? Kush i jep të drejtë veprimi një individi të tillë në mungesë të ligjit? Si arsyetohet largimi i një femre nga procesi mësimor shkaku i bindjes së saj fetare, të manifestuar me veshje përkatëse? Pse është i bindur ky individ se po bën gjënë e drejtë? Pse frigohet ai nga shamia e Qefseres? Arsyetimi i drejtorit të shkollës për përjashtimin e arsimtares ishte se mbajtja e shamisë në shkollë është propagandë fetare dhe si e tillë paraqet rrezik për procesin sekular edukativ.

Mbulimi i kokës dhe veshja modeste, hijabi, është obligim për femrën muslimane. Mbuloja nuk është propagandë fetare - ajo përbën identitetin e femrës muslimane. Mbulimi është dispozitë të cilën femra muslimane e pranon si natyrshmëri të saj. Andaj, ndalimi i veshjes modeste të femrës muslimane në vende publike paraqet shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut. Në Kosovë nuk u organizuan protestat në përkrahje të arsimtares Qefsere dhe të drejtës së saj për mbajtjen e shamisë në shkollë.

Kosova ka një mori shoqata grash e shoqata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, por, këto nuk i konsiderojnë shkeljet e tilla si shkelje të lirive të njeriut. Debati për mbajtjen e shamisë në vende publike është ende i ndezur në Europë, por jo edhe në Kosovë, një vend me shumicë muslimane të popullsisë. çfarë po ndodh më Kosovën? Përse nuk debatojnë kosovarët për këtë çështje? Përse femra e humb rëndësinë e saj kur mbulohet? çdo qenie njerëzore gëzon lirinë e plotë të manifestimit të besimit (apo mosbesimit). Mbajtja e shamisë së kokës është e drejtë fundamentale e një femre. Ajo nuk mund të ndëshkohet për mbulimin e kokës ashtu si nuk ndëshkohet edhe për zbulimin e kokës e të trupit. Nën hijen e komunizmit të kohës së shkuar kultivohet frika nga alternativat, frika nga femra e pazbuluar, frika nga shamia e një femre. Në shoqërinë kosovare, e cila është në kërkim e sipër të identitetit të vet, diskriminohet femra në emër të një koncepti të shtrembëruar, të padrejtë të femrës.

Në Kosovë nuk ekziston ligji që ndalon mbajtjen e shamisë në vende publike. Por, mbase Kosova nuk ka nevojë për një ligj të tillë. Ligji i pashkruar jeton në mendje të njerëzve, dhe kur veprohet sipas këtij ligji, nuk reagon askush (përveç ndonjë Migjen Kelmendi a gazete Java.) Kosova po shndërrohet në një oazë ku është vështirë të merret frymë lirshëm; po shndërrohet në një vend diskriminues ndaj atyre që janë të gatshëm të sakrifikohen për një çështje jo materiale. Të jesh femër në Kosovë do të thotë të mbyllësh sytë e veshët sa herë një femër e mbuluar largohet nga mësimi apo puna e saj. Të jesh femër në Kosovë do të thotë të lësh besimin për karrierën. Apo karrierën për besimin. (Autorja ka studiuar gazetarinë dhe shkencat politike – marrëdhëniet ndërkombëtare në Universitetin Amerikan në Bullgari)  -------   by Gazetajava.com

E identifikuar

Ke medituar për një ditë kur do të të llogariten veprat ashtu siç llogaritë sot fitimet dhe humbjet?
I s l a m  do të thotë  Pa q ë !
Bekimi
Strateg
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 18-08-2005, 11:33:12 »
Citojeni

Kjo femra shumë bukur qenka veshur. I ka lezet për Zotin.
E identifikuar

Të dua Nene




bekimi@zeriyt.com
Isra
I can't be perfect!
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 19-08-2005, 09:23:42 »
Citojeni

Edhe mua me pëlqejnë ato femra qe vishen bukur dhe qe janë me shami, sepse vetëm ne këtë mënyrë bëhet dawe...

Po pse dhe aty ne Kosovë paska paragjykime për islamin?
E identifikuar

God, give me the serenity to accept the things I can not change, the courage to change the things that I can and the wisdom to know the difference.
Butrina

Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 19-08-2005, 09:34:00 »
Citojeni

Kosovare nëse kjo çka ke postu ti është mendimi i një femre qe ka studju ne Bullgari  nuk d.m.th. se është e vërtetë a? thjeshtë është një mendim i lirë i një individi, ju përshëndes  luj syun
E identifikuar

Don't drink and drive, take a joint and fly!!!
nobody
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #4 më: 19-08-2005, 10:16:04 »
Citojeni

Simbolet Fetare o duhet të zhduken të gjitha,o të lejohen të gjitha!Asnjë fe nuk është më e madhe apo më e mirë se tjetra për njeriun neutral.Sa ka të drejtë dikush të bëjë propagandë fetare me kryqa e ikonografi kishtare,aq kanë edhe të tjerët muhamedanë,hindusë,budistë,Jude etj.Shiqoni se cila është propagandë më e madhe fetare,shamija apo kryqat e varur në qafë me madhësi të llojllojshme dhe jo vetëm kaq,por puthja e këtyre kryqave në vende publike,qfaqje,aktivitete sportive etj duke bërë kryq e edhe me lëvizjet e duarve.Kjo është për mua njëqind herë më ndytësi se sa barjta e një shamije,që për nevoja të veta higjenike apo klimatike e mbajnë edhe gratë e besimeve tjera,shiqoni femrat mbi dyzetvjeqare  në evropë,ke sllavët etj.Pse sulmohet shamija e ka fajin "moda e huaj","demokracia anarkiste".Më e mira është ndalimi apo lejimi i të gjithave!
E identifikuar

S`është i varfër ai që s`është i pasur,por ai që vrapon pas vlerave,pasurisë apo gënjeshtrave të huaja
Visar.Bali
Bali
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #5 më: 19-08-2005, 10:37:53 »
Citojeni

Simbolet Fetare o duhet të zhduken të gjitha,o të lejohen të gjitha!Asnjë fe nuk është më e madhe apo më e mirë se tjetra për njeriun neutral.Sa ka të drejtë dikush të bëjë propagandë fetare me kryqa e ikonografi kishtare,aq kanë edhe të tjerët muhamedanë,hindusë,budistë,Jude etj.Shiqoni se cila është propagandë më e madhe fetare,shamija apo kryqat e varur në qafë me madhësi të llojllojshme dhe jo vetëm kaq,por puthja e këtyre kryqave në vende publike,qfaqje,aktivitete sportive etj duke bërë kryq e edhe me lëvizjet e duarve.Kjo është për mua njëqind herë më ndytësi se sa barjta e një shamije,që për nevoja të veta higjenike apo klimatike e mbajnë edhe gratë e besimeve tjera,shiqoni femrat mbi dyzetvjeqare  në evropë,ke sllavët etj.Pse sulmohet shamija e ka fajin "moda e huaj","demokracia anarkiste".Më e mira është ndalimi apo lejimi i të gjithave!
te lutem... nuk po mund te te kuptoj. Pasi qe je kaq kundër Islamit ( e poashtu edhe menyrave tjera te besimit ) pse mor vëlla i ndjek vetëm këto tema!? Pse or vëlla nuk e gjen kendin tënd e ti tregosh idetë tua te prapambetura ( Si realiteti është i hidhur, edhepse the se s'ka koment por ka... ) tjeterkujt. Kur ne te ofrjome argumenta bindese qe vetëm te marret dhe fëmijët nuk i kuptojnë, ti na përgjigjesh me fjale te kota: ka thënë ky ka thënë ai kanë thënë këta etj etj. Të lutem nëse don te komunikojme pa GJAK TE NXEHUR je i mireseardhur, por jo te ndezesh zjarre këtu me konkluzione te pa baza (citoj) : " o te ndalohen të gjitha o te lejohen të gjitha ".

P.S.Kërkojë falje nëse je ofenduar, por mu desh ti them këto.

Përshëndetje
Të Falemnderit ne mirekuptim
E identifikuar

Proud to be a muslim!
Got a problem with that!?
buzeqeshje
nobody
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #6 më: 19-08-2005, 10:50:16 »
Citojeni

te lutem... nuk po mund te te kuptoj. Pasi qe je kaq kundër Islamit ( e poashtu edhe menyrave tjera te besimit ) pse mor vëlla i ndjek vetëm këto tema!? Pse or vëlla nuk e gjen kendin tënd e ti tregosh idetë tua te prapambetura ( Si realiteti është i hidhur, edhepse the se s'ka koment por ka... ) tjeterkujt. Kur ne te ofrjome argumenta bindese qe vetëm te marret dhe fëmijët nuk i kuptojnë, ti na përgjigjesh me fjale te kota: ka thënë ky ka thënë ai kanë thënë këta etj etj. Të lutem nëse don te komunikojme pa GJAK TE NXEHUR je i mireseardhur, por jo te ndezesh zjarre këtu me konkluzione te pa baza (citoj) : " o te ndalohen të gjitha o te lejohen të gjitha ".

P.S.Kërkojë falje nëse je ofenduar, por mu desh ti them këto.

Përshëndetje
Të Falemnderit ne mirekuptim
Nuk kam pse ndjehem i prekur aspak,përkundrazi ju që jeni në Forumin tuaj Islam mund të më përndjekni kur të doni!Unë po paraqes vetëm njohuritë dhe mendimet  e mia...sepse me duken që janë të drejta!Këtë propagandën fetare unë e shoh njësoj sikur përhapjen e pirjes së duhanit që bëhët për të krijuar shokë duhanxhinj,që nëse ndonjëherë mbetesh vet pa cigare,kolegu që e ke futur me zor ta piej duhanin,ai tani të gjenë cigare!
E identifikuar

S`është i varfër ai që s`është i pasur,por ai që vrapon pas vlerave,pasurisë apo gënjeshtrave të huaja
Visar.Bali
Bali
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #7 më: 19-08-2005, 10:56:24 »
Citojeni

Allahu te udhezofte se nuk e di as çfarë flet. Je i humbur o i mjerë... Jepi pak me shpejt kaloji këto gjëra dhe ktheu ne rrugë te drejtë buzeqeshje
E identifikuar

Proud to be a muslim!
Got a problem with that!?
buzeqeshje
nobody
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #8 më: 19-08-2005, 11:01:14 »
Citojeni

Allahu te udhezofte se nuk e di as çfarë flet. Je i humbur o i mjerë... Jepi pak me shpejt kaloji këto gjëra dhe ktheu ne rrugë te drejtë buzeqeshje
Këto lutjet tua Visar janë të mira,më pëlqejnë dhe nuk i shoh aspak fyerjet si i mjerë etj,sepse kam gjetur një person që më bën të qeshë duke shkruar!
Një Fjali interesante:
Hoxhë,pse e tërhjekë magneti hekurin???
E ka tullusum tha Hoxha!Pra ti e ke Tullusum o Visar,po ti vazhdo e mos u mërzit me mua as të tjerët që s`të dëgjojnë!
E identifikuar

S`është i varfër ai që s`është i pasur,por ai që vrapon pas vlerave,pasurisë apo gënjeshtrave të huaja
Visar.Bali
Bali
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #9 më: 19-08-2005, 11:10:42 »
Citojeni

Hehehe te lumte. Di të jesh shumë sarkastik luj syun
Unë lutem se nuk ta dua te keqen. Por kur te quan Allahu ne Kur'an te mjerë, unë skam si te te quaj ndryshe.  pikepyetje më vjen keq pikepyetje
Me ty edhe me bnikun kishim biseden dhe te tjerët s'ishin ne ngjarje, por edhe po të mos më degjoje askush unë prap se prap do ta them te vërtetën haptazi para kujtdo.
E identifikuar

Proud to be a muslim!
Got a problem with that!?
buzeqeshje
nobody
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #10 më: 19-08-2005, 11:18:05 »
Citojeni

Hehehe te lumte. Di të jesh shumë sarkastik luj syun
Unë lutem se nuk ta dua te keqen. Por kur te quan Allahu ne Kur'an te mjerë, unë skam si te te quaj ndryshe.  pikepyetje më vjen keq pikepyetje
Me ty edhe me bnikun kishim biseden dhe te tjerët s'ishin ne ngjarje, por edhe po të mos më degjoje askush unë prap se prap do ta them te vërtetën haptazi para kujtdo.
Kjo që thua se do ta thuash të vërtetën kodu,mua më pëlqen,por ti ke të vërteten tënde të  huazuar dhe imituar ndërsa e vërteta ime është origjinale,e freskët !Ti e di apo jo që secili ka të vërtetën e vet,përveq atyre që s`janë në gjendje ta gjejnë dhe njohin e shkojnë pas të vërtetave të huaja!
E identifikuar

S`është i varfër ai që s`është i pasur,por ai që vrapon pas vlerave,pasurisë apo gënjeshtrave të huaja
Visar.Bali
Bali
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #11 më: 19-08-2005, 11:22:06 »
Citojeni

Ne rregull. Më duhet te heq dorë. Jemi në forum publik e jo ne kendin e zenkave. ta lemë me kaq edhe pse kam mijëra argumenta për ty edhe për te gjithë qe pajtohen me mendimin tënd. bali_bal@hotmail.com
E identifikuar

Proud to be a muslim!
Got a problem with that!?
buzeqeshje
Isra
I can't be perfect!
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #12 më: 22-08-2005, 05:19:50 »
Citojeni

Përshëndetje dhe selam djema!

Nuk pashë ndonjë gjë te keqe te postimi i Nobody-s, ishte mendimi i tij dhe me se i drejtë!
Unë personalisht nuk vura re ndonjë perdhosje te islamit apo ndonjë lavderim i ndonjë feje tjetër.
AI u shpreh kundër paragjykimeve ndaj feve  ne përgjithësi.

Visar, unë te pergezoj për qëllimin tuaj mbrojtes ndaj fesë sone, por po ta lexonit me kujdes postimi nuk ishte aspak acarues.
Gjithsesi me falni nëse ju kam keqkuptuar dhe ju. merzitje

Unë dëshiroj të mos kemi keqkuptime me njëri-tjetrin dhe te komunikojme lirshem te gjithë sebashku..

Shpresoj ne mirëkuptimin tuaj! buzeqeshje
E identifikuar

God, give me the serenity to accept the things I can not change, the courage to change the things that I can and the wisdom to know the difference.
biligoa


Shiko profilin
« Përgjigjja #13 më: 26-10-2007, 19:31:18 »
Citojeni

Rektori i Universitetit të Durrësit dhe vetë universiteti janë bërë prej ditësh protagonistë të një debati që po cek sa liritë e njeriut, të drejtën e arsimimit, legjislacionin shkollor dhe deri tek imazhi i cunguar femëror i një vajzë të re. Prej një jave, kjo shkollë po lakohet gazetave e televizioneve, pas vendimit që rektori ka marrë për të mos e pranuar në auditor një studente që mban një veshje të traditës myslimane, një shami në kokë. Jashtë parimeve universale të të drejtave të individit, mund të shkruash tërë ditën argumenta të tjera se përse ky rektor gabon në vendimin e tij. Por mjafton të rendisim disa arsye të mjaftueshme për të bindur autoritetet shqiptare të arsimit që të ndërhyjnë. Kur rektori dhe drejtuesit e tjerë të kësaj shkolle kishin vendosur të mos i pranonin vajzat me shami(pra kishin vendosur një kod të tyrin të etikës në shkollë), duhet të kishin njoftuar paraprakisht, në mënyrë që ato vajza që nuk kanë ndërmend ta heqin shaminë, të mos regjistroheshin në shkollën e lartë të Durrësit, por të gjenin ndonjë tjetër ku i pranojnë edhe me shami. Kjo është një korrektesë e vogël e detyrueshme, ndërsa ligjërisht, përderisa universiteti nuk ka një uniformë të tijën zyrtare, atëherë rektori nuk ka të drejtë të rekomandojë apo refuzojë veshjet e studentëve. Pasi në të kundërt, duhet lëshuar edhe urdhri që në kohë të ngrohta vajzat të mos futen në shkolla me kanotiere dhe minifunde, të cilat edhe pse nuk simbolizojnë ndonjë besim fetar mund ta dëmtojnë cilësinë e mësimdhënies më shumë se shamia e studentes besimtare. Gjithashtu, duhet të kontrollohen të gjithë djemtë dhe vajzat që mbajnë varëse me kryqe apo simbole të tjera fetare apo tatuazhe me simbole të djallit. Dhe ndoshta duhet bërë edhe një gjë tjetër. Përderisa nuk lejohen vajzat të mbajnë shami, si simbol i besimit mysliman, nuk duhen lejuar as djemtë që mbajnë mjekër, pasi edhe mjekra është një demonstrim publik i këtij besimi. Madje, rektori duhej të ishte interesuar që shkolla që ai drejton të mos jetë afër ndonjë xhamie apo kishe, pasi në kohën kur atje bëhet mësim, hoxha mund të predikojë ritet fetare dhe prifti mund t‘u bjerë kambanave dhe kjo do të cenonte laicitetin e shkollës.

Përtej një protagonizmi të pavend, frenimi i frekuentimit të shkollës nga një vajzë që mban shami, është një çështje që meriton vëmendje, për aq kohë sa ajo nuk predikon në mjediset e shkollës apo propagandon literaturë fetare. E para, sepse kjo ndodh në një vend ku shumica e popullsisë është e besimit mysliman dhe për pasojë, pati edhe një reagim disi nervoz nga selia e Komunitetit Mysliman, e cila paralajmëroi edhe për një protestë. Shkaktimi i një tensioni të tillë do të ishte krejt i pajustifikuar, pasi dihet fare mirë që lajmet me myslimane e ferexhe janë një ushqim i mirë për mediat kudo në botë. Duke lënë mënjanë refrenin tonë të vjetër të bashkëjetësës paqësore mes besimeve fetare, duhet pranuar sot e gjithë jetën se kryqëzimi i njerëzve me besime të ndryshme ka prodhuar një shoqëri kaq heterogjene sa vështirë të gjesh familje të pastra në besime fetare. Dhe ky diversitet e ka shndërruar fenë në problemin e fundit për të cilin ne si shoqëri jemi të interesuar seriozisht. Kjo do të thotë se një vajzë me shami në kokë nuk bezdis askënd në Shqipëri, pasi askush nuk ndihet i prekur apo i kërcënuar prej saj. Më e shumta që do të bëjmë ne, është që të shprehim keqardhje, që në pikun e vapës, një vajzë apo grua mbulon kokën me shami. Në kësi kushtesh, romuzet që hedhin aty-këtu njerëz si rektori i shkollës së Durrësit, vetëm sa turbullojnë ujërat e qeta. Nja dy vjet më parë, një intelektual frankofon në Tiranë shante çdo ditë në gazeta ekstremistët shqiptarë islamikë(që nuk dihet ku i kishte parë ai) derisa një natë, pasi kishte pirë dhe kishte rënë në pusetën e hapur para pallatit të pandriçuar, tha se i kishin bërë atentat terroristët shqiptarë me mjekër. Të tilla budallallëqe tentojnë të kopjojnë zhurmat mediatike që prodhohen në vendet përëndimore mbi këtë temë ku zotërohet një realitet krejt tjetër. Kur ish-ministri i Jashtëm britanik, Jack Straw, tha se gratë myslimane(emigrante dhe jo autoktone) nuk duhet të mbajnë shami, mediat thanë se zoti Straw e lëshoi deklaratën në mënyrë që të bëhet ushqim për median, pasi kishte kohë që ishte harruar. Por në Shqipëri ky ushqim mediatik ndryshon krejtësisht nga ai në Përëndim. Atje flitet për emigrantë, breza njerëzish që luftojnë kundër asimilimit kulturor e fetar, është ajo që studiuesit e emërtojnë si përplasja e qytetërimeve. Ndërsa në Shqipëri të gjithë janë në vendin dhe tokën e tyre. Akoma më ngushtë, rasti i Durrësit është edhe më ndryshe. Atje një vajzë rrezikon të humbë të drejtën e shkollimit, një e drejtë që garantohet nga Kushtetuta e Republikës. Në Britani, gjykata ia mohoi të drejtën një gruaje të mbuluar këmbë e kokë me të zeza që të japë mësim. Për të shkuar deri te vendimi i gjykatës, kolegji i shkollës kishte bërë testime dhe kishte arritur në përfundimin se një mësuese të cilës nuk i duken as sytë e as goja, nuk ka rendiment në të mësuarit e fëmijëve. Larg qoftë nëse fëmijët tanë do t‘i mësonte një mësuese e tillë, e cila nuk merret vesh nëse të shikon me dashamirësi apo me urrejtje. Por në rastin e studentes nga Durrësi, çështja qëndron krejt ndryshe. Ajo mban thjesht një shami, nga ato që kanë mbajtur e mbajnë ende shumica e nënave tona. Dhe para se t‘i thuash "jashtë", është mirë të pyesim se kë pengon ajo me atë veshje? Sot për sot kur është thjesht një studente, ajo as dëmton kënd e as pengon kënd. Nesër, kur kjo studente të bëhet mësuese dhe me ferexhenë e saj dëmton shkollimin e fëmijëve, kur të bëhet pengesë për mbarëvajtjen e punës në një bankë, në një televizion, në një firmë ndërtimi a gjetkë, atëherë janë institucionet që përmes rregulloreve të tyre të brendshme, përcaktojnë kriteret e punësimit.
E identifikuar
biligoa


Shiko profilin
« Përgjigjja #14 më: 26-10-2007, 19:35:14 »
Citojeni

 Analize te librit kthim ne mbulesen islame ne perëndim

 Sot ne shoqëritë moderne jepen fjale dhe teori të reja dhe të ndryshme për nga përmbajtja për atë qe po ndodh me perendimin.çështjet si rikthim ne vetvete dhe miresite ,spiritualitet dhe moral janë këto edhe teorite e reja qe po jepen kohëve te fundit. Libri kthimi ne hixhab e shkrimtares Amerikane Wendi Shlit , është nder librat qe është shkruar lidhur me këtë çështje dhe është mirpritur shumë nga lexuesit . Shlit thotë : qëllimi im nga ky libër nuk është qe tju propozoj grave qe te veshin roba për te mbuluar trupin ,por ky libër është i mirë për gratë qe nuk mund te mendojnë apo te flasin gjë tjetër përveç bukurise se tyre . Padyshim qe vetedijesimi i një gruaje është një nga veglat me te mira te vlersuara dhe njekohesisht i thotë asaj qe mosmbajtja e një veshje te papërshtatshme përpara personave të huaj është një pune e drejtë dhe e pëlqyeshme?

Benjamin Frazhil ne një artikull te Hidden Wisdom te vitit 2001 shkruan :ky libër është nder librat me objektiv dhe me i drejtë qe është shkruar në tërë gjeneratat e fundit ne perëndim dhe qe paraqet një libër te pashembullt te këtij lloji. Nga pikpamja e psikologjise , janë te fshehur ne qenien tonë. Poqese shikojme ne brendine tonë,ajo qe me kohe e kemi harruar, ne këtë libër hedhet një drite lidhur me te dhe është një rishikim te vlerave qe një njeri duhet te dije domethenen se ai kush është dhe identiteti i tij çfarë kuptimi ka?
Robin west është duke marrë doktoraturen ne universitetin e Xhorxh Townit ne amerike dhe thotë :Vendi shlit ka shkruar libër për te gjithë ne ,për feministet,kundër feministeve , moderatoret madje edhe konservatoret sipas mendimit te shlitit me venien e mbuleses dhe hixhabit jo vetëm qe zgjon injorancen nga gjumi por është edhe gurthemeli i një jetë te qendrueshme dhe te shendosh .martesa e shendosh dhe e pastert është burim i lumturise ne jetë dhe nuk mundemi qe atë te barazojme me errësirë qe vjen si pasoje e një jetë te te paqendrueshme dhe jostabile.

Shkrimtarja i këtij libri ne kohën e kundershtimit te çështjes se hixhabit dhe mbuleses ne vazhdim thotë : a nuk është e çuditshme qe nuk mundemi të flasim për çështje qe janë te rëndësishme dhe ne mënyrë te fshehte duhet të flasim për këto gjëra .hixhabi i gruas është një çështje qe duhet me seriozitet shtjelluar mirë .Hixhabi është një çështje e ndaluar e kësaj kohe ,është një dere e mbyllur qe ne pamje është e rrezikshme pasiqe përgjigjja e hixhabit nuk është vetëm një përgjigje e një pyetje por mbulesa ka rëndësi shumë te madhe sa qe mund te ndryshoj shumë gjëra.

Vendi shlit ne librin e vet jep shpjegime te pikpamjeve te shoqerise amerikane për gruan dhe poziten e saj dhe ne te njekohesisht flet edhe ne pergjithsi për pikpamjet e botës perendimore për vlerat e gruas .Sipas mendimit te tij veshja e papërshtatshme e vajzave dhe grave të reja për terheqjen e vemendjes se tjerëve ndërsa përdorimi i bukurise për qellime propagandistike ne filma dhe Tv si dhe përdorimi i saj si vegel qe bëhet shkak i zhdukjes se vlerave te saj ne shoqeri dhe njekohesisht me te edhe me tepër shtohet dhuna dhe mundimi për gratë e reja. Shlit lidhur me këtë thotë ; ne qytetin e Nju Jorkut me se 54000 adoleshcente te moshes 15-16 vjeçare mbeten shtatzane . Ne masachusets çdo muaj shkruhen 4-5 artikuj se si te mbrohen gratë nga dhuna qe po ushtrohet ndaj tyre dhe sipas fajleve te psikologes Mari Pasriz ne decenien e 90’te dhuna ndaj vajzave është ndryshuar për nga kualiteti .

Shlit është shumë i bindur se gratë e reja dhe vajzat nuk duhet qe ti besojnë shoqerise me ato kerkesa te palogjikshme dhe jonormale . Megjithatë ne baze te kulturës te ashtuquajtur liri ,nëse gratë dhe vajzat nuk ndjekin ligjet e percaktuara nga këto shoqeri ,ata menjehere fshihen dhe terhiqen nga shoqëria .Grate e perendimit ashtu janë te edukuara qe për te vërtetuar ekzistencën e tyre kanë ndjekur çështjen e barazise me gjinine e kundërt dhe kjo ndodh ne kohën kur vet gjinia e tyre ka nevojë për gjinine mashkullore pasiqe gruaja dhe burri kanë dallime te lindura dhe qe nuk mund te anashkalohen. Ai ,gjithashtu thekson se unë dua qe te ju them atyre se të jesh grua është diçka fantastike dhe nuk ka nevojë veten ta paraqesin si mashkull është e nevojshme qe vetëm te jenë ato qe janë .
Ky shkrimtar amerikan ne pjesen e dytë te librit te vet thekson se mbulimi i një gruaje është një tendence shumë normale . Mirëpo me kamlimin e kohës është berre devijim i kuptimit te saj dhe është shendruar ne një nevojë te pabaze dhe jashta normales. Njekohesisht faktet tregojnë se teoria e shoqerise moderne për te shtypur nevojat seksuale te gjinise femrore ne te vërtetë është vetëm mosmarveshje dhe jo tjetër.

Një pikë tjetër tepër interesante e këtij libri janë edhe pyetjet qe janë parashtruar pyetjet ku shkrimtari nga lexuesit kërkon një zgjim te vetedijes se tij ,dhe ne vazhdim thekson se tanime nuk është koha për keshillime por duhet te parashtrojme pyetje te cilat akoma nuk është lejuar te jepen përgjigje. Si një shembull te tillë mund te permendim se cili është rezultati i lirive te pakufizuara ,çfarë duhet tu mësohet vajzave tona ? Përse pas shumë vite debatesh për sjelljen e fëmijëve tanë . Akoma sjellja e burrave ne shoqeri nuk është permirsuar por përkundrazi është perkeqsuar ? Përse luftohet me hixhabin dhe mbulesen islame ?
Vendi shlit hixhabin islamik e konsideron si një ideal te humbur dhe thekson se njeriu nuk mundet te perballoj nevojat natyrore te veta . Sipas mendimit te tij ,me siguri qe vazhdimi i këtij procesi te luftimit te hixhabit ka për te krijuar kriza të reja ne shoqeri.
Wendi Shlit shkrimtarja amerikane e librit “Kthimi ne hixhab”ka bërë një analize te vlerave te gruas ne shoqërinë perendimore dhe atë amerikane dhe në fund te saje parashtron pyetjen se kjo kulturë bashkohore dhe ky modernizem deri ku ka për te çuar gratë e ditëve te sotme?

Madje edhe specialistet e kësaj sferë nuk e kanë kuptuar mirë kuptimin e vërtetë te kësaj fjale. Ata madje nuk mundohen qe vetes tia parashtrojne edhe këtë pyetje sepse gratë gjatë mijëra shekujve kanë mbuluar veten.
Ajo ne vazhdim thekson: Sot hixhabin e dinë ; shtypje te epsheve por kjo pikpamje është e gabuar sepse asnjë grua nuk deshiron nevojat e veta ti shtyp ne këtë mënyrë,dhe kjo vecori do të ishte e arsyeshme nëse do ti imagjinojme si qenie me intelegjence te dobët dhe ne këtë rast mund të themi se ata pa kurfare arsyetimi e kanë mbuluar veten për mijëra vjet.Megjithatë ne qoftë se gruan e dimë si një qenie me një logjike te shëndoshë dhe kemi rrespekt për te,do të vijme ne konkluzion se Hixhabi i gruas ka një domethënie me sublime. Hixhabi nuk ka për qëllim te tregoj pakujdesine e gruas ndaj burrave,por është me kuptim te rendesise se vlerave njerzore te gruas dhe me lënë pas tensionet natyrore qe ne kohën e pershtatur mund te realizohen.

Zonja Shlit , hixhabin e din si një shok te vjetër e te futur ne harresen e kohës dhe për te kuptuar se çka i ka ndodhur këtij shoku te vjetër së pari duhet te shqetsuar se pse nuk kemi këtë mbulesë.Ne jetojme ne epoken ku me pretekst te rritjes se vetebesimit tek vajzat e reja u japin alternativa të ndryshme qe ne te vërtetë do të shkaktoje një tragjedi tek këto vajza.Ne te kaluaren vajzat dhe djemt kur rrinin pranë njëri-tjetrin kishin turp dhe tregonin kujdes me të madh.Mirëpo,sot me formimin e levizjeve si seksualizmi ne mardheniet mes gjinise femrore dhe asaj mashkullore nuk ekziston asnjefare rregulle dhe ligji qe do të caktoj të drejtat e njëri-tjetrit.Kjo shkrimtare hixhabin e definon si respekt qe ka gruaja për personalitetin e vet dhe te refuzoj shikimin e burrit ndaj saj si një vegel për plotesimin e nevojave te veta personale.Ne fakt hixhabi gruan e paraqet si një qenie me një personalitet me te thelle.Ajo duke cituar fjalët e një mendimatri tjetër thotë:Turpi dhe pastertia morale është shok i mirë i rinise dhe e mbron atë pergjat periudhes se pjekurise seksuale dhe njeherit luan një rol kardinal ne zgjedhjen e partnerit të parë te saj ne jetë.

Wendi Shlit ne vazhdim shkruan se kultura qe i kushton rëndësi mbuleses se femres është një kulturë qe mer ne konsideratë te dy gjinite dhe krijon një lidhje dhe ve një rregull ne këto mardhenie. Kjo kulturë ,femres me hixhab dhe modeste i pregadit një rrugë ,ku ajo do të bëj hapa ne një botë ku ne te do të ruhet dhe respsktohet gjinia e saj femrore.Ne këtë kulturë ajo jeton një jetë qe të krenohet me gjinine e vet , dhe kualiteti i jetës se saj është i pamohueshem dhe i padyshimt.Ne kohën kur një predikues fetar kërkon nga kjo grua qe të mos pranoje forma te modës se degjeneruar , nuk është me kuptim qe ai apo ajo kërkon nga ajo qe ajo te humb bukurine dhe pamjen e vet , dhe të mos pëlqej vetveten por ne te vërtetë ajo thirret qe te krijoje një bukuri te brendshme dhe thekson se ju mos i leshoni floket dhe mos zbukuroni trupin tuaj por te krijojne një shpirt te qete dhe modest qe te jetë e bukur dhe me vlerë para zotit.

Wendy Shlit ne një pjesë te librit te vet thotë se; edhe ne shoqëritë ku mbulesa nuk praktikohet madje edhe ata kërkojnë qe te ruhet trupi dhe mbulesa . Ajo lidhur me këtë na sjell edhe fakte , dhe ne një pjesë tjetër thotë ; se ne ditën e graus ne një universitet , ithtaret e feminizmit kishin shkruar shkresa dhe parrulla ku ne to shkruante se ata janë te barabarta me gjinine mashkullore dhe ndermjet tyre nuk ekziston asnjë dallim.Megjithatë ne një universitet tjetër thonin se ata kanë dëgjuar nga gratë e reja qe thonë se ata janë sikur burrat dhe krijojne lidhje te pakufizuara me gjinine mashkullore,mirëpo ne atyre u themi ;se të mos humbin kohën me këto gjëra dhe me këto sjellje siperfaqsore të mos harrojnë vlerat e tyre .
Kjo shkrimtare ne analize te pozites se vlerave te gruas thotë; se ne jemi njerëz dhe disponojme me ndjenja dhe vlera morale, ne nuk jemi kompjuter qe te ndjekim urdhëra te thata. Grate kanë aftësi shumë me te mëdha për te arritur ne përsosmërinë si një qenie,dhe mbulesa e gruas është ajo qe ploteson shprazetirat e jetës se tyre.Mbulesa nuk jep përgjigje vetëm për mënyrën se si te jemi grua,por jep edhe një përgjigje te bukur për ekzistencën e qenies se vet gruas.

E identifikuar
Faqe: [1] 2   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |