Zeri IslamIslami - IslamGruaja dhe Familja në Islam (Moderatore: M.SHKODRANI, Forumi Islam)Rrëfenja e një gruaje që kishte takua [devotshmëri]
Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Rrëfenja e një gruaje që kishte takua [devotshmëri]  (E lexuar 87 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
abdurrahman
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 157


Shiko profilin
« më: 16-12-2008, 16:57:29 »

 
Rrëfenja e një gruaje që kishte takua [devotshmëri]
Marrë nga Tefsir Ibn Kethir





Thënia e Allahut:



"Allahu do të japë lehtësi pas mundimit".



Ky është një premtim i vërtetë nga Ai. Dhe vërtet, premtimet e Allahut janë të vërteta dhe Ai kurrë s'i then ato. Kjo është një thënie e Allahut:



"Vërtet, së bashku me çdo mundim është lehtësimi. Vërtet, së bashku me çdo mundim është lehtësimi". [Inshirah, 5-6]



Është një hadith me rëndësi që duhet ta përmendim këtu. Imam Ahmed shënoi që Ebu Hurejre ka thënë:"Një burrë dhe gruaja e tij nga gjeneratat e kaluara qenë të varfër. Një herë e një kohë, burri u kthye nga një udhëtim. Ndërsa ndjente uri dhe lodhje, ai shkoi te gruaja e tij dhe i tha:'A ke gjësend për të ngrënë?' Ajo tha:'Po, prano përgëzimet për furnizimin nga Allahu'. Ai prapë i tha asaj:'Nëse ke diçka për të ngrënë ma sjell atë'. Ajo tha:'Prit edhe pak'. Ajo po pritte mëshirën e Allahut. Kur u zgjat çështja, ai i tha asaj:'Çohu dhe më sjell çfarëdo që ke për të ngrënë, se vërtet jam uritur dhe lodhur'. Ajo tha:'Do ta bëj këtë. Së shpejti do ta hap kapakun e furrës, pra mos u ngut'. Kur ai ishte i zënë dhe nuk insistonte për një kohë, ajo tha vetmevete:'Do të shikoj në furrë'. Kështu, ajo u çua dhe shikoi në furrën e saj dhe e gjeti atë të mbushur plot me mish qengji, dhe havani me shtypësin e tij ishte plot e përplot me farë drithi; ai [havani] po thërmonte farën vetvetiu. Kështu, ajo mori çfarë kishte në havanin me shtypës, pasi e shkundi atë që të nxirrte gjithçka që kishte brenda, dhe po ashtu mori tërë mishin që gjeti në furrë". Ebu Hurejra shtoi:"Pasha Atë, në dorën e të cilit është jeta e Ebu el-Kasimit [pejgamberit Muhamed], kjo është thënia e njëjtë që Muhamedi tha:"Po të kishte marrë ajo çfarë kishte në havanin dhe të mos e kishte zbrazur krejtësisht duke e shkundur atë, ai do të vazhdonte të thërmonte farat deri në Ditën e Gjykimit".



"Dhe shumë qytete u rrebeluan kundra urdhërit të Zotit të tyre dhe të dërguarit të tyre, dhe Ne i morëm ata në një llogari të ashpër. Ne do ta dënojmë atë me një torturë të tmerrshme. Kështu ata shijuan pasojën e hidhur të punës së tyre, dhe pasoja e punës së tyre ishte humbja. Allahu ka përgatitur për ta një torturë të rëndë. Kështu që kini frikë [takua] Allahun, o njerëz mirëkuptues. O ju që besoni, vërtet Allahu jua ka zbritur një Përkujtues, një të dërguar që jua lexon ajetet e Allahut të cilat përmbajnë shpjegime të qarta, për t'ju nxjerrë nga errësira në dritë. Dhe kushdo që beson në Allahun dhe bën punë të drejta, Ai do ta pranojë atë në Kopshtet nën të cilat rrjedhin lumenj, për të jetuar aty përgjithmonë. Vërtet, Allahu ka bërë për të një furnizim të shkëlqyeshëm". [Talak, 8-11]



 
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • e verteta
  • Dot po
  • 2 (100%)
  • -
  • Dot jo
  • 0 (0%)
  • -
  • Numri total i votave: 2
  • Shiko temen

* Sponsor