Faqe: 1 ... 8 9 10 11 12 [13] 14 15   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Pyetje - Përgjigje  (E lexuar 12395 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Elektra
*Engjëllushë*
Anetar


Karma: 1
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 3714



Shiko profilin
« Përgjigju #180 më: 19-09-2007, 21:32:38 »

Pyetja ime eshte:a konsiderohet jobesimtar nje njeri qe beson ne Zot,por jo ne fe?
E identifikuar

Qiellin nuk di si ta pikturoj më,
tek shijoj puthjen e perëndimit në horizont
Buzën e sipërme të nxjerë mbi Jon
e tjetrën që më pëshpërit duke më dërguar valëzat në breg
Queen2L
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 36



Shiko profilin
« Përgjigju #181 më: 02-11-2007, 20:20:43 »

do te doja tw di se a duhet zevendesuar namazet e pafalura gjat ciklit?
E identifikuar

" \ ALLAH THE ONE AND THE ONLY GOD / "
Aida
Stafi


Karma: 18
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 3034



Shiko profilin
« Përgjigju #182 më: 03-11-2007, 18:47:42 »

do të doja tw di se a duhet zëvendësuar namazet e pafalura gjat ciklit?

Selam Queen

Nese me cikel e ke fjalen per periudhen e menstruacioneve, athere pergjegjja eshte JO.
Femra gjate periudhes se menstruacioneve dhe ne periudhen pas lindjes- lehonise e ka te ndaluar:
- ta beje namazin
- te lexoje Kur'an dhe as ta prek ate pa qene Kur'ani i mbeshtjellur me dicka, perjashtim behet ne rast se behet fjale per nje studente e cila duhet te pregatitet per provim, (e kam lexuar diku kete por se mbaj mend nga kush eshte ky mendim)
- te agjeroje
- te shkoje ne xhami
- te kete mardhenie intime me bashkeshortin.
 

Namazet e lëna gjatë kohës se menstruacioneve nuk duhet të zëvendësohen, pasi në një hadith të gjatë, mes tjerave, Pejgamberi [s.a.v.s] thotë: "... Gruaja kur është me menstruacione nuk duhet të falet apo të agjërojë..."
Por ditet te cilet si ka agjeruar, ata duhet te kompenzohen medoemos. Lehtesim kane edhe grate gjate periudhes se gjidhenies, nese psh e verejne se femijut si ben mire, ose pakesohet qumeshti mund mos agjerojne por duhet ti kompenzojne ditet.


Nëse rrjedhja e gjakut të menstruacioneve ndërpritet para mbarimit të kohës së namazit, qoftë edhe me një rekat, atëherë fjala e këtij namazi është e detyrueshme, sepse Pejgamberi [s.a.v.s] ka thënë: "Kush arrin qoftë dhe një rekat prej namazit të ikindisë para perëndimit të diellit, e ka falur namazin e ikindisë me kohë".

Shkurtimisht mund të themi se nëse gruaja pastrohet kur, prej lindjes apo perëndimit të diellit, ka mbetur aq kohë sa për të falur një rekat, atëherë falja e namazit të sabahut në rastin e parë dhe e atij të ikindisë në të dytin është e detyrueshme për të.

Por ki parasysh dicka, ti mund te recitosh Du'a (lutje) gjate menstruacioneve.

Allahu e din me se mirti!



E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
Aida
Stafi


Karma: 18
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 3034



Shiko profilin
« Përgjigju #183 më: 03-11-2007, 19:37:40 »

Pyetja ime është:a konsiderohet jobesimtar një njeri qe beson ne Zot,por jo ne fe?

Pershendetje Elektra

A ka mundesi ta sqarosh pakez me mire kete pyetje?
Si e mendon kete, se beson ne Zot por jo ne FE? E ke fjalen per besimtar te ndonje fe tjeter?

Flm per sqarimin!

E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
Queen2L
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 36



Shiko profilin
« Përgjigju #184 më: 03-11-2007, 19:46:40 »

aleikum selam aida Allahu xh.sh te shperblefte per pergjegjjen i/e mire
E identifikuar

" \ ALLAH THE ONE AND THE ONLY GOD / "
ibraim
...edhe mbarim ka...
Anetar


Karma: -2
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 5457



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #185 më: 13-11-2007, 17:28:46 »

vet besimi ne Zot te bene te quhesh fetar... dhe gjersa quhesh fetar do me thene i perket nje feje...
s'e dij se mundesh te besosh ne Zot pa qene pjestar i nje feje...
mir e tha miku im Altruisti per Islamin...
Islami eshte udherrefyes ne ket jete.

selam
E identifikuar

besmira
Vizitor
« Përgjigju #186 më: 25-11-2007, 03:24:36 »

Esselam Alejkum, Allahu ju shrbleft per keshillat qe po naj jepni nepermes internetit. E kam nje pyetje jetoj ne Amerik dhe i fali te gjitha kohet e namazit perfshi ketu edhe gjuman  ne gjami kam pa disa gra qe vin ne gjuma dhe ndegjojn Kur,an kur jan me mujoret dhe me than se mundesh edhe me lexue kur,anin nese dikush tjeter ta hap e ti e lexon pa kurfar frike. E ajo eshte nje grua shum fetare nuk e di a ti besoj at qe me ka keshillua ajo moter nag shtetet arabe. Ju lutemi te me jepni nje pergjigjeje per kete. Allahu ju shperbleft.
E identifikuar
mivida
Zërist


Karma: 0
offline offline

Postime: 1


Shiko profilin
« Përgjigju #187 më: 07-01-2008, 17:11:49 »

Selamu alejkum,
A lejohet te falet gruaja ne dhomen ku ndodhet nje burre i huaj dhe a mundet qe burre e grua te falen bashke? 
Ju falemnderit prej perpara!
E identifikuar
M.SHKODRANI
Teolog
Moderator


Karma: 2
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 224



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #188 më: 08-01-2008, 08:21:04 »

Esselam Alejkum, Allahu ju shrbleft për keshillat qe po naj jepni nëpërmes internetit. E kam një pyetje jetoj ne Amerik dhe i fali të gjitha kohët e namazit perfshi këtu edhe gjuman  ne gjami kam pa disa gra qe vin ne gjuma dhe ndegjojn Kur,an kur jan me mujoret dhe me than se mundesh edhe me lexue kur,anin nëse dikush tjetër ta hap e ti e lexon pa kurfar frikë. E ajo është një grua shum fetare nuk e di a ti besoj at qe më ka keshillua ajo motër nag shtetet arabe. Ju lutemi te me jepni një pergjigjeje për këtë. Allahu ju shperbleft.

Përgjigje: Gjërat e ndaluara për femrat që janë me të përmuajshmet.

   Feja jonë i ka obliguar të gjithë besimtarët me namaz dhe adhurime të ndryshme. Si në të gjitha gjërat e tjera edhe këtu nuk ka bërë ndo një dallim midis burrit dhe gruas. Sepse sa ka nevojë për adhurim burri ka edhe gruaja. Nëse burri nuk i bën adhurimet ashtu siç e ka detyrë atëherë bëhet borxhli ndaj All-llahut xh.sh ashtu edhe gruaja nëse nuk i kryen këto detyra edhe ajo bëhet borxhlie ndaj All-llahut xh.sh.

   Por për gratë janë disa raste të cilat janë të veçanta për gratë dhe për këtë ka disa përjashtime. Këto raste janë: Hajd (pastrimi për mujor i gruas). Nifas (gjendja e lehonës, gjaku që rrjedh me një herë pas lindjes). Istihada (gjendja jo e rregullt).
   Ndalesat në Kur`an dhe sunnet për gratë në kohën e të përmuajshmeve deri sa të pastrohen janë marrdhëniet bashkëshortore Bekare 222, namazi, agjërimi dhe tavafi i Qabes janë ndaluar me anë të sunnetit.

   Për të sqaruar. Fatime binti Ebi Hubejsh pyet pejgmaberin a.s: Unë jam një grua që nuk më ndalohet asnjë herë gjaku jo i rregullt (istihada) a më duhet ta lë namazin?
   Pejgamberi a.s: jo ai nuk është gjak i pa rregullt, ai është gjak i sëmundjes që të vjen nga damari. Në kohën që je me të përmuajshmet lëre namazin pastaj pastrohu dhe fal namazin. (Muslim, Hajd, 14; Ebu Davud, Taharet, 109; Tirmidhi, Taharet, 96; Nesai, Hajd, 2). Gratë që janë në këtë gjendje duhet të marrin abdest në çdo kohë të namazit sepse në transmetimin e Tirmidhiut merr pjesë dhe shtesa: “Kur të vijë koha merr abdest për çdo kohë”.

   Për mos faljen e namazit mos agjërimin e ramazanit, mos bërjen e tavafit të Qabes  në të përmuajshmet dhe të mos bërjes kaza të namazeve të lëna pas të përmuashmeve  të gjithë dijetarët në këtë mendim janë të bashkuar. Hz. Aishe thotë: “kur na vinte koha e të përmuajshmes jemi urdhëruar me bërjen kaza të agjërimit ndërsa me bërjen kaza të namazeve të lëna nuk jemi urdhëruar” (Muslim, Hajd, 15).
   Gruaja me të përmuajshmet nuk mund ta bëj tavaf Qaben. Argument për këtë: Hz. Aishe transmeton: “ Në haxhin e lamtumirës unë fillova të shoh gjakun e iastihadas dhe pas kësaj Pejgamberi a.s më tha: Kjo është një gjë të cilën e ka shkruar All-llahu xh.sh për të gjitha bijat e Ademit a.s, (kjo nuk është në dorën tënde).  Edhe ti bëji të gjitha detyrat e haxhit por mos e bëj tavafin në kohën kur ti je me të përmuajshmet. (Buhari, Hajd, 1).

   Nifasi është njësoj si Hajdi të gjitha vendimet që janë për gruan e cila është me Hajd janë edhe për atë grua e cila është me nifas. Ibn Hazmi thotë:  Kjo kuptohet nga përdorimi i fjalës nifas në kuptim të fjalës hajd nga Pejgmaberi a.s (El-Muhalla, I, 273). Dijetarët mysliman janë të një mendimi se vendimet e hajdit janë të njëjta me ato të nifasit (Nejlul Evtar, I, 333).

   Për sa i përket leximit të Kur`nit nga gratë që janë me të përmuajshmet ose me lehonë ka mendime të ndryshme nga dijetarët mysliman.
   Sipas Imam Malikut dhe Imam Ahmed bin Hanbelit gruaja që është në këtë gjendje mund ta lexojë kur`anin përmendësh ose duke mos e prekur me dorë librin. (Babu Fet`hil Inaje I, 217) Imam Maliku e ka thënë këte mendim duke marr para sysh rëndësinë e mësimit të kur`anit nga nxënësit e kur`anit. (Babu Fet`hil Inaje I, 217-218).
   
   Sipas Ibni Hazmit i cili përfaqëson medh`hebin Dhahiri thotë se personi i cili është xhunub ose gruaja që është me të përmuajshmet mun ta prekin dhe mund ta lexojnë Kur`anin. (El Muhalla, I, 94).
   Dijetarët e medh`hebit Hanefi dhe të medh`hebit Shafi kanë marr si argument transmetimin e Tirmidhiut dhe të Ibni Mxhes nga ibni Omeri ku thotë se ato që janë me të përmuajshmet dhe ata që janë xhunub nuk lejohet as ta prekin kur`anin dhe as ta lexojnë atë. (Tirmidhi, Thare, 98; Ibni Maxhe, Tahare, 105).

Sipas këtyre haditheve shohim se gratë që janë me të përmuashjmet dhe me lehone nuk u lejohet leximi si duke e prekur ashtu dhe pa e prekur kur`anin.
E identifikuar

mimiardi
Zërist


Karma: 0
offline offline

Postime: 2


Shiko profilin
« Përgjigju #189 më: 20-01-2008, 22:18:57 »

selam!jam nje fillestare ne namaz ,me ndihmen e allahut fillova ta kryej obligin time ndaj allahut me namaz,por kam nje pyetje lidhje me shendet,ne pozicion te namazit mbas sexhdeve kur duhet te mbetesh ulur dhe te ulesh mbi kemben e majt(Kukin e majt) per ettehijatu salawate lutje  un kam probleme lidhje me nje operacion ,(Qe ka ndodhur para 30 vjete)dhe asesi nuk mundem te ri ne atpozicion ,shum pak kam shansa te ta nxe at pozicion,Ju lutem me tregoni a ka mundesi qe ashtu te vazhdoj apo ??????

ju faliminderoj per pergjigje
E identifikuar
M.SHKODRANI
Teolog
Moderator


Karma: 2
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 224



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #190 më: 24-01-2008, 00:27:06 »

Alejkum Selam:
Ne rralle te pare All-llahu xh.sh te ndihmofte dhe ti pranofte te gjitha adhurimet.
Per sa i perket pyetjes qe keni drejtuar. Ju mund te faleni edhe duke mos u mbeshtetur mbi kemben e majte sepse kjo qe thoni ju eshte nje gje qe u pengon dhe u jep veshtiresi. All-llahu xh.sh ne Kur`an thote: "Lehtesoni e mos veshtiresoni". pra nese nuk mund ta falim namazin ne kembe atehere mund ta falim te ulur. Nese nuk mund ta falim te ulur atehere mund ta falim te shtrire. Kjo na tregon se njeriu mund ta fali namazin ashtu sic mundet. pra nese ju nuk mund te qendroni te ulur atehere mund te faleni dhe ne karrige.

Edhe nje here All-llahu xh.sh qofte me ju.
E identifikuar

mimiardi
Zërist


Karma: 0
offline offline

Postime: 2


Shiko profilin
« Përgjigju #191 më: 03-02-2008, 22:49:54 »

Alejkum selam .Allahu xh.sh te shperbleft, te gezoft,shpirtin ma ke lehtesue ,tash jam aq e lehtesume qe me pranohet namazi edhe ne kete gjendje.
Allahu xh.sh qoft gjithmon me ......
E identifikuar
Aida
Stafi


Karma: 18
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 3034



Shiko profilin
« Përgjigju #192 më: 19-03-2008, 00:02:23 »

Selam Mimiardi

Edhe pse Shkodrani te ka dhene pergjegje (Allahu s.v.t. e shperblefte) thash te shtoj edhe une ca gjera e ndoshta i hyne ne pune edhe dikujt tjeter.
Muajt e kaluar kisha shume probleme shendetesore keshtu qe fillova ta le namazin pasdore meqe as abdesin nuk mundja ta mbaj (vjellsha shume) dhe kisha dhimbje qe cdo levizje ishte malltretim per mua. Nje moter me keshilloj qe te mundohem farset ti plotesoj aq sa mundem keshtu qe e fillova perseri dalngadal ti plotesoj mvarsisht nga gjendja shendetesore qe kisha. Kur kisha mundesi e beja namazin siq duhet, kur nuk ndjehesha mire e beja ulur, dhe ka pasur edhe dite kur e kam bere shtrire. Islami eshte fe e tolerances dhe lehtesise. Ai per te semurit ka percaktuar norma te namazit qe iu pershtaten mundesive te tyre duke u kujdesur per gjendjen e paaftesise se tyre.
Nese i semuri nuk mund te qendroje ne kembe athere falet ulur.
Ashtu e ben rukune dhe sexhden nga pozita e ulur.
Nese nuk mundet ta beje rukune dhe sexhden, athere vetem e lekund koken, per sexhden pak me shume se sa per rukune. Per sexhden nuk ka nevoje te afroje asnisend tek fytyra!
Nese nuk mundet te falet as ulur athere falet shtrire.

Ne vijim e keni nje pjese te shkeputur nga "Libri i namazit". Ne fund te postimit e keni edhe linkun ku e keni komplet librin.

Allahu s.v.t na i pranofte lutjet!





NAMAZI GJATË SËMUNDJES

Nëse vazhdimisht nga trupi del diçka që e prish abdestin, quhet Yzër(e metë e arsyeshme). Kur të pikuarit e urinës, derdhja e brendshme, rrjedhja e gjakut nga hunda dhe nga plaga, të lotuarit nga dhëmbja, dhe të enjturit janë të vazhdueshme brenda një namazi , si dhe femra që ka gjakderdhje, këta janë persona me yzër - me arsye. Këto rrjedhje duhen ndalur duke i zënë me ilaçe ose duke e falur namazin ulur, apo me shenja. Mashkulli që i pikon urina, e vë pak pambuk bime. Dhe kështu duke e thithur urinën që pikon pak, pengon të pikojë jashtë. Kështu nuk prishet abdesti. Për të urinuar hiqet fitili i pambuktë dhe hidhet. Nëse urina i pikon shumë, dhe depërton fitilin e pikon jashtë, atëherë edhe abdesti prishet. Gratë gjithmonë në vaginat e tyre duhet të vënë beze(Kursuf). Nëse nuk mund ta ndalin rrjedhjen në kohë të çdo namazi, marrin abdest dhe kështu e falin namazin. Ai që është me yzër, me një abdest derisa të kalojë koha e atij namazi, mund të falë farz kaza dhe nafile. Mund ta mbajë Kur'anin. Kur kalon koha e namazit, i prishet abdesti. Edhe pa kaluar koha me një shkak tjetër nga ai me të cilin është i arsyetuar prapë i prishet abdesti. Për shembull, merr abdest duke rrjedhë gjak nga njëra prej vrimave të hundës dhe pastaj nëse fillon t'i rrjedhë gjak nga vrima tjetër (e hundës), i prishet abdesti. Për të qenë person me yzër, sendi që e prish abdestin gjatë kohës së një namazi duhet të ketë rrjedhje të vazhdueshme. Kur merr abdest dhe nëse nuk rrjedh për atë kohë aq sa do të falej farzi i asaj kohe, nuk është njeri me yzër . Sipas një thënie të Malikiut, kur rrjedh (pikon) një pikë, bëhet person me yzër. Kur dikush bëhet njeri me yzër, në kohët e namazeve të mëtejshme, kur vjen një pikë një here, edhe në ato kohë vazhdon të jetë njeri me yzër. Nëse në një kohë të namazit nuk pikon fare, mbaron së qëni njeri me yzër. Ndyrësira e cila është shkaktare për yzër, kur ta ndyjë rrobën më tepër se masa e dërhemit, dhe është e mundur të pengohet ndotja e saj e mëtejshme, vendi që është ndotur duhet larë.

Kur merr gusul(kur lahet) ai që frikësohet se do të sëmuret apo do t'i keqësohet dhe do t'i zgjasë më tepër sëmundja, mund të marrë tejemum. Kjo frikë arsyetohet me përvojën personale apo me këshillimin e mjekut të drejtë e mysliman. Edhe fjala e mjekut i cili nuk përmendet për keq e për gjynahe, pranohet. Kur është ftohtë, nëse nuk gjendet vend për strehim, enë për ta nxehur ujin,  nëse nuk ka banjë në qytet, mund të bëhet shkak për sëmundje. Sipas Hanefisë, me një tejemum, mund të falësh sa farze të duash. Sipas Shafisë, për çdo farz merr abdest rishtazi.

Tejemum merr edhe ai që e ka gjysmën e pjesës së trupit që duhet larë në abdes me plagë. Nëse plaga është më pak se gjysma e kësaj pjese, pjesën e shëndoshë e lan dhe asaj me plagë i jep mes-h. Në gusul, meqë i tërë trupi numërohet si një pjesëÊe vetme, nëse gjysma e tërë trupit është plagë, merret tejemum. Nëse vendi me plagë është më pak se gjysma, pjesën e shëndoshë e lan dhe atëÊtë plagëve u jep mes-h. Nëse mes-hi e dëmton plagën, i jep mes-h fashos. Nëse edhe kësaj, i bën dëm, nuk i jep mes-h kokës. Personi që nuk mund të gjejë njeri për t'i dhënë abdest(ta ndihmojëÊtëÊmarrëÊabdest), merr tejemun. Ai që mban fëmijë shërbëtorë me pagë, e detyron t'i ndihmojë. Edhe burri dhe gruaja nuk janë të detyruar t'i ndihmojnë të marrë abdest njëri-tjetrit.

Ai që vë fasho (lidhëse, pamuk, gazë) në gjakun që rrjedh, në plagë, në kockën e thyer ose kur plagoset, nëse nuk është në gjendje që atë pjesë ta lajë me ujë të ftohtë apo të nxehtë, ose t'i japë mes-h, në abdest apo në gusul mbi më tepër se gjysmën e këtyre, jep mes-h një herë. Nëse ka dëm pa zgjidhë fashon, vendet e shëndosha nën të nuk lahen. Pjesëve te lëkurës së shëndoshë ndërmjet lidhëses u jepet mes-h. Kur je me abdest nuk duhet lidhur fasha. Nëse fasha ndërrohet pas mes-hit, nëse mbi të vihet një tjetër, fashës së re nuk ka nevojë t'i jepet mes-h.

I sëmuri që nuk mund të qëndrojë në këmbë apo që është i bindur se po të qëndrojë në këmbë, do t'i keqësohet sëmundja, namazin e fal ulur, dhe për ruku e përkul trupin pak. Pastaj drejtohet dhe më pastaj e bënë sexhdenë. Ulet ashtu siç e ka më të lehtë. Lejohet të ulet në gjunjë, këmbëkryq etj. Edhe frika se mund të të shohë armiku, është yzër. Edhe ai që me qëndrimin në këmbë i prishet agjërimi, abdesti, falet ulur. Ai që mund të qëndrojë në këmbë duke u mbështetur në diçka, falet mbështetur. Ai që nuk mund të qëndrojë në këmbë, kur t'i paraqitet dhembja, e vazhdon ulur.

Ai që është i lejuar nga sexhdeja në tokë, këndon në këmbë, dhe për ruku dhe sexhde jep shenja duke u ulur. Kur ulet për ruku kërruset pak, për sexhde shumë më tepër. Ai që nuk mund ta përkulë trupin, përkul vetëm kokën. Nuk duhet bërë sexhde mbi ndonjë send. Nëse bën sexhde mbi ndonjë send, edhe nëse është përkulur më tepër për sexhde se për ruku, edhe pse është i drejtë namazi, veprimi është mekruh. Derisa mund të ulet mbështetur, nuk i lejohet shenja nga pozicioni shtrirë. Pejgamberi ynë (salall-llahu alejhi ve selem) kishte vizituar një të sëmurë. Kur kishte vënë re se ai me dorë e ngrinte jastëkun dhe mbi të bënte sexhde, ia kishte marrë jastëkun. I sëmuri e kishte ngritur drurin dhe mbi të kishte bërë sexhde. Edhe drurin ia kishte marrë dhe e kishte urdhëruar: "Nëse ke fuqi bëj sexhde në tokë. Nëse nuk mund të përkulesh në tokë, mos ngri sende te fytyra, mos bëj sexhde mbi të. Falu duke bërë me shenja, në sexhde përkulu më shumë se në ruku" Siç njoftohet edhe në "Bahru-r-Raëk", në ajetin 191 të sures Ali Imran, kuptohet ky urdhër: "Ai që ka fuqi të mjaftueshme, namazin e fal në këmbë, i pafuqishmi falet ulur. Ai që është edhe më i pafuqishëm falet shtrirë". Kur ishte i sëmurë Imran bin Husejni, Resulull-llahi (salall-llahu alejhi ve selem) e urdhëroi : "Falu me qëndrim në këmbë! Nëse nuk ke fuqi, falu ulur! Nëse edhe për këtë nuk ke fuqi, falu i shtrirë anash ose në shpinë". Shihet pra se personi i cili nuk mund të qëndrojë në këmbë mund të falet ulur. Ai që nuk mund të rrijë ulur, falet shtrirë. Të falesh në karrige apo në kolltuqe, nuk është e lejuar. I sëmuri dhe ai që udhëton me autobus, me avion, të falet në karrige e në kolltuqe, nuk është në përputhje me Islamin. Ai që nuk mundet të falet në këmbë me xhemat, falet në shtëpi në këmbë. Po të kesh një nga këto njëzet arsye, lejohet të mos shkosh në xhemat. Këto arsye janë: Shiu i rreptë, të nxehtët dhe të ftohtët e madh dhe frika se armiku mund të të sulmojë fizikisht ty apo pasurinë tënde, frika se do të largohen  shokët e do të mbetesh vetëm në rrugë, errësira e madhe e qiellit, frika e fukarasë se do të kapet nga borxhliu e do të burgoset, të jesh i verbër, të jesh i paralizuar dhe të mos mund të ecësh, të kesh një këmbë të prerë, të jesh i sëmurë, të ketë baltë  aq sa të mos mund të ecësh, frika se mund të humbsësh një  orë mësimi shumë të rëndësishëm e të rrallë, frika të të kalojë ai ushqim që pëlqen, të jesh gati për t'u nisur në rrugë, infermieri kur nuk mund të gjejë dikë për ta zëvendësuar, erë e fuqishme natën, i detyruar të shkosh në tualet, i sëmuri që friksohet që të mos i keqësohet e t'i shtohet(sëmundja) dhe i sëmuri që mbetet pa mbikqyrës dhe ai që nga pleqëria e madhe e ka vështirë të ecë.Të gjithë këta, janë të lejuar të mos shkojnë në namazin e xhumasë. Në xhami, të shkosh dhe të kthehesh duke ecur në këmbë, është më e vlefshme se të hipësh në ndonjë mjet. Nuk lejohet që në xhami të falesh me shenja ulur në karrike apo kolltuqe. Të bësh ibadet në një mënyrë që nuk e ka shpjeguar Islami, është bidat. Dhe në libra të fikhut  shkruhet se të bësh bidat, është gjynah i madh.

I sëmuri që nuk mund të rrijë ulur, duke u shtrirë në anën e djathtë bën isharet me kokë. Ai që nuk mund të kthehet nga kibla, falet nga ajo anë që e ka më të lehtë. Duke i vënë diçka nën kokë atij që rri shtrirë në shpinë dhe fytyra i kthehet nga kibla. Për ata që nuk mund të japë shenja as me kokë, lejohet ta lënë namazin për kaza. Ai që sëmuret gjatë namazit, e vazhdon ashtu si do të mundet. I sëmuri që falet ulur në tokë, nëse bën më mirë, e vazhdon duke u falur në këmbë. I çmenduri nuk fal namaz. Nëse bën mirë pa kaluar pesë kohë namaz, pesë kohët i bën kaza. Nëse kalojnë gjashtë namaze, nuk bën kaza fare.

Është farz që namazi i pafalur, qoftë edhe me shenja, urgjentisht duhet të bëhet kaza. Nëse është në situatë të vdekjes para se të bëjë kaza, është vaxhib ta lërë testament që të jepet fidje(racion ushqimor për të varfërit) nga pasuria që ka lënë, për t'i shlyer(iskat) namazet që nuk i ka falur. Nëse nuk ka testament, është thënë se është lejuar të bëhet iskati nga pasuria e të birit , madje edhe nga pasuria e të huajit. Është mendim unanim i dijetarëve dhe ka argumente të qarta se për të bërë iskat duhet dhënë fidje për agjërimet e lëna. E për shkak se namazi është edhe më i rëndësishëm, një person i cili nuk e ka falur për një arsye ligjore, ndonëse ka dashur të bëjë kaza, dhe e ka zënë sëmundja e vdekjes, edhe për namazet që nuk ka mundur t'i bëjë kaza, për të bëhet iskat sikur është bërë për agjërimin. Ai që thotë se nuk ka iskat të namazit është injorant. Sepse  i kundërvihet qëndrimit unanim të medhhebeve. Në një hadith thuhet: "Askush në vend të tjetrit nuk mund të agjërojë dhe të falë namaz. Por, për agjërimin dhe namazin e tij e ushqen fukaranë".


http://www.hakikatkitabevi.com/albanian/namazi1.htm
E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
era2
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 11


Shiko profilin
« Përgjigju #193 më: 15-04-2008, 01:18:56 »

Es-selamu alejkum vellezer dhe motra...
shume po me behet qejfi qe ne kete faqe qenka edhe rubrika Islame.Vetem desha te di se a jane kryesuesit e kesaj faqeje besimtare musliman apo eshte hapur kjo rubrik veq per qejf, qe tju ipet hapesire edhe besimtareve musliman.
Po ju pyes vetem nga kureshtja.
E identifikuar
M.SHKODRANI
Teolog
Moderator


Karma: 2
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 224



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #194 më: 05-05-2008, 21:25:18 »

Te them te drejten saktesisht Kryesuesit e ketij forumi nuk i njoh te gjithe por ate qe mua me ka bere moderator dhe pa tjeter duhet te jet administratori i forumit e di qe eshte besimtare. por mos te harrojme se te pkaten kjo hapesire qe i perket islamit kontrollohet nga teolog ose besimtare te denje.

me respekte Mustafa Shkodrani.
E identifikuar

Faqe: 1 ... 8 9 10 11 12 [13] 14 15   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  



Anketa
  • Kujt besimi i perkisni?
  • Dot Muslimane
  • 39 (72%)
  • -
  • Dot Katolike
  • 5 (9%)
  • -
  • Dot Ortodokse
  • 4 (7%)
  • -
  • Dot Protestante/Ungjillore
  • 1 (1%)
  • -
  • Dot Të Krishtere jashtë sistemit fetar
  • 2 (3%)
  • -
  • Dot Ateiste
  • 3 (5%)
  • -
  • Numri total i votave: 54
  • Shiko temen

* Sponsor