mirdoni
Gjinia:
|
 |
« më: 08-04-2006, 04:27:18 » |
|
Pëlqimi i vajzës për kurorëzimin
Marrëveshja martesore nuk bëhet e plotë pa pëlqimin e bashkëshortëve (burri dhe gruaja). Detyrimi i tyre dhe mospërfillja e pëlqimin/mospëlqimit të tyre e bën kontratën martesore të pavlefshme. Në shumicën e rasteve padrejtësi i bëhet femrës e cila shpeshherë nga ana e kujdestarit të saj nuk konsultohet për qëndrimin e saj ndaj martesës në fjalë.
Prindi ose kujdestari ligjor i femrës e ka për obligim këshillimin më të, dhe marrjen në konsideratë të qëndrimit të saj. Nëse ajo e pranon këtë ofertë martesa realizohet ose nuk realizohet kur ajo e refuzon ofertën në fjalë.
Kjo dispozitë vlen për vajzën që nuk ka qenë e martuar si dhe për gruan që ka qenë e martuar.
Ibën Abbasi, radijall-llahu anhuma, thotë: I Dërguari i All-llahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: "Ajo që ka qenë e martuar ka më tepër të drejtë mbi vetën se sa kujdestari i saj â⬓ ka më tepër të drejtë të vendos për fatin e saj â⬓ kurse nga ajo që nuk ka qenë e martuar kërkohet lejimi i saj (pëlqimi për martesë) dhe e tillë konsiderohet dhe heshtja." (Muslimi, Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu, Ahmedi dhe Ibën Maxhe)
Hansa bint Hudam El Ensarije, radijall-llahu anha, rrëfen: "Babai im, pas shkurorëzimit në martesën e mëparshme, më martoi për një burrë që nuk e pëlqeja. Shkova te i Dërguari i All-llahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, i cili pasi që ia tregova qëndrimin tim e refuzoi atë martesë."
(Buhariu, Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu, Ahmedi dhe Ibën Maxhe)
Ibën Abbasi, radijall-llahu anhuma, tregon: "Të i Dërguari i All-llahut erdhi një vajzë të cilën babai i saj e kishte martuar pa pëlqimin e saj. I Dërguari i All-llahut ia dha të drejtën ta pranon ose ta refuzon atë martesë."
(Ahmedi, Ebu Davudi dhe Ibën Maxhe)
...heshtja e vajzës konsiderohet pëlqim, nëse refuzon nuk detyrohet me atë martesë.
(Ahmedi prej Ebu Musa El Esh'ariut)
Imam Es Sheukaniu thotë: Sipas këtyre haditheve vajza e moshërritur që martohet pa pëlqimin e saj, kurora që është vendosur është e pavlefshme. Këtë mendim e përmbajnë Hanefitët, Evzaiu, Theuriu dhe shumica e dijetarëve. Këtë mendim Imam Tirmidhiu ua atribuon shumicës së dijetarëve (xhumhur). (Nejlul Evtar vëll.6 fq. 289)
Ibën Kajjimi pasi që përmendi disa nga hadithet e lartëpërmendura tha: Sipas këtyre haditheve vajza e moshërritur që nuk është martuar më parë nuk martohet pa pëlqimin e saj dhe ky është mendimi i shumicës së dijetarëve...
Këtë mendim në e konsiderojmë parim të fesë së All-llahut, sepse është në pajtim me gjykimin që e bëri i Dërguari i All-llahu (i cili i dha të drejtë zgjedhje vajzës që të pranon ose anulon martesën që është bërë pa pëlqimin e saj), sal-lallahu alejhi ve sel-lem, me urdhrin (duke e urdhëruar njeriun të kërkon leje prej vajzës para se të martohet) dhe ndalesën e tij (të martohet vajza para se të kërkohet lejimi i saj), me parimet e sheriatit (të cilët ndalojnë detyrimin e vajzës me martesë për njeriun i cili nuk i pëlqen) dhe në dobi të Ummetit (individi i të cilit ka të drejtë të zgjedh bashkëshortin për jetë). (Zadul Me'ad, vëll.4 fq.2)
Sipas kësaj që e përmendëm më parë kujdestari i gruas ka obligim të kërkon lejen e vajzës që të sigurohet pëlqimi i saj. Martesa është një institucion shoqëror i cili ndërtohet mbi dashuri, harmoni dhe përshtatje që nuk plotësohen pa pëlqimin e ndërsjellët të bashkëshortëve.
Për këtë shkak Sheriati ndalon detyrimin e gruas me martesë që ajo nuk e preferon duke e konsideruar të pavlefshme kurorën që lidhet dhe ia jep gruas të drejtën të kërkon anulimin e marrëveshjes për të dhënë fund sjellje despotike të prindit ose kujdestarit ligjor.
|