Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor


    







Etiketa

Forumi TeologjikForumi TeologjikGruaja dhe Familja në Islam (Moderatore: M.SHKODRANİ, igru)Moda për motren muslimane - Islamic Fashion


Faqe: 1 2 3 4 [5] 6 7   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Moda për motren muslimane - Islamic Fashion  (E lexuar 5842 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
igru
Spirituality!
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #60 më: 25-07-2006, 07:30:42 »
Citojeni

E mi isra, do ishte shumë mirë vërtetë, po ca t'i besh. E kupton se ku ndodhet femra muslimane sot? Është e shkreta ne mes te një cikloni. Nga njera anë ka problemet dhe të gjitha komplekset qe i vijnë se nuk ve shaminë, nga ana tjetër ka të gjitha presionet dhe sugjerimet e nikabit dhe "veshjes se papërshtatshme". Po e kemi dhe vete fajin sa të duash. Vete kam dëgjuar njërën qe për një nga dyqanet "e shumte" qe shesin shamia apo veshje muslimane këtu ne Tiranë, se nuk është i pershtatshem, dhe se malli është harram. Futja kot. E di si më vjen ndonjëherë, te bëj revolucion...  po me ke ta besh se, me ca si puna e kësaj ???? pagjume

Hajt mo, Zoti e befte mirë! Selam zemla!
E identifikuar

Kujdes kur lufton perbindeshin...mos behesh vete perbindesh!
www.erasmusi.org
gysi
Rumiu
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #61 më: 26-07-2006, 12:50:15 »
Citojeni

Kujdes!
Nuk është fot e përshtatshme ti etiketosh njerëzitë me emra te tillë si lavire etj.
Nuk mund ti gjykojme te tjerët duke u nisur domosdoshmerisht nga idetë tona.

Nejse. Përsa i përket temës, unë nuk e kuptoj se çfarë duam të themi kur shprehemi se moda e muslimanes është moda qe ka sjelle Allahu dhe Profeti a.s.
Allahu dhe Profeti a.s. na kanë sjelle parimet dhe kufizimet e te veshurit. Moda pastaj është një gjë qe është ne zgjedhjen e njerëzve. Mjafton qe ajo të mos i tejkaloje kufinjte e Zotit. Ne rastin konkret e bukura është e pëlqyer ne fe, mjafton qe ajo të mos paraqese ato pjesë te trupit te cilat Zoti i ka ndaluar te shfaqen. Sipas konceptimit qe ti paraqet me sipër, i bie qe muslimanja duhet te vishet ne mënyrë te shemuta, sepse nëse vishet bukur i bëhet fitne vellezerve (shumë fantastike kjo, me duket gati si incestuale hmmmmm). Mbi të gjitha vete Zoti na ka thënë ne Kuran, për gratë qe te mbulojne hiret dhe stolite e tyre, përveç atyre te dukshmeve. D.m.th. jo çdo lloj gjeje qe është e bukur është e ndaluar.
Por edhe ne kohën e Profetit a.s. ka pasur raste kur një femër e bukur mund te jetë bërë terheqese për ndonjë sahab. Të gjithë e dimë atë hadithin kur një grua e bukur erdhi tek Profeti a.s. dhe njeri prej sahabeve u hutua duke e pare. Profeti a.s. i ktheu koken tre here sahabit dhe nuk e mori këtë veprim si ndonjë hata te madhe. Për me tepër, as nuk e urdhëroi gruan qe te mbulohet apo te fshehe bukurite e saj te dukshme.
Islami nuk kërkon nga ne eleminimin total te problemit, pasi një gjë e tillë do të ishte e pa mundur dhe për me tepër do ta bënte jetën te pajetueshme. Islami ka gjetur rrugën me te mirë për te ruajtur shoqërinë, por edhe për te zhvilluar vlerat. Ne këtë mënyrë, sigurisht qe bota e përmban sproven brenda. Me këtë nuk dua te them qe ti hapim deren sprovave. Por ka një kufi dhe ca gjëra mbeten domosdoshmerisht te pashmangshme.

E thash edhe me sipër, kujt vellai i bëhet fitne, një femër e veshur si ato me sipër?
Si mund te te bëhet fitne tjetra me shami, kur vellait i janë ndryshkur sytë duke pare gjithë ditën nëpër rrugë lakime trupore nga me te ndryshmet te ekspozuara brutalisht përpara çdo lloj kalimtari?

N.q.s. ti nuk interesohesh për "laviret" dhe ato nuk tu bekan fitne, nuk e kuptoj se si tu beka fitne një vajzë me shami, e mbuluar bukur? Çfarë mënyrë "te interesuari" qenka kjo? N.q.s. ajo perrmban brenda epsh dhe lakmi, me duket shumë e papërshtatshme për një musliman. Dhe ne këtë drejtim kjo nuk ka te beje fare me vajzen te cilën "vellai" shikon, por me nivelin e tij. Është vellai qe duhet te kontrolloje vetveten dhe jo motra qe duhet te betonohet brenda një hixhabi joestetik.
E identifikuar

Me i dituri është ai qe nuk di asgjë
Sokrati

www.vizion-islam.com
www.erasmusi.org
gysi
Rumiu
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #62 më: 26-07-2006, 13:05:19 »
Citojeni

Po kështu edhe përsa i përket atij rastit qe ti permende me atë motren qe hante akullore mua me duket se ajo nuk ka ndonjë gjë për të mos qenë ne rregull.

Ajo ishte aty duke ngrënë akullore për qejf te vet dhe s'ka asgjë te keqe ne këtë mes. Janë pikërisht te tjerët qe janë fajtor qe rrine duke e pare. Pikërisht, problemi qëndron tek meshkujt ne raste te tilla dhe aspak tek femra. Ajo është mbuluar bukur dhe duhet pergezuar për këtë. Ajo di ta respektoje mbulesë. Ajo di ta shohe atë si mënyrë fisnike te te zbukuruarit. Perkundrazi, dobësia e karakterit mashkullor tek të pranishmit është shenjë e një vogelsie qe duhet denuar. Ata tregojnë me këtë qe janë vetëm meshkuj dhe asgjë me tepër. Të rrish e te veresh "motren" me lakmi, është një gjë e shëmtuar dhe qe nuk ka asnjë lidhje me vete motren qe ka qenë aty për hesap te vet. Çfarë tani, duhet ti ndalojme motrat tona te hane akullore ne publik. Duhet ti ndalojme ato te qeshin lirshem dhe pa komplekse? Duhet ti ndalojme ato te veshin shami ngjyrë protokalli?
Ky me duket një maskilizem shumë patriarkal dhe shumë i prpambetur. Motra ne këtë rast, ka te drejtën e saj legjitime te haje akullore rehate dhe te qeshe pa problem kur i qeshet. Dobesia qëndron tek ata qe e shohin.

Ne qoftë se ti thua se ajo lazdrohej apo ku ta di unë,përsëri këtu ka shumë maskilizem ne gjykim Ne harrojmë se tjetra është femër dhe femra ashtu di te sillet. Ne duam ti maskilizojme  femrat. Pikërisht Zoti i ka ndare njerëzitë ne meshkuj dhe femra, dhe ajo qe ti ke pare nuk është gjë tjetër vetëm se fenimilitet. N.q.s., dikush ngacmohet nga kjo, thjeshtë te largoje shikimin dhe kaq. Nuk ka përse te komentohet me tej ky muhabe.
Është tjetër gjë pastaj kur femrat e bëjnë këtë me qëllim, për te rënë ne sy. POr nuk besoj se ka qenë kështu, për me tepër tek një vajzë muslimane dhe te mbuluar. Tek e fundit ne nuk mund ta njohim atë çka ajo ka pasur ne thellesi te ndërgjegjës se saj.
E identifikuar

Me i dituri është ai qe nuk di asgjë
Sokrati

www.vizion-islam.com
www.erasmusi.org
MR.DETI
Kronologjia e jetes eshte jeta e mendimeve....
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #63 më: 28-07-2006, 08:09:13 »
Citojeni

O vlla mos u lodh kot me njerëz te këtillë , unë i kam ra ne fije me këto, a ja kanë mesyer qe të mos e pranojnë te vërtetën e kësaj jetë, le të jetë ashtu, pune e madhe.Këto njerëz nuk dinë asgjë për këtë dynja dhe për artin e shumë gjëra tjera, sikur te dinin , do të kishin njohuri edhe ne kundërshtim...Po All-llahu na udhezoft neve dhe ato e inshalla gjejmë naj pikë te perbashket bile ne xhennet bashke, se këtu vallahi....?
E identifikuar

Nëse etja për ujë dëshmon ne ekzistencën e tij atëherë edhe etja për drejtësi dëshmon ne ekzistencën e tij...
Aida
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #64 më: 30-07-2006, 22:51:49 »
Citojeni

Mua më vjen keq, përse modelet e mesiperme janë pa kokë?

Me duket sikur shoh ilustrimin e vërtetë te gruas musliane sot. Tendenca për ti veshur rroba te bukura (te cilën një pjesë shumë larg tenton tia mohoje), ndërkohë qe akoma nuk i kanë dhënë asaj fytyre, madje as nuk i lejojne te këtë një te tillë.
Imazhi, fytyra e gruas muslimane duket e perzene, e perjashtuar nga shoqëria. Ajo mbetet kudo anonim, prapa perdeve.

Më falni, nuk dua t'iu ndërhyjë ne muhabet, por nuk me la rehate trishtimi qe më erdhi kur pashë fotot e modeleve te grave muslimane pa kokë. Mu duk sikur gruas muslimane i kishin prerë kokën. Normalisht gijotina e fanatizmit ku ka rënë sot ummeti nuk mund te qëndrojë dot pa prodhuar makabritete te tilla.

Sory!

Gysi, fotot i kam marrur nga një faqe tjetër, dhe tema është "Moda për motren muslimane" d.m.th. te prezantojmë veshje Islame.
Nuk me pëlqen as mua qe janë pa koka megjithatë me pëlqeu veshja prandaj i postova.


Mirë ju vëllezër, se paski filluar diskutimin ne këtë teme...ju lus mos e shendroni ne debate te pafund dhe mos e prishni temën!
Le të sherbeje kjo teme për te prezantuar veshje e për debate vazhdoni diku tjetër.

Flm për mirkuptimin!
Selam!


E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
gysi
Rumiu
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #65 më: 31-08-2006, 17:04:47 »
Citojeni

Sigurisht Aida, e di qe nuk ia ke prerë ti kokat grave dhe nuk kisha për qëllim as te shprehja mospelqimin e postimit të atyre fotove. Por thjesht nuk mund te rrija dot pa nderhyre kur i pashë gratë muslimane, te veshura bukur por pa kokë. Për me tepër kur po shikoja edhe debatin qe po zhvillohej...
Ndoshta kam dal pak nga tema por gjithsesi ishte reagim i pashmangshem.

Por ka dhenje gjë qe ka lidhje me temën ne këtë mes.
Ne momentin kur dikush pretendon te beje islamic fashion nuk duhet ta marrim thjesht si një gjë te nevojshme dhe te mirë, por duuhet te përpiqemi edhe te kuptojme se sa art ka ne këtë tentative.
Është e rëndësishme qe ne këtë mes te bëjmë dallimin e një veshjeje te bukur nga fashion-i i cili është një art me vete. Një veshje mund te jetë e bukur kur mua me pëlqen dhe me shkon, apo me rri mirë, por ajo nuk mund te jetë domosdoshmerisht artistike për nga kriteret e artit te stilimit.
Konkretisht një veshje e propozuar ne poza ku modelet nuk shfaqin fytyrat e tyre nuk mund te perbeje art. Kjo sepse arti ne këtë rast, është i lidhur domosdoshmerisht me modelin. Veshja prezantohet me anë te modelin dhe ajo nuk thotë asgjë pa modelin qe e propozon këtë veshje. Kështu, veshjet stilohen ne varësi te tipave, natyrave, rrethanave sociale ne te cilat vendosen modelet. Fundja veshjet janë bërë për njerëz dhe ato nuk kanë kuptim pa ata qe do ti veshin.
Pikërisht edhe ne këtë kuptim, mua me duket se nuk kemi shumë se c'të themi, për sa kohe qe vepra (stilimi) na ofrohet i gjymtuar.
Personalisht nuk e ndjej veten te aftë për te gjykuar ne këtë fushe, por gjithsesi, te paktën, kaq gjë e di, sa te kuptoj lidhjen ndermjet veshjes se stiluar dhe modelit për te cilin ajo stilohet.

E identifikuar

Me i dituri është ai qe nuk di asgjë
Sokrati

www.vizion-islam.com
www.erasmusi.org
besimtarja

Shiko profilin
« Përgjigjja #66 më: 09-09-2006, 16:12:43 »
Citojeni

mendova se mos kishit postuar ndonjë model të ri,por pashë qe keni postuar"modele debatesh".
E identifikuar
Lisa
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #67 më: 09-09-2006, 21:52:28 »
Citojeni

Teme shumë e këndshme kjo nuk ma kishin zënë sytë me pare.......

Unë nuk mundem te shikoj asnjë nga fotot e mesiperme nuk me hapen nuk e di përse...

Gjithsesi unë kam shumë mikesha qe janë muslimane dhe mbajnë higab....me pëlqen si vishen mikeshat e mia duke ruajtur dhe respektuar islamin por njekohesisht dhe më pak goditje moderrne.....
Me pëlqejnë kur veshin pantallona klasike te gjata e jo te ngushta me bluza me menge te gjata qe e komlimentojne mjaft mirë veshjen e tyre por mbi të gjitha me pëlqen mënyra se si e prezantojnë higabin e tyre ......
Të jemi realiste veshja e një femre muslimane duhet te jet e zgjedhur me një kujdes shumë të madh (unë e shikoj sa te vështirë e kanë mikeshat e mia te gjejne veshjet e duhura (sepse dyqanet janë mbuluar nga seksualiteti) dhe sa me shumë para harxhojne se vajzat e tjera) I zgjedhin me shumë kujdes veshjet e tyre pasi kërkojnë ta pprezantojne veten e tyre ne një mënyrë sa me klasike te thjesht dhe te respektueshme...... .nuk me pëlqejnë kur veshin gilbabe te medhaja me shamia qe i mbulojne gjysmen e trupit......kur imitojne veshjet  tradicjonale te vendeve te tjera..... mjafton te respektosh ligjet e islamit mjafton qe me veshjen tënde te resektosh veten tënde dhe ambjentin qe te rrethon dhe nuk është e nevojshme te ngjash si një rulet cope qe shitet me metrazh.......
Nëse do me gjenden disa foto me mikeshat e mia do ti postoj qe te shikoni se c'dua te them ........
E identifikuar

lisa@zeriyt.com
Aida
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #68 më: 09-05-2008, 20:54:36 »
Citojeni

Me keqardhje shoh se gjith fotot qe kemi postuar qenkan fshirë.
Do te shoh një ditë sa te ma premtoje koha ti fshi disa postime qe kanë mbetur te shprazta dhe do sjelli modele tjera.

Sot ua postoj vetëm disa linke për shfletim.

http://www.tekbirgiyim.de/katolog/index.html  Të kjo adrese keni modele shumë te bukura si për përditë, njeashtu edhe fustana për  mbrëmje.
Ndalni vetëm boxat pak mos ju shurdhoje muzika kur ta hapni faqen lol

Linku tjetër ne vijim ca instrukcione për ta lidhur ne mënyrë kreative hijabin për raste solemne. buzeqeshje

http://www.2hijab.com/how-to-wear-hijab.asp

Klikoni mbi fotot, dhe ju hapen faqe ku instrukcionet janë te zmadhuara.





Të tjerat një ditë tjetër inshAllah! luj syun




E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
M.SHKODRANİ
Teolog
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #69 më: 09-05-2008, 21:33:24 »
Citojeni

Me gjithese nuk e kam lexuar temën por unë po ju dergoj disa modele veshjesh për plazhe.




E identifikuar

Aida
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #70 më: 10-05-2008, 16:14:21 »
Citojeni

Shkodrani, flm për modelet qe ke sjelle. buzeqeshje

Vazhdoj unë me disa qe me pëlqejnë, kanë ngjyra fantastike.
Sidomos ajo ngjyr lejla me pëlqen shumë.



* 2456956949_1213a50eed_o.jpg (103.26 KB, 549x800 - E shikuar 24 Herë.)

* 2456952749_cdceec4287_o.jpg (135.18 KB, 573x800 - E shikuar 24 Herë.)

* 2456960101_a4bc472290_o.jpg (115.45 KB, 598x800 - E shikuar 26 Herë.)

* 2457788988_85a7160c8a_o.jpg (153.46 KB, 580x800 - E shikuar 17 Herë.)
E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
Aida
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #71 më: 10-05-2008, 20:05:33 »
Citojeni

Do te vazhdoj me ca fustana te bardha për martese.


* 206114568_0280b57230_o.jpg (47.83 KB, 402x600 - E shikuar 17 Herë.)

* 206116376_dc3b26e729_o.jpg (45.06 KB, 402x600 - E shikuar 15 Herë.)

* 206116377_6baf403147_o.jpg (48.49 KB, 402x600 - E shikuar 19 Herë.)

* 206116379_59bf635e1e_o.jpg (26.9 KB, 402x600 - E shikuar 14 Herë.)

* 206116381_52ecd2ac35_o.jpg (30.37 KB, 400x600 - E shikuar 23 Herë.)

* hijabm.jpg (86.95 KB, 500x334 - E shikuar 15 Herë.)
E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
Aida
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #72 më: 10-05-2008, 20:09:20 »
Citojeni

....


* 206119253_f6c09b761f_o.jpg (46.83 KB, 402x600 - E shikuar 18 Herë.)

* 206119254_cc2e9c7955_o.jpg (48.45 KB, 402x600 - E shikuar 18 Herë.)

* 206119255_e90feaf61a_o.jpg (30.65 KB, 402x600 - E shikuar 17 Herë.)

* 206122012_2c6eae01be_o.jpg (46.06 KB, 400x600 - E shikuar 18 Herë.)

* 206122019_759f010ae4_o.jpg (34.63 KB, 402x600 - E shikuar 16 Herë.)

* 219480446_c724c3b1fe_o.jpg (37.61 KB, 402x600 - E shikuar 16 Herë.)
E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
Aida
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #73 më: 10-05-2008, 20:12:01 »
Citojeni

...


* 219480447_2e613237f8_o.jpg (27.65 KB, 400x600 - E shikuar 13 Herë.)

* 219480450_1584ee2ba8_o.jpg (26.94 KB, 400x600 - E shikuar 12 Herë.)

* 1418983379_fbd4073068_o.jpg (34.55 KB, 353x391 - E shikuar 19 Herë.)

* 2196917967_5a96cc4420_o.jpg (18.44 KB, 320x480 - E shikuar 21 Herë.)

* 2197705752_7083f2ec22_o.jpg (21.84 KB, 320x480 - E shikuar 19 Herë.)
E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
Aida
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #74 më: 10-05-2008, 20:14:24 »
Citojeni

Për raste te veçanta...


* 2062736553_31d7e8d3e4_o.jpg (122.99 KB, 380x610 - E shikuar 26 Herë.)

* 2062737325_38220e0e0c_o.jpg (118.12 KB, 380x610 - E shikuar 22 Herë.)

* 2063527586_f3ad57b280_o.jpg (127.81 KB, 380x610 - E shikuar 27 Herë.)

* 2063528224_8ced73c0de_o.jpg (109.39 KB, 380x610 - E shikuar 24 Herë.)

* tekbirkatalog43wr6.jpg (55.68 KB, 624x624 - E shikuar 19 Herë.)

* 2472227166_0c3eba6065_o.jpg (133.21 KB, 624x624 - E shikuar 18 Herë.)
E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
Faqe: 1 2 3 4 [5] 6 7   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |