Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor


    







Etiketa

Forumi TeologjikForumi TeologjikGruaja dhe Familja në Islam (Moderatore: M.SHKODRANİ, igru)Ku synojne gratë myslimane shqiptare?


Sondazh
Pyetje: Pervec permiresimit te marredhenies se tyre me Zotin, ku duhet te synojne me teper grate myslimane ne ditet e sotme? (le te pergjigjen dhe meshkujt!)
studimet universitare ose pasuniversitare
karriera dhe rritja ne profesion
fëmijët dhe edukimi i tyre
integrimi ne jetën sociale

Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Ku synojne gratë myslimane shqiptare?  (E lexuar 470 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
igru
Spirituality!
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« më: 24-04-2008, 08:48:34 »
Citojeni

Më ka intriguar shpesh here te di me tepër mentalitetit te femrave myslimane qe jetojne sot ne Shqipëri, për vete faktin se shoqëria jonë është tejet dinamike dhe si e tillë influencon dhe komunitetin tonë. Për këtë arsye do doja te diskutonim mbi ato elemente thelbesore te jetës sone. Sigurisht qe çdokush ne këtë pikë ka këndvështrimet e veta.
Gjithashtu do doja te diskutonim te njëjtën problematike por e pare nga këndvështrimi i meshkujve. Çfarë presin, pretendojnë apo perceptojne ata se është me e rëndësishme për gratë myslimane sot. Sigurisht qe ne këtë diskutim mund te evitojme përmirësimin e marredhenies sone me Krijuesin, pasi kjo është një marredhenie intime mes nesh dhe Tij.
Selam, igru.
E identifikuar

Kujdes kur lufton perbindeshin...mos behesh vete perbindesh!
www.erasmusi.org
Aida
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 10-05-2008, 17:03:12 »
Citojeni

He moj ti, se na i thave sytë! perqeshje

Mirë se te lexoj përsëri e dashur!  Perqafim


Igru, teme shumë interesante dhe do të mundohem te te pergjegjem.
Ne rradhë të parë, unë nuk jetoj ne Shqipëri po ne Perëndim. Këtu jeta është krejtësisht ndryshe se sa ne trojet shqiptare. Pervec qe kemi sfiden te integrohemi ne një shoqeri perendimore, jemi te ballafaquara edhe me një seri problemesh tjera. Për dinamiken mos flas me mirë sepse kur shkoj ne vendlindje shpesh kam ndjenjen sikur njerzit atje ecin me tempon e një breshke. lol
Jeta këtu p.sh. është shumë e shtrejte, shpenzimet menzi mbulohen, e për te kursyer diçka, mund te them se nuk mbetet nëse vetëm njeri (burri) punon. Plus qe nëse nuk ke një pune te sigurtë, nuk ke sigurim shendetesor për vehten dhe fëmijët, d.m.th. mos te rafte mbi kokë një semundje se po shkove ne spital pa sigurim, do të duhet te paguajsh tërë jetën shpenzimet e spitalit.

Unë personalisht prioritet i kam vendu familjes, sepse e shoh si përgjegjësi te edukoj fëmijët me një edukate sa me te shendosh. Por nuk e mohoj edhe atë se si femër kam dëshirë te ze vend ne  profesionin tim. Ne qoftë se arrij pozicion te mirë, është natyrisht pozitive për mua sepse çdo arritje te sjell krenari qe si e huaj të arrish suksese ne një shoqeri siç është kjo këtu. Dhe siç thash me lartë, jeta këtu është e shtrejte kështu qe dua ti ndihmoj partnerit dhe ofroj fëmijëve një jetë dhe te ardhme te sigurtë. Nuk flasim për jetë luksoze, po thjeshtë për një jetë normale me shkollim dhe gjëra qe duhet ti gezoje çdo fëmijë.

Sa u përket studimeve, drejtimin qe fillova ka qenë enderra ime por për X shkaqe, si p.sh. ata financiare dhe perspektiva jo aq te mira ne atë drejtim dhe profesion, nuk i perfundova. Tash jam e sterngarkuar me familje, pune etj dhe koha nuk ma premton qe të ri e te shtyhem me studentat e Universitetit (plus mosha e bën te vehten perqeshje), edhe pse dëshira natyrisht nuk vdes kurrë.
Megjithatë ne aspekt intelektual nuk dua te bie ne letargji prandaj e plotesoj duke ndjek p.sh. kurse dhe specializime te cilët janë te dobishme për profesionin tim dhe te cilët mund ti koordinoj me familjen dhe orarin e punës.

Sa i përket bashkeshortit tim, ai thotë qe do të kishte qenë tepër i lumtur sikur mos ekzistonte nevoja edhe unë te punoj. Këtë e thotë sidomos athere kur e sheh se sa e ngarkuar jam ne aspektin fizik dhe emocional pas një ditë te lodhur. Dhe sinqerisht edhe unë them, ka ditë qe them vehtes se ëndërr do të kisha te clodhem dhe ta shijoj ditën pa strese tjera me familjen time.
Me një fjale, atë qe duami dhe atë qe mundemi ta bëjmë, janë dy gjëra të ndryshme.

Unë personalisht përpiqem te ju pershtatem nevojave dhe rrethanave d.m.th. gjith nga pak i ndjeki dhe smund asnjeren ta le menjane.


Selam dhe një perqafim për ty!  Perqafim

E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
igru
Spirituality!
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #2 më: 14-05-2008, 13:42:15 »
Citojeni

Selam Aida,  Perqafim
te perqafoj dhe unë fort se vërtetë u bëtë ca kohe pa u dëgjuar po pas gjithë transferimeve te forumit sa andej-këtej besoj se tani ka rënë ne qetësi dhe mund te gjejmë dhe ne kohën për tu dukur buzeqeshje
E lexova me vëmendje përgjigjen tënde dhe me thënë te drejtën uroj qe Zoti te t'i lehtesoje të gjitha lodhjet e streset dhe mbi të gjitha e befte familjen tuaj qe me aq sakrifica po mundoheni te ngritni, sa me te denjë e te begate.
Unë personalisht, jetoj ne Tiranë dhe vazhdoj punën, studimet master dhe pres te bëj dhe një bebe,...elhamdulilah. Pra, e merr me mend vete sa e lodhshme është sidomos qe tani ja dhe pak afrohet momenti te dalë ne drite. Edhe unë nuk dua te le mangut aasgje po dihet qe është e vështirë të arrish atë qe do. Por në fund te fundit besoj se të gjitha përpjekjet kanë një qëllim te fundit dhe duhet te perqendrohemi tek të gjitha.
Nëse duhet te zgjedh njërën, tani për tani do zgjidhja karrieren, me vonë nuk e di....  pikepyetje

Ika tani, selam, shpresoj te shkruajnë dhe te tjerë sa me shumë tek Zeri se me duket se këtej nga anet tona janë pak indiferente buzeqeshje
Të puth fooooort.

P.s. aida na gjej ndonjë emër vajzë buzeqeshje
E identifikuar

Kujdes kur lufton perbindeshin...mos behesh vete perbindesh!
www.erasmusi.org
Aida
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 15-05-2008, 11:37:55 »
Citojeni

Sa te zonja të kemi ty moj, edhe master, edhe pune edhe beben se shpejti!  Perqafim
Të uroj një lindje te lehtë e dashur!

Citojeni
Nëse duhet te zgjedh njërën, tani për tani do zgjidhja karrieren, me vonë nuk e di.... 


Të siguroj qe sa të bëhesh nene do ti ndryshojsh prioritetet. Edhe unë dikur kam qenë si ti, por me kalimin e kohës i shifsha gjërat nga një perspektive tjetër.

Sa i përket emrit, mua me pëlqen emri yt! perqeshje
Po thuaj se atë ti smundesh te ja vendojsh, kështu qe e gezoft goca ime e ardhshme. (Nëse me lejojne këta tjerët tja vendoj:))

Për me shumë lexo MP.



E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
igru
Spirituality!
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #4 më: 15-05-2008, 12:16:11 »
Citojeni

E di e di për karrieren... Nuk ka çfarë ti bëj, po nuk ka problem, le ti ndryshojmë prioritetet. buzeqeshje
Shumë urime për çdogjë dhe ty. luj syun
Selam.
E identifikuar

Kujdes kur lufton perbindeshin...mos behesh vete perbindesh!
www.erasmusi.org
nisa

Shiko profilin
« Përgjigjja #5 më: 21-05-2008, 20:26:01 »
Citojeni

selam epo shum tem interesant por shum pak për te folur rreth saj sepse ata gra muslimane qe synojn ne drejtime te dobishme islame jan ne një perqindje shum te vogël.Synimi i shumicës se grave muslimane është luxi,rreklama,fakulteti është një vend dhe një arsye për te dal për tu takuar me shoqe për ndonjë kafe e kështu...ndërsa qëllimi për arritje shkencore dhe karier sa me te begat është shum larg mendjes tek grat muslimane shqiptare dhe duke shikuar gjendjen nga ky kendveshtrim burrat shqiptar jan te pa fajshem? shpresoj te jem pergjigjur pa ofendime.
E identifikuar
Jetonii
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #6 më: 31-05-2008, 14:54:28 »
Citojeni

"Synimi i shumicës se grave muslimane është luxi,rreklama,fakulteti është një vend dhe një arsye për te dal për tu takuar me shoqe për ndonjë kafe e kështu...ndërsa qëllimi për arritje shkencore dhe karier sa me te begat është shum larg mendjes"
Ky synim nuk është vetëm i grave muslimane, këtu nuk  prajashtohen as grat e perkatesive tjera fetare.Selam!
E identifikuar

rrugët e jetës jan te gjata por vet jeta është e shkurter vitet kaloijn te vie fundi por vall çdo të jet ky fund për ty............????
nisa

Shiko profilin
« Përgjigjja #7 më: 31-05-2008, 23:26:07 »
Citojeni

o quni po për grat e feve te tjera mu nuk me bën fare po më vjen keq pse një femër muslimane te kopjoj veset e injoranteve kupton tash
E identifikuar
M.SHKODRANİ
Teolog
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #8 më: 01-06-2008, 00:58:13 »
Citojeni

"Kush i ngjason një populli ai/ajo është prej tij"
Hadithi qe përmenda me lart tregon qartë se si dhe çfare duhet te synojë gruaja muslimane. Nuk është një teme qe të flasim shumë për arsye se synimi i një gruaje muslimae është i ditur dhe i qartë. Mos te hyme ne ato tema qe çfare synojne disa femra qe janë te mbuluara me petkun e quajtur petku islam. për mua kjo nuk është për tu marrur para sysh. Selam
E identifikuar

M.SHKODRANİ
Teolog
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #9 më: 01-06-2008, 01:09:02 »
Citojeni

Igru me qe pashë te shkruar me lartë për emër vajzash: mund të shikosh tek www.zeriislam.com ose tek www.edrejta.com
te dytën mos e merr për reklam buzeqeshje
E identifikuar

Jetonii
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #10 më: 01-06-2008, 13:07:16 »
Citojeni

o quni po për grat e feve te tjera mu nuk me bën fare po më vjen keq pse një femër muslimane te kopjoj veset e injoranteve kupton tash
Po nisa kuptova,me fal për keqkuptim,flm për shpjegim.
E identifikuar

rrugët e jetës jan te gjata por vet jeta është e shkurter vitet kaloijn te vie fundi por vall çdo të jet ky fund për ty............????
Aida
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #11 më: 03-06-2008, 11:19:24 »
Citojeni

selam epo shum tem interesant por shum pak për te folur rreth saj sepse ata gra muslimane qe synojn ne drejtime te dobishme islame jan ne një perqindje shum te vogël.Synimi i shumicës se grave muslimane është luxi,rreklama,fakulteti është një vend dhe një arsye për te dal për tu takuar me shoqe për ndonjë kafe e kështu...ndërsa qëllimi për arritje shkencore dhe karier sa me te begat është shum larg mendjes tek grat muslimane shqiptare dhe duke shikuar gjendjen nga ky kendveshtrim burrat shqiptar jan te pa fajshem? shpresoj te jem pergjigjur pa ofendime.

Ke prek ca gjëra me këtë shkrimin tënd te cilët simbas mendimit tim duhet ti ndajme mirë e mirë nga njera tjetra.
Tash igruja e hapi temën dhe ua dedikoj mu atyre qe janë praktikuese te fesë Islame, e unë me këtë nenkuptoj se ata natyrisht do të zgjedhin një mënyrë modeste te jetës duke menjanuar luksin e tepruar, rreklamimin etj sepse këta gjëra qe i permende ti e dashura Nisa, skane asgjë te perbashket me Islamin. luj syun Islami na meson se mësimi, jeta modeste, dhe puna duhet te zënë vend primar ne jetën tonë, ndërsa reklamimet dhe luksi i tepruar nuk janë te dobishme as për individin e as për shoqërinë ne pergjithsi.

Por diku te jap te drejtë sepse realiteti është ashtu qe te rinjet kohën e lirë e kalojne nëpër kafene duke u marr me thash e thenme dhe reklamime, në vend qe të merren me gjëra produktive ne dobi të tyre.
Por këtë e shoh si një problem shoqeror i cili i perfshin gjith besimet, jo vetëm disa besimtare musliman. E them DISA sepse jo gjith ndjekin atë mënyrë te jetësës.



Lexo shkrimin e Shkodranit:

"Kush i ngjason një populli ai/ajo është prej tij"
Hadithi qe përmenda me lart tregon qartë se si dhe çfare duhet te synojë gruaja muslimane. Nuk është një teme qe të flasim shumë për arsye se synimi i një gruaje muslimae është i ditur dhe i qartë. Mos te hyme ne ato tema qe çfare synojne disa femra qe janë te mbuluara me petkun e quajtur petku islam. për mua kjo nuk është për tu marrur para sysh. Selam



Selam


p.s.: Shkodrani flm për linket, po me duket se çupa ime dhe çupa e Igrus do ta kenë emrin e njëjtë! zgerdhihet
Shohim deri në fund... luj syun





E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
nisa

Shiko profilin
« Përgjigjja #12 më: 03-06-2008, 12:09:49 »
Citojeni

ore po të ishin të gjitha femrat muslimane për tu pasur lakmi nuk kishim pas nevoj për këtë tem dhe nuk kishim pas nevoj te votonim
E identifikuar
arblin

Shiko profilin
« Përgjigjja #13 më: 06-06-2008, 01:08:00 »
Citojeni

nisa ajo qe thua ti është shumë e saktë
E identifikuar
besimtare
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #14 më: 18-07-2008, 16:38:06 »
Citojeni

Selam te gjithëve  buzeqeshje

Së pari po flas për synimet e mia duke lënë menjane "përmirësimin e marredhenieve tonë me Krijuesin".
Kur isha ne Universitet qëllimi im kryesor ishte perfundimi i tij me rezultate te mira e me pas fillimi i një pune ne profesionin tim. Por edhe pse qëllimit të parë ia arrita ishte shumë e vështirë qe unë te punesohesha si pasoje e mbuleses...
E njëjta gjë ndodhi edhe me bashkeshortin tim si pasoje e imazhit Islam qe ai percjell. Dhe diçka e tillë na bëri te emigrojme drejt perendimit. Synimet me pas ndryshuan me krijimin e familjes, pasi pas shumë perpjekjesh Allahu na dhuroi një vajzë te vogël me emrin Iman (një varjant për emër vajzë, nëse te pëlqen  luj syun Tani me tepër i jam perqendruar familjes dhe edukimit te vajzes sime duke pasur parasysh qe shoqëria me tepër shthur sesa përmirëson.
Sigurisht qe dëshira ime për tu kthyer ne vendlindje e për te filluar pune sipas profesionit tim (pasiqe te sigurohem qe fëmijët e mi te jenë te aftë për veten) ne dobi te shoqerise islame nuk është shuar ende edhe pse herë-herë ajo zbehet duke pasur parasysh sa shumë kohe dhe energji shpenzoj me familjen.
Megjithatë ajo qe me tepër dëshiroj për femrat muslimane është qe ato ti japin ne fillim perparesi familjes e ne veçanti edukimit te fëmijëve, me pas kualifikimit të tyre profesional ne ato fusha ku ka me tepër dobi shoqëria jonë, dhe këtë ta bëjnë jo për qellime materiale por për ti ardhur ne ndihmë femres muslimane shqiptare, e për ti bërë te tjerët te ditur se mes nesh ka intelektuale te vërteta.
Duke u bazuar ne rrethin tim shoqeror them se shumica e vajzave muslimane synojne së pari te jenë edukatore dhe kujdestare shembullore brenda familjes dhe një arritje profesionale ne ato fusha ku sot femra muslimane ka tepër nevojë, duke mos iu larguar natyres se tyre femerore dhe te brishte.
Ndërsa përsa u përket femrave muslimane këtu ku jetoj, te cilat pergjithesisht janë emigrante nga vende si Maroku, Algjeria etj, nga ai pak kontakt qe kam pasur kam vënë re se synimet e tyre janë thjesht materiale: një makine e bukur e disa para për te bërë një "jetë te mirë" e qe jemi çdo ditë e me te ngjashem me perendimoret duke e quajtur këtë integrim.

Allahu te dhurofte një bebe te shendetshme dhe një lindje te lehtë. Perqafim
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |