Zeri IslamIslami - IslamGruaja dhe Familja në Islam (Moderatore: M.SHKODRANI, Forumi Islam)Ku synojne grate myslimane shqiptare?
Sondazh
Pyetje: Pervec permiresimit te marredhenies se tyre me Zotin, ku duhet te synojne me teper grate myslimane ne ditet e sotme? (le te pergjigjen dhe meshkujt!)
studimet universitare ose pasuniversitare
karriera dhe rritja ne profesion
femijet dhe edukimi i tyre
integrimi ne jeten sociale

Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Ku synojne grate myslimane shqiptare?  (E lexuar 1129 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
igru
Spirituality!
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 319



Shiko profilin WWW
« më: 24-04-2008, 08:48:34 »

Me ka intriguar shpesh here te di me teper mentalitetit te femrave myslimane qe jetojne sot ne Shqiperi, per vete faktin se shoqeria jone eshte tejet dinamike dhe si e tille influencon dhe komunitetin tone. Per kete arsye do doja te diskutonim mbi ato elemente thelbesore te jetes sone. Sigurisht qe cdokush ne kete pike ka kendveshtrimet e veta.
Gjithashtu do doja te diskutonim te njejten problematike por e pare nga kendveshtrimi i meshkujve. Cfare presin, pretendojne apo perceptojne ata se eshte me e rendesishme per grate myslimane sot. Sigurisht qe ne kete diskutim mund te evitojme permiresimin e marredhenies sone me Krijuesin, pasi kjo eshte nje marredhenie intime mes nesh dhe Tij.
Selam, igru.
E identifikuar

Kujdes kur lufton perbindeshin...mos behesh vete perbindesh!
www.erasmusi.org
Aida
Stafi


Karma: 18
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 3034



Shiko profilin
« Përgjigju #1 më: 10-05-2008, 17:03:12 »

He moj ti, se na i thave syte! perqeshje

Mire se te lexoj perseri e dashur!  Perqafim


Igru, teme shume interesante dhe do te mundohem te te pergjegjem.
Ne rradhe te pare, une nuk jetoj ne Shqiperi po ne Perendim. Ketu jeta eshte krejtesisht ndryshe se sa ne trojet shqiptare. Pervec qe kemi sfiden te integrohemi ne nje shoqeri perendimore, jemi te ballafaquara edhe me nje seri problemesh tjera. Per dinamiken mos flas me mire sepse kur shkoj ne vendlindje shpesh kam ndjenjen sikur njerzit atje ecin me tempon e nje breshke. lol
Jeta ketu psh eshte shume e shtrejte, shpenzimet menzi mbulohen, e per te kursyer dicka, mund te them se nuk mbetet nese vetem njeri (burri) punon. Plus qe nese nuk ke nje pune te sigurte, nuk ke sigurim shendetesor per vehten dhe femijet, dmth mos te rafte mbi koke nje semundje se po shkove ne spital pa sigurim, do te duhet te paguajsh tere jeten shpenzimet e spitalit.

Une personalisht prioritet i kam vendu familjes, sepse e shoh si pergjegjesi te edukoj femijet me nje edukate sa me te shendosh. Por nuk e mohoj edhe ate se si femer kam deshire te ze vend ne  profesionin tim. Ne qofte se arrij pozicion te mire, eshte natyrisht pozitive per mua sepse cdo arritje te sjell krenari qe si e huaj te arrish suksese ne nje shoqeri siq eshte kjo ketu. Dhe siq thash me larte, jeta ketu eshte e shtrejte keshtu qe dua ti ndihmoj partnerit dhe ofroj femijeve nje jete dhe te ardhme te sigurte. Nuk flasim per jete luksoze, po thjeshte per nje jete normale me shkollim dhe gjera qe duhet ti gezoje cdo femije.

Sa u perket studimeve, drejtimin qe fillova ka qene enderra ime por per X shkaqe, si psh ata financiare dhe perspektiva jo aq te mira ne ate drejtim dhe profesion, nuk i perfundova. Tash jam e sterngarkuar me familje, pune etj dhe koha nuk ma premton qe te ri e te shtyhem me studentat e Universitetit (plus mosha e ben te vehten perqeshje), edhe pse deshira natyrisht nuk vdes kurre.
Megjithate ne aspekt intelektual nuk dua te bie ne letargji prandaj e plotesoj duke ndjek psh kurse dhe specializime te cilet jane te dobishme per profesionin tim dhe te cilet mund ti koordinoj me familjen dhe orarin e punes.

Sa i perket bashkeshortit tim, ai thote qe do te kishte qene teper i lumtur sikur mos ekzistonte nevoja edhe une te punoj. Kete e thote sidomos athere kur e sheh se sa e ngarkuar jam ne aspektin fizik dhe emocional pas nje dite te lodhur. Dhe sinqerisht edhe une them, ka dite qe them vehtes se enderr do te kisha te clodhem dhe ta shijoj diten pa strese tjera me familjen time.
Me nje fjale, ate qe duami dhe ate qe mundemi ta bejme, jane dy gjera te ndryshme.

Une personalisht perpiqem te ju pershtatem nevojave dhe rrethanave dmth gjith nga pak i ndjeki dhe smund asnjeren ta le menjane.


Selam dhe nje perqafim per ty!  Perqafim

E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
igru
Spirituality!
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 319



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #2 më: 14-05-2008, 13:42:15 »

Selam Aida,  Perqafim
te perqafoj dhe une fort se vertete u beme ca kohe pa u degjuar po pas gjithe transferimeve te forumit sa andej-ketej besoj se tani ka rene ne qetesi dhe mund te gjejme dhe ne kohen per tu dukur buzeqeshje
E lexova me vemendje pergjigjen tende dhe me thene te drejten uroj qe Zoti te t'i lehtesoje te gjitha lodhjet e streset dhe mbi te gjitha e befte familjen tuaj qe me aq sakrifica po mundoheni te ngritni, sa me te denje e te begate.
Une personalisht, jetoj ne Tirane dhe vazhdoj punen, studimet master dhe pres te bej dhe nje bebe,...elhamdulilah. Pra, e merr me mend vete sa e lodhshme eshte sidomos qe tani ja dhe pak afrohet momenti te dale ne drite. Edhe une nuk dua te le mangut aasgje po dihet qe eshte e veshtire te arrish ate qe do. Por ne fund te fundit besoj se te gjitha perpjekjet kane nje qellim te fundit dhe duhet te perqendrohemi tek te gjitha.
Nese duhet te zgjedh njeren, tani per tani do zgjidhja karrieren, me vone nuk e di....  pikepyetje

Ika tani, selam, shpresoj te shkruajne dhe te tjere sa me shume tek Zeri se me duket se ketej nga anet tona jane pak indiferente buzeqeshje
Te puth fooooort.

P.s. aida na gjej ndonje emer vajze buzeqeshje
E identifikuar

Kujdes kur lufton perbindeshin...mos behesh vete perbindesh!
www.erasmusi.org
Aida
Stafi


Karma: 18
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 3034



Shiko profilin
« Përgjigju #3 më: 15-05-2008, 11:37:55 »

Sa te zonja te kemi ty moj, edhe master, edhe pune edhe beben se shpejti!  Perqafim
Te uroj nje lindje te lehte e dashur!

Citojeni
Nëse duhet te zgjedh njërën, tani për tani do zgjidhja karrieren, me vonë nuk e di.... 


Te siguroj qe sa te behesh nene do ti ndryshojsh prioritetet. Edhe une dikur kam qene si ti, por me kalimin e kohes i shifsha gjerat nga nje perspektive tjeter.

Sa i perket emrit, mua me pelqen emri yt! perqeshje
Po thuaj se ate ti smundesh te ja vendojsh, keshtu qe e gezoft goca ime e ardhshme. (Nese me lejojne keta tjeret tja vendoj:))

Per me shume lexo MP.



E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
igru
Spirituality!
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 319



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #4 më: 15-05-2008, 12:16:11 »

E di e di per karrieren... Nuk ka cfare ti bej, po nuk ka problem, le ti ndryshojme prioritetet. buzeqeshje
Shume urime per cdogje dhe ty. luj syun
Selam.
E identifikuar

Kujdes kur lufton perbindeshin...mos behesh vete perbindesh!
www.erasmusi.org
nisa
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 24


Shiko profilin
« Përgjigju #5 më: 21-05-2008, 20:26:01 »

selam epo shum tem interesant por shum pak per te folur rreth saj sepse ata gra muslimane qe synojn ne drejtime te dobishme islame jan ne nje perqindje shum te vogel.Synimi i shumices se grave muslimane eshte luxi,rreklama,fakulteti eshte nje vend dhe nje arsye per te dal per tu takuar me shoqe per ndonje kafe e keshtu...ndersa qellimi per arritje shkencore dhe karier sa me te begat eshte shum larg mendjes tek grat muslimane shqiptare dhe duke shikuar gjendjen nga ky kendveshtrim burrat shqiptar jan te pa fajshem? shpresoj te jem pergjigjur pa ofendime.
E identifikuar
Jetonii
Anetar


Karma: 5
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 833



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #6 më: 31-05-2008, 14:54:28 »

"Synimi i shumicës se grave muslimane është luxi,rreklama,fakulteti është një vend dhe një arsye për te dal për tu takuar me shoqe për ndonjë kafe e kështu...ndërsa qëllimi për arritje shkencore dhe karier sa me te begat është shum larg mendjes"
Ky synim nuk eshte vetem i grave muslimane, ketu nuk  prajashtohen as grat e perkatesive tjera fetare.Selam!
E identifikuar

"Çdokush mund të zemërohet – kjo është e lehtë. Por të hidhëroheni në personin e duhur, në masë të duhur, në kohë të duhur, për arsye të duhur, në mënyrë të duhur – kjo nuk është e lehtë" Aristoteli
nisa
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 24


Shiko profilin
« Përgjigju #7 më: 31-05-2008, 23:26:07 »

o quni po për grat e feve te tjera mu nuk me bën fare po më vjen keq pse një femër muslimane te kopjoj veset e injoranteve kupton tash
E identifikuar
M.SHKODRANI
Teolog
Moderator


Karma: 2
online online

Gjinia: Mashkull
Postime: 224



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #8 më: 01-06-2008, 00:58:13 »

"Kush i ngjason nje populli ai/ajo eshte prej tij"
Hadithi qe permenda me lart tregon qarte se si dhe çfare duhet te synoje gruaja muslimane. Nuk eshte nje teme qe te flasim shume per arsye se synimi i nje gruaje muslimae eshte i ditur dhe i qarte. Mos te hyme ne ato tema qe çfare synojne disa femra qe jane te mbuluara me petkun e quajtur petku islam. per mua kjo nuk eshte per tu marrur para sysh. Selam
E identifikuar

M.SHKODRANI
Teolog
Moderator


Karma: 2
online online

Gjinia: Mashkull
Postime: 224



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #9 më: 01-06-2008, 01:09:02 »

Igru me qe pashe te shkruar me larte per emer vajzash: mund te shikosh tek www.zeriislam.com ose tek www.edrejta.com
te dyten mos e merr per reklam buzeqeshje
E identifikuar

Jetonii
Anetar


Karma: 5
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 833



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #10 më: 01-06-2008, 13:07:16 »

o quni po për grat e feve te tjera mu nuk me bën fare po më vjen keq pse një femër muslimane te kopjoj veset e injoranteve kupton tash
Po nisa kuptova,me fal per keqkuptim,flm per shpjegim.
E identifikuar

"Çdokush mund të zemërohet – kjo është e lehtë. Por të hidhëroheni në personin e duhur, në masë të duhur, në kohë të duhur, për arsye të duhur, në mënyrë të duhur – kjo nuk është e lehtë" Aristoteli
Aida
Stafi


Karma: 18
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 3034



Shiko profilin
« Përgjigju #11 më: 03-06-2008, 11:19:24 »

selam epo shum tem interesant por shum pak për te folur rreth saj sepse ata gra muslimane qe synojn ne drejtime te dobishme islame jan ne një perqindje shum te vogël.Synimi i shumicës se grave muslimane është luxi,rreklama,fakulteti është një vend dhe një arsye për te dal për tu takuar me shoqe për ndonjë kafe e kështu...ndërsa qëllimi për arritje shkencore dhe karier sa me te begat është shum larg mendjes tek grat muslimane shqiptare dhe duke shikuar gjendjen nga ky kendveshtrim burrat shqiptar jan te pa fajshem? shpresoj te jem pergjigjur pa ofendime.

Ke prek ca gjëra me këtë shkrimin tënd te cilët simbas mendimit tim duhet ti ndajme mirë e mirë nga njera tjetra.
Tash igruja e hapi temën dhe ua dedikoj mu atyre qe janë praktikuese te fesë Islame, e unë me këtë nenkuptoj se ata natyrisht do të zgjedhin një mënyrë modeste te jetës duke menjanuar luksin e tepruar, rreklamimin etj sepse këta gjëra qe i permende ti e dashura Nisa, skane asgjë te perbashket me Islamin. luj syun Islami na meson se mësimi, jeta modeste, dhe puna duhet te zënë vend primar ne jetën tonë, ndërsa reklamimet dhe luksi i tepruar nuk janë te dobishme as për individin e as për shoqërinë ne pergjithsi.

Por diku te jap te drejtë sepse realiteti është ashtu qe te rinjet kohën e lirë e kalojne nëpër kafene duke u marr me thash e thenme dhe reklamime, në vend qe të merren me gjëra produktive ne dobi të tyre.
Por këtë e shoh si një problem shoqeror i cili i perfshin gjith besimet, jo vetëm disa besimtare musliman. E them DISA sepse jo gjith ndjekin atë mënyrë te jetesës.



Lexo shkrimin e Shkodranit:

"Kush i ngjason një populli ai/ajo është prej tij"
Hadithi qe përmenda me lart tregon qartë se si dhe çfare duhet te synojë gruaja muslimane. Nuk është një teme qe të flasim shumë për arsye se synimi i një gruaje muslimae është i ditur dhe i qartë. Mos te hyme ne ato tema qe çfare synojne disa femra qe janë te mbuluara me petkun e quajtur petku islam. për mua kjo nuk është për tu marrur para sysh. Selam



Selam


p.s.: Shkodrani flm për linket, po me duket se çupa ime dhe çupa e Igrus do ta kenë emrin e njëjtë! zgerdhihet
Shohim deri në fund... luj syun





E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
nisa
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 24


Shiko profilin
« Përgjigju #12 më: 03-06-2008, 12:09:49 »

ore po te ishin te gjitha femrat muslimane per tu pasur lakmi nuk kishim pas nevoj per kete tem dhe nuk kishim pas nevoj te votonim
E identifikuar
arblin
Zërist


Karma: 0
offline offline

Postime: 1


Shiko profilin
« Përgjigju #13 më: 06-06-2008, 01:08:00 »

nisa ajo qe thua ti eshte shume e sakte
E identifikuar
besimtare
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 156



Shiko profilin
« Përgjigju #14 më: 18-07-2008, 16:38:06 »

Selam te gjitheve  buzeqeshje

Se pari po flas per synimet e mia duke lene menjane "permiresimin e marredhenieve tone me Krijuesin".
Kur isha ne Universitet qellimi im kryesor ishte perfundimi i tij me rezultate te mira e me pas fillimi i nje pune ne profesionin tim. Por edhe pse qellimit te pare ia arrita ishte shume e veshtire qe une te punesohesha si pasoje e mbuleses...
E njejta gje ndodhi edhe me bashkeshortin tim si pasoje e imazhit Islam qe ai percjell. Dhe diçka e tille na beri te emigrojme drejt perendimit. Synimet me pas ndryshuan me krijimin e familjes, pasi pas shume perpjekjesh Allahu na dhuroi nje vajze te vogel me emrin Iman (nje varjant per emer vajze, nese te pelqen  luj syun Tani me teper i jam perqendruar familjes dhe edukimit te vajzes sime duke pasur parasysh qe shoqeria me teper shthur sesa permireson.
Sigurisht qe deshira ime per tu kthyer ne vendlindje e per te filluar pune sipas profesionit tim (pasiqe te sigurohem qe femijet e mi te jene te afte per veten) ne dobi te shoqerise islame nuk eshte shuar ende edhe pse here here ajo zbehet duke pasur parasysh sa shume kohe dhe energji shpenzoj me familjen.
Megjithate ajo qe me teper deshiroj per femrat muslimane eshte qe ato ti japin ne fillim perparesi familjes e ne veçanti edukimit te femijeve, me pas kualifikimit te tyre profesional ne ato fusha ku ka me teper dobi shoqeria jone, dhe kete ta bejne jo per qellime materiale por per ti ardhur ne ndihme femres muslimane shqiptare, e per ti bere te tjeret te ditur se mes nesh ka intelektuale te verteta.
Duke u bazuar ne rrethin tim shoqeror them se shumica e vajzave muslimane synojne se pari te jene edukatore dhe kujdestare shembullore brenda familjes dhe nje arritje profesionale ne ato fusha ku sot femra muslimane ka teper nevoje, duke mos iu larguar natyres se tyre femerore dhe te brishte.
Ndersa persa u perket femrave muslimane ketu ku jetoj, te cilat pergjithesisht jane emigrante nga vende si Maroku, Algjeria etj, nga ai pak kontakt qe kam pasur kam vene re se synimet e tyre jane thjesht materiale: nje makine e bukur e disa para per te bere nje "jete te mire" e qe jemi çdo dite e me te ngjashem me perendimoret duke e quajtur kete integrim.

Allahu te dhurofte nje bebe te shendetshme dhe nje lindje te lehte. Perqafim
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • a te pelqeu
  • Dot a keni me shtu ndonje gje
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot dhe qka do te shtojshit
  • 0 (0%)
  • -
  • Numri total i votave: 0
  • Shiko temen

* Sponsor