Faqe: 1 2 3 [4]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Islami dhe gruaja!  (E lexuar 5228 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Aida
Stafi


Karma: 18
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 3034



Shiko profilin
« Përgjigju #45 më: 24-10-2007, 04:04:40 »

Unë kisha ca paqartesi ne fakt:
Di qe ne kulturën islamike burrat nuk i japin doren grave ne shenjë pershendetjeje, ndërkohë qe ne kulturën perendimore, ato i puthin ne dorë dhe sipas kodit etik, nëse një zonjë vjen ose iken nga tavolina atëherë meshkujt duhet te ngrihen ne këmbë.
A mund te konsiderohet kjo mosdhenie dorë si diskriminim i gruas?
ne te kundërt si mund te komentohet sjellja e meshkujve ne përëndim qe përmenda me lart?


Mvaret kush si e sheh, personalisht nuk ndjehem e diskriminuar kur sma zgjat dikush doren, e respektoj kete vendim dhe me mjafton nje pershendetje e sinqerte ne menyre verbale. Rrespekti dhe miresjellja shprehet ne shume menyra Siri00.
Poashtu nuk kisha dasht te ma puthin doren, cme duhet te ma mbushin doren me jarg. (shaka pak lol)

E per te dyten qe the ne lidhje me perendimoret, je i sigurte se gjith jane ashtu?
E them sepse ke edhe te tille qe skane asnje grimce miresjellje ne vehte ndaj gjinise se kundert.


Kush thote se meshkujt musliman nuk ngrihen ne kembe kur afrohet nje zonje ne tavoline?
Si duket Siri00 paske pas rastin te njohish njerzit e gabuar, prandaj ke krijuar nje imazh te tille!:)
Nuk duhet te bejme gjeneralizime dhe paragjykime. Igru ka dhene pergjegje me vend.
E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
KESHILLA
Vizitor
« Përgjigju #46 më: 07-02-2008, 17:09:55 »

Motër muslimane!

1- Ti je borziloku i shtëpisë, prandaj bëje burr¬in tënd që të ndjejë këtë erë që nga mo¬menti i futjes së tij në shtëpi!
2- Hulumto momentet e rehatisë së tij, zbuku¬roi ato me lëvizje apo me fjalë, bëhu op¬timiste dhe vepro me zemër të mirë!
3- Bëhu e gatshme për dialog dhe bisedime dhe largoju grindjeve dhe këmbënguljes në mendi¬min tënd!
4- Kuptoe pozitën e burrit dhe gruas sipas Ligjit të All-llahut, dhe atë që ka nevojë natyra e femrës, e mos mendo se ajo është padrejtësi dhe mospërfillje e mendimit të saj!
5- Mos e ngre zërin, posaçërisht kur bashkë¬sho¬rti ndodhet në shtëpi!
6- Mundohu të bashkoheni bashkë në namazin e natës herë pas herë ngase ai (namazi) ju shton ju¬ve dritë, lumturi e ngrohtësi familjare! "A nuk rehatohen zemrat me përmëndjen e All-llahut?!"
7- Mundohu të jeshë e urtë në momentin e nevrikosjes së tij dhe mos të të zë gjumi de¬risa ai te jetë i kënaqur prej teje!  "Bashkësho¬rti yt është Xhenneti yt ose zjarri yt"
8- Të jesh në këmbë dhe e gatshme në mome¬n¬tin e veshjes së rrobave të tij dhe daljes nga shtëpia!
9- Bëje të ndjehet se ti ke dëshirë të veshë një lloj rrobeje të veçantë!
10- Bëhu korrekte në kuptimin e kërkesave, që të lehtësojë jetësën me të mira dhe pa humbur kohë!
11- Mos u bë prej aryre që kërkojnë t'ju thuhet "më fal" apo të kërkojë të falur me
çfarëdo lloj mënyre për imtësira, as mos e vër në një pozitë të tillë, vetëm në rast se kjo vjen nga ana e tij dhe kjo për ndonjë çështje që me të vërtetë është për të kërkuar të falur!
12- Kujdesu për pamjen dhe veshjen e tij, edhe sikur ai mos të jetë i kujdesshëm, vetëm se kjo e nderon atë para shokëve të tij!
13- Bëhu çdo natë nuse për të dhe mos shko të flesh para tij, vetëm në raste të rralla!
14- Bëhu aktive në çështjet e tij dhe mos u bë e ndërlikuar!
15- Prite me buzëqeshje të ëmbël, të mbushur me dashuri dhe ndjenja tërheqëse në momen¬tin e kthimit të tij nga udhëtimi!
16- Dije se bashkëshorti yt është rrugë e cila të afron tek All-llahu i Madhëruar!
17- Mundohu të ndryshosh vazhdimisht në çdo gjë, në pamje, në fjalë, për takimin tënd me të!
18- Mosekzistenca e kompenzimit apo ngadalë¬sia nga ana e tij, në rastin e kërkimit të diçkaje nga ti mos të të dëshpron, por përku¬ndrazi mundohu që kërkesat e tij të serviren me dashuri dhe shkathtësi!
19- Ndryshoja vendin mobiljeve tua përpara se ai të kthehet nga udhëtimi që të kupton se ti e bën këtë vetëm që ai të jetë i lumtur!
20- Kujdesu në rregullimin e mirë të shtëpisë, në rregullimin e kohës dhe renditjen e çështje¬ve të rëndësishme!
21- Mundohu të mësosh disa profesione e t'i zbatosh ato, sepse ti ke nevojë për to në shtë¬pinë dhe thirrjen (daven) tënde, dhe kryerja e tyre të kujton se je femër!
22- Prite bashkëshortin tënd me falënderime dhe me fjalë të mira në momentin kur sjell në shtëpi ndonjë gjë, qoftë kjo ushqime, veshë¬mbathje ose diçka tjetër!
23- Kujdesu në zbukurimin, rregullimin dhe pastërtinë e shtëpisë, edhe pse ai nuk mund ta ketë kërkuar një gjë të tillë, duke bashkuar kë¬tu ndërmjet bukurisë dhe thjeshtësisë!
24- Rregulloe kryerjen e punëve të shtëpisë në përshtatje me orarin e tij, dhe mos e bëj të ndjehet se ti je gjithmonë e zënë me punë!
25- Bëhu e kënaqur dhe kujdesu nga shpenzimi i tepërt në mënyrë që të mos i kalosh kufijtë e shpenzimeve të domosdoshme!
26- Bërja surprizë me ndonjë festë familjare të bukur, duke zgjedhur kohën e përshtatshme për të!
27- Ta bësh të ndjehet se ti ke nevojë të marr¬ësh mendimin e tij në çdo çështje që të përket ty apo fëmijëve te tu, duke mos u marrë në trajtimin e çështjeve të kota!
28- Mendo gjithmonë për feminizmin tënd dhe mbroje atë, mundohu ta paraqitësh në formën dhe pamjen sa më të mirë, në kohën e përshtatshme!
29- Në momentin e kthimit të tij në shtëpi mbas një mungese të gjatë larg shtëpisë, mos e prit me ankesa apo dhimbje sado që të jetë gjendja e vështirë!
30- Motivoi fëmijët që të dalin të presin babain e tyre në momentin e kthimit nga udhëtimi apo nga puna!
31- Mos iu anko bashkëshortit tënd nga fëmijët në momentin e kthimit nga puna, të zgjuarjes nga gjumi apo në momentin e ngrënies, sepse kjo le gjurmë të këqia si tek fëmijët ashtu edhe tek babai i tyre!
32- Mos ndërhyj në momentin e këshillimit apo të rrahjes së fëmijëve nga babai i tyre me as¬gjë!
33- Kujdesu në forcimin e lidhjeve ndërmjet fëmijëve dhe babait të tyre sado që të jetë i zënë me punë, porse me zgjuarsi dhe pa e ndërprerë nga punët!
34- Bëje të ndjehet se mbajta e përgjegjësisë së fëmijëve nga ana jote është e lehtësuar për shkak të duasë (lutjes) e bërë nga ai, dhe nga marrja e mendimit të tij në çështje që u për¬kasin fëmijëve!
35- Mos u ngut duke pritur rezultate të shpejta në edukimin e fëmijëve, sepse edukimi i fëmi¬jëve do të marrë kohën e saj të plotë, dhe kjo varet sipas moshës së tyre, sepse e kundërta mund të sjellë mërzitje dhe lënie pas dorë!
36- Zbato me fëmijët e tu mënyrë edukimi sa më të mirë, të lehtë dhe të pranuar për mendjet e tyre, mos i thuaj kjo që bëre është gabim dhe vetëm kaq, por ta bindësh pse është gabim me qëllim që gabimi mos të përsëritet më!
37- Kujdesu që kohën e lirë mos ta kalojnë kot, në veçanti në kohën e pushimeve, vënien në dukje të pasioneve të tyre dhe shfrytëzimin e fuqisë së tyre në gjëra të dobishme!
38- Bëhu shoqe e ngushtë e vajzave tua dhe mundohu të jesh në dijeni për çdo ndryshim që ndodh në trupin e tyre në çdo fazë të jetës!
39- Ndihmoe vajzën tënde qysh në vegjëli që të formojë personalitetin e saj në dije edukuese!
40- Mundohu të barazosh mundin tënd ndër¬mjet kërkesave të burrit, fëmijëve të punës dhe shtëpisë!
41- Nderimi dhe respektimi i prindërve të tij dhe duke mos bërë dallim ndërmjet prindërve të tu dhe prindërve të tij, se ata të kanë dhënë ty dhuratën e tyre më të shtrenjtë i cili është bashkëshoti yt i dashur!
42- Prite familjen e tij me fjalë të ëmbla dhe bujari, duke iu dhënë dhurata në raste të ve¬çanta, e nxite atë që t'i vizitojë të afërmit e tij edhe sikur ai mos të interesohet për ta!
43- Kujdesu për të ftuarit e tij dhe mos të bëhet zakon rrefuzimi i tyre, mos të ndjejnë ata se kanë ardhur papritur, por përkundrazi bëhu e kujdesshme dhe bujare, sepse kjo gjë e nderon atë!
44- Kujdesu për dokumentat e mjetet e tij të veçanta dhe ruaji ato!
45- Bëje shtëpinë të gjallëruar dhe të gatshme për të pritur musafirë në çdo kohë, sistemoi librat dhe dokumentat e tij me korrektësi e me rregull, mos kontrollo nëpër dokumentat e tij përderisa ai nuk të ka lejuar për diçka të tillë!
46- Mos e qorto në rast se mungon shumë nga shtëpia, por prite me fjalë të ëmbla duke i vë¬në në dukje se nuk mund të rrish kaq gjatë pa e parë dhe se ndodhja e tij në shtëpi është kre¬nari për ty!
47- Mos prit që ta shprehë me fjalë mërzinë që mund të ketë nga ndojnë problem, por mjafton ta kuptosh atë dhe të shpejtosh në marrjen e hapave të para!
48- Bëje të ndjehet gjithmonë se kërkesat e tij janë janë çështjet më të rëndësishme për ty sado që të jesh e zënë me punë dhe me përgje¬gjësi!
49- Mos i shto ankesat që mund të kesh në punë qoftë në daven tënde apo në profesionin tënd!
50- Dije se është e drejta e tij të dijë çdo gjë që ai don nga puna jote dhe kjo pa u futur në bisedat me hollësi që zhvillohen ndërmjet teje dhe motrave!
51- Bëje të ndjehet se kujdesja jote për veten tënde është diçka e rëndësishme për ty sepse gruaja e shkathët është ajo e cila vë në dukje qëndrimin e saj në shtëpi dhe bashkëshorti i saj kënaqet me qëndrimin e saj në shtëpi, edhe sikur kohën ta keshë shumë të ngjeshur!
52- Kujdes mos të ndryshojë natyrën tënde të bukur femërore puna e daves apo e profesionit tënd!
53- Ruaji sekretet e shtëpisë tënde, bëja të ditur bashkëshortit tënd se puna e tij është amanet tek ti, dhe se ti je në dijeni të natyrës së punës së tij!
54- Mos e krahaso asnjëherë me të tjerët, por kujto gjithmonë cilësitë e mira që ai ka!
55- Mëso fikhun e daves sepse ai të ndihmon të lëvizësh me lehtësi dhe zgjuarsi ndërmjet fe¬mrave, në mënyrë që të realizosh planet dhe qëllimet e kërkuara në kohën e duhur dhe pa humbur kohë!
56- Ke parasysh gjendjen ekonomike e cila i mundon shumicën e femrave, që të lehtësojë ty ti nxjerrësh nga kjo duke ju ofruar tema të ndryshme të përshtatshme për to!
57- Kujdesu në ndjekje të punës me motrat e tua, t'i thërrasësh zemrës përpara mendjes, e t'i thërrasësh mendjes përpara zemrës në raste të veçanta dhe kjo varet sipas natyrës së femrave!
58- Kujdes mos ta mundosh veten tej masë duke i shtuar punët dhe përgjegjësitë vetë¬ve¬tes, ku në të njëjtën kohë dikush tjetër mund të ndihmojë e ti bëjë disa punë në vendin tënd!
Dhe në fund mos u mbështet plotësisht në mundin njerëzor dhe mos harro se ne kemi më shusmë nevojë për ndihmën e All-llahut!

Marrë nga:
http://www.albislam.com/
E identifikuar
ymiftari
Vizitor
« Përgjigju #47 më: 07-02-2008, 17:58:07 »

Motër muslimane!

1- Ti je borziloku i shtëpisë, prandaj bëje burr¬in tënd që të ndjejë këtë erë që nga mo¬menti i futjes së tij në shtëpi!
2- Hulumto momentet e rehatisë së tij, zbuku¬roi ato me lëvizje apo me fjalë, bëhu op¬timiste dhe vepro me zemër të mirë!
3- Bëhu e gatshme për dialog dhe bisedime dhe largoju grindjeve dhe këmbënguljes në mendi¬min tënd!
4- Kuptoe pozitën e burrit dhe gruas sipas Ligjit të All-llahut, dhe atë që ka nevojë natyra e femrës, e mos mendo se ajo është padrejtësi dhe mospërfillje e mendimit të saj!
5- Mos e ngre zërin, posaçërisht kur bashkë¬sho¬rti ndodhet në shtëpi!
6- Mundohu të bashkoheni bashkë në namazin e natës herë pas herë ngase ai (namazi) ju shton ju¬ve dritë, lumturi e ngrohtësi familjare! "A nuk rehatohen zemrat me përmëndjen e All-llahut?!"
7- Mundohu të jeshë e urtë në momentin e nevrikosjes së tij dhe mos të të zë gjumi de¬risa ai te jetë i kënaqur prej teje!  "Bashkësho¬rti yt është Xhenneti yt ose zjarri yt"
8- Të jesh në këmbë dhe e gatshme në mome¬n¬tin e veshjes së rrobave të tij dhe daljes nga shtëpia!
9- Bëje të ndjehet se ti ke dëshirë të veshë një lloj rrobeje të veçantë!
10- Bëhu korrekte në kuptimin e kërkesave, që të lehtësojë jetësën me të mira dhe pa humbur kohë!
11- Mos u bë prej aryre që kërkojnë t'ju thuhet "më fal" apo të kërkojë të falur me
çfarëdo lloj mënyre për imtësira, as mos e vër në një pozitë të tillë, vetëm në rast se kjo vjen nga ana e tij dhe kjo për ndonjë çështje që me të vërtetë është për të kërkuar të falur!
12- Kujdesu për pamjen dhe veshjen e tij, edhe sikur ai mos të jetë i kujdesshëm, vetëm se kjo e nderon atë para shokëve të tij!
13- Bëhu çdo natë nuse për të dhe mos shko të flesh para tij, vetëm në raste të rralla!
14- Bëhu aktive në çështjet e tij dhe mos u bë e ndërlikuar!
15- Prite me buzëqeshje të ëmbël, të mbushur me dashuri dhe ndjenja tërheqëse në momen¬tin e kthimit të tij nga udhëtimi!
16- Dije se bashkëshorti yt është rrugë e cila të afron tek All-llahu i Madhëruar!
17- Mundohu të ndryshosh vazhdimisht në çdo gjë, në pamje, në fjalë, për takimin tënd me të!
18- Mosekzistenca e kompenzimit apo ngadalë¬sia nga ana e tij, në rastin e kërkimit të diçkaje nga ti mos të të dëshpron, por përku¬ndrazi mundohu që kërkesat e tij të serviren me dashuri dhe shkathtësi!
19- Ndryshoja vendin mobiljeve tua përpara se ai të kthehet nga udhëtimi që të kupton se ti e bën këtë vetëm që ai të jetë i lumtur!
20- Kujdesu në rregullimin e mirë të shtëpisë, në rregullimin e kohës dhe renditjen e çështje¬ve të rëndësishme!
21- Mundohu të mësosh disa profesione e t'i zbatosh ato, sepse ti ke nevojë për to në shtë¬pinë dhe thirrjen (daven) tënde, dhe kryerja e tyre të kujton se je femër!
22- Prite bashkëshortin tënd me falënderime dhe me fjalë të mira në momentin kur sjell në shtëpi ndonjë gjë, qoftë kjo ushqime, veshë¬mbathje ose diçka tjetër!
23- Kujdesu në zbukurimin, rregullimin dhe pastërtinë e shtëpisë, edhe pse ai nuk mund ta ketë kërkuar një gjë të tillë, duke bashkuar kë¬tu ndërmjet bukurisë dhe thjeshtësisë!
24- Rregulloe kryerjen e punëve të shtëpisë në përshtatje me orarin e tij, dhe mos e bëj të ndjehet se ti je gjithmonë e zënë me punë!
25- Bëhu e kënaqur dhe kujdesu nga shpenzimi i tepërt në mënyrë që të mos i kalosh kufijtë e shpenzimeve të domosdoshme!
26- Bërja surprizë me ndonjë festë familjare të bukur, duke zgjedhur kohën e përshtatshme për të!
27- Ta bësh të ndjehet se ti ke nevojë të marr¬ësh mendimin e tij në çdo çështje që të përket ty apo fëmijëve te tu, duke mos u marrë në trajtimin e çështjeve të kota!
28- Mendo gjithmonë për feminizmin tënd dhe mbroje atë, mundohu ta paraqitësh në formën dhe pamjen sa më të mirë, në kohën e përshtatshme!
29- Në momentin e kthimit të tij në shtëpi mbas një mungese të gjatë larg shtëpisë, mos e prit me ankesa apo dhimbje sado që të jetë gjendja e vështirë!
30- Motivoi fëmijët që të dalin të presin babain e tyre në momentin e kthimit nga udhëtimi apo nga puna!
31- Mos iu anko bashkëshortit tënd nga fëmijët në momentin e kthimit nga puna, të zgjuarjes nga gjumi apo në momentin e ngrënies, sepse kjo le gjurmë të këqia si tek fëmijët ashtu edhe tek babai i tyre!
32- Mos ndërhyj në momentin e këshillimit apo të rrahjes së fëmijëve nga babai i tyre me as¬gjë!
33- Kujdesu në forcimin e lidhjeve ndërmjet fëmijëve dhe babait të tyre sado që të jetë i zënë me punë, porse me zgjuarsi dhe pa e ndërprerë nga punët!
34- Bëje të ndjehet se mbajta e përgjegjësisë së fëmijëve nga ana jote është e lehtësuar për shkak të duasë (lutjes) e bërë nga ai, dhe nga marrja e mendimit të tij në çështje që u për¬kasin fëmijëve!
35- Mos u ngut duke pritur rezultate të shpejta në edukimin e fëmijëve, sepse edukimi i fëmi¬jëve do të marrë kohën e saj të plotë, dhe kjo varet sipas moshës së tyre, sepse e kundërta mund të sjellë mërzitje dhe lënie pas dorë!
36- Zbato me fëmijët e tu mënyrë edukimi sa më të mirë, të lehtë dhe të pranuar për mendjet e tyre, mos i thuaj kjo që bëre është gabim dhe vetëm kaq, por ta bindësh pse është gabim me qëllim që gabimi mos të përsëritet më!
37- Kujdesu që kohën e lirë mos ta kalojnë kot, në veçanti në kohën e pushimeve, vënien në dukje të pasioneve të tyre dhe shfrytëzimin e fuqisë së tyre në gjëra të dobishme!
38- Bëhu shoqe e ngushtë e vajzave tua dhe mundohu të jesh në dijeni për çdo ndryshim që ndodh në trupin e tyre në çdo fazë të jetës!
39- Ndihmoe vajzën tënde qysh në vegjëli që të formojë personalitetin e saj në dije edukuese!
40- Mundohu të barazosh mundin tënd ndër¬mjet kërkesave të burrit, fëmijëve të punës dhe shtëpisë!
41- Nderimi dhe respektimi i prindërve të tij dhe duke mos bërë dallim ndërmjet prindërve të tu dhe prindërve të tij, se ata të kanë dhënë ty dhuratën e tyre më të shtrenjtë i cili është bashkëshoti yt i dashur!
42- Prite familjen e tij me fjalë të ëmbla dhe bujari, duke iu dhënë dhurata në raste të ve¬çanta, e nxite atë që t'i vizitojë të afërmit e tij edhe sikur ai mos të interesohet për ta!
43- Kujdesu për të ftuarit e tij dhe mos të bëhet zakon rrefuzimi i tyre, mos të ndjejnë ata se kanë ardhur papritur, por përkundrazi bëhu e kujdesshme dhe bujare, sepse kjo gjë e nderon atë!
44- Kujdesu për dokumentat e mjetet e tij të veçanta dhe ruaji ato!
45- Bëje shtëpinë të gjallëruar dhe të gatshme për të pritur musafirë në çdo kohë, sistemoi librat dhe dokumentat e tij me korrektësi e me rregull, mos kontrollo nëpër dokumentat e tij përderisa ai nuk të ka lejuar për diçka të tillë!
46- Mos e qorto në rast se mungon shumë nga shtëpia, por prite me fjalë të ëmbla duke i vë¬në në dukje se nuk mund të rrish kaq gjatë pa e parë dhe se ndodhja e tij në shtëpi është kre¬nari për ty!
47- Mos prit që ta shprehë me fjalë mërzinë që mund të ketë nga ndojnë problem, por mjafton ta kuptosh atë dhe të shpejtosh në marrjen e hapave të para!
48- Bëje të ndjehet gjithmonë se kërkesat e tij janë janë çështjet më të rëndësishme për ty sado që të jesh e zënë me punë dhe me përgje¬gjësi!
49- Mos i shto ankesat që mund të kesh në punë qoftë në daven tënde apo në profesionin tënd!
50- Dije se është e drejta e tij të dijë çdo gjë që ai don nga puna jote dhe kjo pa u futur në bisedat me hollësi që zhvillohen ndërmjet teje dhe motrave!
51- Bëje të ndjehet se kujdesja jote për veten tënde është diçka e rëndësishme për ty sepse gruaja e shkathët është ajo e cila vë në dukje qëndrimin e saj në shtëpi dhe bashkëshorti i saj kënaqet me qëndrimin e saj në shtëpi, edhe sikur kohën ta keshë shumë të ngjeshur!
52- Kujdes mos të ndryshojë natyrën tënde të bukur femërore puna e daves apo e profesionit tënd!
53- Ruaji sekretet e shtëpisë tënde, bëja të ditur bashkëshortit tënd se puna e tij është amanet tek ti, dhe se ti je në dijeni të natyrës së punës së tij!
54- Mos e krahaso asnjëherë me të tjerët, por kujto gjithmonë cilësitë e mira që ai ka!
55- Mëso fikhun e daves sepse ai të ndihmon të lëvizësh me lehtësi dhe zgjuarsi ndërmjet fe¬mrave, në mënyrë që të realizosh planet dhe qëllimet e kërkuara në kohën e duhur dhe pa humbur kohë!
56- Ke parasysh gjendjen ekonomike e cila i mundon shumicën e femrave, që të lehtësojë ty ti nxjerrësh nga kjo duke ju ofruar tema të ndryshme të përshtatshme për to!
57- Kujdesu në ndjekje të punës me motrat e tua, t'i thërrasësh zemrës përpara mendjes, e t'i thërrasësh mendjes përpara zemrës në raste të veçanta dhe kjo varet sipas natyrës së femrave!
58- Kujdes mos ta mundosh veten tej masë duke i shtuar punët dhe përgjegjësitë vetë¬ve¬tes, ku në të njëjtën kohë dikush tjetër mund të ndihmojë e ti bëjë disa punë në vendin tënd!
Dhe në fund mos u mbështet plotësisht në mundin njerëzor dhe mos harro se ne kemi më shusmë nevojë për ndihmën e All-llahut!

Marrë nga:
http://www.albislam.com/
E identifikuar
abdurrahman
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 157


Shiko profilin
« Përgjigju #48 më: 11-12-2008, 13:14:17 »

 
Obligimi në të besuarit se ka dallime mes burrit dhe gruas





Nga Shejh Bekr bin Abdullah Ebu Zejd, anëtar i Komitetit të Përhershëm të Muftive në Mbretërinë e Arabisë Saudite




Dallimet fizike, figurative dhe legjislative (në lidhje me ligjet fetare) mes burrit dhe gruas janë konfirmuar nga paracaktimi hyjnor, teksti i burimeve fetare Islamike, çka evidentisht mund të kuptohet, si dhe nga intelekti.



Kjo mund të sqarohet siç vijon: Se Allahu – i Cili është i pastër nga çdo e metë – e krijoi burrin dhe gruan si dy gjysma të ndara për llojin njerëzor – mashkull dhe femër. Allahu ka thënë: “Dhe atë se Allahu krijoi dy çifte, mashkullin dhe femrën.” (En-Nexhm 45)



Të dytë ata kanë pjesë në establishmentin e ekzistencës, secili sipas asaj që është e veçantë për gjininë e tij apo saj. Të dytë ata po ashtu kanë pjesë në establishmentin e kësaj ekzistence në lidhje me çështjen e adhurimit të Allahut, më të Lartit. Në këtë çështje nuk ka dallim mes burrit dhe gruas në gjeneralitetin e Islamit. Kjo do të thotë se nuk ka dallim mes tyre në çështjet e besimit në Teuhid (Unitetin e Allahut dhe të drejtën e Tij që vetëm Ai të adhurohet), në Itikad (kredon e besimeve e cila është obligim për çdo Musliman), në realitetet e Imanit (besimit), në nënshtrimin e fytyrës Allahut, më të Lartit, në çështjet e shpërblimit dhe dënimit, në gjeneralitetin e inkurajimit për të bërë mirë dhe në dekurajimin prej të keqes, dhe në çështjet e akteve të dobishme. Po ashtu s’ka dallim mes dy gjinive në gjeneralitetin e Ligjdhënies në lidhje me të drejtat dhe obligimet përgjithësisht. Allahu thotë:



“Dhe Unë nuk i kam krijuar Xhinët dhe njerëzit për tjetër pos (me qëllim) që ata të më adhurojnë Mua.” (Edh-Dharijat 56)



“Kushdo që bën vepra të mira, qoftë ai mashkull ose femër, derisa ai (ose ajo) është besimtar, atëherë Ne do t’i japim atij një jetë të mirë.” (En-Nehl 97)



“Dhe kushdo që bën vepra të mira, qoftë ai mashkull ose femër, derisa ai (ose ajo) është besimtar, atëherë këta njerëz do të hyjnë në Parajsë dhe atyre s’do t’u bëhet aspak e padrejtë.” (En-Nisa 124)



Sidoqoftë, është sipas paracaktimit të Allahut dhe vendimit të Tij që mashkulli të mos jetë i njëjtë sikur femra në mënyrën e krijimit fizik të tij, dukjen e tij dhe përbërjen e tij. Në gjininë mashkullore është një lloj i perfeksionimit në krijimin e tij, dhe një fuqi natyrore. Në fuqinë fizike të saj dhe përbërjen natyrore, femra është më pak e kompletuar në krijimin e vet sesa mashkulli. Kjo është për shkak të asaj çka ajo përjeton nga menstruacionet, shtatzënia, gji-dhënia, kujdesi për çështjet e fëmiut, dhe kultivimin e gjeneratave të ardhshme të Umetit (Popullit Musliman). Për këtë arsye, femra qe krijuar nga brinja e Ademit (alejhi ue selam). Kështu, ajo është pjesë e tij (burrit), dhe ajo e pason atë dhe duhet t’i bindet atij. Burrit i janë lënë në besim çështjet e saja, mbrojtja e saj dhe shpenzimi (i pasurisë) në të dhe në çfarëdo që mund të kenë nga fëmijët. Nga rezultati i këtij dallimi në krijimin e tyre janë edhe këto që vijojnë: dallimi mes tyre në fuqi, në aftësitë fizike, në inteligjencë, në të menduarit e tyre, në butësinë e tyre, në qëllimet dhe synimet e tyre, dhe në veprat dhe funksionet e tyre. Dhe në atë çka përmbajnë këto dallime ekziston dëshmi e mjaftueshme, e lere më nëse ne i shtojmë kësaj edhe atë çka dijetarët e mjeksisë moderne kanë theksuar me konkludimet mahnitëse në lidhje me dallimet në krijim mes dy gjinive.



Kështu, Allahu ka specifikuar ligje të caktuara për njerëzit, dhe ato janë ligje të cilat janë të përshtatshme për krijimin e tyre, përbërjen e tyre, konstruksionin e tyre, karakteristikat e veçanta të konstruksionit të tyre, kualifikimet e tyre, ajo që është e mjaftueshme për ta në lidhje me ekzekutimin e detyrave të domosdoshme nga ana e tyre, durimin e tyre, tolerancën e tyre, seriozitetin e tyre, dhe detyrat e tyre jashtë shtëpisë së tyre, dhe përpjekjet e tyre dhe shpenzimet në ata të cilët jetojnë në shtëpinë e tyre.



Allahu gjithashtu ka specifikuar ligje të caktuar për gratë, të cilat janë të përshtatshme për krijimin e tyre, përbërjen e tyre, konstruktin e tyre, karakteristikat e veçanta të tyre, kualifikimet e tyre, detyrat e tyre, dobësinë e tyre në durim dhe tolerancë, detyrat e tyre të përgjithshme dhe funksionet e rëndësishme në shtëpi, kujdesi i tyre për çështjet e shtëpisë dhe kultivimi i tyre në lidhje me ata të cilët jetojnë në shtëpinë e tyre nga gjeneratat e ardhshme të Umetit.



Allahu përmend thënien e gruas së Imranit kur ajo tha:



“Dhe mashkulli s’është si femra.” (Aal Imran 36)



Lavdi i qoftë Atij, i Cili posedon krijimin, komandën, gjykimin dhe ligjdhënien.



“A s’është ajo se krijimi dhe komanda i takojnë Atij (Allahut)? I Bekuar qoftë Allahu, Zoti i Botave.” (El-Araf 54)



Prandaj, kjo është ajo që Allahu dëshiron në ekzistencën dhe vendimin në lidhje me krijimin, përbërjen e gjërave dhe atyre gjërave që ai i ka dhënë. Kjo po ashtu është ajo që Allahu do në çështjet e ligjdhënies fetare në lidhje me urdhërin, gjykimin dhe ligjdhënien. Kështu, të dyja këto aspekte të dëshirës së Allahut janë bashkuar për dobinë e krijesave (njerëzimit) dhe establishmentit, si dhe për mbajtjen e ekzistencës. Kjo gjithashtu është e dobishme për organizimin e jetës së individit, familjes, komunitetit, dhe shoqërisë njerëzore.



Kjo (e cila pason këtu) është një pjesë e asaj që është specifikuar për secilën nga këto dy gjini:



Në mesin e ligjeve të cilat janë specifike për burrat:


Ajo se ata janë mbajtësit të cilët janë të ngarkuar me mbrojtjen, përkujdesjen, sigurimin e vyrtyteve të anëtarëve të familjes dhe parandalimit të veseve, mbrojtjen e shenjtërisë së familjes nga kriminelët, dhe ata janë mbajtës dhe mbrojtës të shtëpisë krahas atyre të cilët jetojnë në to duke përfituar pasuri dhe duke shpenzuar në anëtarët e familjes.



Allahu, më i Larti, ka thënë:



“Burrat janë mbajtësit dhe mbrojtësit e grave për shkak të asaj me çka Allahu e ka favorizuar njërin prej tyre (mashkullin) mbi tjetrin (femrën), dhe për shkak të asaj çka ata (mashkujt) shpenzojnë nga pasuria e tyre. Prandaj, gra të drejta janë gratë e devotshme e të dëgjueshme, gratë të cilat e ruajnë në mungesë (të burrit) atë çka Allahu ka dashur që ato ta ruajnë.” (En-Nisa 34)



Esh-Shejh Bekr bin Abdullah Ebu Zejd
Burimi: Hirasatul-Fadhile, f.15-18



 
E identifikuar
abdurrahman
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 157


Shiko profilin
« Përgjigju #49 më: 11-12-2008, 13:18:56 »




Virtytet e Sahabijeve dhe rëndësia e edukimit të gruas
Nga dijetarja Umm Abdillah el-Uedije, Allahu e ruajtë
Burimi: Nasihati lin-Nisa





Imam el-Buhari ka thënë [7/133]:"Muhamedi më ka treguar se Abdeh na e ka transmetuar nga Hisham bin Urweh nga babai i tij se ai ka thënë:'Kam dëgjuar Abdullah bin Xhafer të thotë:'Kam dëgjuar Aliun, radijallahu anhu, të thotë:'Kam dëgjuar të dërguarin e Allahut, salallahu alejhi ue selam, të thotë:'Më e mira ndër gratë e tij [Xhenetit] është Merjem dhe më e mira ndër gratë e tij është Hatixha'". Po ashtu e transmetuar nga Muslim [4/2430].



Është me vend për ne gratë, që ta ilustrojmë me shembull këtë grua virtuoze dhe poashtu edhe me gratë tjera virtuoze si A'isha, Allahu qoftë i kënaqur me të. Ajo ka aq shumë virtyte, saqë disa nga dijetarët i dhanë përparësi A'ishes më shumë sesa Hatixhes, Allahu qoftë i kënaqur me të, për shkak të dëshmive të shumta që gjenden lidhur me virtytet e saj. Ajo përhapi dituri dhe konsiderohet të jetë midis atyre që transmetuan më së shumti thënie të pejgamberit, salallahu aljehi ue selam. Siç ka thënë poeti:



"Shtatë sahabë kallëzuan më shumë se një mijë [hadithe] dhe ata cituan
Hadithin nga i zgjedhuri, më e mira krijesë
Ebu Hurejra, Sa'd, Xhabir, Enes,
Sidikah [dmth A'isha], Ibn Abas, dhe poashtu Ibn Umer."




Dhe, es-Sujuti ka shkruar një tjetër poezi dhe tha:



Ata që transmetuan me bollëk,
Ebu Hurejra, dhe ai që e vijon atë është Ibn Umer,
Enes, el-Hibr [dmth Ibn Abas], el-Hudri [dmth Sa'd],
Xhabiri, dhe bashkëshortja e pejgamberit [dmth A'isha].




Imam et-Tirmidhi, Allahu pastë mëshirë ndaj tij, ka thënë [nr.3883]:"Na është transmetuar nga Humeid bin Mes'edeh, se Zijad bin er-Redi na ka treguar, se Halid bin Selemeh el-Mekhzumi na ka treguar, se Zijad bin er-Rebi na ka treguar, nga Ebu Berdeh nga Ebu Musa se ai ka thënë:'Kurrë nuk ka pasur hadith që ka qenë i vështirë për ta kuptuar nga shoqëruesit e të dërguarit të Allahut, salallahu alejhi ue selam, dhe që e pyesnin A'ishen, përveçse ata gjenin se ajo kishte njohuri lidhur me të". Zinxhiri i transmetimit është Hasan.



Kështu qëndron puna edhe me pjesën tjetër të bashkëshorteve të pejgamberit, salallahu alejhi ue selam, si Umm Sulejmë, gruaja e devotshme, prika [mehri] e së cilës qe Islami.



Imam el-Buhari ka përmendur në Sahi-në e tij:



"Umm ed-Derda po rrinte ulur në një tubim burrash që kishte të bëjë me namazin, dhe ajo ishte Fekihe [dmth dijetare]. Disa nga sahabijet thanë:'O i dërguar i Allahut, jemi mundur nga burrat me numër, pra na e cakto një ditë që të mësojmë atë çfarë Allahu të ka mësuar ty'. Kështu që ai u tha atyre:'Mblidhuni në këtë-e-këtë ditë'. Ato u mblodhën dhe ai u shkoi atyre, i këshilloi e i urdhëroi ato. Nga ajo çfarë ai u tha atyre:'Nuk ka grua që i rritë [edukon] tre fëmijë përveçse se kjo do të jetë mburojë për të nga zjarri'. Një grua tha:'E dy?' Ai tha:'Edhe dy'".



I dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam, ishte i patundur në lejimin e tyre për të dëgjuar mirësi dhe ai u jepte atyre këshilla të veçanta për to.



Nga Ibn Xhubejr nga Ataa nga Xhabir bin Abdillah se ai ka thënë:



"Pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, u çua për ditën e bajramit [të Fitrit]. Ai filloi me namazin pastaj mbajti hutben. Pasi e mbaroi, erdhën gratë. Kështu që ai i këshilloi ato ndërsa mbështetej në supin e Bilalit dhe Bilali kishte veshur një rrobe të gjerë. Ai përkujtoi gratë për lëmoshën".



Dhe, në një transmetim nga Ibn Abas:"Ai mendoi se gratë nuk e kishin dëgjuar, kështu që i këshilloi ato dhe i urdhëroi ato për lëmoshë".



Ibn Xhurejxh i tha Ataas:"A mendon se është me vend që imami t'i këshillojë ato [dmth gratë]?" Ai tha:"Kjo padyshim është e drejtë e tyre [imamëve], dhe çfarë të keqe që ata mos ta bëjnë këtë?"



Ndaj, kjo çështje s'është diçka e veçantë për të dërguarin e Allahut, salallahu alejhi ue selam. Kështu, është me vend që dijetarët dhe pushtetarët t'u kushtojnë vëmendje çështjeve të grave mu sikur që i dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam, iu drejtohej atyre.



Selefus-Salih [paraardhësit e devotshëm] iu drejtoheshin atyre dhe u transmetonin dituri mu sikur që vepronin me burrat, që ato të udhëzoheshin për në çelësat e shkëlqesisë dhe të parandaloheshin nga e keqja. Pra, bindja nuk mbështetet në mënyrën e duhur përveçse me anë të diturisë, dhe dituria është absolutisht akti më i dobishëm i bindjes.



Kjo është thënë qartë nga një Zahide [askete], Fekihe, Alime [dmth dijetare]. Ajo është Umm Derda, Allahu qoftë i kënaqur me të, dhe ajo tha:"Kam kërkuar adhurim në gjithçka, dhe nuk kam gjetur gjë më të mirë dhe më të kënaqshme për veten time sesa ndenjia me dijetarët dhe përfitimi nga këshillimi i tyre". Pra gratë e sotshme kanë nevojë edhe më shumë për të ngjashmet me të, të cilat janë askete, virtuoze, dhe dijetare që edukojnë të tjerët.1



--------------------------------------------------------------------------------
1. Citat nga libri 'Inajetun Nisa bil Hadith en-Nebeui' nga Meshur bin Hasan, f.13.


E identifikuar
abdurrahman
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 157


Shiko profilin
« Përgjigju #50 më: 11-12-2008, 13:22:09 »

 
Statusi i gruas para dhe pas Islamit
nga shejh Salih el-Feuzan
Burimi: libri i tij, Tenbihat alaa Ahkam Tekhtessu bil-Mu'minat [f.6-11]





Statusi i gruas para Islamit



Ajo që mendohet me "para Islamit" këtu është periudha e njohur si xhahilije [ditët e injorancës], në të cilën jetonin Arabët në veçanti dhe e gjithë bota në përgjithësi. Kjo ishte kur njerëzit s'kishin ndonjë të dërguar midis tyre dhe nuk kishin kurrfarë udhëzimi. Në një hadith qëndron:"Allahu shikoi në ata – Arabët dhe joArabët – dhe i urreu të gjithë, përveç disa njerëzve ndër Njerëzit e Librit [që mbeten të udhëzuar në porosinë e vërtetë]."



Në shumicën e rasteve, gruaja e kësaj periudhe jetonte në kushte mjaft të rënda, posaçërisht në shoqëritë Arabe, ku ata urrenin që t'u lindte vajzë. Pra, midis Arabëve ishin ata që i varrosnin vajzat e tyre ndërsa ato ishin ende të gjalla, gjersa ajo vdiste nën dhé. Dhe, midis tyre ishin ata që i linin të jetonin vetëm që të jetonin një jetë poshtëruese dhe degraduese. Allahu thotë:"Kur ndonjërit nga ata i vinte lajmi për lindjen e vajzës, fytyra e tij bëhej e errët dhe vrerosej. Ai fshehej nga njerëzit për shkak të lajmit të keq që pranonte. A do ta mbajë atë me turpërim apo do ta varrosë në dhé?" Padyshim, i lig është vendimi i tyre."[Nahl:58-59]



Allahu thotë:"Dhe kur foshnja femër, e cila është varrosur në tokë, të pyetet se për çfarë mëkati është vrarë ajo."[et-Tekuir:8-9]



Fjala meu'udeh i referohet foshnjes femër që është varrosur e gjallë dhe është lënë të vdesë brenda në tokë. Dhe, po të kursehej nga varrosja për së gjalli dhe të lihej të jetonte, atëherë, vërtet, ajo do ta gjente veten duke jetuar një jetë degraduese. Kjo meqë asaj nuk i lejohej që të trashëgonte hise nga prona e të afërmëve të saj, pavarësisht çfarë pasurie posedonte ai dhe pavarësisht nga skamja apo nevoja e skajshme që ajo mund të kishte. Në fakt, ajo pjesëtohej si pjesë e pronës së burrit të saj të vdekur, mu siç pjesëtoheshin paratë e tij në trashëgimi!



Asokohe mund të gjindeshin një numër i madh grash që jetonin nën një njeri, meqë ata nuk kishin ndonjë kufi për numrin e grave që mund t'i martonin. Kështu që ata nuk shfaqnin kurrfarë interesimi për atë se çfarë mund t'u ndodhte grave si rezultat i kësaj, siç është jetesa në kushte shtrënguese, parehatia dhe drejtësia.




Satusi i gruas pas Islamit



Por, kur erdhi Islami, ai i pezulloi këto padrejtësi nga gruaja dhe ia ktheu asaj nderin dhe vetëbesimin në njerëzimin. Allahu thotë:"O njerëz, vërtet Ne ju krijuam nga një mashkull dhe një femër."[el-Huxhurat:13]



Kështu, Allahu përmend që ajo ishte ortake e burrit në zanafillën e njerëzimit dhe njëlloj, ajo është ortake më burrin shprehur në shpërblimin apo denimin për veprat e bëra. Allahu thotë:"Kushdo që bën vepra të mira, qoftë mashkull apo femër, ndërsa është besimtar[e] i vërtetë, atij do t'i japim një jetë të mirë dhe do ta shpërblejmë në mënyrën më të mirë për atë që bënte."[en-Nahl:97]



Allahu thotë:"Kështu që Allahu t'i denojë mashkujt dhe femrat hipokritë dhe mashkujt dhe femrat idhujtarë."[el-Ahzab:73]



Dhe, Allahu ka ndaluar që femra të konsiderohet si pasuri trashëguese në pasurinë e burrit të saj të vdekur, siç thotë:"O ju që besoni, ju është ndaluar të trashëgoni gruan pa vullnetin e saj."[en-Nisa:19]



Pra, Allahu i dha asaj pavarësi në individualitetin e saj, në mënyrën që asaj iu mundësua të trashëgojë në kundërshtim me të qenit objekt trashëgimie. Dhe, Allahu i dha gruas të drejtë trashëgimie në pasurinë e të afërmëve të saj. Allahu thotë:"Duhet të ketë hise për mashkullin dhe hise për femrën nga ajo që lihet nga prindërit dhe të afërmit e tyre, qoftë ajo pronë e vogël apo e madhe."[en-Nisa:7]



Allahu thotë:"Allahu ju urdhëron në lidhje me trashëgiminë e fëmijëve tuaj: mashkullit t'i jepet hise sa dy femrave. Nëse ka vetëm bija, dy apo më shumë, hisja e tyre është dy të tretat e trashëgimisë; nëse është vetëm një [bijë], pjesa e saj është gjysma."[en-Nisa:11]



Kjo vlen po ashtu edhe për tekstet tjera ku qëndron se gruaja mund të trashëgojë, qoftë ajo nënë, bijë, motër, apo grua.



Në sferën e marrëdhënieve martesore, Allahu e kufizoi martesën e mashkullit me më së shumti katër gra, me kusht që ai t'i trajtojë të gjitha gratë e tij me drejtësi dhe barabartë sipas mundësive të tij. Dhe, Ai e detyroi burrin që të jetojë me to në dashamirësi, siç thotë:"Dhe jetoni me to ndershmërisht."[en-Nisa:19]



Ai e bëri dhuratën të drejtë të saj dhe urdhëroi që ajo t'i jepet asaj tërësisht, përveç asaj çka ajo lejon nga vullneti i mirë. Allahu thotë:"Dhe jepjani gruas dhuratën me bujari. E, nëse ato, nga vullneti i mirë i tyre, e zvogëlojnë ndonjë pjesë të saj, merreni atë dhe shijoni atë pa frikë nga pasojat."[en-Nisa:4]



Dhe, Allahu e bëri atë kujdestare që urdhëron për të mirë dhe ndalon nga e keqja në shtëpinë e burrit të saj, dhe udhëheqëse e fëmijevë të saj. Pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] ka thënë:"Gruaja është kujdestare e shtëpisë së burrit të saj dhe ajo do të pyetet [në ditën e gjykimit] përsa i përket atyre që janë nën kujdesin e saj." Po ashtu, Allahu e ka bërë detyrim për burrin që ai të shpënzojë në të dhe ta veshë atë në mënyrën e duhur.



Ajo që armiqtë e Islamit dhe degët e tyre duan sot me zhveshjen e gruas nga nderi dhe të drejtat e saj:



Vërtet, armiqtë e Islamit – apo më mirë armiqtë e njerëzimit – sot, ndër mosbësimtarët, hipokritët dhe ata që kanë sëmundje në zemrat e tyre, janë tërbuar lidhur me atë çka gruaja muslimane ka arritur nga nderi, lavdia dhe dëlirësia në Islam. Kjo ngase armiqtë e Islamit ndër mosbesimtarët, hipokritët dhe ata që kanë sëmundje në zemrat e tyre, duan që gruaja të shërbejë si një kurth me anë të së cilës do të mund t'i joshin dhe kapin ata me iman [besim] të dobët dhe ata që kanë natyrë të çoroditur, pasi të kenë përmbushur dëshirat e tyre të prishura me të [gruan]. Allahu thotë:"Por ata që ndjekin epshet e tyre dëshirojnë që ju të shmangeni pamasë [nga rruga e drejtë]."[en-Nisa:27]



Dhe ata që kanë sëmundje në zemrat e tyre midis muslimanëve, dëshirojnë që gruaja të jetë një artikull i lirë, duke iu ekspozuar këtyre njerëzve të dëshirave epshore dhe prirjeve djallëzore. Ata duan që ajo të shërbejë si artikull i hapur përpara syve të tyre, në mënyrë që ata të argëtohen me paraqitjen e bukur të saj apo ndoshta të bëjnë me të gjëra shumë më të këqija se kjo.



Për këtë shkak, ata harxhojnë mund të madh në përpjekje për të bërë gruan që të dalë jashtë shtëpisë së saj, në mënyrë që të merr pjesë më mashkujt në punët e tyre, duke punuar krahpërkrah me ta. Apo, që ajo të shërbejë dhe të kujdeset për mashkullin si dado nëpër spitale, apo stjuardesë në avion, apo mësuese e profesoreshë në shkollat e përziera të pandara, apo që ajo të jetë aktore në teatre, apo këngëtare, apo spikere në format e ndryshme të mediave, kështu duke e vërë në dukje fytyrën e saj dhe duke joshur mashkujt me zërin dhe paraqitjen e saj.



Ndërsa, revistat imorale kanë publikuar fotot e vajzave që shfaqen në mënyrë provokative dhe të zhveshura, si mënyrë për t'u bërë marketing revistave të tyre. Disa afaristë dhe kompani i kanë marrë këto foto po ashtu si mënyrë për të raklamuar prodhimin e tyre, duke vendosur këto foto në reklamat dhe ekspozitat e tyre.



Këto akte djallëzore janë menduar për t'ia hequr mendjen nga detyra e saj e vërtetë, e cila është në shtëpinë e saj. Kjo e detyron burrin që të angazhojë shërbëtore femra për të rritur fëmijët e tyre dhe për t'u përkujdesur për punët e shtëpisë, gjë që rezulton në çapkënëri dhe ligësi të madhe.



Sidoqoftë, ne nuk e kufizojmë gruan nga puna jashtë shtëpisë së saj, sa kohë që ajo u përmbahet direktivave vijuese:



1. Ajo duhet të ketë nevojë që ta kryejë këtë punë apo bashkësia ku ajo punon prej saj kërkon ta kryejë këtë punë, me kusht që për këtë punë s'mund të gjindet ndonjë mashkull.



2. Ajo duhet ta bëjë këtë pasi të përmbushë detyrimet që i ka në shtëpi, gjë e cila është puna parësore e saj.



3. Kjo punë duhet të jetë në një ambient ku ka vetëm femra, siç është rasti kur ajo mëson vetëm femrat, apo kur punon si doktor apo dado për pacientët femra. Dhe, puna e saj duhet të jetë e ndarë nga mashkujt.



4. Njëlloj, atë asgjë s'mund ta shtrëngojë nga mësimi i çështjeve fetare. Në fakt, kjo është e detyrueshme për të. Dhe, atë asgjë nuk e parandalon që të mësojë lidhur me aspektet e fesë së saj, sa kohë që ka nevojë për këtë dhe mësimi i saj mbahet në ambient ku ka vetëm femra. Dhe, nuk prish punë nëse ajo merr pjesë në orët mësimore në mesxhid [xhami] dhe kështu me radhë, ndërsa është në pajtim me këtë dhe e ndarë nga mashkujt. Kjo mund të shihet tek gratë në fillim të Islamit [dmth Sahabijat], në atë se ato punonin, studionin dhe ishin të pranishme në mesxhid.



 
E identifikuar
abdurrahman
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 157


Shiko profilin
« Përgjigju #51 më: 11-12-2008, 13:28:19 »

 
Për çdo Motër
që beson në All-llahun dhe Ditën e Gjykimit
Përmbledhi dhe përgatiti:
Ebu Muslim Mexhdi bin AbdulUehab el-Ahmed



E lavdëruan:
Shejh Ali bin Hasen el-Halebi el-Etheri,
Unejstete el-Albani Ummu Abdallah, e bija e shejh Albanit



Përktheu:
Unejs Shuajb Murati





- Hyrje (lavdërim)
nga shejh Ali bin Hasen bin Ali el-Halebi el-Etheri



E falënderojmë All-llahun me një falënderim të sinqertë. Paqa dhe shpëtimi i All-llahut qofshin mbi të dërguarin e tij, familjen e tij, shokët e tij dhe pasuesit e tij.



Në “Sahihu Muslim” në hadithin e Temim ed-Dari, All-llahu qoftë i kënaqur me të, Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: “Feja është këshillë. E pyetën: Për kënd, o i Dërguar i Allahut? Ai tha: Për Allahun, Librin e Tij, të Dërguarin e Tij, për udhëheqësit e muslimanëve dhe për njerëzit e rëndomtë.”



Dhe nga njerëzit e rëndomtë është edhe motra (femra) e cila është nënë bujare, motër e sinqertë, bijë respektuese, grua e mirësjellshme. Me rregullimin e gruas rregullohet e gjithë shoqëria; kur ajo të jetë ndikuese dhe e ndikuar, e ditur dhe praktikuese e saj (diturisë) në vendet e duhura me një qëndrim të bindur.



….Këto janë fjalë këshilluese, shprejhe udhëzuese, thënie drejtuese, përgatitur dhe përmbledhur nga vëllai ynë në islam, Ebu Muslim - Lusim All-llahun që të kemi dobi prej saj, me shpresë se do të has në zemra dhe vesh të hapur dhe shpirtëra të etur… me të vërtetë All-llahu është dëgjues dhe përgjegjës…



Dhe lutja jonë e fundit është: Falënderimi i takon Zotit të Botëve.
Shkruar nga Ebul-Harith Ali bin Hasen bin Ali el-Halebi.


19/6/1418 h, Zerka, Jordan.




- Hyrje



Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botëve. Paqa qoftë mbi të dërguarin e All-llahut, familjen e tij, shokët e tij dhe këdo që e pason udhëzimin e tyre deri në Ditën e Gjykimit.



Kjo broshurë është e vogël në formatin e saj, megjithatë madhështore në kuptim, që i është kushtuar motrave respektuese dhe të përqendruara, përkujtuese dhe frikësuese për kundërshtaret, thirrje në përkushtim ndaj mbulesës islame nga një musliman këshillues e xheloz ndaj ndalesave të All-llahut, pikënisje e së cilës është besimi në All-llahun dhe Ditën e Gjykimit; duke qartësuar disa shkaqe që ndikojnë tek motra në neglizhencën ndaj përkushtimit - duke pasuar kënaqësitë e kota dhe epshet e ndryshme - që përmban përkujtim të Ditës së Fundit - llogarinë dhe dënimin - duke thirrur në sinqeritet ndaj All-llahut dhe kujdesin ndaj asaj çka ka urdhëruar dhe ndaluar Ai, posaçërisht në atë që ka të bëjë me mbulesën islame, e që pajisja me të është obligim i çdo motre nëse del nga shtëpia e saj apo nëse del para atyre me të cilët i është lejuar martesa.



Patjetër duhet të ndalemi, që ta di çdo motër se All-llahu mbulesën nuk e bëri respekt dhe nderim vetëm për të, por e bëri të jetë pengesë për rrugët e degjenerimit të meshkujve dhe rënien e tyre në mëkate sado të vogla që të jenë ato. Siç u përmend më lart kuptojmë se dalja e saj nga shtëpia në këtë gjendje jo vetëm që përmban në peshorën e saj mëkatin ndaj urdhërit të All-llahut, por edhe mëkatet e çdo njërit që ndikohet nga ajo!! Të kenë kujdes motrat në thëniet e tyre: “se braktisja e mbulesës është liri personale” ose “nuk mbulohem derisa të bindem.” Këto janë gjëra të cilat ua luhatin besimin e tyre.



Porosia ime për motrat muslimane është që të shpejtojnë në përkushtim ndaj urdhërave të All-llahut, duke ua rikujtuar atyre fjalën e All-llahut subhanehu ue teala:”Kur All-llahu ka vendosur për një çështje, ose i dërguari i Tij, nuk i lejohet asnjë besimtari dhe besimtareje që në atë çështje të tyre përsonale të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetërfare, e kush kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ai është larguar shumë larg nga e vërteta.” (Ahzab: 36)



Dhe thënia e Muhamedit, alejhi selam:”Me të vërtetë All-llahu ështe xheloz, e po ashtu edhe besimtari është xheloz. Xhelozia e All-llahut është kur robi i Tij gjindet në atë që All-llahu e ka ndaluar për të.”



Paqa dhe shpëtimi i All-llahut qofshin mbi Muhamedin, alejhi selam, familjen e tij dhe të gjithë shokët e tij.



Shkruar nga Unejsete el-Albani Ummu Abdallah, e bija e shejh Albanit.


27 Rexheb, 1418 h.





Bismilahirr-Rrahmanirr-Rrahim



Falënderimi i takon All-llahut që i krijoi krijesat për ta adhuruar Atë, siç thotë edhe në Kur’an: ”Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër, vetëm se që ata të më adhurojnë Mua.” Edh-Dharijatë: 56. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër që meriton të adhurohet pos All-llahut, i Cili e ka bërë këtë ummet nga ummetet më të mira, dhe dëshmoj se Muhamedi, alejhi selam, është i vetmi që meriton të ndjeket, i cili ngriti flamurin e Njëshmërisë dhe vuri pengesë në çdo rrugë që shpien në shirk (politeizëm) apo që i devijon pasuesit e tij, deri në Ditën e Gjykimit.



"O ju që keni besuar, kini frikë All-llahun me një frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!" (Ali Imran: 102)



"O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe kini frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju." (en-Nisa:1)





"O ju besimtarë, kini frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja. E kush respekton All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh." (el-Ahzab: 70-71)



Thënia me e vërtetë është thënia e All-llahut, kurse udhëzimi më i mirë, është udhëzimi i Muhammedit salallahu 'alejhi ue sel-lem. Veprat më të këqija janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid'at dhe çdo bid'at është lajthitje, e çdo lajthitje çon në zjarr...



Me këtë broshurë të cilën e kam shkruar në pika të shkurtra kam synuar disa këshilla për motrat, të cilat kanë humbur rrugën dhe pasojnë shejtanët. Kam shtjelluar në të çështje të rëndësishme, nga të cilat motra duhet të ruhet dhe të kujdeset, dhe e kam titulluar “Për çdo motër që beson në All-llahut dhe Ditën e Gjykimit.”1



Lus All-llahun subhanehu ue teala që kjo broshurë t’iu sjell dobi motrave muslimane dhe të udhëzohen në atë që All-llahu e do dhe është në pëlqim me të.2



Mexhdi bin Abdul Wehab el-Ahmed - Ebu Muslim, All-llahu e faltë



--------------------------------------------------------------------------------
1.Kjo broshurë është botuar më parë duke mos e publikuar emrin tim dhe është shpërndarë falas, dhe në këtë ribotim janë disa shtojca, përmirësime, heqje etj.


2.Hadithet që gjinden në këtë broshurë janë të vërteta, nëse janë në Buhari dhe Muslim apo në njërën prej tyre, unë jam bazuar në to, e nëse jo, jam bazuar në librat e Muhamed Nasirud-din Albanit, All-llahu e meshiroftë.






Për çdo motër që beson në Allahun dhe Ditën e Gjykimit




Për çdo motër që beson në All-lahun dhe në Ditën e Gjykimit…. Por që ka humbur rrugën nga mendjelehtësia e saj, duke e bërë shejtani që ta harrojë këtë e të zhytet në këtë botë të shkurtër dhe të shurdhër, duke e ditur se rinia e saj kalon shumë shpejt, bukuria e saj deformohet, shkëlqimi i saj humbet, ose me vdekje të shpejtë, ose me ndonjë sëmundje prej së cilës nuk ka shpëtim nëse ajo vjen.



“Dhe ruajuni ditës kur do të ktheheni tek All-llahu, dhe secilit njeri i plotësohet ajo që e ka fituar, dhe atyre nuk u bëhet e padrejtë.” (el-Bekare: 281)



Motër! Me të vërtetë frika në All-llahu subhanehu ue teala është çelës i çdo të mire, lumturi në këtë botë dhe në botën e amshueshme. Fatkeqësitë dhe problemet ndodhin si shkak i gabimeve në frikë, humbjes së sinqeritetit apo humbjes së një pjese të saj, përgjigje në urdhërat e All-llahut subhanehu ue teala, largim nga mëkatet - kjo është lumturia në këtë botë, shpëtimi në botën e amshueshme, siç thotë All-llahu në Kur’an: ”E s’ka dyshim se ata që thanë:”All-llahu është Zoti ynë,” dhe ishin të paluhatshëm, atyre u vijnë engjëjt (në prag të vdekjes dhe u thonë:) “Mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni, keni myzhde xhennetin që ju premtohej. (u thonë) Ne kujdesemi për ju si në jetën e kësaj bote, ashtu edhe në botën tjetër, ku do të keni atë që dëshironi dhe gjithçka kërkoni.” (Fussilet: 30-31)



Motër! All-llahu e di atë që ke në veten tënde, e di edhe atë çka ti e fshehë në gjoksin tënd: “A nuk e di Ai që ka krijuar, kur dihet se Ai depërton në thellësi të sekreteve, i njeh hollësitë.” (el-Mulk: 14) Andaj ki frikë All-llahun, i Cili të përcjellë në vende të vetmuara dhe të hapura; edhepse ti nuk e sheh Atë, Ai të sheh ty. Punoji të gjitha veprat tua për hir të Tij, se nëse vepra nuk është bërë me sinqeritet ndaj Tij dhe sipas metodës së Pejgamberit, alejhi selam, ajo vepër refuzohet nga kryesi i saj; mbështetur në hadithin e Muhamedit, alejhi selam ku thotë: ”Kush shpif diçka që nuk është nga ne, ajo është e refuzuar,” (Buhariu: 2697, Muslimi: 1718) duke u ngarkuar me atë vepër/mëkat për atë se e ka bërë një vepër jo për hir të All-llahut, e që është dashur të bëhet për hir të All-llahut.



Motër! Dije se orët e ardhshme janë duke u afruar dhe askush nuk mund të të shpëtojë prej tyre. Nuk të sjellë dobi asgjë përveç asaj që ke kaluar në respekt ndaj All-llahut; nuk të sjellë dobi burri, prindi, fëmiu, pasuria, të gjitha këto janë të kota në atë ditë (Ditën e Gjykimit). Dhe ato (motra) që thonë: “se Babai ose burri nuk dëshirojnë që unë të mbulohem” apo arsye të ngjashme, duhet ditur se tek All-llahu nuk do të kenë arsyetim në Ditën e Gjykimit, se njerëzit do të distancohen dhe nuk do ta ndihmojnë njëri-tjetrin, madje as më të afërmin e tyre që e kanë pasur në këtë botë, siç thotë All-llahu në Kur’an: “Atë ditë njeriu ikën prej vëllait të vet, prej nënës dhe babait të vet, prej gruas dhe prej fëmijëve të vet. Atë ditë secilit njeri i mjafton çështja e vet.” (Abese: 34-37)



Motër! Çfarë përmbledh pasuria e kësaj bote dhe zbukurimi i saj, me çdo gjë që ka në të: veturat e saja, paraqitjet e mrekullueshme dhe… Çfarë përmbledh? Çfarë rezultati sjell e gjithë kjo edhe sikur të jetosh 1000 vite e pastaj të jesh nga banoret e zjarrit – All-llahu na ruajt - edhe vetëm një ditë të vetme?!



“Ata kërkojnë prej teje t’ua ngutësh dënimin, por All-llahu nuk e then premtimin e Vet, pse një ditë të Zotit yt është sa njëmijë vjet, si llogaritni ju.” (el-Haxh: 47)



E çka sikur të jesh prej banoreve të zjarrit me mijëra vite?!! Zjarr i cili shkatërron, i cili djeg trupa, lëkura, i cili është shumë frikësues dhe i dhembshëm, ku nuk do të ketë vdekje, siç na e ka përshkruar All-llahu në Kur’an: “Dhe ata thërrasin: ”O Malik, le të na e marrë shpirtin Zoti yt!” Ai u thotë: “Ju do të jeni aty përgjithmonë!” (Zuhruf: 77)



Motër! Çka do të bëhet me ty kur e di se do të kalosh mbi urën e cila është më e mpreht se shpata, më e hollë se qimja e flokut, mbi zjarrin e xhehennemit që kalojnë njerëzit mbi të, e që nuk i shpëtojnë rënies në të përveç atyre që kanë bërë vepra të mira, siç thotë All-llahu në Kur’an:”Dhe nuk ka asnjë prej jush që nuk do t’i afrohet atij. Kjo (pamje e xhehennemit) është vendim i kryer i Zotit tënd. Pastaj (pasi që të kalohet ai) do t’i shpëtojmë ata që janë ruajtur (prej mëkateve), e zullumqarët do t’i lëmë aty të gjunjëzuar.” (Merjem: 71-72)



Pra, motër e dashur, ki frikë All-llahun dhe këtë ditë dhe mos të të lënë gjurmë lavdërimet e njerzëve për bukurinë tënde, veshjen tënde apo kënaqësitë e përkohshme, e që si çmim për të ke paguar jetën e pafund që ka kënaqësi të papërshkruara, me jetën e kotë dhe të rrejshme, pastaj a nuk frikësohesh nga dënimi i All-llahut i cili të shikon, e di atë që ti vepron?!!



Motër! Çka thua sikur ta kishe ushqyer, furnizuar me veshmbathje një grua gjatë tërë jetës tënde, e pastaj në fund ajo t’i kundërshtojë dhe refuzojë të gjitha mirësitë që ke bërë ndaj saj, a nuk e meriton ky refuzim një dënim të ashpër?



Me të vërtetë All-llau të dhuroi mirësi të shumta, duke filluar nga ajo kur ti ishe në barkun e nënës e gjer në vdekje, siç thotë All-llahu në Kur’an: ”Dhe çdo të mirë që keni, ajo është prej All-llahut, mandej edhe kur ju godet e keqja, ju vetëm te Ai e ngritni zërin (me lutje).” (Nahl: 53)



E çka do të bëhet me ty kur e di se të kanë përfshirë të mirat e All-llahut, të cilat nuk numërohen e që janë shndërruar në mëkate dhe kundërshtim ndaj urdhërave të Tij. Por edhe më e keqe është thirrja në mekate dhe shkatërrimi i robërve përmes zbukurimeve.



Motër! Nëse shfaq bukurinë tënde para njerëzve, kjo është sikur të reklamosh material shitës para njerëzve, kështu që vjen njëri të të shikojë pastaj tjetri, e që kjo ndikon në prishjen e zemrave dhe mendjes së rinisë, duke i habitur ata në humbjen e kohës në mëkat ndaj All-llahut, dhe e gjithë kjo që të jesh e bukur, duke anashkaluar All-llahun dhe kënaqësinë e Tij!!



Motër! A dëshiron që të jesh shkaktare e futjes së vëllait tënd musliman në zjarr në Ditën e Gjykimit!? Pra ki frikë All-llahun!



Motër! Dije se All-llahu është i Butë, Bujar, por mos harro se është edhe ndëshkues i ashpër, pra kërko bujarinë, butësinë, mëshirën e gjerë, faljen e madhe të Tij, dhe kthehu te All-llahu para se të vijë koha e caktuar e që nuk ka kthim mbrapa, thotë All-llahu në Kur’an:”E kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja, ai thotë: o Zoti im, më kthe që të bëjë vepra të mira e të kompenzoj atë që leshova!” Kurrsesi, (kthim nuk ka) e kjo është vetëm fjalë që e thotë, e ata kanë para tyre një perde deri në ditën kur ringjallen.” (el-Mu’minun: 99-100) Thotë All-llahu në Kur’an:”Kush bënë ndonjë të keqe ose e ngarkon veten e pastaj kërkon falje te All-llahu, ai e gjen All-llahun Falës e Mëshirues.” (en-Nisa: 110)


E identifikuar
abdurrahman
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 157


Shiko profilin
« Përgjigju #52 më: 11-12-2008, 13:28:52 »

Motër! Me të vërtetë All-llahu është Bujar, Falës dhe Mëshirues, që fal mëkatet edhe nëse janë sa kodra, nëse robi pendohet sinqerisht dhe pastrohet nga mëkatet duke mos e përsëritur veprimin e tillë, duke insistuar me një insistim të mirëfilltë, dhe duke u larguar nga ndalesat.



Thotë All-llahu në Kur’an:”Thuaj: O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën në mëshirën e All-llahut, pse vërtet, All-llahu i fal të gjitha mëkatet, Ai është që fal shumë dhe është mëshirues.” (Zumer: 53)



Me të vërtetë All-llahu është Bujar; nëse pendohet robi, All-llahu ia zëvendëson të këqijat me të mira, Subhanallah! Të këqijat dhe mëkatet sa kodra ia zëvendëson me të mira sa kodra, dhe mirësinë me mirësinë e All-llahut!



Thotë All-llahu në Kur’an: ”Përveç atij që është penduar dhe ka bërë vepër të mirë, të tillëve All-llahu të këqijat ua shndërron në të mira. All-llahu është mëshirues, andaj Ai fal shumë.” (Furkan: 70)



Motër! Unë mendoj se kjo porosi ka lënë gjurmë në ty, dhe të janë përlotur sytë e pikëlluar për atë që ka kaluar nga jeta jote, duke qenë ti shkaktare për fundosjen e shumë vëllezërve muslimanë në mëkate. Kur ke qenë e zbukuruar dhe e parfumosur, duke dalur me rroba të tejdukshme, duke shfaqur çelësat e zbukurimit të trupit tënd, duke u bërë në atë gjendje që të tjerët të ngopen me shikime ndaj teje pa kurrfarë ndalese, duke ua shfaqur atyre bukurinë tënde dhe rininë tënde të veprojnë ashtu siç dëshirojnë ata.



Oj Motër e dashur! Nëse zemra jote është qetësuar dhe shiprti yt kërkon të vërtetën, dhe je nënshtruar ndaj ligjit të Krijuesit i Cili i di veprimet tua dhe çka iu sjell dobi atyre, obligohesh që të dish rrugën e shpëtimit, duke mësuar rregullat e fesë tënde, duke kryer obligimet me të cilat na ngarkoi All-llahu, dhe të ndaloi nga të këqijat që të jesh nga të lumturit në këtë botë dhe në botën tjetër. Dhe kjo lumturi nuk arrihet vetëm se pasi të mësosh – të e dallosh - të vërtetëën nga e kota, të drejtën nga gabimi në çdo punë dhe vepër.



Motër! Mos dëgjo pasuesit e së kotës që thonë se (besimi është të besosh me zemër!) Kjo që thonë ata është rruga e shejtanit, dhe me këtë mundohet shejtani që t’i largojë njerëzit nga e vërteta të cilën e zbriti All-llahu, në mënyrë që njeriu të largohet nga veprat e mira trupore, duke u zhytur gradualisht në mëkate. Ndërsa besimi i kërkuar nga Islami është: besim i cili rezulton në punë të mira, që janë në pëlqim me atë që ka urdhëruar All-llahu dhe i dërguari i Tij, alejhi selam; Besimi Islam është: Ajo që mbizotëron në zemër dhe vërtetohet në vepër.



Motër! Mos dëgjo pasuesit e së kotës duke thënë: “Mbulesa është burg, ndalesë, shkelje e të drejtave… deri në fund të këtyre shprehjeve të kota, ngase All-llahu nuk ka urdhëruar që mbulesa të jetë burg, apo ndalesë ose shkelje e të drejtave, por e ka bërë mbulesën mburojë, pengesë, dritë dhe mbikqyrje për femrën muslimane, kudo që ajo të shkojë, thotë All-llahu në Kur’an: ”O ti pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua, dhe grave të besimtarëve le të vëjnë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai është mëshirues.” (el-Ahzab: 59)



Motër! Dije se All-llahu të ka respektuar dhe të ka ngritur në vendin e merituar, për këtë edhe ka urdhëruar që të vishesh me veshje Islame, gjë që është respekt, nder për ty (motër), mburojë që mos të jesh objekt reklamimi që të të shikojë secili që dëshiron, në çdo kohë, e që kjo mbulesë të jetë pengesë për të tjerët që mos të zhyten në mëkat.



Në mënyrë që mbulesa të jetë sa më Islame ashtu siç ka urdhëruar All-llahu dhe i dërguari i Tij, patjetër duhesh që t’i plotësosh disa kushte Islame e që janë:



1. Mbulimin e gjithë trupit përveç fytyrës dhe duarve3, edhepse mbulimi i tyre është më i sinqertë dhe më i preferuar. Kjo është mbulesa e grave të selefëve, All-llahu qoftë i kënaqur me ta, duke ju prirë në këtë gratë e pastra të pejgamberit, alejhi selam, All-llahu qoftë i kënaqur me të gjitha.



2. Që mos të jetë mbulesa e saj për mendjemadhësi, që të ngritet me të para të tjerëve, apo që të tjerët t’i kthejnë shiqimet nga ajo e që pastaj të bëhet mendjemadhe edhe nëse është mbulesë Islame, por qëllimi të jetë i kundërt. Thotë Muhamedi, alejhi selam:”Kush vesh rroba të mendjemadhësisë në këtë botë, All-llahu do ta vesh atë me rroba të nënçmimit në ditën e gjykimit, dhe do të hudhet në zjarr.” Xhilbabul-Mer’etul Muslimetu: 213



3. Të mos jenë të tejdukshme, në mënyrë që të dallohet lëkura e saj, për çka Muhamedi, alejhi selam, thotë: ”Do të vinë në fund të ummetit tim gra që do të jenë të veshura por të zhveshura, dhe në kokat e tyre kanë paruka (si gunga të devës). Mallkoni ato se me të vërtetë ato janë të mallkuara.” Xhilbabul-Mer’etul Muslimetu: 125



Kanë thënë dijetarët se Muhamedi, alejhi selam, ka pasur për qëllim ato gra të cilat vishen me rroba të holla, të cilat e përshkruajnë trupin e njeriut. Ato vetëm duken të mbuluara, por në realitet janë të zbuluara. Xhilbabul-Meretul Muslimetu: 127



--------------------------------------------------------------------------------
3. Ndërsa këmbët e gruas janë avret (vend i turpshëm) dhe duhet të mbulohen, dhe kjo nuk mjafton vetëm me çorapë por duhet të jenë të mbuluara edhe nga lart, në mënyrë që mos të dallohen këmbët, e për këtë janë fjalët e pejgamberit, alejhi selam, kur e kanë pyetur për gratë, të cilat i kanë pasur këto cilësi (këmbët e zbuluara), dhe kanë dashur t’i zgjasin një pëllëmbë më shumë. I ka thënë Ummu Selemetu: “Ende ka mundësi të të duken këmbët.” I është përgjigjur: “Le t’i zgjasin sa një bërryl…” (Silsiletul-Ehadith es-Sahihatu, 1864)

--------------------------------------------------------------------------------

4. Të mos jetë e ngushtë, në mënyrë që të dallohen pjesët e trupit. Kallëzon Usametu bin Zejd, All-llahu qoftë i kënaqur me të: Më ka dhuruar Muhamedi, alejhi selam, një material4 të tejdukshëm, të cilin ia kishte dhuruar atij Dihjetul-Kelbi, kurse unë ia dhurova gruas sime, e Muhamedi, alejhi selam, më pyeti: “Pse nuk po e veshë materialin që të kam dhuruar?” I thashë: Ia kam dhuruar gruas time. Ai më tha: “Urdhëroje që të veshë diçka5 poshtëë saj, se kam frikë se mos ia përshkruan madhësinë e eshtrave të saj.” Xhilbabul-Meretul Muslimetu: 131



5. Të mos jetë e parfumosur. Nga fjala e Muhamedit, alejhi selam:”Çdo grua e cila parfumoset dhe del nga shtëpia e saj dhe kalon pranë njerzëve që t’ia ndiejnë erën asaj, ajo është prostitutë.” Xhilbabul-Meretul Muslimetu: 137.



6. Të mos jetë mbulesa e saj në gjasim me rrobat e meshkujve. Transmetohet nga Ebu Hurejra, All-llahu qoftë i kënaqur me të, se:”I ka mallkuar pejgamberi, alejhi selam, meshkujt që veshin rroba të femrave dhe femrat që veshin rroba të meshkujve.” Xhilbabul-Meretul Muslimetu: 141.



7. Mbulesa të mos u gjasojë mbulesave të mosbesimtarëve. Transmetohet nga Abdullah bin Amër: Më ka parë pejgamberi, alejhi selam, veshur me rroba (ngjyrë të kuqe) dhe më tha: ”Me të vërtetë këto janë rroba të mosbesimtarëve, andaj mos i veshni.” Muslimi: 2077,27



8. Që në veten e tyre mos të jenë zbukurim. Thotë All-llahu në Kur’an:”Të mos zbulojnë stolitë e tyre.” (Nur: 31) Thotë All-llahu në Kur’an:”...dhe rrini në shtëpitë tuaja e mos shfaqni bukurinë tuaj si shfaqej6 në injorancën e hershme.” (el-Ahzab: 33) Ka thënë Muhamedi, alejhi selam: ”Mos pyet për tre gjëra7!” Ndër to ka përmendur… dhe një grua që i ka munguar burri i saj pasi që e ka mashtruar dunjaja, e që pastaj është zbuluar…” Sahih: 542



Gjithashtu edhe fjala e Muhamedit, alejhi selam:”…Gratë më të këqija nga ju janë gratë e zbuluara, të shfrenuara, dhe ato janë hipokritet, të cilat s’do të hynë në xhennet, ashtu siç nuk hyn korbi i kuq8.” Sahih: 1849



--------------------------------------------------------------------------------
4.Material nga Egjipti, i bardhë e i tejdukshëm.

5.Diçka poshtëë tyre që e pengon përshkrimin e trupit.

6.Shfaqje e bukurisë.

7.Për shkak se janë nga të humburit.

8.Korbi i kuq është shpend që ka sqepin dhe këmbët e kuqe. Kjo është shembull se sa të pakta janë ato që hyjnë në xhennet nga gratë, për atë se ky lloj i shpezëve është shumë i rrallë.

--------------------------------------------------------------------------------

Këto janë kushtet e mbulesës së vërtetë që e bëjnë mbulesë të mirëfilltë, mbulesë Islame që të krijosh respekt ndaj All-llahut subhanehu ue teala, të krijosh mbrojtje nga ujqit, të cilët dëshirojnë që ti të zbulohesh e që ata të ngopen me shiqime ndaj teje.



Motër! Sikur ti të plotësosh këtë urdhër të All-llahut në veten tënde, me një plotësim të mirëfilltë, me qetësi të plotë në lëvizjet e tua, do të ishe dritë mbi dritë. Nuk mjafton vetëm mbulesa pa moral të brendshëm. Gjithashtu gruaja është e urdhëruar të jetë e qetë në sjelljet e saja dhe të ndërprejë shikimet, ta ruaj gjuhën e saj, ta kontrollojë veten e saj, ta kaplojë turpi, t’i pakësojë fjalët, siç thotë All-llahu në Kur’an: ”Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme.” (en-Nur: 31)



Motër! Në mënyrë që të jesh grua e sinqertë, dëshirova që të të këshilloj më pak fjalë për disa gjëra që mos të gjindesh në to për shkak të mosnjohjes së ligjit të All-llahut:

E identifikuar
abdurrahman
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 157


Shiko profilin
« Përgjigju #53 më: 11-12-2008, 13:33:44 »


Ruaju motër muslimane!: që ta vësh mbulesën tënde për çështje personale, apo që të dukesh më e bukur, apo për shkak të modës së caktuar, por bëje këtë si respekt ndaj All-llahut dhe të dërguarit të Tij, si mbrojtje, pastrim, siç thotë All-llahu në Kur’an:”E kush është që e shpreson takimin e Zotit të vet le të bëjë vepër të mirë dhe në adhurim ndaj Zotit të tij të mos e perziej askënd.” (Kehf: 110)



Ruaju motër muslimane!: nga ndryshimi i krijesës së All-llahut9. Pejgamberi, alejhi selam ka thënë: ”I ka mallkuar All-llahu ata që vendosin paruka edhe atyre që u vendoset paruka.” Muslimi: 2122,115. Në një transmetim tjetër:”I ka mallkuar All-llahu ata që bëjnë tatuazhe dhe atyre qe iu bëhet tatuazh, ato që ndukin vetullat dhe atyre që iu nduken vetullat,… dhe ato që e ndryshojnë krijesën e All-llahut.”10 Buhariu: 4886, Muslimi: 2125.



Ruaju motër muslimane!: nga shoqërimi me ato që janë të zbuluara, ato që janë të prishura në moral, që gjithnjë dëgjojnë vetëm gjëra të këqija, duke marrë për bazë fjalën e Muhamedit, alejhi selam:”Shembulli i shoqërimit të mirë dhe shoqërimit të keq është si shembulli i atij që mban (shet) parfum dhe i farkëtarit; ai që mban parfum, ose të dhuron, ose ta shet atë apo së paku thithë nga ai erë të këndshme, ndërsa farkëtari të djegë rrobet apo së paku thithë nga ai erë të papëlqyer.” Buhariu: 5534



--------------------------------------------------------------------------------
9. Këto janë tetë kushtet dhe argumentet e mbulesës në pika të shkurtra, të marra nga libri i dobishëm “Xhilbabul-Meretul-Muslimetu” nga dijetari i shekullit el-Albani, All-llahu e shperbleftë.

10.a) heqja e qimeve në përgjithësi ose krejtësisht përveç nën sqetulla dhe në pjesët e turpshme ku duhet te heqen.
b) vendosja e parukës apo zgjatja e flokëve me bistek artificial.
c) që të shpojë ndonjë pjesë të trupit e më pas të vendosë ngjyrë të kaltër.
d) në ndryshimin e krijesës së All-llahut hyn edhe qëllimi për zbukurim.

--------------------------------------------------------------------------------

Ruaju motër muslimane!: nga shikimet që ka ndaluar All-llahu subhanehu ue teala në meshkujt, televizion apo revista degjeneruese që thirrin në prishjen e moralit, duke përkujtuar fjalën e All-llahut subhanehu ue teala: ”Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre.” (en-Nur: 31)



Ruaju motër muslimane!: në zhveshjen e rrobave nëpër butiqe, në rrobaqepësi, në sallone të frizereve apo në çdo vend përveç në shtëpinë tënde, duke u frikësuar se mos po hyn në rangun e thënies së Muhamedit, alejhi selam: ”Çdo grua e cila zhvesh rrobat e saja në tjetër pos në shtëpinë e saj, vetëm se është larguar turpi mes saj dhe All-llahut.” Adabu Zefaf: 141.



Ruaju motër muslimane!: nga të përshëndeturit me dorë burrat e huaj edhe nëse është shok i burrit tënd, biri i axhës, biri i hallës, biri i dajës, biri i tezës dhe të gjithë ata që hyjnë në këtë dispozitë.



Bazuar në fjalën e Muhamedit, alejhi selam:"Unë nuk e preku dorën e gruas (së huaj)." Sahihul-Xhami: 7177 apo “Unë nuk përshëndes me dorë gratë.” Sahih: 529 apo fjalën e Muhamedit, alejhi selam:”Sikur të shpohet ndonjëri nga ju me shufër të hekurt në kokë, është më e mirë sesa të prek dorën e një femre që nuk i lejohet atij.” Sahih: 226.



Ruaju motër muslimane!: nga të llastuarit në fjalë, duke u bazuar në fjalën e All-llahut subhanehu ue teala:”O gratë e pejgamberit, ju nuk jeni si ndonjë grua tjetër, nëse keni kujdes e ruheni, andaj mos u llastoni në të folur e të lakmojë ai që ka sëmundje në zemrën e tij, po thuani fjalë të matura.” (el-Ahzab: 32)



Ruaju motër muslimane!: nga dalja e shpeshtë nga shtëpia përveç nëse është nevoja, dhe mos dil pëveç kur ke nevojë, duke u bazuar në fjalën e All-llahut:”Dhe rrini në shtëpitë tuaja.” (el-Ahzab: 33)



Ruaju motër muslimane!: që nëse del nga shtëpia për nevoja të domosdoshme mos të ecësh në mes të rrugës, duke marrë për bazë fjalën e Muhamedit, alejhi selam: ”… Me të vërtetë për to nuk është mesi i rrugës.” Sahih: 2/512 nën hadithin 856.

E identifikuar
abdurrahman
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 157


Shiko profilin
« Përgjigju #54 më: 11-12-2008, 13:38:07 »

Ruaju motër muslimane!: mos të udhëtosh vetëm, apo edhe me një grup të grave pa ndonjë njeri ta afërt, duke u bazuar në fjalën e Muhamedit, alejhi selam: ”Nuk i lejohet gruas e cila beson në All-llahun dhe në Ditën e Gjykimit, që të udhëtojë më shumë se një ditë dhe një natë pa të afërmin e saj.” Buhariu: 1088, Muslimi: 1339, 419.



Ruaju motër muslimane!: në mbathjen e këpucëve të cilat duke ecur lëshojnë zë që ngacmojnë shikimet, sikur ato këpucë që kanë pjesën e mbrapme më të lartë (me take), para meshkujve të huaj.



Ruaju motër muslimane!: nga rritja e thonjëve, duke u mbështet në fjalën e Muhamedit, alejhi selam: ”Pesë gjëra janë nga natyrshmëria… ndër to edhe shkurtimi i thonjëve.” Buhariu: 5889, Muslimi: 257.



Ruaju motër muslimane!: nga veshja e pantollonave, veshje të ngushta e të tejdukshme të cilat paraqesin pjesët e turpshme, e të shfaqësh pjesët e trupit para prindërve tu, vëllezërve tu, grave tjera, ngase nuk lejohet për një grua që të zbulojë trupin para tjetërkujt pos burrit të vet.

E identifikuar
abdurrahman
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 157


Shiko profilin
« Përgjigju #55 më: 16-12-2008, 16:37:44 »



Ruaju motër muslimane!: nga muzevir11, duke u bazuar në fjalën e All-llahut subhanehu ue teala: ”Mos e respekto askënd që betohet shumë dhe është i poshtëër! Që është përgojues e bart fjalë ndër njerëz, shumë koprrac ndaj rrugës së mbarë, i pafrenushëm, mëkatar, që është shumë i vrazhdë, e më në fund edhe kopil (nuk i dihet baba).” (el-Kalem:10-13) Muhamedi, alejhi selam, thotë:”Nuk hyn në xhennet bartësi i fjalëve.” Sahih: 1034. Gjithashtu thotë: ”Do t’i gjesh hipokritët njerëzit më të k
E identifikuar
Sirio00
Anetar


Karma: -1
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 1769



Shiko profilin
« Përgjigju #56 më: 06-01-2009, 10:05:58 »

kete punen e udhetimit vetem nuk e kuptova. mund te ma shpjegoni pak?
E identifikuar

Abuzimi me nacionalizmin fals, eshte streha e fundit e te gjithe BATAKCINJVE
V. HAVEL.
Cdo popull meriton qeverisjen qe tashme ka.
W. Curcill
abdurrahman
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 157


Shiko profilin
« Përgjigju #57 më: 08-01-2009, 16:00:48 »

 
A janë gratë më të ulëta se burrat?
Shqyrtuar dhe modifikuar nga asaala.com




Keqkuptim: Në Islam, gratë janë më të ulëta se burrat, sepse:



- Burri mund të martohet me katër gra, gruaja mund të martohet me vetëm një burrë
- Hisja e trashëgimisë së burrit është më e madhe sesa e gruas
- Burri mund të martohet me një jomusliman, gruaja s'mund ta bëjë këtë
- Gruaja duhet të mbartë mbulesën



Pak është e mundshme që ky keqkuptim i përhapur të vijë nga arsyet e përmendura. Shqyrtimi i parë dhe më i rëndësishëm lidhur me pyetjen e mirënjohur "A janë burrat të barabartë me gratë" është se kjo pyetje s'është e formuluar si duhet dhe paraqet një pyetje pa përgjigje. Problemi që shumë njerëz e injorojnë është se fjala "barabartë" nuk është përkufizuar. Për shembull, gratë mesatarisht kanë epërsi ndaj burrave, nëse pyesim cili është më i shkurtër se tjetri. Gratë, po ashtu, mesatarisht kanë epërsi, nëse pyesim për kë janë fëmijët më të lidhur, për nënat apo për baballarët. Gratë, po ashtu, mesatarisht kanë epërsi, nëse pyesim kush ka prirje më shumë për shoqërizim. Në anën tjetër, burrat mesatarisht kanë epërsi, nëse pyesim kush është më i gjatë. Dhe kështu më radhë. Pra, çdo pyetje mund të ndryshohet krejtësisht, dhe, çka është më me rëndësi, këto janë rekuizita të parëndësishme.



Atëherë, cila është karakteristika e cila vërtet është me rëndësi, kur kemi të bëjmë më barazinë gjinore? Natyrisht, nga pikëpamja e Kur'anit dhe e Sunetit, karakteristika evidente është: kush është më i dashur për Allahun, burri apo gruaja? Në këtë pyetje Kur'ani përgjigjet prerazi:



« Kushdo që bën punë të mira, qoftë mashkull a femër, dhe duke qenë besimtarë, do të hyjnë në xhenet, dhe atyre s'do t'u bëhet aspak padrejtësi » [en-Nisa,124]



« Për muslimanin dhe për muslimanen, për besimtarin dhe për besimtaren, për të devotshmin dhe për të devotshmen, për të sinqertit dhe për të sinqertat, për durimtarët dhe për durimtaret, për të përulurit dhe për të përulurat, për mirëbërësit dhe mirëbërëset, për agjëruesit dhe për agjërueset, për ruajtësit e nderit dhe për ruajtëset e nderit, dhe për përkujtuesit dhe për përkujtueset e Allahut, për ta Allahu ka përgatitur falje dhe shpërblim të madh » [el-Ahzab: 35]



Kur'ani dhe Suneti e përsërisin vazhdimisht faktin se Allahu e favorizon një person mbi tjetrin vetëm bazuar në vetëdijen, frikën, dashurinë dhe shpresën që ai ka për Allahun [dmth takua; devotshmëri]. Të gjitha kriteret tjera përjashtohen: gjinia, grupi etnik, vendi, origjina, etj.



Duke pasur parasysh se Allahu nuk favorizon një gjini mbi tjetrën në vëmendjen e Tij ndaj nesh, tash mund të shqyrtojmë dallimet mes gjinive në Islam. Së pari, gratë dhe burrat nuk janë të njëjtë, siç e dimë. Allahu ka thënë në Kuran:



« ... dhe burri s'është njëjtë si gruaja ... » [Al Imran, 36]



Burrat dhe gratë janë të ndryshëm në konstrukt dhe në përgjegjësinë e tyre në Islam. Mirëpo, të dy janë të lidhur me obligime ndaj njëri-tjetrit, posaçërisht në zbatimin e më të rëndësishmes që duhet të kuptohet në cilindo diskutim rreth burrave dhe grave.



« Martoni të pamartuarit dhe të pamartuarat midis jush, si dhe robërit dhe robëreshat që janë të ndershëm. Nëse janë nevojtarë, Allahu do t'i furnizojë ata. Allahu jep shumë, është i dijshëm » [en-Nur, 32]



Në këtë ajet, Allahu thekson se muslimanët duhet fuqishëm të përpiqen për martesë, dhe gjendja e beqarisë nuk duhet të mbahet. Duke pasur parasysh këtë, mund të fillojmë të kuptojmë katër arsyet e përmendura më lart për, megjithatë, përfundimet e gabuara.



Burrat dhe gratë janë të ndryshëm në përgjegjësitë e tyre ndaj familjeve, për vendosjen e të cilave ata inkurajohen fort. Gratë nuk janë të obliguara të punojnë, kurse burrat janë të obliguar. Burri duhet të furnizojë familjen, por gruaja nuk është e obligueshme të harxhojë nga paratë e saj në këtë, ndonëse ajo shpërblehet për këtë. Allahu i lartësuar ka thënë:



« Burrat janë përgjegjës për gratë, sepse Allahu e ka bërë njërin prej tyre të tejkalojë tjetrin, dhe ngaqë ata harxhojnë nga pasuria e tyre [për mbajtjen e grave]. Ndaj, gratë e drejta janë të devotshme e të nënshtruara [ndaj Allahut dhe burrave të vet], dhe ruajnë atë që Allahu i ka urdhëruar të ruajnë [nderin, pasurinë e burrit, etj], kur burrat mungojnë... Sa për gratë me sjellje jo të mirë, qortoni ato, [pastaj] mos i pranoni në shtrat, [dhe në fund] rrihni [lehtësisht, nëse ka dobi në këtë]. Por, nëse ato bëhen të bindura, mos i bezdisni. Vërtet, Allahu është më i larti, më i madhi » [en-Nisa, 34]



Në Sunet, posaçërisht në Sahih Buhari, gjejmë:



Nga Amr bin el-Harith, bashkëshortja e Abdullahut:"Isha në xhami dhe pashë pejgamberin [salallahu alejhi ue selam] të thotë:'O gra, jepni lëmoshë, qoftë edhe nga stolitë tuaja'.
Zejneb furnizonte Abdullahun dhe jetimët që ishin nën kujdesin e saj. Kështu, ajo i tha Abdullahut:
- Pyete të dërguarin e Allahut se a është e mjaftueshme të harxhoj një pjesë të zekatit në ty dhe në jetimët që janë nën kujdesin tim.
- A nuk do ta pyesësh ti? – ia ktheu ai.
[Zejneb tha] Kështu, unë shkova te pejgamberi dhe pashë një grua nga ensarët, e cila po qëndronte të dera [e pejgamberit] për një problem si timin. Pranë nesh kaloi Bilali dhe ne e pyetëm atë:
- Pyete pejgamberin se a është e lejueshme për mua të harxhojë zekatin në burrin tim dhe në jetimët që janë nën kujdesin tim.
Bilali hyri brenda dhe pyeti pejgamberin për problemin tonë. Pejgamberi pyeti:
- Kush janë ato?
- Bilali i tregoi se ajo ishte Zejneb. Pejgamberi tha:
- Cila Zejneb?
- Gruaja e Abdullahut [Ibn Mes'ud] – u përgjigj ai.
- Po [është e lejueshme]. Dhe ajo do të ketë shpërblim të dyfishtë për këtë: një për atë se ndihmon të afërmit, tjetrin për dhënien e zekatit'".



Duke ditur që burrat janë të obliguar t'i furnizojnë gratë dhe martesa është një synim i rekomanduar në Islam, është lehtë të kuptosh përse hisja e trashëgimisë së gruas është sa gjysma e asaj të gruas. Përmendëm edhe se burrat janë të obliguar t'ia japin gruas një prikë [mehr] të përshtatshme për martesë. Në fakt, në këtë kontekst është e preferuar të flitet në kuptimin e bashkëshortit e bashkëshortes në vend të burrit e gruas. Allahu i lartësuar ka thënë:



« Dhe jepuni grave prikat e tyre si një dhuratë. Por, nëse ato vetë dëshirojnë t'ua dhënë një pjesë nga ajo, atëherë pranojeni atë pa frikë dhe me kënaqësi » [en-Nisa, 4]



« ... Dhe ato [gratë] kanë të drejta të ngjashme me të atyre [burrave] që janë përgjegjës mbi to në një mënyrë ma'ruf [dmth e gjithë ajo që është e pranueshme në kuptimin e mirësisë, zakoneve dhe fesë], kurse burrat janë një shkallë mbi to...» [el-Bekare, 228]



Kjo shkallë në asnjë mënyrë nuk ndikon në pozitën e Krijuesit, për të cilën Ai ka pohuar se nuk i konsideron gratë më të dashura se burrat apo anasjelltas. Mirëpo, kjo thjesht është një mënyrë e ndarjes së përgjegjësive në shtëpinë e dy të rriturve: dikush duhet të sjellë vendime për çështjet ditore, ndonëse vendimi përfundimtar i takon burrit. Vendimet më së miri arrihen me konsultime reciproke.



Ndërsa burrave u lejohet të marrin deri në katër gra, atyre, po ashtu, u rekomandohet të përmbushin parakushtet e të qenit financiarisht të zotë për t'i mbështetur ato. Ata duhet ta trajtojnë drejtësisht secilën grua sa u përket obligimeve ekonomike dhe martesore. Allahu i lartësuar ka thënë:



« Nëse keni frikë se s'do të mund të jeni të drejtë ndaj jetimeve, martohuni me gratë që doni, me dy, me tri apo me katër. Por, nëse keni frikë së s'do të përmbushni nevojat e tyre, atëherë vetëm me një, apo me atë që posedon dora juaj e djathtë [që janë në pronësinë tuaj]. Kjo është me e përshtatshme për të parandaluar padrejtësinë » [en-Nisa, 3]



Për më shumë, grave u lejohet të refuzojnë çfarëdo propozimi martesor që u bëhet nga kërkuesit e mundshëm. Kështu, nëse ajo ndjen se nuk mund t'u përmbahet rregullave të Kur'anit dhe Sunetit, nëse martohet me një person të caktuar, ajo mund ta refuzojë propozimin e tij. Ndonëse është e parëndësishme për Islamin, vlen të përmendet se judaizmi dhe krishterimi e lejojnë poligaminë. Kjo ide s'është e panjohur për jomuslimanët, siç pohohet shpesh.



Në fund, mbartja e mbulesës nga gruaja, po ashtu, është një premisë e palogjikshme për të pohuar se gratë janë më të ulëta se burrat. Është më me vend të akuzohet një shoqëri e eksploatimit femëror, nëse e lejon pornografinë, sesa një shoqëri që detyron mbulesën. Allahu i lartësuar nuk i bën të dashur njerëzit bazuar në gjininë e tyre, duke ditur që Krijuesi kujdeset për të gjithë ne, meshkuj e femra, dhe duke ditur që prirja seksuale dhe prirja për dhunë te burri është më e fortë sesa te femra... duke ditur tërë këtë, është e palogjikshme që urdhrat e Kuranit të kuptohen negativisht.



« O pejgamber, thuaju grave tua dhe bijave tua, si edhe besimtareve të mbulohen [kur të dalin jashtë apo janë midis burrave]. Kjo është më mirë, me qëllim që të njihen [si gra të ndershme] dhe të mos bezdisen... » [el-Ahzab, 59]



« Thuaju besimtarëve t'i ulin shikimet [nga gjërat e ndaluara] dhe t'i ruajnë vendet e turpshme [nga aktet e paligjshme seksuale]. Kjo është më mirë për ta. Vërtet, Allahu është i mirinformuar rreth asaj çfarë ata bëjnë. Dhe thuaju besimtareve t'i ulin shikimet [nga gjërat e ndaluara] dhe t'i ruajnë vendet e turpshme [nga aktet e paligjshme seksuale], dhe të mos shfaqin bukuritë e tyre, përveç asaj çfarë shihet. Dhe le të vendojnë mbulesën e të mos shfaqin bukuritë e tyre, përveç para burrave të tyre » [en-Nur, 30-31]



Lidhur me këtë keqkuptim, ka vend të shkruhet goxha shumë, sidomos të tregohet sesi veprimet në shumë vende muslimane bien në kundërshtim me urdhrat e Kur'anit dhe Sunetit, vende ku gratë trajtohen si pronë [jo islamikisht], janë të pamësuara, u mohohen të drejtat ekonomike, etj. Veçanërisht rreth kësaj pike nxisim çdonjërin të konsultohet me Kur'anin dhe Sunetin para se ta fajësojë Islamin. Gjithmonë kini ndër mend se Islami është një mënyrë e kompletuar e jetës nga Krijuesi, dhe muslimanët janë njerëz që pohojnë ndjekjen e kësaj mënyre të jetës. Një musliman mund të pohojë se zbaton Islamin, por të jetë i gabuar.


 
E identifikuar
Faqe: 1 2 3 [4]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • Sa dite do te argjeroni
  • Dot 1 dite
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot me shume se 3 dite
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot te gjithe muajin (inshallah)
  • 20 (80%)
  • -
  • Dot nuk e kam vendosur akoma
  • 1 (4%)
  • -
  • Dot asnje dite
  • 4 (16%)
  • -
  • Numri total i votave: 25
  • Shiko temen

* Sponsor