Motër muslimane!
1- Ti je borziloku i shtëpisë, prandaj bëje burr¬in tënd që të ndjejë këtë erë që nga mo¬menti i futjes së tij në shtëpi!
2- Hulumto momentet e rehatisë së tij, zbuku¬roi ato me lëvizje apo me fjalë, bëhu op¬timiste dhe vepro me zemër të mirë!
3- Bëhu e gatshme për dialog dhe bisedime dhe largoju grindjeve dhe këmbënguljes në mendi¬min tënd!
4- Kuptoe pozitën e burrit dhe gruas sipas Ligjit të All-llahut, dhe atë që ka nevojë natyra e femrës, e mos mendo se ajo është padrejtësi dhe mospërfillje e mendimit të saj!
5- Mos e ngre zërin, posaçërisht kur bashkë¬sho¬rti ndodhet në shtëpi!
6- Mundohu të bashkoheni bashkë në namazin e natës herë pas herë ngase ai (namazi) ju shton ju¬ve dritë, lumturi e ngrohtësi familjare! "A nuk rehatohen zemrat me përmëndjen e All-llahut?!"
7- Mundohu të jeshë e urtë në momentin e nevrikosjes së tij dhe mos të të zë gjumi de¬risa ai te jetë i kënaqur prej teje! "Bashkësho¬rti yt është Xhenneti yt ose zjarri yt"
8- Të jesh në këmbë dhe e gatshme në mome¬n¬tin e veshjes së rrobave të tij dhe daljes nga shtëpia!
9- Bëje të ndjehet se ti ke dëshirë të veshë një lloj rrobeje të veçantë!
10- Bëhu korrekte në kuptimin e kërkesave, që të lehtësojë jetësën me të mira dhe pa humbur kohë!
11- Mos u bë prej aryre që kërkojnë t'ju thuhet "më fal" apo të kërkojë të falur me
çfarëdo lloj mënyre për imtësira, as mos e vër në një pozitë të tillë, vetëm në rast se kjo vjen nga ana e tij dhe kjo për ndonjë çështje që me të vërtetë është për të kërkuar të falur!
12- Kujdesu për pamjen dhe veshjen e tij, edhe sikur ai mos të jetë i kujdesshëm, vetëm se kjo e nderon atë para shokëve të tij!
13- Bëhu çdo natë nuse për të dhe mos shko të flesh para tij, vetëm në raste të rralla!
14- Bëhu aktive në çështjet e tij dhe mos u bë e ndërlikuar!
15- Prite me buzëqeshje të ëmbël, të mbushur me dashuri dhe ndjenja tërheqëse në momen¬tin e kthimit të tij nga udhëtimi!
16- Dije se bashkëshorti yt është rrugë e cila të afron tek All-llahu i Madhëruar!
17- Mundohu të ndryshosh vazhdimisht në çdo gjë, në pamje, në fjalë, për takimin tënd me të!
18- Mosekzistenca e kompenzimit apo ngadalë¬sia nga ana e tij, në rastin e kërkimit të diçkaje nga ti mos të të dëshpron, por përku¬ndrazi mundohu që kërkesat e tij të serviren me dashuri dhe shkathtësi!
19- Ndryshoja vendin mobiljeve tua përpara se ai të kthehet nga udhëtimi që të kupton se ti e bën këtë vetëm që ai të jetë i lumtur!
20- Kujdesu në rregullimin e mirë të shtëpisë, në rregullimin e kohës dhe renditjen e çështje¬ve të rëndësishme!
21- Mundohu të mësosh disa profesione e t'i zbatosh ato, sepse ti ke nevojë për to në shtë¬pinë dhe thirrjen (daven) tënde, dhe kryerja e tyre të kujton se je femër!
22- Prite bashkëshortin tënd me falënderime dhe me fjalë të mira në momentin kur sjell në shtëpi ndonjë gjë, qoftë kjo ushqime, veshë¬mbathje ose diçka tjetër!
23- Kujdesu në zbukurimin, rregullimin dhe pastërtinë e shtëpisë, edhe pse ai nuk mund ta ketë kërkuar një gjë të tillë, duke bashkuar kë¬tu ndërmjet bukurisë dhe thjeshtësisë!
24- Rregulloe kryerjen e punëve të shtëpisë në përshtatje me orarin e tij, dhe mos e bëj të ndjehet se ti je gjithmonë e zënë me punë!
25- Bëhu e kënaqur dhe kujdesu nga shpenzimi i tepërt në mënyrë që të mos i kalosh kufijtë e shpenzimeve të domosdoshme!
26- Bërja surprizë me ndonjë festë familjare të bukur, duke zgjedhur kohën e përshtatshme për të!
27- Ta bësh të ndjehet se ti ke nevojë të marr¬ësh mendimin e tij në çdo çështje që të përket ty apo fëmijëve te tu, duke mos u marrë në trajtimin e çështjeve të kota!
28- Mendo gjithmonë për feminizmin tënd dhe mbroje atë, mundohu ta paraqitësh në formën dhe pamjen sa më të mirë, në kohën e përshtatshme!
29- Në momentin e kthimit të tij në shtëpi mbas një mungese të gjatë larg shtëpisë, mos e prit me ankesa apo dhimbje sado që të jetë gjendja e vështirë!
30- Motivoi fëmijët që të dalin të presin babain e tyre në momentin e kthimit nga udhëtimi apo nga puna!
31- Mos iu anko bashkëshortit tënd nga fëmijët në momentin e kthimit nga puna, të zgjuarjes nga gjumi apo në momentin e ngrënies, sepse kjo le gjurmë të këqia si tek fëmijët ashtu edhe tek babai i tyre!
32- Mos ndërhyj në momentin e këshillimit apo të rrahjes së fëmijëve nga babai i tyre me as¬gjë!
33- Kujdesu në forcimin e lidhjeve ndërmjet fëmijëve dhe babait të tyre sado që të jetë i zënë me punë, porse me zgjuarsi dhe pa e ndërprerë nga punët!
34- Bëje të ndjehet se mbajta e përgjegjësisë së fëmijëve nga ana jote është e lehtësuar për shkak të duasë (lutjes) e bërë nga ai, dhe nga marrja e mendimit të tij në çështje që u për¬kasin fëmijëve!
35- Mos u ngut duke pritur rezultate të shpejta në edukimin e fëmijëve, sepse edukimi i fëmi¬jëve do të marrë kohën e saj të plotë, dhe kjo varet sipas moshës së tyre, sepse e kundërta mund të sjellë mërzitje dhe lënie pas dorë!
36- Zbato me fëmijët e tu mënyrë edukimi sa më të mirë, të lehtë dhe të pranuar për mendjet e tyre, mos i thuaj kjo që bëre është gabim dhe vetëm kaq, por ta bindësh pse është gabim me qëllim që gabimi mos të përsëritet më!
37- Kujdesu që kohën e lirë mos ta kalojnë kot, në veçanti në kohën e pushimeve, vënien në dukje të pasioneve të tyre dhe shfrytëzimin e fuqisë së tyre në gjëra të dobishme!
38- Bëhu shoqe e ngushtë e vajzave tua dhe mundohu të jesh në dijeni për çdo ndryshim që ndodh në trupin e tyre në çdo fazë të jetës!
39- Ndihmoe vajzën tënde qysh në vegjëli që të formojë personalitetin e saj në dije edukuese!
40- Mundohu të barazosh mundin tënd ndër¬mjet kërkesave të burrit, fëmijëve të punës dhe shtëpisë!
41- Nderimi dhe respektimi i prindërve të tij dhe duke mos bërë dallim ndërmjet prindërve të tu dhe prindërve të tij, se ata të kanë dhënë ty dhuratën e tyre më të shtrenjtë i cili është bashkëshoti yt i dashur!
42- Prite familjen e tij me fjalë të ëmbla dhe bujari, duke iu dhënë dhurata në raste të ve¬çanta, e nxite atë që t'i vizitojë të afërmit e tij edhe sikur ai mos të interesohet për ta!
43- Kujdesu për të ftuarit e tij dhe mos të bëhet zakon rrefuzimi i tyre, mos të ndjejnë ata se kanë ardhur papritur, por përkundrazi bëhu e kujdesshme dhe bujare, sepse kjo gjë e nderon atë!
44- Kujdesu për dokumentat e mjetet e tij të veçanta dhe ruaji ato!
45- Bëje shtëpinë të gjallëruar dhe të gatshme për të pritur musafirë në çdo kohë, sistemoi librat dhe dokumentat e tij me korrektësi e me rregull, mos kontrollo nëpër dokumentat e tij përderisa ai nuk të ka lejuar për diçka të tillë!
46- Mos e qorto në rast se mungon shumë nga shtëpia, por prite me fjalë të ëmbla duke i vë¬në në dukje se nuk mund të rrish kaq gjatë pa e parë dhe se ndodhja e tij në shtëpi është kre¬nari për ty!
47- Mos prit që ta shprehë me fjalë mërzinë që mund të ketë nga ndojnë problem, por mjafton ta kuptosh atë dhe të shpejtosh në marrjen e hapave të para!
48- Bëje të ndjehet gjithmonë se kërkesat e tij janë janë çështjet më të rëndësishme për ty sado që të jesh e zënë me punë dhe me përgje¬gjësi!
49- Mos i shto ankesat që mund të kesh në punë qoftë në daven tënde apo në profesionin tënd!
50- Dije se është e drejta e tij të dijë çdo gjë që ai don nga puna jote dhe kjo pa u futur në bisedat me hollësi që zhvillohen ndërmjet teje dhe motrave!
51- Bëje të ndjehet se kujdesja jote për veten tënde është diçka e rëndësishme për ty sepse gruaja e shkathët është ajo e cila vë në dukje qëndrimin e saj në shtëpi dhe bashkëshorti i saj kënaqet me qëndrimin e saj në shtëpi, edhe sikur kohën ta keshë shumë të ngjeshur!
52- Kujdes mos të ndryshojë natyrën tënde të bukur femërore puna e daves apo e profesionit tënd!
53- Ruaji sekretet e shtëpisë tënde, bëja të ditur bashkëshortit tënd se puna e tij është amanet tek ti, dhe se ti je në dijeni të natyrës së punës së tij!
54- Mos e krahaso asnjëherë me të tjerët, por kujto gjithmonë cilësitë e mira që ai ka!
55- Mëso fikhun e daves sepse ai të ndihmon të lëvizësh me lehtësi dhe zgjuarsi ndërmjet fe¬mrave, në mënyrë që të realizosh planet dhe qëllimet e kërkuara në kohën e duhur dhe pa humbur kohë!
56- Ke parasysh gjendjen ekonomike e cila i mundon shumicën e femrave, që të lehtësojë ty ti nxjerrësh nga kjo duke ju ofruar tema të ndryshme të përshtatshme për to!
57- Kujdesu në ndjekje të punës me motrat e tua, t'i thërrasësh zemrës përpara mendjes, e t'i thërrasësh mendjes përpara zemrës në raste të veçanta dhe kjo varet sipas natyrës së femrave!
58- Kujdes mos ta mundosh veten tej masë duke i shtuar punët dhe përgjegjësitë vetë¬ve¬tes, ku në të njëjtën kohë dikush tjetër mund të ndihmojë e ti bëjë disa punë në vendin tënd!
Dhe në fund mos u mbështet plotësisht në mundin njerëzor dhe mos harro se ne kemi më shusmë nevojë për ndihmën e All-llahut!
Marrë nga:
http://www.albislam.com/