Faqe: 1 2 [3] 4   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Islami dhe gruaja!  (E lexuar 5164 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Hasani
permiresimi
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 296



Shiko profilin
« Përgjigju #30 më: 02-05-2005, 05:12:43 »

selamualejkum  vella Nika
Se pari kerkoj falje se kame ber gabim ne lidhje me gjinin tende , duke menduar se jeni e gjinis femrore , pra edhe nje her kerkoj falje .

Edhe une nuk jame per polemika  sepse e kame te ndaluar nga Allahu ne Kuran , mirpo keto jane vetem sqarime mbi fene islame .
Pa dyshim se xhemati mund te falen bashke femrat dhe mashkujt , mirpo mashkujt ne perpara ndersa femrat mbrapa apo siq eshte neper xhamija ne katin e siperm . Ajo qe thoni ju nuk i perket moralit te mire dhe sinqeritetit per tu pranuar namazi , nese bashkohen ashtu xhemati . Mirpo Allahu e ka dite me mire se ne dhe ka vendose rregulla per kete , dhe nuk jemi ne pergjegjes per ate se ne jemi krijesa .
SA i perket veshjes dhe mjekrrave keto nuk jane tradite e arabve mirpo eshte tradite e Pejgamberit a.s dhe urdher e Allahut ne Kuran , e per keto qe ke permendur per vjeshje dhe mjekerr kemi plote argumente ne fene islame qe flasin per to .Pra nuk i takojn tradites arabe por rregullave Islame .

Paqja , Meshira dhe Udhezimie Zotit qofshin mbi ju dhe mbi ne :


E identifikuar

"Lexo librin tënd, mjafton të jesh sot llogaritës i vetvetes".
O Vella i dashur mos ben shume gjume naten ngase diten e Gjykimit do te beje te varfer
Ahmed
hurul iin
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 491


Shiko profilin
« Përgjigju #31 më: 08-05-2005, 17:13:20 »


 
 
 Familja
 
 
MBUROJA E SHTEPISE
DHE
FEMIJEVE NGA SHEJTANI


Falënderimi i takon All-llahut, Atë e falënderojmë dhe prej Tij kërkojmë ndihmë, udhëzim dhe falje. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona.
Kë e udhëzon All-llahu s'ka kush që e humb atë dhe atë që e largon nga rruga e vërtetë s'ka kush që e udhëzon. Dëshmoj se s'ka të adhuruar (që meriton adhurim) tjetër pos All-llahut dhe dëshmoj se Muhamedi s.a.v. është rob dhe i Dërguar i Tij.
All-llahu na ka obliguar me një obligim ku shumica e njerëzve e kanë harruar këtë obligim e ai është të konsideruarit shejtanin si armik.
All-llahu ka thënë:
"Djalli është armiku i juaj për atë merreni atë si armik tuaj".
Por për fat të keq shumica e njerëzve e kanë marrë atë si mik, në ndejet e tyre si dëfryes, në udhëtimin e tyre shoqërues, kështu që ia kanë hapur dyert e shtëpive të tyre dhe dyert e dhomëve të fjetjes së tyre a nuk mjafton e gjithë kjo?!
E disa njerëz ia kanë hapur edhe zemrat e tyre atij, udhëzohen me urdhërin e tij dhe ndalohen me ndalimin e tij, derisa është shëndërruar si i adhuruar në vend të All-llahut.
All-llahu s.v.t. ka thënë: "O bijtë e Ademit po a nuk u dërgova porosinë që të mos e dëgjoni djallin se me të vërtetë ai është armiku juaj i hapët!? Të më adhuroni Mua se kjo është rruga e sigurt! [JASIN]
Për këtë arsye i shkrova këto fjalë që të bëhet e ditur te muslimani mënyra e mbrojtjes së shtëpisë nga ky armik i shëmtuar-djalli i mallkuar, ngase nëse ai depërton në një shtëpi bën çrregullime në të, shfaqë grindje mes fëmijëve, bën ndarje mes dy bashkëshortëve kështu që shndërrohet dashuria në armiqësi dhe mëshira në vuajtje.
O Zot na mbro neve dhe gjithë muslimanët nga dredhit e shejtanit, Ti je Mbrojtësi ynë dhe Ndihmësi ynë, sa mrojtës dhe ndihmës i mirë është Ai.


Shkroi krijesa më e varfër e All-llahut:
VAHID ABDUSSELAM BALI
Mekeh Mukerameh 16/2/1410 h.
 




 
E identifikuar

ahmed
Ahmed
hurul iin
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 491


Shiko profilin
« Përgjigju #32 më: 08-05-2005, 17:15:48 »

   

 
 Familja
 
 


Fjalë të bukura dhe buzëqeshje të shkëlqyeshme

Siç është e ditur se shejtani dëshiron që të rrënojë shoqërinë muslimane, për atë ai edhe organizon kurthe dhe plane të ndryshme, e nga këto plane është edhe rrënimi i familjes muslimane, ngase ajo është tulla e parë për ndërtimin e shoqërisë. E kjo na bëhet edhe më e qartë nga hadithi që transmeton Xhabiri [Zoti qoftë i kënaqur me të] ku thotë se Pejgamberi s.a.v ka thënë: "Shejtani vendos arshin e tij mbi ujë e pastaj dërgon parin e tij, e më afër tij nga ata është ai që bën sprovë [çregullim] më të madhe, e njëri prej tyre vjen tek ai dhe i thotë: Nuk e kam lënë derisa e kam ndarë atë me gruan e tij [shoqen e tij] Tha: E afron atë afër vehtes dhe i thotë: Po ti [je ai që e meriton këtë vend]."
Ngase ndarja e dy bashkëshortëve është rrënim i shoqërisë nga themeli, e pikërisht kjo është për qëllim.
Për atë edhe lypet nga bashkëshorti që të sillet mirë me familjen e tij dhe të zgjedh fjalë më të mira në mënyrë që të mos të ndërsejë shejtani mes tyre.
Allahu s.v.t. ka thënë:"E ti robëve të Mi thuaj :Le ta thonë atë që është më e mira se djalli ndërsen mes tyre."
E fjala e mirë zgjeron gjoksin, vazhdon jetën, shpërndan lumturi mes dy bashkëshortëve, vërteton krijimin e grave si prehje për burrat, përforconë lidhjet e dashurisë dhe afron mëshirë mes dy bashkëshortëve .
All-llahu s.v.t. ka thënë: "Dhe nga faktet e Tij është se Ai krijoi për ju gra në mesin tuaj, ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe Ai vendosi mes jush dashuri e mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë".


 

 

 

 
 




 
E identifikuar

ahmed
Ahmed
hurul iin
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 491


Shiko profilin
« Përgjigju #33 më: 08-05-2005, 17:16:40 »

 

Të mbrojturit e familjes

Transmetohet nga Abdullah ibn Amër ibn El-Asi [All-llahu qoftë i kënaqur me ata të dy] se Pejgamberi s.a.v. ka thënë: "Nëse martohet njëri nga ju me një grua ose blenë një shërbëtor le të thotë: All-llahumme inni es'eluke hajraha ve hajra ma xhe'belteha alejhi, ve e'udhu bike min sherr-rriha ve sherr-rri ma xhe'belteha alejhi" (O Zot, kërkoj prej Teje të më dhurosh të mirën e saj (tij) dhe të mirën që e ke bërë në natyrën e saj (tij) dhe të lutem të më mbrosh nga e keqja e saj dhe e keqja që e ke bërë në natyrën e saj (tij)). E në një transmetim tjetër thuhet:E pastaj le ta vëjë dorën mbi ballin e saj dhe le të lutet për begati. Kjo sa i përket gruas dhe shërbëtorit, ndërsa nëse blen një deve [kafshë] le t'a merr për gungën më të lartë dhe le të thotë ashtu si më parë.
Dhëndri le t'i falë dy reqatë [namaz] së bashku me bashkëshorten e tij në natën e dhëndrisë. Në këtë mënyrë kjo e ruan jetën e tyre bashkortore nga çdo e keqe.
Ibni Mes'udi[All-llahu qoftë i kënaqur me të ] ka thënë: Nëse martohesh me një grua urdhëroje atë që t'i falë dy reqatë [namaz] pas teje dhe thuaj: "All-llahumme barik li fi ehli ,ve barik lehum fij'je ,All-llahumme ixhma' bejnena ma xhem'ate bihajr, ve ferr-rrik bejnena idha ferr-rrakte ila el-haj"r.(O Zot, më begato mua në familjen time dhe begatoj ata në mu.O Zot, na bashko sa të na bashkosh me të mire, dhe nëse na ndan, ndana në të mire)


 

 

 

 

 
 




 
E identifikuar

ahmed
a1
Illegal Mind
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 1895



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #34 më: 02-06-2005, 21:16:21 »

Mos komento gjerat qe nuk i kupton. Qendroj larg komentit te temave qe nuk ke njohuri apo dije.
« Ndryshimi i fundit: 02-06-2005, 21:42:53 nga Hersianna » E identifikuar

"Ata qe nuk e kujtojne te kaluaren jane te denuar ta perserisin!"

www.kaltersiashqipt are.com
INDRITI
Deputet.
Anetar


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 1124



Shiko profilin
« Përgjigju #35 më: 17-06-2005, 11:58:24 »

E drejta për arsimim
"...A janë të barabartë ata që dijnë dhe ata që nuk dijnë?"

Arsimimi është kusht i parë që gruaja ta kuptojë humanizmin e vet. Gjatë historisë, në periudha dhe mjedise të ndryshme, gruaja ishte trajtuar në mënyrë të ndryshme. Gruaja nga Perëndimi, të cilës i ishin marrë të gjitha të drejtat mdaje edhe trajtimi si njeri, luftën e vet e filloi me arsimim. Ajo dinte t'i kërkojë të drejtat e veta dhe vendosmërisht e vazhdoi luftën e vet. Sa i përket gruas nga Lindja islame edhe ajo duke i lakmuar shoqes së saj nga Perëndimi, dëshiroi ta shfrytëzojë armën e njëjtë. Por, pozita e saj si njeri ishte e pranuar me të drejtat e saja të njohura nga Islami. Ajo këtë nuk e dinte dhe kishte nevojë që ta kuptojë.
Urdhëri i parë i Kur'anit Famëlartë që është shpallur para katërmbëdhjetë shekujsh për ta shpëtuar njerëzinë nga errësira, është:
"Lexo, me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë). Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur (në mitrën e nënës). Lexo! Se Zoti yt është më bujari! Ai që e mësoi (njeriun) të shkruaj me penë. I mësoi njeriut atë që nuk e dinte."
Edhe gruaja, sikurse burri është rob i All-llahut. Ajo do të dënohet ose do të lavdërohet për veprat e veta:
"...Unë nuk ia humbë mundin asnjërit prej jush, mashkull qoftë apo femër."
"Kush bën ndonjë nga punët e mira, qoftë mashkull ose femër duke qenë besimtare, të tillë hyjnë në Xhennet dhe nuk u bëhet farë padrejtësie."

Nga kjo rrjedh se edhe gruaja sikurse burri është e obliguar që aktivitetet e veta t'i realizojë sipas urdhërave të All-llahut dhe të mos dalë jashtë këtyre kornizave. Për këtë arsye, ajo duhet t'i mësojë urdhërat e Tij. Sepse:
"All-llahut ia kanë frikën nga robërit e Tij, vetëm dijetarët.
dhe:
"A janë të barabartë ata që dijnë dhe ata që nuk dijnë?"
"O ju që besuat, ruani veten dhe familjen tuaj prej zjarrit (Xhehennemit)!"

Aliu r.a. ajetin e Kur'anit Famëlartë me këtë kuptim e komentoi si vijon:
"Edukoni fëmijët tuaj e jepuni dituri."

Vijon---------------------
E identifikuar

Ngeja eshte e zene me pune.
arbias
Urime pavarsija
Anetar


Karma: -4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 1627



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #36 më: 30-10-2005, 17:35:40 »


Për Vajzen Muslimane



Pozita e Lartë që Islami i Dha Grave
Kohët e fundit pozita e grave në Islam është shndërruar në çështje debati. Kanë dalë disa keqkuptime nga paragjykimet apo praktikat tradicionale të cilat shikohen si 'Islame', por nuk janë të tilla. Në vijim do paraqesim disa konsiderata për gruan në fenë Islame, prej nga do të mund të shohim qartë se Islami i jep gruas vlerë të lartëë në shoqëri, i jep liri, komoditet dhe prehje. [lexo...]
 

Pjesemarrja e gruan ne jetën shoqërore
Sipas teksteve te perdorura për shqyrtimin e kësaj teme vërtetohet pa diskutimi pjesmarrja e gruas ne të gjitha fushat e jetës ne kohën e Profetit s.a.v.s. Pjesa me e madhe e teksteve vertetojne gjithashtu faktin që gratë që kanë marrë pjesë kanë qenë te moshave të ndryshme madje edhe te pa martuara, të reja edhe jo te kaluara ne moshe. Të gjitha takimet që kanë ndodhur mes grave dhe burrave ne ambiente të ndryshme sipas regullave Islame, nuk kanë patur asnjë problem te atillë që te çojnë ne izolimin e paleve nga njeri-tjetri. (Lexo...)
 

Mbi te drejat e gruas në Islam
Ne kohët e sotme njerëzitë mendojnë se gratë u bene te lira vetëm ne Perëndim dhe se lirimi i grave si levizje shoqërore filloi ne shekullin e 20. Ne te vërtetë kjo levizje për lirimin e gruas nuk është filluar nga gratë, por u shpall nga Zoti përmes te Dërguarit te Tij - Muhamedit as - që ne shekullin e shtatë. Kur'ani dhe tradita e Profetit as (Hadithet dhe Suneti i tij) janë burime ne te cilat çdo grua muslimane gjen të drejtat dhe detyrat e saj. (Lexo...)
 

Si te komunikojme me mirë për Da'ua
... që te komunikojme sa me mirë për da'ua duhet të kemi dituri te bollshme për Islamin, duhet t'ua përcjellim atë njerëzve ne mënyrë sa me efektive bazuar ne burime te sakta, si dhe duhet të mësojmë artin e të shkruarit dhe komunikimit sepse ato janë instrumenta kryesore për te arritur sukses ne percjelljen e mesazhit Islam. (Lexo...)
 

HIXHABI - Simboli i Motres Muslimane
Një nga parimet themelore te Islamit është që besimi është një mesazh, deklarate apo komunikim me anë te gjuhës, një besim ne zemër, i cili manifestohet ne çdo pjesë te trupit. Prandaj kur një besimtare muslimane dëshmon për besimin e saj ne Allahun dhe te Derguarin e Tij, me siguri do të vendose te manifestoje besimin e saj edhe ne veshje për t'u dalluar nga jo-besimtaret.  (Lexo...)
 

Martesa në Islam
Në Islam martesa konsiderohet si një institucion i shenjtë. I Derguari i Allahut - Muhamedi as. - ka thënë: "Martesa është Sunet (veprim i rekomanduar nga Profeti) dhe ai që nuk e ndjek Sunetin tim nuk është pasues i vërtetë i imi." Allahu i Madheruar ne Kuran i urdheron Muslimanet te martohen: "Dhe martoni të pamartuarat (të pamartuarit)…." (Kur'an, 24:32)
 

PERGOJIMI
Pergojimi është një ves shumë i ulet; feja, logjika e shëndoshë dhe mbarë shoqëria e urren atë...Kur'ani ne disa ajete te tij e paraqet pergojimin te ndaluar dhe ves shumë te shëmtuar. Allahu xh.sh thotë: "E mos pergojoni njëri-tjetrin, a deshiron ndokush te haje mishin e vellait te vet te vdekur ? Atë e urreni e pra kini frikë ndëshkimin e Allahut…" (Kur'an, 49:12)... ransmetohet se Muahmedi (saws) ka thënë "Kush beson ne Allahun dhe ne ditën e gjykimit të flasë mirë ose te heshte"... [Lexo me tepër]
 

Nura dhe Fustani me Lule / Tregim
... Me zë të ëmbël më tha: "Gjithsecili do ta shijojë vdekjen dhe Ditën e Gjykimit do t'ju paguhet plotësisht shpërblimi juaj." (Nga Sure Ali Imran, ajeti 185). Heshti një moment dhe pastaj më pyeti: "A nuk beson ti se do të vdesësh?" "Sigurisht që besoj", iu përgjigja. "A nuk beson ti se do të llogaritesh për çdo të madhe e çdo të vogël? O motra ime, a nuk ke frikë nga vdekja dhe tmerret e saj. Vdekja nuk njeh moshë dhe nuk ka kohë të caktuar."... [Vazhdo leximin]

 
« Ndryshimi i fundit: 25-12-2005, 07:09:08 nga BESIM » E identifikuar

Lirin nuk u a solla un atè e gjeta mes jush !
Ahmed
hurul iin
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 491


Shiko profilin
« Përgjigju #37 më: 17-03-2006, 16:50:56 »

Motër muslimane!

1- Ti je borziloku i shtëpisë, prandaj bëje burr¬in tënd që të ndjejë këtë erë që nga mo¬menti i futjes së tij në shtëpi!
2- Hulumto momentet e rehatisë së tij, zbuku¬roi ato me lëvizje apo me fjalë, bëhu op¬timiste dhe vepro me zemër të mirë!
3- Bëhu e gatshme për dialog dhe bisedime dhe largoju grindjeve dhe këmbënguljes në mendi¬min tënd!
4- Kuptoe pozitën e burrit dhe gruas sipas Ligjit të All-llahut, dhe atë që ka nevojë natyra e femrës, e mos mendo se ajo është padrejtësi dhe mospërfillje e mendimit të saj!
5- Mos e ngre zërin, posaçërisht kur bashkë¬sho¬rti ndodhet në shtëpi!
6- Mundohu të bashkoheni bashkë në namazin e natës herë pas herë ngase ai (namazi) ju shton ju¬ve dritë, lumturi e ngrohtësi familjare! "A nuk rehatohen zemrat me përmëndjen e All-llahut?!"
7- Mundohu të jeshë e urtë në momentin e nevrikosjes së tij dhe mos të të zë gjumi de¬risa ai te jetë i kënaqur prej teje!  "Bashkësho¬rti yt është Xhenneti yt ose zjarri yt"
8- Të jesh në këmbë dhe e gatshme në mome¬n¬tin e veshjes së rrobave të tij dhe daljes nga shtëpia!
9- Bëje të ndjehet se ti ke dëshirë të veshë një lloj rrobeje të veçantë!
10- Bëhu korrekte në kuptimin e kërkesave, që të lehtësojë jetësën me të mira dhe pa humbur kohë!
11- Mos u bë prej aryre që kërkojnë t'ju thuhet "më fal" apo të kërkojë të falur me
çfarëdo lloj mënyre për imtësira, as mos e vër në një pozitë të tillë, vetëm në rast se kjo vjen nga ana e tij dhe kjo për ndonjë çështje që me të vërtetë është për të kërkuar të falur!
12- Kujdesu për pamjen dhe veshjen e tij, edhe sikur ai mos të jetë i kujdesshëm, vetëm se kjo e nderon atë para shokëve të tij!
13- Bëhu çdo natë nuse për të dhe mos shko të flesh para tij, vetëm në raste të rralla!
14- Bëhu aktive në çështjet e tij dhe mos u bë e ndërlikuar!
15- Prite me buzëqeshje të ëmbël, të mbushur me dashuri dhe ndjenja tërheqëse në momen¬tin e kthimit të tij nga udhëtimi!
16- Dije se bashkëshorti yt është rrugë e cila të afron tek All-llahu i Madhëruar!
17- Mundohu të ndryshosh vazhdimisht në çdo gjë, në pamje, në fjalë, për takimin tënd me të!
18- Mosekzistenca e kompenzimit apo ngadalë¬sia nga ana e tij, në rastin e kërkimit të diçkaje nga ti mos të të dëshpron, por përku¬ndrazi mundohu që kërkesat e tij të serviren me dashuri dhe shkathtësi!
19- Ndryshoja vendin mobiljeve tua përpara se ai të kthehet nga udhëtimi që të kupton se ti e bën këtë vetëm që ai të jetë i lumtur!
20- Kujdesu në rregullimin e mirë të shtëpisë, në rregullimin e kohës dhe renditjen e çështje¬ve të rëndësishme!
21- Mundohu të mësosh disa profesione e t'i zbatosh ato, sepse ti ke nevojë për to në shtë¬pinë dhe thirrjen (daven) tënde, dhe kryerja e tyre të kujton se je femër!
22- Prite bashkëshortin tënd me falënderime dhe me fjalë të mira në momentin kur sjell në shtëpi ndonjë gjë, qoftë kjo ushqime, veshë¬mbathje ose diçka tjetër!
23- Kujdesu në zbukurimin, rregullimin dhe pastërtinë e shtëpisë, edhe pse ai nuk mund ta ketë kërkuar një gjë të tillë, duke bashkuar kë¬tu ndërmjet bukurisë dhe thjeshtësisë!
24- Rregulloe kryerjen e punëve të shtëpisë në përshtatje me orarin e tij, dhe mos e bëj të ndjehet se ti je gjithmonë e zënë me punë!
25- Bëhu e kënaqur dhe kujdesu nga shpenzimi i tepërt në mënyrë që të mos i kalosh kufijtë e shpenzimeve të domosdoshme!
26- Bërja surprizë me ndonjë festë familjare të bukur, duke zgjedhur kohën e përshtatshme për të!
27- Ta bësh të ndjehet se ti ke nevojë të marr¬ësh mendimin e tij në çdo çështje që të përket ty apo fëmijëve te tu, duke mos u marrë në trajtimin e çështjeve të kota!
28- Mendo gjithmonë për feminizmin tënd dhe mbroje atë, mundohu ta paraqitësh në formën dhe pamjen sa më të mirë, në kohën e përshtatshme!
29- Në momentin e kthimit të tij në shtëpi mbas një mungese të gjatë larg shtëpisë, mos e prit me ankesa apo dhimbje sado që të jetë gjendja e vështirë!
30- Motivoi fëmijët që të dalin të presin babain e tyre në momentin e kthimit nga udhëtimi apo nga puna!
31- Mos iu anko bashkëshortit tënd nga fëmijët në momentin e kthimit nga puna, të zgjuarjes nga gjumi apo në momentin e ngrënies, sepse kjo le gjurmë të këqia si tek fëmijët ashtu edhe tek babai i tyre!
32- Mos ndërhyj në momentin e këshillimit apo të rrahjes së fëmijëve nga babai i tyre me as¬gjë!
33- Kujdesu në forcimin e lidhjeve ndërmjet fëmijëve dhe babait të tyre sado që të jetë i zënë me punë, porse me zgjuarsi dhe pa e ndërprerë nga punët!
34- Bëje të ndjehet se mbajta e përgjegjësisë së fëmijëve nga ana jote është e lehtësuar për shkak të duasë (lutjes) e bërë nga ai, dhe nga marrja e mendimit të tij në çështje që u për¬kasin fëmijëve!
35- Mos u ngut duke pritur rezultate të shpejta në edukimin e fëmijëve, sepse edukimi i fëmi¬jëve do të marrë kohën e saj të plotë, dhe kjo varet sipas moshës së tyre, sepse e kundërta mund të sjellë mërzitje dhe lënie pas dorë!
36- Zbato me fëmijët e tu mënyrë edukimi sa më të mirë, të lehtë dhe të pranuar për mendjet e tyre, mos i thuaj kjo që bëre është gabim dhe vetëm kaq, por ta bindësh pse është gabim me qëllim që gabimi mos të përsëritet më!
37- Kujdesu që kohën e lirë mos ta kalojnë kot, në veçanti në kohën e pushimeve, vënien në dukje të pasioneve të tyre dhe shfrytëzimin e fuqisë së tyre në gjëra të dobishme!
38- Bëhu shoqe e ngushtë e vajzave tua dhe mundohu të jesh në dijeni për çdo ndryshim që ndodh në trupin e tyre në çdo fazë të jetës!
39- Ndihmoe vajzën tënde qysh në vegjëli që të formojë personalitetin e saj në dije edukuese!
40- Mundohu të barazosh mundin tënd ndër¬mjet kërkesave të burrit, fëmijëve të punës dhe shtëpisë!
41- Nderimi dhe respektimi i prindërve të tij dhe duke mos bërë dallim ndërmjet prindërve të tu dhe prindërve të tij, se ata të kanë dhënë ty dhuratën e tyre më të shtrenjtë i cili është bashkëshoti yt i dashur!
42- Prite familjen e tij me fjalë të ëmbla dhe bujari, duke iu dhënë dhurata në raste të ve¬çanta, e nxite atë që t'i vizitojë të afërmit e tij edhe sikur ai mos të interesohet për ta!
43- Kujdesu për të ftuarit e tij dhe mos të bëhet zakon rrefuzimi i tyre, mos të ndjejnë ata se kanë ardhur papritur, por përkundrazi bëhu e kujdesshme dhe bujare, sepse kjo gjë e nderon atë!
44- Kujdesu për dokumentat e mjetet e tij të veçanta dhe ruaji ato!
45- Bëje shtëpinë të gjallëruar dhe të gatshme për të pritur musafirë në çdo kohë, sistemoi librat dhe dokumentat e tij me korrektësi e me rregull, mos kontrollo nëpër dokumentat e tij përderisa ai nuk të ka lejuar për diçka të tillë!
46- Mos e qorto në rast se mungon shumë nga shtëpia, por prite me fjalë të ëmbla duke i vë¬në në dukje se nuk mund të rrish kaq gjatë pa e parë dhe se ndodhja e tij në shtëpi është kre¬nari për ty!
47- Mos prit që ta shprehë me fjalë mërzinë që mund të ketë nga ndojnë problem, por mjafton ta kuptosh atë dhe të shpejtosh në marrjen e hapave të para!
48- Bëje të ndjehet gjithmonë se kërkesat e tij janë janë çështjet më të rëndësishme për ty sado që të jesh e zënë me punë dhe me përgje¬gjësi!
49- Mos i shto ankesat që mund të kesh në punë qoftë në daven tënde apo në profesionin tënd!
50- Dije se është e drejta e tij të dijë çdo gjë që ai don nga puna jote dhe kjo pa u futur në bisedat me hollësi që zhvillohen ndërmjet teje dhe motrave!
51- Bëje të ndjehet se kujdesja jote për veten tënde është diçka e rëndësishme për ty sepse gruaja e shkathët është ajo e cila vë në dukje qëndrimin e saj në shtëpi dhe bashkëshorti i saj kënaqet me qëndrimin e saj në shtëpi, edhe sikur kohën ta keshë shumë të ngjeshur!
52- Kujdes mos të ndryshojë natyrën tënde të bukur femërore puna e daves apo e profesionit tënd!
53- Ruaji sekretet e shtëpisë tënde, bëja të ditur bashkëshortit tënd se puna e tij është amanet tek ti, dhe se ti je në dijeni të natyrës së punës së tij!
54- Mos e krahaso asnjëherë me të tjerët, por kujto gjithmonë cilësitë e mira që ai ka!
55- Mëso fikhun e daves sepse ai të ndihmon të lëvizësh me lehtësi dhe zgjuarsi ndërmjet fe¬mrave, në mënyrë që të realizosh planet dhe qëllimet e kërkuara në kohën e duhur dhe pa humbur kohë!
56- Ke parasysh gjendjen ekonomike e cila i mundon shumicën e femrave, që të lehtësojë ty ti nxjerrësh nga kjo duke ju ofruar tema të ndryshme të përshtatshme për to!
57- Kujdesu në ndjekje të punës me motrat e tua, t'i thërrasësh zemrës përpara mendjes, e t'i thërrasësh mendjes përpara zemrës në raste të veçanta dhe kjo varet sipas natyrës së femrave!
58- Kujdes mos ta mundosh veten tej masë duke i shtuar punët dhe përgjegjësitë vetë¬ve¬tes, ku në të njëjtën kohë dikush tjetër mund të ndihmojë e ti bëjë disa punë në vendin tënd!
Dhe në fund mos u mbështet plotësisht në mundin njerëzor dhe mos harro se ne kemi më shusmë nevojë për ndihmën e All-llahut!

Marrë nga:
http://www.albislam.com/
« Ndryshimi i fundit: 18-03-2006, 13:26:35 nga BESIM » E identifikuar

ahmed
Kujdes
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 406


Shiko profilin
« Përgjigju #38 më: 18-03-2007, 16:59:50 »

Pozita e femrës para dhe pas Islamit       
 

 Para Islamit gjithë popujt e tokës e ulnin dhe e zhvlerësonin femrën. Derisa më së shumti nga ajo që kishin arritë ata ishte gjykimi i tyre perfundimtar: pranimi dhe miratimi i femres si qenie njerëzore, e qe nuk mund të diskutohej vlera, nderimi dhe barazia e saj me mashkullin ne të drejta dhe obligime.

 Ajo tek disa popuj konsiderohej vetëm si mjet zbavitje dhe shfrenimi dhe këtë mund ta kuptojmë më mirë tek fjalët e Dimostinit, i cili tha: "Ne i marrim laviret për kënaqësi dhe marrim të dashurat për përkujdesjen shëndetit tonë dhe i marrim gratë që të kemi femijë të ligjshëm".
       
 Tek romaket kishte të drejtë prindi apo burri ta shesë atë për ke të dojë. Ndërsa tek arabet kishte të drejtë i biri i burrit të saj ta trashëgojë atë ashtu siç i trashëgon gjitha gjërat tjera nga prindi i tij. E shpetimi më i madh i saj ishte nëse ajo nuk varrosej për së gjalli. Kështu njejtë trajtohej edhe tek persianet, indianet dhe popujt e tjerë.
       
 Deri në këtë kohë askush nuk mendoi për ndonjë kthese rrenjësore në këtë drejtim, e as që ndërmori dikush gjë për të drejtat e saja. Deri kur?
       
 Deri kur erdhi Islami, i cili njohu barazinë e saj me mashkullin dhe ia dha të drejtat e saja të plota, që ta shpëtojë nga ky trajtim i tmerrshëm dhe i turpshëm, dhe ta ngritë atë në vendin e saj të duhur dhe meritues.
Si e ndryshoi Islami këtë gjendje dhe çfarë të drejta dhe barazime i dha asaj?

 Barazia në zanafille të njerëzimit:
 Erdhi vendimi islam dhe në formë të prerë sqaroi prejardhjen dhe origjinen e llojit njerëzor dhe atë ne shumë ajete, si: "O ju njerëz, kinie frikë Zotin tuaj, i Cili ju krijoi prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqen) e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra." [En-Nisa, 1]
Si dhe në ajetin tjeter ku thotë All-llahu [subhanehu ve teala]: "O ju njerëz, vërtetë Ne u krijuam juve prej nje mashkulli dhe nje femre, ju beme popuj e fise qe te njiheni ndërmjet vete, e ska dyshim se tek All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (nga të këqiat), e All-llahu është shumë i dijshem dhe hollesisht i njohur për çdo gjë."

 Barazia në përfundim dhe gjykim (llogaritje):
Ashtu siç erdhi vendimi për krijimin e llojit njerëzor në fillim, ashtu do të jetë edhe perfundimi i tyre, qofshin ata meshkuj apo femra, të gjithë do të gjejnë shperblimin apo ndeshkimin e tyre, varesisht nga puna që kanë punuar në dunja. Siç thotë All-llahu [subhanehu ve teala]: "Dhe se njeriut nuk i takon tjetër vetëm se ajo qe ka punuar. Dhe se mundi i tij më vonë (Diten e Gjykimit) do të shihet. Pastaj, ai shperblehet me shperblimin më të plotë. Dhe se kthimi i fundit do të jetë të Zoti yt." Apo siç thotë: "Zoti i tyre iu përgjigj lutjes së tyre (e tha): Unë nuk ia humbi mundin asnjërit prej jush, mashkull qoftë apo femër." Si dhe në ajetin: " Kush bën ndonjë nga punët e mira, qoftë mashkull apo femër duke qenë besimtar, të tillët hyjnë në xhennet dhe nuk u behet fare padrejtesi."

Barazia në të drejta dhe obligime fetare:
All-llahu [subhanehu ve teala] dërgoi pejgamberë dhe zbriti libra drejtuar njerëzimit, drejtuar meshkujve dhe femrave pa kurrfar dallimi. Dhe personaliteti femëror krahas me atë mashkullor është i njejtë në urdhërat dhe ndalesat e Islamit. Dhe nga ajo kërkohet që të besojë në All-llahun Një, në librat dhe pejgamberët e Tij, dhe gjithashtu të ketë kujdes dhe mos të afrohet në prostitucion, alkool, etj. Ajo ka përgjegjësi të plotë në të gjitha këto, sikurse mashkulli.
Allahu [subhanehu ve teala] thotë: "Nuk ka dyshim se për muslimanët e muslimanet, besimtarët e besimtaret, adhuruesit e adhurueset, të sinqertit e të sinqertat, durimtarët e durimtaret, të përvuajturit e të përvuajturat, sadakadhënësit e sadakadhënëset, agjëruesit e agjërueset, ruajtësit e nderit e ruajtëset e nderit, shumë përmendësit e All-llahut e shumë përmendeset e All-llahut, All-llahu ka pergatitur falje (mekatësh) e shpërblim të madh."
 Si dhe ajeti: "Atyre që mohuan (pabesimtarët), Allahu ju sjell shëmbull gruan e Nuhut dhe gruan e Lutit. Ato të dyja ishin në kurore të dy robërve të mirë nga roberit Tanë, por ato të dyja i tradhtuan (ne fe) ato të dy dhe këta të dy nuk mund t'i mbrojnë fare tek Allahu, e atyre dyjave u thuhet: "Hyni të dyjat në zjarrë së bashku me ata që hyjnë". E atyre që besuan, Allahu u solli shembull gruan e Faraonit, kur ajo tha: "Zoti im, më bë një vend pranë meshirës Sate në xhennet dhe me shpeto prej Faraonit e brutalitetit të tij dhe më shpëto prej popullit mizor! Edhe Merjemen bijen e Imranit, që e ruajti nderin e vet, e Ne prej anës Sonë i frymezuam një shpirt e ajo i besoi fjalët e Zotit të saj dhe librat e Tij dhe ishte e devotshme."

Barazia para drejtësise dhe gjykatës:
Femra gjithashtu ka edhe mborjtjen e shtetin dhe ka të drejtë të paraqet në gjyq nëse i behet shtypje a dhunë.Thote All-llahu [subhanehu ve teala]: "O ju që besuat, vazhdimisht të jeni deshmues të drejtë për hirë të All-llahut edhe nëse është kundër vetvetës suaj, kunder prindërve ose kurndër të afërmëve, le të jetë ai pasanik ose varfnjak, se All-llahu di më mirë për ta. Mos ndiqni pra emocionin e t'i shmangeni drejtesise."
Dhe shumë prej grave, të cilat shkonin të Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] dhe ankoheshin për padrejtësitë qe u bëheshin nga të afërmit e tyre, apo nga dikush tjeter, e ai [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] i ndihmonte dhe largonte padrejtesine prej tyre. Siç është rasti me atë të cilën e ndaloi vëllau i saj të martohet me atë që ajo dëshironte, dhe ajo shkoi dhe iu ankua Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], pastaj zbriti ajeti: "Nëse pelqejne mes vete ashtu si kerkojnë rregullat, mos i pengoni qe te martohen per burrat e tyre".
Poashtu edhe rasti i asaj, të cilën deshti ta martoi babai i saj, per atë që ajo nuk dëshironte, e pastaj ajo iu ankua Resulull-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] e ai ia dha të drejtën që të zgjedhe ajo vet, e ajo tha: "Une pranoj ate që ka dashur babai im, por deshta t'ua bëj me dije grave të tjera,s e nuk ka prindi në këtë çështje të drejtë."

 Barazia në rrethin familjar:
Paraqet Islami barazinë ndërmjet të drejtave dhe obligimeve ndaj gruas në rrethin familjar, ku thotë All-llahu [subhanehu ve teala]: "Edhe atyre (grave) u takon e drejta sikurse edhe përgjegjësia në bashkëshortësi."
Gjithashtu Islami paraqet të drejtën e saj në konsultimin familjar, në lidhje me çështjet e familjes, femijëve siç thotë Allahu [subhanehu ve teala] në lidhje me ndërprerjën e gjidhënies së fëmiut: "E nëse pas një konsultimi dhe pelqimi (prinderit) shfaqin dëshirën për ndërprerjen (me heret) e gjirit, nuk është ndonjë mëkat për ta."                         
Keshtu pra Islami e ngriti femren dhe ia dha vlerën dhe të drejtën që i takon dhe e meriton.
       Ve subhaneke Allahumme ve bihamdike, esh-hedu en la ilahe il-la ente, estagfiruke e etubu ilejke.

Përktheu:
Omer Bajrami
11 Janar 2007

 
E identifikuar

"Ju keni degjuar PER NE,por nuk keni degjuar PREJ NESH"
notorious
Anetar


Karma: 7
offline offline

Postime: 881


Shiko profilin
« Përgjigju #39 më: 19-08-2007, 10:32:33 »

...


* 19n_francecollage.jpg (34.2 KB, 400x180 - E shikuar 0 Herë.)

* Italy36-4260_jpg.jpg (28 KB, 342x476 - E shikuar 1 Herë.)
E identifikuar



.
notorious
Anetar


Karma: 7
offline offline

Postime: 881


Shiko profilin
« Përgjigju #40 më: 19-08-2007, 10:45:12 »

...


* muslim_woman_voter.jpg (11.68 KB, 298x206 - E shikuar 1 Herë.)
E identifikuar



.
notorious
Anetar


Karma: 7
offline offline

Postime: 881


Shiko profilin
« Përgjigju #41 më: 19-08-2007, 10:48:14 »

...


* 412880148-L76y37a.jpg (9.77 KB, 384x257 - E shikuar 1 Herë.)
E identifikuar



.
Sirio00
Anetar


Karma: -1
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 1769



Shiko profilin
« Përgjigju #42 më: 23-08-2007, 16:20:23 »

Une kisha ca paqartesi ne fakt:
Di qe ne kulturen islamike burrat nuk i japin doren grave ne shenje pershendetjeje, nderkohe qe ne kulturen perendimore, ato i puthin ne dore dhe sipas kodit etik, nese nje zonje vjen ose iken nga tavolina atehere meshkujt duhet te ngrihen ne kembe.
A mund te konsiderohet kjo mosdhenie dore si diskriminim i gruas?
ne te kundert si mund te komentohet sjellja e meshkujve ne perendim qe permenda me lart?
E identifikuar

Abuzimi me nacionalizmin fals, eshte streha e fundit e te gjithe BATAKCINJVE
V. HAVEL.
Cdo popull meriton qeverisjen qe tashme ka.
W. Curcill
igru
Spirituality!
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 319



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #43 më: 20-10-2007, 11:38:49 »

Pershendetje Sirio,
perpara se te perpiqem ti pergjigjem pyetjes tende do doja te cilesoja dicka. Ti thua "kodi etik". Ky kod eshte i ndryshem ne kultura te ndryshme, si rrjedhim duhet te pranojme fleksibilitetin e vete kodit. Te kemi kujdes, pasi ky eshte gabim qe haset jo vetem ne kete koncept po pothuajse gjithmone, sa here qe tentohen te krahasohen dy qyteterimet le te themi: lindori dhe perendimori. Gjerat nuk maten me masen tone dhe as me masen e tyre (lindoreve). Gjerat kane vendin e tyre dhe vleresohen sipas ketij vendi. Vetem pasi te kemi te qarte kete mund te vazhdojme me tej dhe t'i pergjigjemi pyetjes.
Sa per dhenien e dores, nuk ka asnje pengese ne kete. Nuk eshte e vertete qe burrat nuk ia japin doren grave ne Islam, apo anasjelltas. Ka mendime qe kjo nuk duhet bere dhe sigurisht qe ka njerez qe e aplikojne, gra dhe burra.
Sjellja e tille e meshkujve ne perendim eshte shume ne rregull nga ana tjeter. Ne kemi kete kulture dhe keshtu na pelqen. Po te mos tentojme te veme perballe nga njera ane nje kulture shume heterogjene, si perendimi, me nje fe te mirepercaktuar, si Islami.
E identifikuar

Kujdes kur lufton perbindeshin...mos behesh vete perbindesh!
www.erasmusi.org
Aida
Stafi


Karma: 18
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 3034



Shiko profilin
« Përgjigju #44 më: 24-10-2007, 03:52:07 »


po të kishte një grua me shumë se një burrë, foshnja do të dilte laraman. apo, si do të identifikohej atesia?  apo nëse njeri burrë është me i ashper se tjetri, dhe i pari i thotë te dytit sonte do të flej unë me gruan, dhe pikë!  lol.

etj etj

pastaj, ne islam martesa me shumë se me një grua nuk është NORME a LIGJE qe duhet funksionuar ashtu patjetër, kjo është ME DESHIRE dhe MUNDESI. e kjo dëshirë dhe mundësi ka SHUME NORMA, qe rrallë KUSH mund t'i permbushe!

Çka kam qeshur tash me pjesen e pare te postimit tënd! lol

Ke dhënë një krahasim interesant. Këtu para ca kohësh këtë pyetje ia parashtruan një hoxhes dhe ai u pergjegj kështu:

"Imagjinoni një tas, dhe aty e mbledh qumeshtin nga 4 lope. Mirë ndodhen 4 lope, po hajt patem vetëm 2 lope dhe e perzime edhe  qumshtin e një dele ose edhe një dhie. Cfar shije do të këtë qumështi dhe nga do ta dimë se qumeshtin e kujt e pimë?"

Ke te drejtë, dëshirën dhe mundësinë mund ta këtë çdokush, por rrallë kush i permbush sot NORMAT!
Njeriu ngel me një grua, e ku ti merr 4. lol
Tjera kohera kan ardhur sot ...

Selam:)
E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
Faqe: 1 2 [3] 4   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Kombi apo feja?

Anketa
  • Kombi apo feja?
  • Dot kombi
  • 19 (61%)
  • -
  • Dot feja
  • 12 (38%)
  • -
  • Numri total i votave: 31
  • Shiko temen

* Sponsor