abdurrahman
Anetar
Karma: 0
offline
Postime: 157
|
 |
« më: 16-12-2008, 16:59:34 » |
|
Disa fjalë rreth grave Shejh Bedijudin Shah er-Rashidi es-Sindi "Khutbat Rashidije", faqe 122-123
Nëna e besimtarëve, Aisha, radijallahu anha, ka transmetuar më shumë se dy mijë hadithe. Ajo ka qenë mësuesja e të gjithë të dijshmëve dhe atyre qe merren me jurisprudencë. Sahabët i drejtoheshin asaj për çështjet më të mëdha. Pasi që i qe shpallur ajeti në kaptinën Ahzab1, i dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam, i sugjerojë asaj të konsultohej me te atin [Ebu Bekrin] dhe të vendosë nëse do të parapëlqente shkëlqimin e kësaj jete mbi atë të jetës së përtejme. Nëna e besimtarëve, Aisha, radijallahu anha, iu përgjigj:"Nuk kam nevojë të konsultohem për këtë çështje me prindërit e mi. Parapëlqej ahiretin [dmth të dërguarin e Allahut, salallahu alejhi ue selam] më parë sesa këtë botë.
Esma bint Umeis, radijallahu anha, bashkëshortja e Ebu Bekrit, radijallahu anhu, ka qenë një grua tepër e duruar. Kur ajo mori lajmin për vrasjen e të birit, Muhamed bin Ebi Bekr, radijallahu anhu, në vend që të qante e të vajtonte, ajo zotëroi hidhërimin e vet dhe u ul qetë në xhami. Për këtë shkak, asaj i rrodhi gjak.
Tabi'inja Ummus-Suhba ka qenë një grua adhuruese dhe askete. Gjatë sëmundjes qa pati, asaj i qe ofruar një lloj i veçantë i pijes dehëse në një gotë. Ajo iu lut Allahut:"O Allah! Nëse e di që vërtet i dërguari yt e ka ndaluar këtë pije dehëse, atëherë më ruaj nga kjo dhe më shëro pa e përdorur këtë". Gota u thye dhe pija rrodhi, dhe ajo u shërua.2 Ajo zgjohej natën dhe thoshte se po habitej me sytë e vet, sesi ata [sytë] e dinin se do t'u duhet të flenë një kohë të gjatë në varr dhe pavarësisht nga kjo, ata duan të flenë këtu!!3
Umm Derda es-Sugras i qe thënë se dikush po ankohet në ty tek halifeja Abdul Malik. Ajo u përgjigj se nuk i bënte edhe aq, meqë "Nëse dikush po më akuzon padrejtësisht, atëherë dikush duhet të më ketë lavdëruar padrejtësisht po ashtu [gjë që nuk e meritoj]".4
Kur Lejla, gjyshja e halifes Umer bin Abdul Aziz, ishte fëmijë, një grua e moçme e shtëpisë i tha që, kur pjesa e fundit e natës të bjerë, ajo t'i shtonte ujë qumështit, meqë ishte koha e mëngjesit. Ajo u përgjigj:"Si mund ta bëjë këtë, kur udhëheqësi i besimtarëve [Umeri, radijallahu anhu] e ka ndaluar këtë?" Gruaja ia ktheu:"Oj e marrë! A po të sheh tani udhëheqësi i besimtarëve?" Vajza e vogël iu përgjigj:"Më sheh Allahu! Nuk do ta bëjë një gjë të tillë".5
Ka shumë të tilla raste prej të cilave motra ime mund të marrë mësim. Do t'i lusja që, në vend të rrëfenjave tjera dhe novelave, ato të preokupohen me studimin e përkthimit të Kuranit dhe Hadithit. Me këtë, ato s'do ta përmirësojnë vetëm veten e tyre, por edhe fëmijët e tyre po ashtu do të përfitojnë nga kjo. Allahu i lartësuar ka urdhëruar gratë e të dërguarit të Allahut, salallahu alejhi ue selam, që Kuranin ta recitonin në shtëpitë e veta.6
Edhe shtëpitë tuaja duhen të jenë si të tyret, në mënyrë që Kurani dhe Hadithi të lexohen, të studiohen dhe të mësohen përmendsh.
-------------------------------------------------------------------------------- 1."O pejgamber, thuaju grave tua: Nëse e doni jetën e kësaj bote dhe shkëlqimin e saj, atëherë, ejani! Unë do t'ju furnizoj dhe do t'ju liroj [shkurorëzoj] bujarisht". [el-Ahzab, 28] 2."Tahzib". 3. Përmbledhur nga "Khazarxhi". 4."Tahzib", vëll.12, f.466. 5. "Biografia e Umer bin Abdil Aziz" nga Abdullah bin Abdil Hakim, f.17-18. 6."Kujtoni [O anëtarët e familjes së pejgamberit] atë çfarë recitohet në shtypit tuaja nga ajetet e Allahut dhe el-Hikmeh [dmth Sunetin e pejgamberit]". [el-Ahzab, 34]
|