Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor


    







Etiketa

Forumi TeologjikForumi TeologjikGruaja dhe Familja në Islam (Moderatore: M.SHKODRANİ, igru)Ç'farë simbolizon mbulimi i femres ne kulturën Islamike dhe është pozitive kjo?!


Faqe: 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Ç'farë simbolizon mbulimi i femres ne kulturën Islamike dhe është pozitive kjo?!  (E lexuar 5493 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
notorious

Shiko profilin
« Përgjigjja #60 më: 20-08-2007, 18:26:18 »
Citojeni

çne e paskeni prish ktë tem... që e kisha me shum kënaqsi kur klikoja e lexoja

p.s. mishel, kë ke ortodoks ti nga prindërit... mamin appo babin.
E identifikuar
chekevara
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #61 më: 20-08-2007, 18:28:35 »
Citojeni

kur them:ku janë ata-ato, qe hapin këto tema dhe nuk debatojnë me! e kam fjalën për mendimet "pro" mbulimit te femres ne kulturën islamike dhe ne do kulturë tjetër.......

faliminderit për mirkuptimin........ .
mishel: ke te drejtë për sa i përket degradimit te temës, unë pronoj pjesen e fait qe me takon......
E identifikuar

njeriu tërë kohën duhet te mesoje te jetoje, por me se tepermi duhet te mesoje te vdese.
Mishel Forever
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #62 më: 20-08-2007, 18:35:48 »
Citojeni

Notorius mamane e kam ortodokse!

Cheke e dija qe do reflektoje. Djema edhe unë dua një përgjigje dhe ata qe e mbajnë veten për kopetenta duhet te vine e te na japin Dije....ose do quhej egoizëm ky pastaj  zgerdhihet
E identifikuar

Everyone thinks of changing the World...No one thinks of changing HIMSELF

               Lev Tolstoi
notorious

Shiko profilin
« Përgjigjja #63 më: 20-08-2007, 18:43:53 »
Citojeni

maman...? sikur ta dija

p.s. e kishe më t'bukur atë foton tek avatari në version ''pecorina'' këtu je içik si përgjumësh

nejse,

për sa i përket temës... un kam dhënë jo pak por shum kontribut me shkrime këtu, ku s'po i përsëris se më jan kançeluar... për difekt t'forumit kuptohet se si gjithmon n'tem kam qen.

gjithsesi... femra mbulohet, thjesht për faktin se i mbulohet.
E identifikuar
Emira


Shiko profilin
« Përgjigjja #64 më: 20-08-2007, 18:52:29 »
Citojeni

qekemi pothuajse njelloj mishel, unë jam gjysëm myslimane e gjysëm katolike dhe me sa kam marrë vesh ne femijeri;-)) jam rritur si ateiste, por kjo gjë s´më ka pëlqyer ndonjëherë.

edhe unë besoj tek Zoti. jam e krishtere por jo katolike apo ortodokse.

e kuptoj Zotin dhe besimin ne te sikurse edhe ti Mishel. do të me pelqente edhe mua t´i riktheheshim serjozisht temës, pasi me pëlqen me te vërtetë dhe dua te di me shumë.

E identifikuar

Dhurome një dritherime marramendese!!Dhurome një dritherime qe frymën ta merr...dhurome një mall te zjarrte, qe s´njeh gjakftohtesi...Jeta është kaq e bukur kur je njeri...
chekevara
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #65 më: 20-08-2007, 18:56:43 »
Citojeni

një femër qe beson plotësisht ne fe, heq dorë ne te qenurit femër(me kuptimin modern te saj)......ne të gjitha fetë, qe ne zanafillen e tyre, admi dhe eva, femra sherben vetëm për "lindjen" e femive(objekt) dhe faqebardherine e mashkullit(përsëri objekt).......
mashkulli(femra pjesë e tij).......
E identifikuar

njeriu tërë kohën duhet te mesoje te jetoje, por me se tepermi duhet te mesoje te vdese.
Emira


Shiko profilin
« Përgjigjja #66 më: 20-08-2007, 18:59:43 »
Citojeni

me falni se harrova;-)

Natyrisht qe s´ka Otodokse ne veri te Shqipërisë. Ortodokset janë komshinj me Grekun.
Ne veri i ke 100 për qind katolike.

E identifikuar

Dhurome një dritherime marramendese!!Dhurome një dritherime qe frymën ta merr...dhurome një mall te zjarrte, qe s´njeh gjakftohtesi...Jeta është kaq e bukur kur je njeri...
Altruisti
Nën hijen e çërshisë...
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #67 më: 20-08-2007, 19:16:42 »
Citojeni

Cituar nga: Elegance link=topic=38506.msg531012#msg531012 date=1187627085
Nga ana tjetër, siç shkruante edhe misheli me poshtëëë tek postimi i saj, se tema është paksa fetare apo qe prek shumë, ca njerëz, s'do të thotë te shajme anetaret apo t'u vëmë epitete nga me te ndryshmet e tu themi turp e ster-turp siç më ka thënë altruisti mua (se e di qe për mua e kishte atë) tek postimi numer 52.
Jo rastesisht thash: "Kush e ka mizen nder kapuq (d.m.th. fajin), atij i djek, edhe pa i përmendur fare emrin"
E identifikuar

Në zemrën time është drita e Allahut, emri i tij është ndjenjë. LEV TOLSTOI

www.altruisti.com
Mishel Forever
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #68 më: 20-08-2007, 19:38:41 »
Citojeni

Altruist..me kujdes te lutem!!!!


Ndonjë gjë për temën ke?
E identifikuar

Everyone thinks of changing the World...No one thinks of changing HIMSELF

               Lev Tolstoi
chekevara
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #69 më: 20-08-2007, 20:08:14 »
Citojeni

një femër qe beson plotësisht ne fe, heq dorë ne te qenurit femër(me kuptimin modern te saj)......ne të gjitha fetë, qe ne zanafillen e tyre, admi dhe eva, femra sherben vetëm për "lindjen" e femive(objekt) dhe faqebardherine e mashkullit(përsëri objekt).......
mashkulli(femra pjesë e tij).......

si s'po del njeri te me kundershtoje......(seriozisht)
po me rrisni mendjen(shaka).....
E identifikuar

njeriu tërë kohën duhet te mesoje te jetoje, por me se tepermi duhet te mesoje te vdese.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #70 më: 20-08-2007, 22:16:23 »
Citojeni

O Chekevara ne rradhë ta pare kujdes me ofendimet,sidomos ndaj antareve,me ke ofenduar shumë her po prap skam be ze,këtë fjalën Injorant e paske ne goje,po mundohu mos e perserishesh me ndaj antareve cilidoqofte,se asnjë nuk po të ofendon.Sa për ato pyetjet tuaja,ne një shkrim qe ke ber te Politika te tema Janullatos nuk jeni Komb tipik Mysliman dhe ti je shprehur pro atyre qe ka thënë Janullatos,qe shqiptarët sjane shumicë Myslimane,po ku dihet mirë qe Shqipëria është me shumicë Myslimane,nga shumë artikuj qe kanë publikuar SHBA & Cia Amerikane.Nuk është puna sa e praktikojm po jemi shumicë Myslimane.
E identifikuar

Mishel Forever
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #71 më: 20-08-2007, 22:24:06 »
Citojeni

Dhe kjo Berni fale Turqise Otomane. Ku dihet se shqiperia nuk ka qenë kurrë myslymane, por mbas 500 vjetësh roberi është normale për çdo komb qe shumë gjëra te ndikojne. Nga Turqia kemi marrë shumë andrralla dhe këtë se mohojme dot. Shumë vende te botës i kanë ruajtur zakonet e tyre, ndërkohë qe ne si primitive qe ishim nuk ruajtem dot as fenë e as identitetin tonë.
E identifikuar

Everyone thinks of changing the World...No one thinks of changing HIMSELF

               Lev Tolstoi
xhavo
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #72 më: 20-08-2007, 22:47:00 »
Citojeni

Mbulesa në Islam e ka kuptimin e vet. Ky kuptim është i lidhur ngusht me qëllimin e saj. Nëse mbulesa vihet për të diskriminuar, nenqmuar femrat, atëhere ajo s'është e lejuar dhe as nuk është islame.

Kur vjen pyetja tek mbulesa; cfarë e dëmton ajo shoqërinë? Cili është dëmi që i shkakton ajo një shoqërie qoftë kjo amerikane, shqiptare apo arabe? Pse mbulesa si diçka personale mund të quhet kthim në primitivizëm? Cilët janë faktorët më të cilët bie ndesh mbulesa, e të cilët janë ato që e qojnë shoqërinë përpara?

Duhet ta kuptojnë gjithë opinioni i gjërë se mbulesa nuk vëndoset për të shtypur femren dhe asnjëhere urtësia e saj nuk ka qenë e tillë. Ajo nuk ka ardhur si urdhër për të shuar potencialin femëror (i cili nuk gjendet vetëm në lakuriqësi). Unë jam kundër shamive primitive, femër-diskriminuese. Dhe po ashtu mbulesa nuk është simbol fetar i muslimanëve. Ajo thjeshtë është mënyrë e veshjes së femrave të cilat mbi të gjitha kanë vënë përpara atë që është më esenciale, më primare, më themelore në jetë: familjen, moralin, dijen, arsimin, shkencën, e jo prostitucionin, striptizin, lakuriqësinë, provokimet, llastosjen etj. të ngjashme si këto.

Ajo shami që vihet për qëllime të këqija dhe diskriminuese, përbuzëse, ajo duhet të hiqet sa më parë. Por ajo që vihet për të shprehur atë që thash dhe me parë dhe ku mbretëron moraliteti - atëhere kjo duhet përkrahur, mbështetur. Mbi këto baza mbijeton shoqëria. Primitive është zhveshja, jo veshja.

Mbulesa të islam ka një urtësi krejtësisht tjetër, ndaj asaj që sot spekulohet, paragjykohet, e një ndër to është që femra të mos duket rrugaqe. Liri nuk është që tërë ditën të mendosh se sa të shkurtër do ta vishesh minifundin, sepse kjo e ka berë femren objekt, jo personalitet. Këto janë gjëra që femres ia kanë privuar lirinë dhe prandaj ka shumë pak femra të cilat dalin me risi dhe zbulime në lëmitë e ndryshme shkencore. Femra në Islam ka drejtë të jetë e pavarur, të kërkoj shkurorzim, të jetë trashegimtare e pasurisë së burrit dhe familjes (çka sot tek ne nuk ekziston) etj. etj. por liri nuk do të thotë ikje nga familja (dhe kushtet që ka), sepse kjo është prej natyrës së saj, ky është fati i saj si femër.
Në fe nuk ka dhunë. Ata që bëjnë dhunë në fe dhe detyrojnë, ata nuk i takojnë Islamit. Profeti Muhamed a.s. para se të mirrte ndonjë vendim (qoftë edhe shoqëror) shpesh herë pyeste gruan e tij. Kjo d.t.th. kthim i krenarisë femërore.

Sikur shamia të kishte kuptimin e ndrydhjes së pasionit femëror, diskriminimit të saj, nënshtrimit, ndalimit të zhvillimit të saj intelektuale, unë kurrë s'do e martoja një femër të tillë. Mund të them: cfarë më duhet një femër që tërë ditën lutet, kur nuk e kupton jetën dhe rolin e saj human? Mirpo kjo është preferencë personale, që s'guxon t'më përzihet askush, por që ketë preferencë s'mund ta ngrisë në ligj ndaj një femre që don të lutet. E drejt e imja është të mos e marr atë, por të zgjedhë atë që më pëlqen (dhe asgjë askujt).

E identifikuar

Sikur Azem Bejta me Kaqak të vet!
Mishel Forever
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #73 më: 20-08-2007, 23:00:56 »
Citojeni

Pikërisht Xhavo , e nëse flasim për shumicen e myslymaneve qe i marrin te mbuluara, duke qenë te sigurt se ne këto femra do të gjejne ato virtyte qe ti sapo permende...por gjejne disa dhe ato çka janë me kryesoret jo. Gjejne një injorancë totale, një njeri te pashkolluar dhe te paemancipuar. Sepse e vetmja gjë qe i mesuan paraardhesit e saj ishte Feja.

Feja nuk duhet te mbjelli injorancë, por dije.
nejse me gjatë do shkruaj një here tjetër pasi me skadoi koha ..

PS: Xhavo Përshëndetje edhe pse pak me mllef me pëlqen ajo çka ke shkruar. Kjo po është mënyrë te diskutuari. Kalofshi mirë
E identifikuar

Everyone thinks of changing the World...No one thinks of changing HIMSELF

               Lev Tolstoi
chekevara
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #74 më: 21-08-2007, 00:17:13 »
Citojeni

O Chekevara ne rradhë ta pare kujdes me ofendimet,sidomos ndaj antareve,me ke ofenduar shumë her po prap skam be ze,këtë fjalën Injorant e paske ne goje,po mundohu mos e perserishesh me ndaj antareve cilidoqofte,se asnjë nuk po të ofendon.Sa për ato pyetjet tuaja,ne një shkrim qe ke ber te Politika te tema Janullatos nuk jeni Komb tipik Mysliman dhe ti je shprehur pro atyre qe ka thënë Janullatos,qe shqiptarët sjane shumicë Myslimane,po ku dihet mirë qe Shqipëria është me shumicë Myslimane,nga shumë artikuj qe kanë publikuar SHBA & Cia Amerikane.Nuk është puna sa e praktikojm po jemi shumicë Myslimane.

o berni, por çfarë thua......komb tipik musylman, dhe komb me shumicë musylmane.... kanë shumë ndryshim me njera tjetrën....pastaj e kam fain unë kur te them............

kemi thënë se ne këtë teme flitet për mbulimin e femres.....
E identifikuar

njeriu tërë kohën duhet te mesoje te jetoje, por me se tepermi duhet te mesoje te vdese.
Faqe: 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |