Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor


    







Etiketa

Forumi TeologjikForumi TeologjikGruaja dhe Familja në Islam (Moderatore: M.SHKODRANİ, igru)Ç'farë simbolizon mbulimi i femres ne kulturën Islamike dhe është pozitive kjo?!


Faqe: 1 [2] 3 4 5 6 7 ... 10   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Ç'farë simbolizon mbulimi i femres ne kulturën Islamike dhe është pozitive kjo?!  (E lexuar 5490 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Emira


Shiko profilin
« Përgjigjja #15 më: 11-08-2007, 09:40:38 »
Citojeni


Duhet te ulem një here t´i lexoj gjithë shkrimet tuaja me qetësi se tani s´paskam gjë ne terezi. Behet shumë mirë qe diskutohet mbi këtë teme.

Lexohemi se shpejti,
Emira
E identifikuar

Dhurome një dritherime marramendese!!Dhurome një dritherime qe frymën ta merr...dhurome një mall te zjarrte, qe s´njeh gjakftohtesi...Jeta është kaq e bukur kur je njeri...
charm
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #16 më: 12-08-2007, 23:35:20 »
Citojeni

simbolizon paganizmin,vetëm këtë.qe gruaja te mbulohet nuk është e shkruar në asnjë sure te Kuranit e për këtë nuk jam vetëm e sigurtë,por bindur plotësisht,pasi Kuranin e kam dhe e lexoj.problemi i feve ne përgjithësi,është qe nguliten ne mendje ,goje pas goje,se unë sfidoj kedo musulman o katolik(duke perjashtuar pak njerëz)nëse kanë lexuar ndonjëherë Kuranin O Biblen.te paktën këto dy fe te rëndësishme,janë te perfaqsuar nga libra te shenjtë,qe duhen lexuar(besimtar o ateist)sepse janë udhezime e jo te interpretohen sipas qefit te çdonjeri
E identifikuar
Altruisti
Nën hijen e çërshisë...
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #17 më: 13-08-2007, 00:54:11 »
Citojeni

simbolizon paganizmin,vetëm këtë.qe gruaja te mbulohet nuk është e shkruar në asnjë sure te Kuranit e për këtë nuk jam vetëm e sigurtë,por bindur plotësisht,pasi Kuranin e kam dhe e lexoj.problemi i feve ne përgjithësi,është qe nguliten ne mendje ,goje pas goje,se unë sfidoj kedo musulman o katolik(duke perjashtuar pak njerëz)nëse kanë lexuar ndonjëherë Kuranin O Biblen.te paktën këto dy fe te rëndësishme,janë te perfaqsuar nga libra te shenjtë,qe duhen lexuar(besimtar o ateist)sepse janë udhezime e jo te interpretohen sipas qefit te çdonjeri
Aida me lartë citoi Kur'anin qe thotë:
Të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme, le të venë shamitë mbi krahrorin e tyre dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt përveç burrave të vet, babajve të vet ose babajve të burrave të vet, djemve të vet ose djemve të burrave të vet, vëllezërve të vet ose djemve të vëllezërve të vet, apo djemve të motrave të veta, ose grave të tyre (që u përmenden) dhe robreshave, të cilat i kanë në pronësinë e tyre, ose shërbetoreve meshkujt të cilët nuk ndiejnë nevojë për femrat ose fëmijët qe nuk janë të pjekur (për gra). (Kur'an, 24:30-31)
E identifikuar

Në zemrën time është drita e Allahut, emri i tij është ndjenjë. LEV TOLSTOI

www.altruisti.com
chekevara
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #18 më: 13-08-2007, 05:03:42 »
Citojeni

çfarë simbolizon mbulimi i femres ne kulturën botrore patriarkale??????prepotencen e mashkullit dhe friken e tij ndaj saj..kjo është një histori e gjatë dhe ftoj te gjithë ta meditojnë mirene kohërat moderrne, "mbulimi i femres" simbolizon injorancen e femres ne rradh të parë dhe përpjekjet e meshkujve injorant për te imponuar atë....
mos e merrni për personale... zgerdhihet
E identifikuar

njeriu tërë kohën duhet te mesoje te jetoje, por me se tepermi duhet te mesoje te vdese.
charm
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #19 më: 13-08-2007, 15:51:17 »
Citojeni


Aida me lartë citoi Kur'anin qe thotë:
Të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme, le të venë shamitë mbi krahrorin e tyre dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt përveç burrave të vet, babajve të vet ose babajve të burrave të vet, djemve të vet ose djemve të burrave të vet, vëllezërve të vet ose djemve të vëllezërve të vet, apo djemve të motrave të veta, ose grave të tyre (që u përmenden) dhe robreshave, të cilat i kanë në pronësinë e tyre, ose shërbetoreve meshkujt të cilët nuk ndiejnë nevojë për femrat ose fëmijët qe nuk janë të pjekur (për gra). (Kur'an, 24:30-31)

[/quote]

shyqyr qe është shkruar shqip,se po të ishte shkruar arabisht,vaj medet për ne.këtë po thoja unë;fenë njerëzitë nuk e lexojnë,e interpretojnë,se kur shkruhet le të vënë shamite ne kraheror nuk do të thotë te vehet ne kokë,qe ne pikën e vapes gruaja te vdesi.sipas teje,vlla i dashur,cilat janë stolite e dukshme e ato te padukshme?!
E identifikuar
charm
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #20 më: 13-08-2007, 15:52:59 »
Citojeni

çfarë simbolizon mbulimi i femres ne kulturën botrore patriarkale??????prepotencen e mashkullit dhe friken e tij ndaj saj..kjo është një histori e gjatë dhe ftoj te gjithë ta meditojnë mirene kohërat moderrne, "mbulimi i femres" simbolizon injorancen e femres ne rradh të parë dhe përpjekjet e meshkujve injorant për te imponuar atë....
mos e merrni për personale... zgerdhihet
te lumt dora
E identifikuar
Emira


Shiko profilin
« Përgjigjja #21 më: 13-08-2007, 21:54:26 »
Citojeni

Qe ta kuptoj unë drejt tani, kur gruaja nuk i fsheh stolite e saja sipas keshillave apo urdhrave te Kuranit, c´mund t´i ndodhë asaj prej Zotit ose familjes se saj?
E identifikuar

Dhurome një dritherime marramendese!!Dhurome një dritherime qe frymën ta merr...dhurome një mall te zjarrte, qe s´njeh gjakftohtesi...Jeta është kaq e bukur kur je njeri...
Capkenja
« Përgjigjja #22 më: 13-08-2007, 22:15:40 »
Citojeni

Unë kisha vetëm një pytje kush mund te me jap përgjigje para se te jap mendimin tim rreth kësaj teme.

Po mashkulli pse nuk mbulohet ne islam ?Dhe ai ka qime tek krahu nuk është turp ti shikoj një femër këto gjëra ?
E identifikuar
chekevara
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #23 më: 13-08-2007, 22:17:24 »
Citojeni

zoti s'ka te beje ne këtë mes....familja do të dërgoje ne ferr....mos ki frikë....jam dhe unë aty... qesh me te madhe qesh me te madhe qesh me te madhe qesh me te madhe
E identifikuar

njeriu tërë kohën duhet te mesoje te jetoje, por me se tepermi duhet te mesoje te vdese.
chekevara
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #24 më: 13-08-2007, 22:31:18 »
Citojeni

o femra te nderuara....a e kuptoni se çdo fe është PATRIARKALE...dhe ju vazhdoni te besoni ne to.....besimi ne zot është diçka tjetër...feja është dogmatike, nuk evulon...e ka thënë njeri para 2000 vjeteve dhe neve duhet te na kondicionohet jeta sot....ai qe beson dhe ndjek verbërisht një fe(teorikisht kështu duhet te jet, n.q.s. don ti thuash vehtes religjos) do të thotë te heqesh dorë nga jeta e përditshme, kohën tënde te shtrejte ti ia dedikosh një besimi, te heqesh dorë nga kenaqesite e jetës..etj etj...."zot ne toke është NJERIU.... murit me koke murit me koke murit me koke
E identifikuar

njeriu tërë kohën duhet te mesoje te jetoje, por me se tepermi duhet te mesoje te vdese.
Emira


Shiko profilin
« Përgjigjja #25 më: 13-08-2007, 22:58:07 »
Citojeni

Pizeveng, lere gati Capkenen ti se ta solla çunin tim!

I lexova te tera shkrimet edhe një here, nga fillimi deri në fund. Është teme shumë terheqese dhe e thelle.

C´ka s´me pëlqen mua, është qe morali i Islamit qenka turpi. As arrij ta konceptoj dot hiç.

Edhe qe meshkujt myslimane sillen ndryshe ndaj një femre mylimane te mbuluar nuk e quaj te drejtë, pasi s´e shoh as te arsyeshme e as te ndershme qe mashkulli mysliman të mos e zgjedhe fjalorin e tij kur flet me një femër te zbuluar dhe të mos ta respektoje atë njësoj si myslimanen.Dhe këtë gjë e kam vënë re ne raste të ndryshme. Flas nga pervoja ime private dhe jo thjesht nga një paragjykim i verber.

Sa për murgeshat, për mua është komplet njësoj se po vishet murgesha apo po mbulohet një myslimane,unë qe te dyja do t´i trajtoja me respektin e duhur, sipas vlerave të tyre te brendshme.
Ne qytetin ku jetoj ka shumë goca e gra myslimane qe janë te mbuluara, siç thonë, me dëshirë ( shumica) dhe as nuk janë te integruara fare ne jetë. Çfarë imazhi do kem unë për to? Ato gjithmonë mbyllur rrine ne shtepi, s´i sheh te dalin një here me shoqet ne një kafene, s´po them unë te shkoje ajo tani me carcaf ne kokë ne disko. Biles edhe kjo s´do të ishte ndonjë herezi, mendoj unë, po as nuk kishin për ta lënë brenda...se doemos diskoja s´është vendi i perces.

Normat e veshjes ne shumicen e vendeve perendimore, janë për individet ne jetën private dhe profesjonale: pa shami ne kokë, d.m.th., ndryshe nga ato te myslimaneve.
Këtu, vërtetë qe vetëm murgeshat vishen me rroben e tyre fetare nga gratë se e kanë uniforme pune tek e fundit.

Do te doja te dija se sa murgesha ecin rrugëve nëpër vendet myslimane dhe se sa gra e vajza katolike jetojne te lira ne shumicen e vendeve mylimane.

Shpesh dëgjoj nga njerëz te ndryshëm qe shkojnë ne Egjipt, Algjeri, Tunizi etj. qe i pershataten veshjes se atjeshme. Them se bëjnë mirë se sipas vendit bëhet kuvendi.

E ndiej te tepruar qe një vajzë apo grua myslimane qe është e mbuluar te pretendoje te punoje me veshjen e saj fetare gjithandej ne një vend katolik, pasi këtu s´është normale ajo veshje, ashtu siç nuk është edhe zhveshja lakuriq apo gjysëm trupi kudo (prandaj duhet bërë diku larg syve te te tjerëve plazhi nudo).Dhe kjo s´ka te beje fare me bukurine e tyre, për mendimin tim shumica e atyre qe janë te mbukuara janë shumë te hijshme, mjafton t´u shohësh tiparet e fytyres...

Aida, ti je e vetmja femër myslimane qe njoh unë, qe është kaq e gjerë ne horizont dhe kaq e lirë ne mendimin e saj.S´e them fare për te te bërë qejfin.Është thjesht një konstatimi im, te cilin shumë mirë mund ta marrësh si kompliment qe e bëj me gjithë zemër.

Do te deshiroja të kishte/te njihja me shumë femra myslimane si puna jote.

Sa për mashkullin mysliman, mos më fol te keqen, se gjysmen ne familjen time shqiptare i kam myslimane dhe gjysmen tjetër katolike -te dyja palet fanatike te rrepte.As njera, as tjetra pale s´janë te udhezuar nga paqja ne mendimin e tyre.

Përsa i përket mendimit tim, puna e mbulimit te femres është thjesht çështje e mbizoterimit te mashkullit ne kulturën myslimane.

Gjithë ata çuna te burkur duhet te mbulohen qe mos t´i ve re unë si "OBJEKT" por si person... me falni për ironine po kanë edhe ata një sërë stolirash për te (z)mbuluar.

C´do të thotë kjo gjë? Një femër e zbuluar u shihka si "Objekt"? OK, dakort meqë ky qenka sistemi i vleresimit. Mashkulli ama gjithashtu.

Kur shoh një mashkull te pashem, i veshur apo jo, ka mundësi qe me shkon goja leng jargavitje, le të jetë mysliman, i krishtere apo budist.
Edukata kurrë s´do të ma lejonte ta trajtoja atë si një coper mishi. Si objekt seksual mund te trajtohet prej meje ne momentin e aktit seksual ai me te cilin ndaj krevatin, por jo çdo bukurosh qe shoh.

Ju përshëndes te gjithëve,
Emira Perqafim
E identifikuar

Dhurome një dritherime marramendese!!Dhurome një dritherime qe frymën ta merr...dhurome një mall te zjarrte, qe s´njeh gjakftohtesi...Jeta është kaq e bukur kur je njeri...
Elegance
Witty, Kind & Sophisticated.
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #26 më: 14-08-2007, 06:23:19 »
Citojeni

simbolizon paganizmin,vetëm këtë.qe gruaja te mbulohet nuk është e shkruar në asnjë sure te Kuranit e për këtë nuk jam vetëm e sigurtë,por bindur plotësisht,pasi Kuranin e kam dhe e lexoj.problemi i feve ne përgjithësi,është qe nguliten ne mendje ,goje pas goje,se unë sfidoj kedo musulman o katolik(duke perjashtuar pak njerëz)nëse kanë lexuar ndonjëherë Kuranin O Biblen.te paktën këto dy fe te rëndësishme,janë te perfaqsuar nga libra te shenjtë,qe duhen lexuar(besimtar o ateist)sepse janë udhezime e jo te interpretohen sipas qefit te çdonjeri

Unë jam me ty ne këtë pikë. Të pranoj çdo pikë dhe çdo presje ne këtë fjali, e ke qare. Të jesh e mbuluar kokë e këmbë me një rrobe te trashe disi dhe te erret s'do të thotë ta duash Zotit dhe t'i përgjigjesh atij apo ta respektosh atë. Për mua ky mbulim është propaganda me e keqe dhe me absolute qe mund te bënte një fe. Siç tha edhe Chanel, nuk janë fetë qe janë te keqija, por njerëzitë. Jemi ne ata qe i shpifim dhe shtremberojme fetë (po flas për ata qe e bëjnë, për një pjesë te degjeneruar shumë besimtare) sipas interesave të tyre, siç u bëhet mirë atyre. Mirë ka pyetur Capkenja për mbulimin e meshkujve?! Kur femra qenka kaq e shenjtë dhe ka kaq shumë stoli natyrale te sajat qe duhet te mbuloje, atëherë 'sipas Kuranit' i bie qe edhe mashkulli te jetë i shenjtë dhe te këtë stolite e tij. Atëherë pse s'zbulohet mashkulli?!


P.S. Aida dhe Emira AKOMA s'i kam lexuar postimet tuaja te gjata se duhet te kem nerva dhe kohe për to - qe s'i kam tani. Do t'i lexoj se shpejti dhe do t'i diskutojmë. Falenderoj te gjithë qe kanë shkruajtur ne këtë teme dhe mirepres te japim mendime këtu, akoma. buzeqeshje
E identifikuar

"Live like an artist, think like a philosopher, and act like a scientist."
Emira


Shiko profilin
« Përgjigjja #27 më: 14-08-2007, 09:36:34 »
Citojeni

Ah Elegance zemër, e kam thënë unë me kohe: Chanel la stil dhe pikë!!! Flet me fakte ajo moj shpirt. I lumte docka!

E identifikuar

Dhurome një dritherime marramendese!!Dhurome një dritherime qe frymën ta merr...dhurome një mall te zjarrte, qe s´njeh gjakftohtesi...Jeta është kaq e bukur kur je njeri...
charm
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #28 më: 14-08-2007, 10:52:49 »
Citojeni


Unë jam me ty ne këtë pikë. Të pranoj çdo pikë dhe çdo presje ne këtë fjali, e ke qare. Të jesh e mbuluar kokë e këmbë me një rrobe te trashe disi dhe te erret s'do të thotë ta duash Zotit dhe t'i përgjigjesh atij apo ta respektosh atë. Për mua ky mbulim është propaganda me e keqe dhe me absolute qe mund te bënte një fe. Siç tha edhe Chanel, nuk janë fetë qe janë te keqija, por njerëzitë. Jemi ne ata qe i shpifim dhe shtremberojme fetë (po flas për ata qe e bëjnë, për një pjesë te degjeneruar shumë besimtare) sipas interesave të tyre, siç u bëhet mirë atyre. Mirë ka pyetur Capkenja për mbulimin e meshkujve?! Kur femra qenka kaq e shenjtë dhe ka kaq shumë stoli natyrale te sajat qe duhet te mbuloje, atëherë 'sipas Kuranit' i bie qe edhe mashkulli te jetë i shenjtë dhe te këtë stolite e tij. Atëherë pse s'zbulohet mashkulli?!


[/quote]

faleminderit Elegance,edhe pse te gjithë dimë shumë mirë,qe nuk është as përçja,as falja ne xhami o ne kishe ajo qe te bën një te krishter o musulman te mirë.s'po i numeroj pse-te se dal jashtë teme
ju përshëndes te gjithëve
E identifikuar
charm
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #29 më: 14-08-2007, 10:55:20 »
Citojeni

Ah Elegance zemër, e kam thënë unë me kohe: Chanel la stil dhe pikë!!! Flet me fakte ajo moj shpirt. I lumte docka!


je thjesht fantastike.te perqafoj
E identifikuar
Faqe: 1 [2] 3 4 5 6 7 ... 10   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |