Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor


    







Etiketa

Forumi TeologjikForumi TeologjikGruaja dhe Familja në Islam (Moderatore: M.SHKODRANİ, igru)Ç'farë simbolizon mbulimi i femres ne kulturën Islamike dhe është pozitive kjo?!


Faqe: 1 ... 5 6 7 8 9 [10]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Ç'farë simbolizon mbulimi i femres ne kulturën Islamike dhe është pozitive kjo?!  (E lexuar 5045 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Sirio00
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #135 më: 22-09-2007, 12:58:09 »
Citojeni

e para, këtu po flasim epr lirite individuale dhe për respektin e femres ne shoqeri. e dyta, problemi i prostitucionit është një problem social i cili ne perëndim është me i lehtë te publikohet pikërisht për shkaka te lirisë se informacionit qe ekziston ne këto vende, nderko qe ne vendet tradicionaliste muslimane kjo liri nuk ekziston, pasi ne masen me te madhe ato janë diktatura ose quasi-diktatura.
E identifikuar

Abuzimi me nacionalizmin fals, është streha e fundit e te gjithë BATAKCINJVE
V. HAVEL.
Çdo popull meriton qeverisjen qe tashmë ka.
W. Curcill
Altruisti
Nën hijen e çërshisë...
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #136 më: 22-09-2007, 19:59:56 »
Citojeni

e para, këtu po flasim epr lirite individuale dhe për respektin e femres ne shoqeri. e dyta, problemi i prostitucionit është një problem social i cili ne përëndim është me i lehtë te publikohet pikërisht për shkaka te lirisë se informacionit qe ekziston ne këto vende, nderko qe ne vendet tradicionaliste muslimane kjo liri nuk ekziston, pasi ne masen me te madhe ato janë diktatura ose quasi-diktatura.
E para, s'me je pergjigjur ne pyetje;
E dyta, c'te nevojitet ajo "liri" e quajtur roberi,... qindra miliona vajza ne ditë shiten për prostitute;
E treta, c'fare i duhet ai "rrespekt" femres ne atë pjesë te Botes te quajtur "e civilizuar" ku miliona familjare i perdhunojne vet pjestaret e tyre;
E katerta, c'rrespekt keni shfaq ju si "perendimor" për femren këtë shekull (ku femra nenvleresohet dhe shkelet me se shumti), sikurse qe para këtij shekulli i keni vrarë te gjallë!!!
E pesta, ti e pranon pra se shtetet me shumicë mysliman s'kanë ligj Islam porse monisto-dikakturial?
E identifikuar

Në zemrën time është drita e Allahut, emri i tij është ndjenjë. LEV TOLSTOI

www.altruisti.com
mifefee


Shiko profilin
« Përgjigjja #137 më: 15-10-2007, 02:01:15 »
Citojeni

Përshëndetje te gjithëve!

Është shumë interesante se sa e vështirë bëhet për njerëzitë besimi apo pranimi i kaq shumë fakteve qe pashë te kenë dhënë si Altruisti ashtu edhe Aida. Megjithatë, ajo qe me bëri me shumë përshtypje ishin idiotesirat ne përgjigjet e disave e sidomos pyetjet e tilla si: "Pse mashkulli s`mbulohet meqë ka qime tek duart?". Mjaft qartë u është thënë të lexoni kuranin për te gjetur përgjigje te pyetjeve qe keni, duke lënë menjane fesë se cilës iu perkisni. Megjithatë, meqenëse disa prej jush nuk janë te interesuar te bëjnë kështu, u mundova unë si myslimane t`iu gjej te krishtereve një fakt nga BIbla e tyre mbi mbulimin e femres.

Ne Biblen tuaj keni një shkrim mjaft interesant nga St. Paul - (1 Corinthius 11: 1-16):

"(3) Dua te dini se Koka e çdo burri është Krishti, ndërsa Koka e çdo gruaje është bashkeshorti i saj, ndërsa Koka e Krishtit është Zoti. (4) Një burrë qe mbulon Koken e tij gjatë faljes cnderon Koken e tij, (5) por një grua e cila falet me koken e saj te zbuluar cnderon Koken e saj, pasi ndodh sikur ajo të kishte floket e saj te prera shkurt. (6) Nëse gruaja nuk e mbulon koken e saj, prijani asaj floket, por meqenëse është cnderim për një grua te këtë floket e saj te shkurter apo tullace, lereni te vere shami mbi te (hixhab siç i themi ne). (7) Ndërsa burri s`duhet te këtë mbulesë mbi kokë pasi ai është imazhi dhe lavdia e Zotit, ndërsa gruaja është lavdia e bashkeshortit te saj. (8) Burri nuk e ka origjinen e tij prej gruas, ndërsa gruaja e ka origjinen e saj prej burrit. (9) Burri nuk i krijuaj për hirë te gruas, ndërsa gruaja u krijua për hirë te burrit. (10) Prandaj edhe gruaja duhet te këtë mbi kokë simbolin e pranimit te këtij fenomeni, për hirë te engjejve. (11) Megjithatë, ne Zot, gruaja nuk është e pavarur prej burrit, po ashtu edhe burri nuk është i pavarur prej gruas. (12) Por ama ashtu sikurse gruaja vjen ne origjinë prej burrit, po ashtu edhe burri dot të vijë ne existencen e tij nëpërmjet gruas, por çdo gjë krijohet nga Zoti. (13) Gjykojeni edhe ju mes vetes tuaj: A është e hijshme për një grua ti falet Zotit te saj e pambuluar? (14)A nuk ju meson vete natyra ju se nëse burri ka floke te gjata është një pandershmeri për te, (15) por nëse gruaja ka floke te gjata është lavdia e saj pasi floku i është dhënë gruas për ta mbuluar atë? (16) Por nëse ndonjëri është ka arritur kenaqesine e tij ne këtë pikë, jo vetëm tradita dhe zakonet tona qe s`e mirepresin, por as Kisha e Zotit! "

Meqenëse po injoronit fjalët e Kuranit, ja ku ju solla edhe fjalën e Bibles dhe mënyrës se si shihet femra ne te. Nëse jeni akoma te medyshte, me tregoni se kam mjaft materiale - jo për tu mbushur mendjen, sepse çdo njeri ka besimin e tij - por për tu bërë te mendoheni me thelle përpara se te pergjigjeni dobët.

Gjithë te mirat!



E identifikuar
mifefee


Shiko profilin
« Përgjigjja #138 më: 15-10-2007, 02:06:33 »
Citojeni

Ti nuk beson ne obligueshmerine e hixhabit?

Amon moj Lizi, Kur'ani s'është libër modelesh flokesh e rrobash... te thotë MBULOHU, dhe pastaj ndegjo Profetin detajisht te meson se c'kuptim ka ky obligim, edhe pse puna e mbuleses është treguar ne një fare mënyrë deri dikund edhe me ca detaje ne Kur'an, pra ku thotë: Mbuloni kraherorin (pjesen e zemrës e me tej), etj...

Ke ndonjë argument se gratë e Profetit s'ishin te mbuluara nën urdhërin e Perendise?

Lere Lizi me shokë e shoqe te lexoje atë c`ka i thotë Bibla  luj syun , ja ku e kam shkruar me lartë!
E identifikuar
Aida
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #139 më: 25-10-2007, 23:16:17 »
Citojeni

Mifefee, te falenderoj qe ke marr mundimin ti postosh ata pjesë nga Bibla.
Ne fakt kur ta mendosh thelle e thelle edhe pamja e Marias (Merjemit) çdokund është me mbulesë apo? E kjo na shtyn te mendojmë se mbulesa nuk e ka zanafillen në Islam dhe Kur'an, po edhe me herët.


Ju sjelli edhe unë ca citate nga Bibla:


Zoti thotë akoma: "Me qenë se vajzat e Sionit janë fodulle dhe ecin qafëpërpjetë dhe me vështrime provokuese, duke ecur me hapa të vogla dhe duke bërë të tringëllojnë unazat që mbajnë te këmbët e tyre,Zoti do të godasë me zgjebe majën e kokës së vajzave të Sionit dhe Zoti do të nxjerrë në shesh turpet e tyre". Atë ditë Zoti do të heqë stolinë e unazave të kyçeve të këmbës, diejtë e vegjël dhe hënëzat,vathët, byzylykët dhe velot,çallmat, zinxhirët e vegjël te këmbët, rrypat e brezit, enët e parfumeve dhe hajmalitë,unazat, xhevahiret për hundë,rrobat për festë, mantelet e vogla, shallët dhe çantat e vogla,pasqyrat, këmishëzat, kapuçët dhe robëdëshambrët.Dhe do të ndodhë që në vend të parfumit të ketë kalbësira, në vend të brezit një litar, në vend të kaçurelave shogësi, në vend të një veshjeje të kushtueshme një thes i ngushtë, një damkë zjarri në vend të bukurisë. Isaia 3:16-24

Gjykoni ndër veten tuaj. A i ka hije gruas t`i lutet Përëndisë pa u mbuluar? 1 e Korintasve 11:13

Dua, pra, që burrat të luten në çdo vend, duke ngritur duar të pastra, pa mëri dhe pa grindje.
Në mënyrë të njëjtë dua që edhe gratë, të vishen hijshëm, me cipë dhe modesti dhe jo me gërsheta a me ar, a me margaritarë, a me rroba të shtrenjta, po me vepra të mira, si u ka hije grave që i kushtohen përëndishmëri.
Gruaja le të mësojë në heshtje dhe me çdo nënshtrim.
Nuk e lejoj gruan që të mësojë, as të përdori pushtet mbi burrin, por të rrijë në heshtje. 1 Timoteut 2:8-11
 
Gjithashtu dhe ju, gra, nënshtrojuni burrave tuaj, që, edhe nëse disa nuk i binden fjalës, të fitohen pa fjalë, nga sjellja e grave të tyre,kur të shohin sjelljen tuaj të dlirë dhe me frikë.
Stolia juaj të mos jetë e jashtme: gërshëtimi i flokëve, stolisja me ar ose veshja me rroba të bukura, por njeriu i fshehur i zemrës, me pastërtinë që nuk prishet të një shpirti të butë dhe të qetë, që ka vlerë të madhe përpara Përëndisë.
Sepse kështu stoliseshin dikur gratë e shenjta që shpresonin në Përëndinë, duke iu nënshtruar burrave të tyre, ashtu si Sara, që i bindej Abrahamit duke e quajtur "zot"; bija të saj ju jeni, në qoftë se bëni mirë dhe nuk trembeni nga ndonjë frikë. 1 E Pjetrit 3:1-6


Siq lexoni, edhe ne Bibel shkruan qe femra te jetë modeste, mos e teproje me stolisjen, mos tregoje bukurine e saj dhe mos provokoje me veshtrimet provokuese dhe fodulleke. Gershetimi i flokeve shihet si stolisje dhe për te ju lut perendise duhet femra te mbulohet- lexoni: 1 e Korintasve 11:5 dhe 13


Për ata qe thonë se feja islame e diskriminonka gruan muslimane, nëse keni dëshirë ju sjelli akoma citate dhe bëni krahasime sa i përket pozites se gruas në Islam dhe Krishterizem.
Biblen ne gjuhën shqipe e keni këtu:  http://www.albkristian.com/bibla_shqip/



Përshëndetje dhe lexim te kendshem!:)

p.s.: unë pata parashtruar ca pyetje për te cilët nuk morra pergjegje nga bashkebiseduesit!:)
E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
era2

Shiko profilin
« Përgjigjja #140 më: 14-04-2008, 01:10:31 »
Citojeni

tash sa jam regjistru ne këtë forum, edhe shumë me pëlqeu qe është hape tema rreth mbuleses, argumentete qe i kishte shkruar aida shumë me pelqyen se ishin shumë te sakta.
mbulesa nuk është paganizem apo prapembeturi ky është mendim shumë i gabuar, e percolla edhe videoon tepër me pëlqeu.
E identifikuar
Dalber
Future Diktator
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #141 më: 14-04-2008, 01:53:43 »
Citojeni

n'fakt n'Kuran thohen shum gjojna me ç'lexoj un... por interpretohen ndryshe dhe e keqa ësht që dhe zbatohen

përshembull... s'ma do menia se Kurani rekomandon që femrave në moshën 5 vjeçe tju a qepni vaginën... apo e shruan dhe ktë...?

se në shum vende Islamike kët gjo e kan rutin... bojn dhe fest pale pak a shum si synet'lliku i meshkujve

për mendimin tim këto jan kafshëri... ti ç'mendon XHAVO

Kjo ndodh ne Sierra Leone, dhe nuk është tamam qepje, por ngushtim i vagines ne mënyrë qe mashkulli te maximizoje kenaqesine. Nuk është me prejardhje Islame kjo tradite por ne këtë vend është shumë e fortë, bile ne atë shkalle saqë një femër qe nuk e permbush këtë rit perbuzet nga shoqëria.
Një vullnetar qe kishte qenë me misionin e paqes aty, po më thoshte javen e kaluar se shumë vajza vdesin, pasi ndërhyrja bëhet ne ambjente normale dhe ka shumë raste kur shkaktohen hemorragji dhe marrje infeksionesh.

Për fat te keq edhe kleri musluman e mbeshteste këtë.
Personalisht u habita kur mesova se ishte vend musluman dhe praktikonte te tilla gjëra.
E identifikuar

Krenar me injorancë time
Jo mendjemadh me hipokrizinë e tjetrit

dalber@zeriyt.com
era2

Shiko profilin
« Përgjigjja #142 më: 14-04-2008, 11:43:23 »
Citojeni

desha vetëm tju informoj se qepja e vagines nuk ehste prej tradites fetare islame por është tradite arabe dhe këtë arabet e bëjnë me qëllim qe vajzat e tyre te ken më pak epshe, pasi ne vendet arabe siç e dijnë te gjithë zakonisht është moti shumë i nxehte dhe ne vendet ku është moti i tillë epshi është me i lartë, pra kjo është arsyeja qe ju qepin vaginat vajzave arabe, pra qe të mos bijne ne amoralitet.
E identifikuar
Faqe: 1 ... 5 6 7 8 9 [10]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |