Ohh sa e paski mbush temën!
Me sa shoh dikush nga mod. e paska zhvendos ne këtë rubrike, kam qenë edhe unë e mendimit qe vendin e ka këtu por e lash fillimisht atje tek bisedat shoqërore sepse ishte dëshirë e Elegances. Këtë kend e frekuentojne edhe besimtaret dhe mendoj se mund të merrni pergjegje te mira.
Xhavo-ja paska dhënë ca pergjegje te vlevshme, te përshëndes!:)
Emira, Përshëndetje ne rradhë të parë dhe flm për komplimentet qe mi ke bërë.
Deshta një here ti pergjegjem shkrimeve tua.
Edhe qe meshkujt myslimane sillen ndryshe ndaj një femre mylimane te mbuluar nuk e quaj te drejtë, pasi s´e shoh as te arsyeshme e as te ndershme qe mashkulli mysliman të mos e zgjedhe fjalorin e tij kur flet me një femër te zbuluar dhe të mos ta respektoje atë njësoj si myslimanen.Dhe këtë gjë e kam vënë re ne raste të ndryshme. Flas nga pervoja ime private dhe jo thjesht nga një paragjykim i verber.
Me se drejti një musliman duhet ta këtë distancen e duhur ndaj çdo femre, qoftë ajo besimtare apo jo d.m.th. te jetë i matur dhe i kujdesshem, ta zgjedh fjalorin e tij dhe ta trajtoje bashkebiseduesen me plotë respekt.
Fatkeqesisht edhe unë kam experienca tjera nga praktika, por jo çdo gjë qe e bën një musliman duhet te ja veshni Islamit si fe, është çështje karakteri dhe edukate, çështje morali dhe dije. Ata qe e njohin fenë e tyre me mirë natyrisht se e praktikojne ashtu siç duhet.
E ndiej te tepruar qe një vajzë apo grua myslimane qe është e mbuluar te pretendoje te punoje me veshjen e saj fetare gjithandej ne një vend katolik, pasi këtu s´është normale ajo veshje, ashtu siç nuk është edhe zhveshja lakuriq apo gjysëm trupi kudo (prandaj duhet bërë diku larg syve te te tjerëve plazhi nudo).Dhe kjo s´ka te beje fare me bukurine e tyre, për mendimin tim shumica e atyre qe janë te mbukuara janë shumë te hijshme, mjafton t´u shohësh tiparet e fytyres...
Pse qenka e tepruar ajo ta ushtroje profesionin e saj me veshjen e mbuluar?
Çka nenkuptoni ju me fjalën INTEGRIM?
Unë me integrim e nenkuptoj atë qe ta mesoj gjuhën e vendit ku jetoj, ti mesoj dhe respektoj traditat e vendasve por asesi sjam e gatshme te heq dorë nga identiteti im si shqiptare dhe muslimane qe jam! Termin integrim perendimoret si zakonisht e paketojne deri ne atë shkalle sa qe arrijnë deri tek asimilimi yt si individ.
A mendoni se kur të bëhesh si perendimoret ne çdo aspekt do të jesh me shumë i akceptuar nga shoqëria këtu?
Edhe nenshtetesine e huaj kur e merr përderisa ne pasaporte akoma e ke emrin qe dallohet se je i huaj përsëri je i HUAJ! Përderisa si ke prindërit/gjysherit/stergjysherit vendas, përsëri je i HUAJ!
Jam e vetedishme për rastet kur te huajt ne shtetet perendimore jetojne ne izolim, sjane aktiv ne shoqërinë dhe me këtë mbledhin vetëm pikë negative nga vendaset. Por unë personalisht mendoj se si shqiptare dhe muslimane i kam vlerat e mia, mund te sjelli gjëra pozitive edhe për këtë shoqeri, te mesoj nga ata dhe të mësojnë gjëra të reja nga unë.
E pse unë te behem si ata dhe ta mohoj atë qe me bën mua ky njeri qe jam? Para ca vitesh ndjeka ca lende nga Arkeologjia Klasike pranë Universitetit këtu, e bëra thjeshtë nga dëshira ime se me pëlqen Arkeologjia dhe Arti, kishte oferte athere dhe mbaheshin ligjerata dhe seminare me prezentacione interesante.
Njëra nga profesoreshat e cila mbajti një pjesë te seminareve ishte Murgeshe. E pse qenka normale ajo ta ushtroje profesionin e saj me atë veshje, te jetë e akceptuar nga gjith studentet, ndërsa po u be profesoresh një femër muslimane e mbuluar ajo duheshka ta heqe shaminë kur ta ushtroje profesionin e saj?
Qe ta kuptoj unë drejt tani, kur gruaja nuk i fsheh stolite e saja sipas keshillave apo urdhrave te Kuranit, c´mund t´i ndodhë asaj prej Zotit ose familjes se saj?
Askush nuk e posedone kompetencen qe te jep pergjegje për një pyetje te tillë! Pergjegjen e din vetëm Ai i cili do të jetë gjykatesi i veprave tona te mira dhe te keqija.
Unë kisha vetëm një pytje kush mund te me jap përgjigje para se te jap mendimin tim rreth kësaj teme.
Po mashkulli pse nuk mbulohet ne islam ?Dhe ai ka qime tek krahu nuk është turp ti shikoj një femër këto gjëra ?
Capkene, ne shtetet Islame meshkujt poashtu veshin veshje te posaqme ku mbulojne trupin, veshje te gjëra nga pambuku.
Urdheri për gjith muslimanet qofshin meshkuj apo femra është qe ti ulin shikimet e tyre.
Çdo shikim qe ngjall epsh dhe fantazi është i ndaluar (haram).Këtë pergjegje tash ta shkruaj jo si muslimane po thjeshtë një mendim i imi qe të mendosh pak nga një perspektive tjetër.
Imagjino tash një mashkull tepër terheqes qe te shtyn ty te fantazosh dhe ta ngjall dëshirën qe ti të kesh marrdhenie intime me te. A e ke ti forcen e duhur qe nëse ai te refuzon ta perdhunosh?
Ne te kundërtën, meshkujt janë me te fortë, d.m.th. kur janë te fiksuar pas një femër dhe te udhehequr nga epshi ata derisa tja arrijnë qëllimit nuk heqin dorë.
Flas tani për meshkujt qe janë tipa te udhehequr nga epshet e tyre dhe me moral dhe karakter te ulet. Nëse ai mashkull ka para një femër te mbuluar dhe një te zbuluar cilës do ti hidhet qe ti shuaje epshet e veta?
Ne periudhën e profetit femrat kanë qenë pa kurrefar te drejta, kanë qenë thjeshtë objekt qe meshkujt i kanë abuzuar si kanë dashur vete dhe i kanë trajtuar si prona personale. Perdhunimet kanë qenë ne rend te ditës.
Islami si fe ka sjell rregulla te qarta për jetese dhe për harmoni ne shoqeri, islami ka sjell rregulla ku femres i sigurohen shumë te drejta si p.sh.. te drejtën e trashigimise dhe posedimit te prones se saj te cilën s'ka te drejtë askush te ja merr kundër deshires saj (as bashkeshorti!), te drejtën qe ajo ta zgjedh vete bashkeshortin, te drejtën qe në rast se nuk është e kënaqur ne martese te kërkoje shkurorezim, te drejtën qe pas shkurorezimit te jetë e siguruar bashke me fëmijët, te drejtën qe te trajtohet si njeri dhe jo si kafsh! Fatkeqesisht këta te drejta qe Islami ia ka siguruar muslimanes ia mohojne te tjerët te cilët e keqinterpretojnë fenë simbas qejfit tyre.
Mbulimi i femres është urdher jo për ta shtyp atë, po për ta mbrojtur atë nga njerzit qe janë te udhehequr nga epshet e tyre. Xhavoja ka dhënë pergjegje qe nuk dua ti përsëris.
Elegance, pyetjeve mia nuk ju ishe pergjegj, pash vetëm ca postime te cileve do të ju rikthehem një ditë tjetër.
Ju përshëndes perzemersisht gjithëve!