Pizeveng, lere gati Capkenen ti se ta solla çunin tim!
I lexova te tera shkrimet edhe një here, nga fillimi deri në fund. Është teme shumë terheqese dhe e thelle.
C´ka s´me pëlqen mua, është qe morali i Islamit qenka turpi. As arrij ta konceptoj dot hiç.
Edhe qe meshkujt myslimane sillen ndryshe ndaj një femre mylimane te mbuluar nuk e quaj te drejtë, pasi s´e shoh as te arsyeshme e as te ndershme qe mashkulli mysliman të mos e zgjedhe fjalorin e tij kur flet me një femër te zbuluar dhe të mos ta respektoje atë njësoj si myslimanen.Dhe këtë gjë e kam vënë re ne raste të ndryshme. Flas nga pervoja ime private dhe jo thjesht nga një paragjykim i verber.
Sa për murgeshat, për mua është komplet njësoj se po vishet murgesha apo po mbulohet një myslimane,unë qe te dyja do t´i trajtoja me respektin e duhur, sipas vlerave të tyre te brendshme.
Ne qytetin ku jetoj ka shumë goca e gra myslimane qe janë te mbuluara, siç thonë, me dëshirë ( shumica) dhe as nuk janë te integruara fare ne jetë. Çfarë imazhi do kem unë për to? Ato gjithmonë mbyllur rrine ne shtepi, s´i sheh te dalin një here me shoqet ne një kafene, s´po them unë te shkoje ajo tani me carcaf ne kokë ne disko. Biles edhe kjo s´do të ishte ndonjë herezi, mendoj unë, po as nuk kishin për ta lënë brenda...se doemos diskoja s´është vendi i perces.
Normat e veshjes ne shumicen e vendeve perendimore, janë për individet ne jetën private dhe profesjonale: pa shami ne kokë, d.m.th., ndryshe nga ato te myslimaneve.
Këtu, vërtetë qe vetëm murgeshat vishen me rroben e tyre fetare nga gratë se e kanë uniforme pune tek e fundit.
Do te doja te dija se sa murgesha ecin rrugëve nëpër vendet myslimane dhe se sa gra e vajza katolike jetojne te lira ne shumicen e vendeve mylimane.
Shpesh dëgjoj nga njerëz te ndryshëm qe shkojnë ne Egjipt, Algjeri, Tunizi etj. qe i pershataten veshjes se atjeshme. Them se bëjnë mirë se sipas vendit bëhet kuvendi.
E ndiej te tepruar qe një vajzë apo grua myslimane qe është e mbuluar te pretendoje te punoje me veshjen e saj fetare gjithandej ne një vend katolik, pasi këtu s´është normale ajo veshje, ashtu siç nuk është edhe zhveshja lakuriq apo gjysëm trupi kudo (prandaj duhet bërë diku larg syve te te tjerëve plazhi nudo).Dhe kjo s´ka te beje fare me bukurine e tyre, për mendimin tim shumica e atyre qe janë te mbukuara janë shumë te hijshme, mjafton t´u shohësh tiparet e fytyres...
Aida, ti je e vetmja femër myslimane qe njoh unë, qe është kaq e gjerë ne horizont dhe kaq e lirë ne mendimin e saj.S´e them fare për te te bërë qejfin.Është thjesht një konstatimi im, te cilin shumë mirë mund ta marrësh si kompliment qe e bëj me gjithë zemër.
Do te deshiroja të kishte/te njihja me shumë femra myslimane si puna jote.
Sa për mashkullin mysliman, mos më fol te keqen, se gjysmen ne familjen time shqiptare i kam myslimane dhe gjysmen tjetër katolike -te dyja palet fanatike te rrepte.As njera, as tjetra pale s´janë te udhezuar nga paqja ne mendimin e tyre.
Përsa i përket mendimit tim, puna e mbulimit te femres është thjesht çështje e mbizoterimit te mashkullit ne kulturën myslimane.
Gjithë ata çuna te burkur duhet te mbulohen qe mos t´i ve re unë si "OBJEKT" por si person... me falni për ironine po kanë edhe ata një sërë stolirash për te (z)mbuluar.
C´do të thotë kjo gjë? Një femër e zbuluar u shihka si "Objekt"? OK, dakort meqë ky qenka sistemi i vleresimit. Mashkulli ama gjithashtu.
Kur shoh një mashkull te pashem, i veshur apo jo, ka mundësi qe me shkon goja leng

, le të jetë mysliman, i krishtere apo budist.
Edukata kurrë s´do të ma lejonte ta trajtoja atë si një coper mishi. Si objekt seksual mund te trajtohet prej meje ne momentin e aktit seksual ai me te cilin ndaj krevatin, por jo çdo bukurosh qe shoh.
Ju përshëndes te gjithëve,
Emira
