Hyrja
IDENTIFIKOHU
REGJISTROHU
Komuniteti ynë
Politikë
Shkencë
Kulturë
Letërsi
Histori
Muzikë
Sport
Informatikë
Albwebmaster
Forume Plus
Albanian Forums
Republika e Shqipërisë
Republika e Kosovës
Maqedonia Shqiptare
Ulqini dhe Malësija
Zëri Islam
Zëri i Krishterë
Pyetje dhe Përgjigje
Zëri i Lirë
Njoftime & Lajmërime
Lajmet e Fundit
Zeri Islam
Islami - Islam
Gruaja dhe Familja në Islam
(Moderatore:
M.SHKODRANI
,
Forumi Islam
)C'fare simbolizon mbulimi i femres ne kulturen Islamike dhe eshte pozitive kjo?!
Faqe: [
1
]
2
3
4
5
6
...
10
Shko poshtë
« i mëparshmi
tjetri »
Keshilloje
|
Printoje
Autori
Temë: C'fare simbolizon mbulimi i femres ne kulturen Islamike dhe eshte pozitive kjo?! (E lexuar 7776 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Elegance
Witty, Kind & Sophisticated.
Anetar
Karma: 0
offline
Gjinia:
Postime: 5505
C'fare simbolizon mbulimi i femres ne kulturen Islamike dhe eshte pozitive kjo?!
«
më:
09-08-2007, 18:18:48 »
Per kulturen dhe fene Islame, mbulimi i femres (nese feja ndiqet rreptesisht) eshte i detyruar. Pse keshtu?! (Une nuk jam Myslimane vete dhe me thene s'e di kuptimin, domethenien apo prejardhjen e ketij zakoni apo tradite fetare.)
Pse vajza apo gruaja Myslimane duhet te mbulohet nga koka (me ferexhe) deri tek kembet (me ate pardesyne e gjate qe rri ne trup lirshem)?! C'fare simbolizon mbulimi i femres ne kulturen dhe fene Islamike?! Po ferexheja c'fare eshte?! E detyron Kurani femren qe te rrije e mbuluar?! A eshte mire ky mbulim per vete ate femer, po per shoqerine ku ajo jeton, po per meshkujt qe e rrethojne ate?! A eshte i mire ky mbulim psikologjikisht, per kete femer?!
Te mbuluarit, a e zhvesh nga ndjenja e bukurise, e joshjes, e kenaqesise prej femre, nga ngrohtesia, nga vullneti i lire dhe nga liria individuale, kete femer?! (Une mendoj se po).
Prandaj e hapa kete teme. Dhe kjo teme i perket me shume forumit te gruas meqe behet fjale per gruan, sesa fese. Une dua qe ta diskutojme kete ceshtje (te mbuluarit e vajzes) jo vetem ne pikepamjen e fese, por ne pikepamjen sociale dhe ne permasat shoqerore, si nje ceshtje aktuale.
Faleminderit dhe Diskutimin e Deklaroj te Hapur!
E identifikuar
"Live like an artist, think like a philosopher, and act like a scientist."
Emira
Anetar
Karma: 6
offline
Postime: 1942
Re: Ç'farë simbolizon mbulimi i femres ne kulturën Islamike dhe është pozitive kjo?!
«
Përgjigju #1 më:
09-08-2007, 21:39:14 »
KAm dashur te kuptoj gjithmone nje gje persa i perket kultures Islamike: Pse nuk mbulohen burrat?
Burrat ne kulturen Islamike kane ne pergjithesi nje paraqitje shume maskuline dhe si rrjedhe e kesaj gjeje joshin me paraqitjen e tyre shume femra.
Po prape te zbukuar rrine, dmth. i tregojne syte dhe floket e bukur. Nuk arrij ta kuptoj.
Ju falenderoj per pergjigjen,
Emira
E identifikuar
Do pime nje kafe?
Aida
Stafi
Karma: 18
offline
Gjinia:
Postime: 3034
Re: Ç'farë simbolizon mbulimi i femres ne kulturën Islamike dhe është pozitive kjo?!
«
Përgjigju #2 më:
09-08-2007, 21:44:54 »
E dashura Elegance, temat fetare si zakonisht hapen tek forumi fetar dhe jo tek ky kend.
Në lidhje me mbulesen e femres ke postime dhe materiale tek Forumi Islam sa të duash.
Megjithatë e kuptoj kurreshtjen tënde, ka gjëra qe për ju janë te pakuptueshme dhe keni dëshirë ti njihni me mirë.
Do te mundohem te ua pregatiti një postim nga këndvështrimi i një muslimanes dhe do të ua postoj këtu sa te ma premtoje koha.
Deri athere ju përshëndes perzemersisht!
E identifikuar
I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...
aida@zeriyt.com
notorious
Anetar
Karma: 7
offline
Postime: 881
Re: Ç'farë simbolizon mbulimi i femres ne kulturën Islamike dhe është pozitive kjo?!
«
Përgjigju #3 më:
09-08-2007, 22:35:26 »
çne ky frymzim sot për mbyllje e zhvendosje temash...?
n'pritje t'ktij artikulli interesant doja t'thoja që çdo NJERI ka mënyrën e vet t'komunikimit...
jemi ktu thjesht për i dor muhabet... t'paktën ky ësht qëllimi im
nejse,
Altruisti... je ti në atë Avatar...?
E identifikuar
.
Aida
Stafi
Karma: 18
offline
Gjinia:
Postime: 3034
Re: Ç'farë simbolizon mbulimi i femres ne kulturën Islamike dhe është pozitive kjo?!
«
Përgjigju #4 më:
09-08-2007, 23:39:36 »
Cituar nga: notorious në 09-08-2007, 22:35:26
çne ky frymzim sot për mbyllje e zhvendosje temash...?
n'pritje t'ktij artikulli interesant doja t'thoja që çdo NJERI ka mënyrën e vet t'komunikimit...
jemi këtu thjesht për i dor muhabet... t'paktën ky ësht qëllimi im
nejse,
Altruisti... je ti në atë Avatar...?
Postimet jashtë teme i kam fshirë, ju lutem mos e devijoni temën dhe mos u merrni me njëri-tjetrin.
Nëse keni te shkruani rreth temës shkruani, por jo chit-chat.
Notorius, për qejf dhe llafe ke edhe
Barkafene
. Të ftoj ti vizitosh temat e asaj rubrike dhe bën qejf sa të duash aty.
Nuk ka nevojë pakenaqesine tënde në lidhje me mbylljen e temave, editimin etj ta postosh nëpër tema tjera. Mund ta postosh pakenaqesine tënde tek tema:
Ankesa
ose me dërgo MP.
Shpresoj se u kuptuam!
Sinqerisht, Aida
p.s.: edhe këta dy postime jashtë teme do të fshihen nga Stafi!
E identifikuar
I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...
aida@zeriyt.com
Aida
Stafi
Karma: 18
offline
Gjinia:
Postime: 3034
Re: Ç'farë simbolizon mbulimi i femres ne kulturën Islamike dhe është pozitive kjo?!
«
Përgjigju #5 më:
09-08-2007, 23:59:04 »
Pse vajza apo gruaja Myslimane duhet te mbulohet nga koka (me ferexhe) deri tek kembet (me atë pardesyne e gjatë qe rri ne trup lirshem)?! Ç'farë simbolizon mbulimi i femres ne kulturën dhe fenë Islamike?! E detyron Kurani femren qe te rrije e mbuluar?!
Një nga parimet themelore të Islamit është se besimi është një mesazh, deklaratë apo komunikim me anë të gjuhës, një besim në zemër, i cili manifestohet në çdo pjesë të trupit.
Prandaj kur një besimtare muslimane dëshmon për besimin e saj në All-llahun dhe të Derguarin e Tij, me siguri do të vendosë të manifestojë besimin e saj edhe në veshje për t'u dalluar nga femrat tjera qe janë jomuslimane.
"Kur All-llahu ka vendosur për një çështje, ose i dërguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë çështje të tyre personale të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetërfare. E kush e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ai është larguar shumë larg së vërtetës." (Kur'an, 33:36)
D.m.th. çdo musliman është i obliguar ti ndjeke urdherat e Zotit. Çështja e mbuleses është URDHER, dhe këtë urdher është çdo besimtare e obliguar ta plotesoje.
Ne vijim ju sjelli disa citate nga Kur'ani dhe aty do ta gjeni pergjegjen se pse femra muslimane duhet te mbulohet:
"Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit), të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre se kjo është më e pastër për ta. All-llahu është i njohur hollësisht për atë që bëjnë ata.
Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre. Të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme, le të venë shamitë mbi krahrorin e tyre dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt përveç burrave të vet, babajve të vet ose babajve të burrave të vet, djemve të vet ose djemve të burrave të vet, vëllezërve të vet ose djemve të vëllezërve të vet, apo djemve të motrave të veta, ose grave të tyre (që u përmenden) dhe robreshave, të cilat i kanë në pronësinë e tyre, ose shërbetoreve meshkujt të cilët nuk ndiejnë nevojë për femrat ose fëmijët qe nuk janë të pjekur (për gra).
Le të mos kërcasin me këmbët e tyre për të mos zbuluar fshehtesinë nga stolitë e tyre.
Pendohuni të gjithë te Allahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim."
(Kur'an, 24:30-31)
Tek kjo pjesë lexohet qartë urdhëri qe femra muslimane ta mbuloje bukurine e saj. Por përveç saj lexohet edhe urdhëri qe
besimtaret te ulin shikimet e tyre
, d.m.th. e ndaluar është qe ta shikosh gjinine e kundërt me epsh.
(Kjo vlen për te dy palet, si mashkulli njeashtu edhe femra!)
Allahu (swt) thotë ne Kur'an:"O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le të vëjnë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai është mëshirues." (Kur'an, 33:59)
Thotë Allahu (swt) ne Kur'an: "O bijtë e Ademit, Ne krijuam për ju petk që ju mbulon vendturpësinë dhe petk zbukues. Po petku i devotshmërisë, ai është më i miri. Këto janë argumentet e All-llahut, ashtu që ata të përkujtojnë. (Kur'an, 7:26)
Rruga për tek Mbulimi (Hixhabi) përshkon këto 3 hapa:
- Hapi i parë:
Qëllimi
(Nijeti). Veshja e mbuleses (Hixhabit) është përmbushje e një prej urdhrave të All-llahut, prandaj mund të klasifikohet si një
-- akt adhurimi --
.
Hixhabi duhet të vishet vetëm dhe vetëm që të jesh në përputhje me urdhërin e All-llahut (swt) duke kërkuar kënaqesinë e Tij.
D.m.th. këtë gjë një femër muslimane nuk duhet ta beje nëse dikush ia imponon dhe nëse ajo vet nuk ka dëshirë ta beje apo nuk është e gatshme ta beje. Ajo këtë hap duhet ta beje kur te jetë plotësisht e bindur dhe e sigurtë se e bën nga zemra si deshmi e nenshtrimit ndaj All-llahut.
- Hapi i dytë:
Dituria
. Imam Bukhari, dijetar i madh për Hadithin, ka thënë: "Dituria duhet t'i paraprijë çdo veprimi apo thënieje". Prandaj një muslimane duhet të kërkojë dituri për çështjen e mbuleses në Kur'an, Sunetin e Profetit dhe në literaturen islame që të jetë sa më e qartë dhe e sigurtë tek hapi i saj.
- Hapi i tretë është
Dashuria
. Një nga shenjat e besimit të vërtetë është ta bësh adhurimin me dashuri te sinqertë.
Po ferexheja çfarë është?!
Me ferexhen me siguri e mendon NIKABIN ose mbulimin e fytyres apo?! Nëse e ke fjalën për mbulimin e fytyres, kjo teme është e ndërlikuar e dashur Elegance sepse edhe tek muslimanet ekzistojne mospajtime. Disa thonë se mbulimi i fytyres është obligim ndërsa te tjerët se është e pëlqyeshme por jo obligim. Nuk dua ti hy kësaj teme, nëse te intereson me shumë do të shkruaj një ditë tjetër.
A është mirë ky mbulim për vete atë femër, po për shoqërinë ku ajo jeton, po për meshkujt qe e rrethojne atë?! A është i mirë ky mbulim psikologjikisht, për këtë femër?!
Me lartë e thash qe një femër e cila mbulohet duhet ta beje nga vetbindja e saj. Ne rast se është akt i imponuar natyrisht se e ngarkon atë psiqikisht. Ka femra qe familjet i detyrojne te mbulohen, këtë gjë e shoh si shumë gabim. Prandaj mbulesa nuk duhet asesi ti imponohet dikujt, nëse femra muslimane e bën, le ta beje nga vet dëshira dhe vullneti i saj.
Sa i përket shoqerise qe e rrethon, mvaret nga shoqëria. Fatkeqesisht shumicat e shohin mbulesen me paragjykime.
Mbulesa nuk e bën atë tjetër njeri, pamja e jashtme nuk ndikon ne shpirtin dhe karakterin e njeriut. Këtë shumicat e kanë shumë rëndë ta kuptojnë dhe pranojnë. Ti me një femër muslimane me mbulesë përsëri mund te diskutosh, të flasësh te qeshesh etj, d.m.th. te ndjehesh e afert dhe te kultivosh shoqeri te sinqertë. Nëse ia cmon dikujt vlerat e mbrendshme mendoj se 'paketimi' nuk duhet te jetë i rëndësishëm.
Si e dyta, femra me mbulesë kushedi sa qualitete te këtë, ajo e ka shumë rëndë inkuadrimin ne shoqeri. Ka shumë femra qe edhe pse janë te mbuluara, kanë studiuar drejtime interesante por atyre nuk ju jepet mundësia ti dëshmojnë aftësitë e tyre. Kjo është metevertet për tet ardhur keq sepse shoqëria është ajo e cila ne te shumtën e rasteve e izolon femren muslimane. Shpesh ajo vet ka dëshirë te inkuadrohet dhe te jetë aktive por këtë gjë nuk ja lejon rrethi. Dhe qe është me e keqja, pastaj prezantohet imazhi i një femre te shtypur.
Për meshkujt qe e rrethojne... tash filloj pak nga ata qe i njoh unë. Si zakonisht meshkujt musliman por edhe te besimeve tjera, flas për meshkujt qe kanë edukaten e duhur dhe sjelljen ne nivel, kur shohin një femër te mbuluar janë me te kujdesshem. Ekziston një sjellje tjetër ndaj femres muslimane, më me shumë rrespekt, një distance dhe kujdes gjatë komunikimit. Bisedat bëhen me një fjalor te zgjedhur, me një fjale ekzistojne ca kufij te cilët automatikisht krijohen. Këta kufijt krijohen edhe fale etikës se si duhet te sjellen muslimanet mes vehti, sepse edhe femra muslimane ne shoqeri ndjek ca parime dhe është e kujdesshme.
"Çdo fe ka moralin e vet, kurse morali i Islamit është turpi!" (Hadith- Thënie e Profetit)
Ky është edhe qëllimi i mbuleses, ajo te dallohet nga tjerët dhe te dihet se ajo është besimtare. D.m.th. është edhe signal për meshkujt. Muslimanet, kam fjalën tash për meshkujt (ata te devotshmit te cilët e njohin dhe ndjekin Islamin e vërtetë) e trajtojne një motër muslimane me plot rrespekt dhe si motren e vete, e keshillojne për mirë, udhezojne dhe i qendrojne pranë ne çdo çast.
Të mbuluarit, a e zhvesh nga ndjenja e bukurise, e joshjes, e kenaqesise prej femre, nga ngrohtesia, nga vullneti i lirë dhe nga liria individuale, këtë femër?!
Mendoj se jo! Femra muslimane bukurine e ruan vetëm për partnerin e saj, ajo ka vetbesim te plotë dhe ndjehet madje shumë e lirë me mbulesë. Mbulesa ia jep asaj ndjenjen se nuk shihet si cope mish, objekt epshi. Ajo me mbulesen ndjehet e mbrojtur ne çdo aspekt, ndjen siguri dhe e mban me dinjitet. Ndjenjen e kenaqesise, bukurise joshjes etj e merr tek partneri saj. Pastaj kush thote se nje femer e mbuluar seshte e bukur?!
Kaq për sonte, shpresoj se kam qenë e qartë me shkrimin tim, kerkoj ndjesë qe e zgjata por u mundova ti sqaroj gjërat pak me detailisht ashtu siç i perceptoj unë gjërat si një muslimane.
Natën e mirë dhe mirë u lexofshim herave tjera
p.s.: Një pyetje për ju tjerët. Pse Murgeshat veshen ashtu siç veshen dhe i kanë floket e mbuluara?
E identifikuar
I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...
aida@zeriyt.com
Elegance
Witty, Kind & Sophisticated.
Anetar
Karma: 0
offline
Gjinia:
Postime: 5505
Re: Ç'farë simbolizon mbulimi i femres ne kulturën Islamike dhe është pozitive kjo?!
«
Përgjigju #6 më:
10-08-2007, 06:47:14 »
Cituar nga: Aida në 09-08-2007, 21:44:54
E dashura Elegance, temat fetare si zakonisht hapen tek forumi fetar dhe jo tek ky kend.
Në lidhje me mbulesen e femres ke postime dhe materiale tek Forumi Islam sa të duash.
Megjithatë e kuptoj kurreshtjen tënde, ka gjëra qe për ju janë te pakuptueshme dhe keni dëshirë ti njihni me mirë.
Do te mundohem te ua pregatiti një postim nga këndvështrimi i një muslimanes dhe do të ua postoj këtu sa te ma premtoje koha.
Deri athere ju përshëndes perzemersisht!
Une e hapa kete teme ketu pasi sic e shpjegova s'ishte thjesht nje teme qe doja te lidhja me Fene. Perderisa ketu behet fjale per grate e mbuluara, kjo teme ka te beje me grate dhe per grate me shume se cfaredo tjeter. Madje ka te beje me lirine e tyre, bukurine e tyre, mendjen e tyre, anen e tyre psikologjike, etj. Keshtuqe te lutem mos e leviz kete teme nga kjo kategori.
Dhe
sigurisht, perderisa une s'i kuptoj ca gjera ne lidhje me fene Islamike dhe sidomos se pse DUHEN MBULUAR Femrat, prandaj edhe e hapa si teme per ta diskutuar. Madje,
Emira
ka ngritur nje pyetje shume te mire dhe me kuptim ne lidhje me kete teme: Perse nuk mbulohen burrat?!
P.S. Postimin dhe shpjegimin tend te gjate s'e kam lexuar akoma dhe s'kam kohe tani. Ndoshta pas fundjaves, pasi une jam shume e ngarkuar ne fundjave. Megjithate me vjen mire qe more iniciativen dhe shkruajte ne kete teme. Faleminderit.
E identifikuar
"Live like an artist, think like a philosopher, and act like a scientist."
Kisss
Anetar
Karma: 9
offline
Gjinia:
Postime: 1208
Re: Ç'farë simbolizon mbulimi i femres ne kulturën Islamike dhe është pozitive kjo?!
«
Përgjigju #7 më:
10-08-2007, 07:07:06 »
@Elegance
Islami urdheron qe femra duhet të shikohet si
"Person"
, dhe jo si "
Objekt".
Trajtrimi ndaj një femre te bazohet një dinjitetin e saj, zgjuarsin e saj, dhe virtytet e saj te larta, dhe jo si objekt joshesh.
E pastaj edhe Murgeshat e fesë Krishtere mbulohen ne te njëjtën mënyrë, por media e shikon këtë si një fetare te devotshme duke zbatuar fenë e saj, ndërsa muslimanen si te keqtrajtuar.
Ngaqe shumica e botës nuk dijnë shumë për Islamin, këta mund te keq-informohen leht për islamin, dhe mbulesen e gruas, dhe besojn atë qe thotë shoqëria.
Përsa i përket burrave, nuk jam i sigurt për këtë, mirë po shumica e atyre qe e zbatojn siç duhet islmain mbajn plisa dhe veshje te posacme nëpër kokat the gjithë trupin e tyre. Por ngaqe s'esht e rekomanduar per meshkujt.
Ti Elegance kupton mirë anlgisht, shikoje këtë videon.
http://www.youtube.com/watch?v=F4jQi0Gjy3M
E identifikuar
''DISA NJEREZ KANE VDEKUR EDHE PSE JETOJNE...DISA TE TJERE JETOJNE DHE PSE KANE VDEKUR''
---Sh.M
Elegance
Witty, Kind & Sophisticated.
Anetar
Karma: 0
offline
Gjinia:
Postime: 5505
Re: Ç'farë simbolizon mbulimi i femres ne kulturën Islamike dhe është pozitive kjo?!
«
Përgjigju #8 më:
10-08-2007, 07:27:13 »
Cituar nga: fluturoi bilbili në 10-08-2007, 07:07:06
@Elegance
E pastaj edhe Murgeshat e fesë Krishtere mbulohen ne te njëjtën mënyrë, por media e shikon këtë si një fetare te devotshme duke zbatuar fenë e saj, ndërsa muslimanen si te keqtrajtuar.
Ngaqe shumica e botës nuk dijnë shumë për Islamin, këta mund te keq-informohen leht për islamin, dhe mbulesen e gruas, dhe besojn atë qe thotë shoqëria.
Pershendetje
Bilbili
.
E ve re qe si ti, edhe
Aida
keni përmendur murgeshat. Murgeshat janë ato gra qe i'a kanë dedikuar jetën e tyre Zotit apo Krishtit. Ne temën time bëhet fjale për të gjitha vajzat dhe femrat e fesë Islamike qe janë/qendrojne te mbuluara. Unë e kuptoj qe një femër te mbulohet nëse dhe kur ja dhuron jetën Zotit, por ne rastin konkret bëhet fjala për vajza apo femra qe janë beqare, apo janë te fejuara, te martuara, me fëmijë, etj. Behet fjala për femra nga me të ndryshme qe si profesion nuk kanë fenë por punera nga me te ndryshmet: kush punon ne zyre, kush është mesuese, kush është psikologe, kush doktoreshe, etj. Unë s'është se krahasova Priftin me Hoxhen edhe ju.
Kështuqë krahasimi mes murgeshave dhe vajzave te zakonshme qe mbulohen, NUK ESHTE I BARABARTE!
Shpresoj të mos më keqkuptoni por realitetin po flas.
E identifikuar
"Live like an artist, think like a philosopher, and act like a scientist."
Kisss
Anetar
Karma: 9
offline
Gjinia:
Postime: 1208
Re: Ç'farë simbolizon mbulimi i femres ne kulturën Islamike dhe është pozitive kjo?!
«
Përgjigju #9 më:
10-08-2007, 17:52:22 »
unë murgeshat i përmenda vetëm ne një fjali, ndërsa ti për këtë me citon me një paragraf. shikoje mire piken time kryesore qe desha te theksoj tek pergjigjja.
Ne Islam femra trajtohet si Person, dhe jo si Objekt.
lexoje mirë se çfarë thash. çfarë është e theksuar ne te zeza.
unë dhe aida te treguam përgjigjen qe kërkove.
E identifikuar
''DISA NJEREZ KANE VDEKUR EDHE PSE JETOJNE...DISA TE TJERE JETOJNE DHE PSE KANE VDEKUR''
---Sh.M
Aida
Stafi
Karma: 18
offline
Gjinia:
Postime: 3034
Re: Ç'farë simbolizon mbulimi i femres ne kulturën Islamike dhe është pozitive kjo?!
«
Përgjigju #10 më:
10-08-2007, 19:44:33 »
Elegance, temën nuk e zhvendosi vetëm e thash qe nëse ke dëshirë te lexosh me shumë rreth temave fetare mund te shfletosh Forumin Fetar. Ke aty rubrikën e veçantë për Gruan Muslimane. Unë jam munduar te ju pergjegjem pyetjeve tua dhe i mirepres reflektimet tua në lidhje me temën.
Citojeni
E ve re qe si ti, edhe Aida keni përmendur murgeshat. Murgeshat janë ato gra qe i'a kanë dedikuar jetën e tyre Zotit apo Krishtit. Ne temën time bëhet fjale për të gjitha vajzat dhe femrat e fesë Islamike qe janë/qendrojne te mbuluara. Unë e kuptoj qe një femër te mbulohet nëse dhe kur ja dhuron jetën Zotit, por ne rastin konkret bëhet fjala për vajza apo femra qe janë beqare, apo janë te fejuara, te martuara, me fëmijë, etj. Behet fjala për femra nga me të ndryshme qe si profesion nuk kanë fenë por punera nga me te ndryshmet: kush punon ne zyre, kush është mesuese, kush është psikologe, kush doktoreshe, etj. Unë s'është se krahasova Priftin me Hoxhen edhe ju. Kështuqë krahasimi mes murgeshave dhe vajzave te zakonshme qe mbulohen, NUK ESHTE I BARABARTE!
Arsyeja pse e parashtrova pyetjen ishte mu për atë se pritja një pergjegje te tillë!
Tash ti nxjeri ca pjesë nga shkrimi yt:
Murgeshat janë ato gra qe i'a kanë dedikuar jetën e tyre Zotit apo Krishtit.
E njëjtë është me muslimanen, ajo këtë e bën si akt adhurimi, është bindja e saj. Lexo postimin tim paraprak se te kam dhënë sqarime aty.
Unë e kuptoj qe një femër te mbulohet nëse dhe kur ja dhuron jetën Zotit, por ne rastin konkret bëhet fjala për vajza apo femra qe janë beqare, apo janë te fejuara, te martuara, me fëmijë, etj. Behet fjala për femra nga me të ndryshme qe si profesion nuk kanë fenë por punera nga me te ndryshmet: kush punon ne zyre, kush është mesuese, kush është psikologe, kush doktoreshe, etj.
Dallimi është se në Islam nuk ka murgeri, Islami është fe e cila e udheron besimtarin/en qe sa ta arrije moshen e duhur te zgjedhe partnerin/en e jetës, te jetoje me te ne harmoni dhe jo ne imoralitet (lidhjet jashtmartesore sjane te lejuara) dhe te krijoje familje.
Adhurimin ndaj Zotit mund ta bejsh çdokund dhe çdoherë, nuk bëhet vetëm te diellave ne kishe, ose te premteve ne xhami sa për sy e fytyr, dhe nuk bëhet vetëm nëse e zgjedh si profesion.
Simbas kësaj qe ke shkruar ti me lartë i bie qe vetëm ata te cilët studiojne shkencat fetare dhe e kanë fenë si profesion mund ta adhurojne Zotin ndërsa te tjerët jo?!
E përderisa e kupton Murgeshen pse nuk mundet ta kuptosh femren muslimane?
Ta jap edhe një shembull sa për ilustrim.
Kam një shoqe shumë te mirë. Studimet e mjeksise u detyruar për shkaqe financiare ti nderpreje. Është e lindur si muslimane por ne familjen e saj feja nuk praktikohet edhe aq. Babai i saj p.sh. e pin Alkoholin dhe nëna, motrat nuk janë te mbuluara, gjithat punojnë jetojne d.m.th. një jetë si perendimoret.
Vajza u rregjistruar ne shkollën e infermierise sepse aty ia pranuan disa provime te mjeksise, këtë e bëri qe te kryeje një arsim dhe ta këtë një profesion. Shkollen e bëri ne një klinike private e cila udheheqet nga Kisha Katolike.
Aty kryesisht punojnë Murgesha, është një spital i vjetër dhe shkolla është me fame sa i përket lendeve te mjeksise dhe disciplines. Ajo ka qenë një nder nxeneset me te mira ne atë shkolle.
Goca hyri ne fazen kur filloj te tregoje interesim sa u përket feve. Gjatë praktikave ne spital kishte kontakt te ngushtë me murgeshat, e lexoj Dhijaten e Vjeter dhe Dhijaten e Re. Me pas filloj te lexoje edhe literature rreth Budizmit dhe Islamit. Afer 2 vite te plota ajo i kaloj duke lexuar libra te ndryshëm, ne atë kohe veç vereheshte se ajo tek vetja ndryshonte shumë gjëra. Vetveten e gjeti përsëri në Islam d.m.th. e zgjodhi këtë fe qe ta praktikoje me gjith ritet e saja sepse thoshte qe e ndjente veten me mirë, nuk gjente kundërshtime dhe se Islami ia dhuroj qetesine shpirtërore te cilën e kishte humbur dhe nuk e gjente askund tjetër.
Disa jave para diplomimit ajo e vesh mbulesen. Ka qenë një hap i rëndë sepse ne rradh të parë prindet e saj nuk e kuptuan se pse e bën, motrat e gjykuan dhe ne shtepi kishte debata te nxehta me anetaret e familjes. Pervec asaj akti i saj ka qenë edhe skandal për tërë spitalin. Filluan spekulimet se këtë gjë ajo e bën si provokacion.
E di sa keq është ndje ajo meqë unë i kam qëndruar pranë athere. Rrethi nga gjith anet i bënin presion.
Ditën qe morri diplomen ne podium ajo mbajti një fjalim shumë prekes. U falenderuar perzemersisht gjith atyre qe e kanë perkrahur dhe i tha arsyet se pse e mbuloj vehten. Fjalimin e kishte thur metevertet bukur dhe aty theksonte se ajo është akoma po ai person, me te njëjtat vlera dhe me te njëjtat kualitete, vetëm se pamja e jashtme ka ndryshuar dhe shpirti i saj përpiqet qe ajo te bëhet njeri me i mirë si për vehten njeashtu edhe për njerzit te cilët e rrethojne dhe gjith kjo fale fesë qe ka zgjedhur.
Dy murgesha te cilët e kanë njohur atë mirë kanë qenë te parat te cilët me plotë rrespekt ia uruan diplomimin dhe i thanë: "Qofsh e bekuar e dashur dhe patsh lehtesi ne jetë!"
Kur te ta premtoje koha shiqoje edhe dokumentarin te cilin e ka sjell Altruisti. Yvonne Ridley shumë bukur e ka thënë:
"Islami është perfekt, porse ata qe e praktikojne nuk janë te tillë"
Mirë u lexofshim!
E identifikuar
I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...
aida@zeriyt.com
Elegance
Witty, Kind & Sophisticated.
Anetar
Karma: 0
offline
Gjinia:
Postime: 5505
Re: Ç'farë simbolizon mbulimi i femres ne kulturën Islamike dhe është pozitive kjo?!
«
Përgjigju #11 më:
11-08-2007, 03:22:39 »
Akoma s'i kam lexuar postimet e tua
Aida
se dua te jem me nervat e duhura dhe te kem kohe sa duhet (pra te mos ndjehem e nxituar) kur t'i lexoj, aq me shume qe jane te gjata dhe shume sqaruese, per nje ceshtje qe une s'e di akoma shume.
Faleminderit qe shkruan dhe Te Fala.
P.S. Te ka ardhur ndonjehere ndonje E-Mail imi apo hic, se te kam nisur nja 3...?!
E identifikuar
"Live like an artist, think like a philosopher, and act like a scientist."
Emira
Anetar
Karma: 6
offline
Postime: 1942
Re: Ç'farë simbolizon mbulimi i femres ne kulturën Islamike dhe është pozitive kjo?!
«
Përgjigju #12 më:
11-08-2007, 09:40:38 »
Duhet te ulem nje here t´i lexoj gjithe shkrimet tuaja me qetesi se tani s´paskam gje ne terezi. Behet shume mire qe diskutohet mbi kete teme.
Lexohemi se shpejti,
Emira
E identifikuar
Do pime nje kafe?
charm
Anetar
Karma: 0
offline
Gjinia:
Postime: 335
Re: Ç'farë simbolizon mbulimi i femres ne kulturën Islamike dhe është pozitive kjo?!
«
Përgjigju #13 më:
12-08-2007, 23:35:20 »
simbolizon paganizmin,vetem kete.qe gruaja te mbulohet nuk eshte e shkruar ne asnje sure te Kuranit e per kete nuk jam vetem e sigurte,por bindur plotesisht,pasi Kuranin e kam dhe e lexoj.problemi i feve ne pergjithesi,eshte qe nguliten ne mendje ,goje pas goje,se une sfidoj kedo musulman o katolik(duke perjashtuar pak njerez)nese kane lexuar ndonjehere Kuranin O Biblen.te pakten keto dy fe te rendesishme,jane te perfaqsuar nga libra te shenjte,qe duhen lexuar(besimtar o ateist)sepse jane udhezime e jo te interpretohen sipas qefit te çdonjeri
E identifikuar
chekevara
Anetar
Karma: 0
offline
Gjinia:
Postime: 976
Re: Ç'farë simbolizon mbulimi i femres ne kulturën Islamike dhe është pozitive k
«
Përgjigju #14 më:
13-08-2007, 05:03:42 »
cfare simbolizon mbulimi i femres ne kulturen botrore patriarkale??????prepotencen e mashkullit dhe friken e tij ndaj saj..kjo eshte nje histori e gjate dhe ftoj te gjithe ta meditojne mirene koherat moderrne, "mbulimi i femres" simbolizon injorancen e femres ne rradh te pare dhe perpjekjet e meshkujve injorant per te imponuar ate....
mos e merrni per personale...
E identifikuar
njeriu tere kohen duhet te mesoje te jetoje, por me se tepermi duhet te mesoje te vdese.
Faqe: [
1
]
2
3
4
5
6
...
10
Shko lart
Keshilloje
|
Printoje
« i mëparshmi
tjetri »
Shko te:
Zgjidhni një destinacion ju lutem:
-----------------------------
Islami - Islam
-----------------------------
=> Forumi Islam
===> Islamic Forums
=> Gruaja dhe Familja në Islam
=> Ese Islame
=> Libraria Islame
===> Arkiva
=> Shkarkime Islame
=> Vogëlushët muslimanë
-----------------------------
Forumi Teologjik - Theology Forums
-----------------------------
=> Këndvështrime Teologjike
===> Hinduizmi
===> Budizmi
===> Fe dhe kulte te tjera
Postimet e fundit ne ZY
Bërja mysliman e Vahshi Bin Harbin r.a:
Anketa
Dasmat e muslimanëve shqiptar:
Bëhen mirë
0
(0%)
Nuk bëhen mirë
2
(100%)
Numri total i votave: 2
Shiko temen
Sponsor