Zeri IslamIslami - IslamGruaja dhe Familja në Islam (Moderatore: M.SHKODRANI, Forumi Islam)çështja e Hixhabit: Shtypje apo lirim?
Faqe: [1] 2 3 4 5   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: çështja e Hixhabit: Shtypje apo lirim?  (E lexuar 5674 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Muslimanja
E Lumtur!
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 610


Shiko profilin WWW
« më: 17-03-2005, 10:49:02 »

çështja e Hixhabit: Shtypje apo lirim?

Nga: Mari C.Ali


"Pse femrave muslimane iu duhet të mbulojnë kokën e tyre?" Kjo pyetje bëhet si nga muslimanët ashtu edhe nga jo muslimanët. Por për shumë femra është më të vërtetë provë e të qenurit muslimane.

Përgjigjja për këtë pyetje është shumë e thjeshtë - Gratë muslimane e mbajnë Hixhabin (mbulojnë kokën dhe trupin) sepse Allahu i ka urdhëruar ta bëjnë këtë.

"O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le të vëjnë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai është mëshirues." (Kur'an 33:59)

Shkaqe tjera sekondare përfshijnë modestinë si tek burrat ashtu edhe tek gratë. Për këtë të dy palët do të çmohen për inteligjencë dhe aftësi e jo për paraqitje dhe seksualitet. Një vajzë shkollare Iraniane thekson: "Ne duhet t'i ndalojmë meshkujt që na trajtojnë si objekte seksi, siç e kanë bërë gjithmonë. Ne duam që ata të injorojnë pamjen tonë dhe t'i japin më shumë rëndësi përsonalitetit dhe kapacitetit tonë. Ne duam që ata të na marrin seriozisht dhe të na trajtojnë si të barabartë dhe jo të na vijnë rrotull për trupin dhe pamjen fizike". Gruaja Muslimane që mbulon kokën tregon identitetin e saj. çdonjëri që e shef atë do të të dijë që ajo është muslimane dhe ka karakter të mirë moral. Shumë gra muslimane të mbuluara janë të pajisura më dinjitet dhe vetëbësim; ato janë të kënaqura të identifikohen si gra muslimane. Si e ndershme, modeste, dhe e dlirë, ajo as në shkallën më të vogël nuk don që seksualiteti i saj të ketë lidhje në marrëdhënjet me meshkujt. Ajo që mbulon veten e saj, mbulon seksualitetin por lejon që feminiteti i saj të dal jashtë.

Pyetja e Hixhabit për gratë muslimane ka pasur kontradikta për shekuj dhe më siguri do të vazhdoj të ketë për edhe më shumë. Disa njerëz të shkolluar nuk e konsiderojnë këtë temë për diskutim dhe konsiderojnë që mbulimi i fytyrës është i detyruar, kur shumica kanë opinion të kundërt. Një opinion i mesëm është marrë nga disa të tjerë të cilët janë të mendimit që detyrimi është i papërcaktuar dhe lihet i hapur në dorë të individit dhe është i mvarur nga situata. Gratë e Pejgamberit (a.s.) ishin të urdhëruara të mbulojnë fytyrën në mënyrë që burrat të mos mendojnë për to në aspektin seksual meqë ato konsiderohen "Nënat e besimtarëve", por ky obligim nuk vlente për gratë e tjera.

Fjala "Hixhab" vjen nga fjala arabe "Haxhaba" që do të thotë fshehje nga shikimi apo vështrimi. Në kohën e sotme, konteksti i Hixhabit është mbulesa modeste e gruas muslimane. Tani bëhet pyetja çka duhet të mbulohet? Kur'ani thotë:

"Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit), të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre se kjo është më e pastër për ta. All-llahu është i njohur hollësisht për atë që bëjnë ata. Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre. Të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme, le të vejnë shamitë mbi krahrorin e tyre dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt përveç burrave të vet, babajve të vet ose babajve të burrave të vet, djemve të vet ose djemve të burrave të vet, vëllazërve të vet ose djemve të vëllezërve të vet, apo djemve të motrave të veta, ose grave të tyre (që u përmenden) dhe robreshave, të cilat i kanë në pronësinë e tyre, ose shërbetoreve nga medhkujt të cilët nuk ndiejnë nevojë pë femrat ose fëmijët nuk i kanë të pjekur për gra. Le të mos kërcasin me këmbët e tyre për të mos zbuluar fshehtsinë nga stolitë e tyre. Pendohuni të gjithë te All-llahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim." (24:30-31)

Këto ajete nga Kur'ani përmbajnë dy urdhëra kryesore:

1. Gruaja nuk duhet të tregoj bukuritë dhe stolitë e saj përveçse çfarë tregohet nga faktorë të pakontrolluar si për shembull kur fryn dhe era të largon rrobën, dhe

2. Mbulesa e kokës duhet të jetë e bollshme saqë të mbulojë flokun, qafën dhe gjoksin.

Islami nuk ka standarde fikse për stilin e veshjes apo tipin e rrobës që muslimanët duhet të veshin. Megjithatë, disa kërkesa duhet të shihen. E para nga këto kërkesa është se cilat pjesë duhen mbuluar, Islami ka dy burime për udhëzime dhe rregulla: i pari është Kur'ani, fjala e shpallur nga All-llahu dhe e dyta, Hadithi apo tradita e Profetit Muhamed a.s. i zgjedhur nga Allahu për të qenë modeli për njerëzimin. Më poshtë tregohet Hadithi i Profetit:

"Aisha r.a. transmeton që Asma, vajza e Abu Bekrit r.a. erdhi te Pejgamberi i Allahut e veshur me një rrobë të hollë (të tejdukshme). Ai iu afrua dhe i tha: "O Asma, kur një vajzë arrin moshën e menstruacioneve, nuk është e përshtatshme që të ekspozojë ndonjë pjesë të trupit, përveç kësaj dhe kësaj. Ai tregoi fytyrën dhe duart." (Abu Davud)

Kërkesa e dytë është gjerësia. Rroba duhet të jetë mjaft e lirshme saqë të mos paraqes formën e trupit të gruas. Një mënyrë e dëshiruar është të veshurit e një manteli (pelerinë) sipër rrobave. Megjithatë nëse rroba është mjaft e gjërë ajo nuk është e nevojshme. Trashësia është kërkesa e tretë. Rroba duhet të jetë mjaft e trashë saqë mos të mund të shihet ngjyra e lëkurës apo forma e trupit. Profeti Muhamed a.s. ka thënë që në gjeneratat e mëvonshme të umetit do të ketë "gra të cilat do të jenë të veshura por lakuriq dhe në majë të kokës (do duket si ) gungat e devesë. Mallkoni ato sepse ato janë me të vërtetë të mallkuara." (Muslimi). Një tjetër kërkesë është edhe e gjithë pamja dijitoze. Rroba të cilën e vesh femra nuk duhet të jetë tërheqëse në vëmëndjen e mashkullit. Ajo nuk duhet të ketë shkëlqim që çdokujt ti bie në sy ajo dhe gruaja gjithashtu. Në shtim ka dhe kërkesa të tjera:

1. Gratë nuk duhet të vishen ashtu që të duken si burra. Ibn Abasi ka transmetuar: "Profeti a.s. i ka mallkuar ata burra që duken si gratë dhe ato gra që duken si burra."

2. Gratë nuk duhet të vishen në të njëjtën mënyrë si jobesimtaret.

3. Rroba duhet të jetë modeste, jo tepër e zbukuruar dhe jo tepër e keqe në mënyrë që të fitoj admirimin apo simpatinë e të tjerëve.

Shpesh harrohet fakti që veshja moderne përëndimore është shpikje e re. Po të vërejmë rrobën e grave pak para 70 vjetëve do të shohim veshje të ngjashme me Hixhabin. Këto gra aktive dhe punëtore të Përëndimit nuk ishin të penguar nga rroba e tyre që ishte e gjatë dhe e plotë dhe kishte modele të ndryshme të mbulimit të kokës.

Gratë muslimane të cilat e mbajnë Hixhabin nuk e gjejnë atë jopraktike apo pengesë në aktivitetet e tyre në të gjitha llojet dhe nivelet e jetës.

Hixhabi nuk është thjeshtë një rrobë mbulimi por, çfarë është më e rëndësishmja, është sjellje, qëndrim, dukje dhe paraqitje në publik. Ajo është një nga tiparet e gjithë qënjes njerëzore.



Nga: IslamOnline.net

Përktheu: Ilda Sadriu
« Ndryshimi i fundit: 30-03-2006, 09:09:48 nga Stafi » E identifikuar

Ke medituar për një ditë kur do të të llogariten veprat ashtu siç llogaritë sot fitimet dhe humbjet?
I s l a m  do të thotë  Pa q ë !
MUMIN
Zërist


Karma: 0
offline offline

Postime: 3


Shiko profilin
« Përgjigju #1 më: 25-03-2005, 04:45:55 »

ajo eshte respekti per veten tende
E identifikuar
Sirio05
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 196


Shiko profilin
« Përgjigju #2 më: 25-03-2005, 04:57:31 »

Dhe mbulim i asaj qe te ka falur Zoti.
E identifikuar
sulltani
train hard fight dirty
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 2026



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #3 më: 25-03-2005, 16:04:16 »

Dhe mbulim i asaj qe te ka falur Zoti.

Mesazhi  u fshi.
 
Sulltan e kuptoj qe qellimi yt ishte diku gjetke, por per hir te se vertetes, duhet te leme menjane fjalorin e padobishem.ne kete rast po permend nje ajet kuranor:
"Allahu e pelqen publikimin e fjaleve te mira.."
shpresoj ne mirekuptimin tend buzeqeshje
« Ndryshimi i fundit: 29-04-2005, 08:35:39 nga Isra » E identifikuar

Hasani
permiresimi
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 296



Shiko profilin
« Përgjigju #4 më: 01-04-2005, 11:26:00 »

pershendetje

Inderuari Sulltani kerkoj me shume respekt e sidomos per temen qe eshte ,
fjale te tilla mundesh me shkruar neper rubrika te posaqme te forumit e jo ketu . E kush del(pa rroba ) ashtu siq keni shkruar ju , ai/ajo nuk eshte prej edukates Islame , ngase feja Islame eshte e mbushur me moral te mir  .

me nderime
E identifikuar

"Lexo librin tënd, mjafton të jesh sot llogaritës i vetvetes".
O Vella i dashur mos ben shume gjume naten ngase diten e Gjykimit do te beje te varfer
Lisa
Anetar


Karma: 10
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 7865



Shiko profilin
« Përgjigju #5 më: 06-04-2005, 03:43:19 »

Interesante....nje here rastesisht u takova me nje burre te thyer ne moshe ...por me mjaft dije rreth islamit dhe feve te tjera ne pergjithesi ..njeri me emer ne rradhet islame (pak rendesi ka) dhe e pyeta ma shpjego me pak fjal pse nje femer duhet te veshe nje shami ne koke....e me thote....Nje dite dola nga puna dhe isha teper i uritur sa mezi po prisja te shkoja ne shtepi e te shikoja c'kishte gatuar gruaja (pasi e kam te shkelqyer ne kuzhine shtoje) pashe nje dyqan tek exja dhe bleva nje kokerr molle me pas me shtyu nepsi mora dhe ca biskota...ec e ec tha afer shtepise pashe nje qe bente hamburgera u futa e mora nje edhe ca patate te skuqura me thene te drejten me shijuan aq shume kur shkova ne shtepi gruaja me del perpara e gezuar qe me pa kishte shtruar tavolinen e kishte gatuar pjaten time te preferuar dhe mezi po priste te uleshim por une thaa isha i ngopur nga te gjitha ato qe kisha ngrene rruges dhe nuk e doja me ushqimin qe kishte pregatitur ajo per mua...e pashe zhgenjimin ne syte e saj por ishte teper vone une isha i ngopur......
Mu duk teper interesante menyra se si e shtjelloje kete teme dhe te them te drejten me beri te mendoj disi ....
E identifikuar

A possitive attitude may not solve all your problems, but it will annoy enough people to make it worth the effort.
Hasani
permiresimi
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 296



Shiko profilin
« Përgjigju #6 më: 11-04-2005, 13:24:20 »

E nderuara Lisa shkruajti:


Interesante....nje here rastesisht u takova me nje burre te thyer ne moshe ...por me mjaft dije rreth islamit dhe feve te tjera ne pergjithesi ..njeri me emer ne rradhet islame (pak rendesi ka) dhe e pyeta ma shpjego me pak fjal pse nje femer duhet te veshe nje shami ne koke....e me thote....Nje dite dola nga puna dhe isha teper i uritur sa mezi po prisja te shkoja ne shtepi e te shikoja c'kishte gatuar gruaja (pasi e kam te shkelqyer ne kuzhine shtoje) pashe nje dyqan tek exja dhe bleva nje kokerr molle me pas me shtyu nepsi mora dhe ca biskota...ec e ec tha afer shtepise pashe nje qe bente hamburgera u futa e mora nje edhe ca patate te skuqura me thene te drejten me shijuan aq shume kur shkova ne shtepi gruaja me del perpara e gezuar qe me pa kishte shtruar tavolinen e kishte gatuar pjaten time te preferuar dhe mezi po priste te uleshim por une thaa isha i ngopur nga te gjitha ato qe kisha ngrene rruges dhe nuk e doja me ushqimin qe kishte pregatitur ajo per mua...e pashe zhgenjimin ne syte e saj por ishte teper vone une isha i ngopur......
Mu duk teper interesante menyra se si e shtjelloje kete teme dhe te them te drejten me beri te mendoj disi .... 


nese nuk preton me na sqaru se qfar don te thuash me kete , nese bënë .

me nderime hasani
E identifikuar

"Lexo librin tënd, mjafton të jesh sot llogaritës i vetvetes".
O Vella i dashur mos ben shume gjume naten ngase diten e Gjykimit do te beje te varfer
sulltani
train hard fight dirty
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 2026



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #7 më: 11-04-2005, 19:02:15 »

pershendetje

Inderuari Sulltani kerkoj me shume respekt e sidomos per temen qe eshte ,
fjale te tilla mundesh me shkruar neper rubrika te posaqme te forumit e jo ketu . E kush del(pa rroba ) ashtu siq keni shkruar ju , ai/ajo nuk eshte prej edukates Islame , ngase feja Islame eshte e mbushur me moral te mir .

me nderime

selam alejkum hasan

ate shkrim qe ty te ka bere pershtypje dhe me ke terhequr verejtje une e kam shkruar me ironi. dhjesh i jam pergjigjur nje personi qe mundohet te na acaroje sado pak.
selam
E identifikuar

Hasani
permiresimi
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 296



Shiko profilin
« Përgjigju #8 më: 12-04-2005, 10:09:38 »

alejkumuselam sulltan
ajo ka qene vetem nje keshille , e asgje me teper .
Ngase ironia nuk ashte prej neve , e pastaj kete ironi ke mundur me nje argument nga feja me u pergjigje . Thjeshte nuk me pelqej ajo fjale  e asgje tjeter , vetem te kerkoj falje per ate nese te ka ofendu diq .

selamualejkum nga vella juaj ne Islam
E identifikuar

"Lexo librin tënd, mjafton të jesh sot llogaritës i vetvetes".
O Vella i dashur mos ben shume gjume naten ngase diten e Gjykimit do te beje te varfer
sulltani
train hard fight dirty
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 2026



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #9 më: 12-04-2005, 10:54:00 »

alejkum selam hasan nuk jam ofenduar nga shkrimi jot. duhet ta dish qe jo shume veta ketu e vrasin mendjen per fene(e sidomos islamin). prandaj nuk mund ti flasesh gjithmon me argumenta nga feja se nuk marrin vesh.
kam rrespekt per ty vella
E identifikuar

iman
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 123


Shiko profilin
« Përgjigju #10 më: 05-05-2005, 14:13:39 »

hasanit.vajza ka dashur te tregoje,qe kur burri ecen ne rruge dhe shikon gjithe ato vajza te cveshura i ngopet syri.qe keshtu kur shkon ne shtepi,gruan nuk e shikondhe ta takoje ashtu sic duhet.ftohet lidhja midis tyre.ndoshta e kam kuptuar drejt.
E identifikuar
Isra
I can't be perfect!
Anetar


Karma: 1
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 370



Shiko profilin
« Përgjigju #11 më: 12-08-2005, 03:39:34 »

Ketu po citoj pergjigjen e nje vajze amerikane, kur e pyeten se pse ka mbuluar koken:
"Une mbulova floket dhe jo mendjen.."
E identifikuar

God, give me the serenity to accept the things I can not change, the courage to change the things that I can and the wisdom to know the difference.
Hasani
permiresimi
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 296



Shiko profilin
« Përgjigju #12 më: 12-08-2005, 11:56:38 »

ndoshta ajo mendjen e ka ndritur me herët para se ta ploteson edhe këtë urdher te Allahut xh.h
Se nuk është lehtë me e vënë mbulesen nëse nuk ke iman e sidomos ne vende te fitnes se madhe te kësaj dunjaje
« Ndryshimi i fundit: 25-12-2005, 07:11:11 nga BESIM » E identifikuar

"Lexo librin tënd, mjafton të jesh sot llogaritës i vetvetes".
O Vella i dashur mos ben shume gjume naten ngase diten e Gjykimit do te beje te varfer
pafajesia
Zërist


Karma: 0
offline offline

Postime: 6


Shiko profilin
« Përgjigju #13 më: 12-01-2006, 09:09:12 »

Selamun alejkum
- S'mund te jete HIXHABI shtypje kur ne fene islame s'ka dhune. Nese nje moter muslimane nuk e barte hixhabin ne shenje devotshmerie e respekti [me vetedije se hixhabi ka dhjetra urtesishe] ndaj urdherave te Allahut, atehere ky akt nuk mund te shihej aq real.

- Hixhabi vendoset me plotedeshire, vullnet, bindshmeri. Cdo gjeje ne islam i paraprine vetedija. Nese nje muslimane ka vetedije te plote islame, asaj s'ka nevoje askush t'i thote: "bej keshtu e mos bej ashtu", e ne rast se nuk ka vetedije te plote islame, atehere ajo keshillohet, por nuk detyrohet.

- Prandaj, prinderit duhet edukuar femijet e tyre qysh ne vegjeli, pa mbushur akoma 5 vjet. Te ushtrohen ne kryerjen e namazit, vajzave t'ua veshin shamine, e t'i mesojne te vishen sipas mesimeve te pastra islame etj.


Selamun alejkum
E identifikuar
Kena
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 70


Shiko profilin
« Përgjigju #14 më: 19-02-2006, 14:22:32 »

Veshja esht tradit, ku  edhe jukan pershtatun edhe situatave por  edhe klimes.
Pra edhe mbulesa esht tradit, po pse jo  edhe kultur.
E identifikuar
Faqe: [1] 2 3 4 5   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • Cilit besim i perkisni ?
  • Dot Ateiste
  • 5 (14%)
  • -
  • Dot Musliman (Praktikues)
  • 13 (38%)
  • -
  • Dot Musliman (Jo Praktikues)
  • 6 (17%)
  • -
  • Dot Bektashinj
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Katolike (Praktikues)
  • 4 (11%)
  • -
  • Dot Katolike (Jo Praktikues)
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Ortodokse (Praktikues)
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Ortodokse (Jo Praktikues)
  • 1 (2%)
  • -
  • Dot Protestante (Praktikues)
  • 1 (2%)
  • -
  • Dot Protestante (Jo Praktikues)
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Deshmitare te Jehovait
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Tjeter...
  • 4 (11%)
  • -
  • Numri total i votave: 34
  • Shiko temen

* Sponsor