Forumi LetrarGjuhësiGjuhë të Huaja (Moderator: Ωμέγα)Gjuha gjermane në Shqipëri !
Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Gjuha gjermane në Shqipëri !  (E lexuar 2710 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« më: 12-04-2007, 06:17:30 »

Gjuha gjermane në Shqipëri në ndryshim me gjuhët e tjera të huaja si frëngjishtja, anglishtja ose rusishtja ka një traditë shumë të re. Sot jepet mësim intensiv i gjuhës gjermane deri 5 orë në javë në katër të ashtuquajturat shkolla të mesme të Gjuhëve te Huaja në qytetet e Tiranës, Elbasanit, Shkodrës dhe Korçës.


Këto shkolla mbështeten financiarisht dhe me personel nga Zyra qendrore për sistemin shkollor të huaj (ZfA). Aktualisht në këto shkolla japin mësim dy mësues gjermanë. Maturantët që mbarojnë shkollat e mesme të gjuhëve të huaja kanë mundësinë që përmes një provimi të veçantë të marrin diplomën e gjuhës gjermane (DSD) të nivelit të dytë. Në këtë mënyrë ata mund të dëshmojnë se kanë njohuri të mjaftueshme gjuhësore për të studiuar në Gjermani.


Përvec këtyre gjimnazeve me drejtim gjuhësor, gjermanishtja mësohet edhe në ndonjë nga gjimnazet e përgjithshme si gjuhë e dytë e huaj me 2-3 orë në javë. Ashtu si pothuaj të gjitha gjuhët e tjera të huaja (me përjashtim të anglishtes) edhe mësimi i gjuhës gjermane fillon nga klasa e 9-të dhe mësohet per 4 vjet me radhë deri në maturë. Prandaj pjesa më e madhe e atyre që mësojnë këtë gjuhë janë në moshën 14-18 vjeçare. Mundësia për të mësuar gjermanisht duke filluar nga klasa e 5 ofrohet për momentin vetëm nga 2 fondacione gjermane, nga Fshati i Fëmijëve SOS Nehemia, Pogradec si dhe nga disa shkolla private.


Ndërkaq gjermanishtja si gjuhë e huaj mund të studiohet në tri universitete shqiptare (Tiranë, Elbasan, Shkodër);Këtu studentët kanë mundësi të përfundojnë studimet në degë të ndryshme. Gjithashtu gjermanishtja studiohet edhe në Universitetin e Korçës si lëndë dytësore.


Edhe universitetet shqiptare mbështeten në mënyra të ndryshme materialisht dhe me personel nga Gjermania. Kështu në Departamentin e Gjermanishtes, në Universitetin e Tiranës jep mesim një lektor i Shkëmbimit Akademik Gjerman (DAAD). Ndërkohë ndodhet në fazën e përgatitjes krijimi i një partneriteti midis katedrës së gjermanishtes në Tiranë dhe një instituti gjermanistike të një prej universiteteve në Gjermani.


Mësimi i gjuhës gjermane në Shqipëri është i mundur edhe për të rriturit e përtej mësimit të marrë në shkollë apo në universitet. Që prej shkurtit 2001 në bashkëpunim me Institutin Goethe në Qendrën e Gjermanishtes ofrohen kurse gjuhe të nivelit fillestar. Në dy vitet e fundit edhe këtu numri i frekuentuesve të kurseve u dyfishua. Që prej 2004/2005 zhvillohen kurse edhe për nivelin e mesëm dhe të lartë. Përveç se në Tiranë, kurse ofrohen në të gjitha qytetet e mëdha të vendit. Qendra e Gjermanishtes ofron gjithashtu edhe mundësi e ndjekjes së kurseve verore intensive të gjuhës. Gjithashtu ekzistojnë edhe oferta speciale për grupe të veçanta si për shembull nënpunësit e ministrive.


Qendra e Gjermansihtes në bashkëpunim me Universitetin u ofron studentëve të Departamentit të Gjuhës Gjermane pranë universiteteve, të cilët synojnë të specializohen ne fushën e mësimdhënies që në vitin e tyre të fundit të studimeve, ndjekjen e nje kursi kualifikimi pedagogjik-didaktik shtesë. Ky program jep një kontributi në pasurimin e mësimit të gjuhës jo vetëm nga ana metodike dhe ajo didaktike, por gjithashtu i nxënësit shqiptar njohuri më të thella dhe reale mbi Gjermaninë dhe gjuhën gjermane.


Për këtë arësye ofrohen përmes këshilltarit për gjuhën pranë zyrës qendrore për arësimin jashtë shtetit (ZfA) programe të tjera për kualifikimin e mësuesve të cilat i shërbejne ngritjes së vazhdueshme dhe garantimit të cilësisë së mësimdhëniës së gjuhës gjermane.

E identifikuar

Capkenja
Vizitor
« Përgjigju #1 më: 14-04-2007, 03:57:49 »

Beme mire ne qe e mesuam kete gjuhe vallahi  nuk eshte e lehte fare po me vullnet i dilet mbane,psh eshte gallate kur nje fjali ka nja 4 a 5 folje edhe te shkaterrojne fare.
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nahalet Kuciak
Kosova atdheu im i dashur

Anketa
  • Cfare mendoni per shkrimin tim
  • Dot Mire
  • 2 (28%)
  • -
  • Dot Keq
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Jo keq
  • 2 (28%)
  • -
  • Dot Me pelqen shume
  • 3 (42%)
  • -
  • Numri total i votave: 7
  • Shiko temen

* Sponsor