Forumi Letrar - Letersia Shqiptare - Poezi ShqipGjuhësiGjuha Shqipe (Moderatore: Untouchable, toleranca)Letërsia dhe gjuha përmes alternativës
Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Letërsia dhe gjuha përmes alternativës  (E lexuar 4038 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Diella
Shiko profilin
« më: 25-10-2004, 13:41:25 »

Letersia dhe gjuha permes alternatives
 
 
 
 
Per here te pare vjen ne nje vellim "Letersia dhe gjuha shqipe". Ështe nje tekst alternativ per klasen e 10-te, i cili eshte hartuar nga emra te njohur te letersise, gjuhes, pedagogjise dhe psikologjise. Ështe nje botim i shtepise botuese "Albas" dhe teksti i pare alternativ, i miratuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences.

Sipas drejtuesve te kesaj shtepie botuese, ky tekst ka fituar te drejten per t'u futur ne katalogun e teksteve shkollore, pas konkursit qe shpalli MASH-i ne shkurt te ketij viti. "Per here te pare me kete tekst eshte realizuar integrimi i letersise me gjuhen, me temat e komunikimit me goje dhe me shkrim", thone ata. Menyra se si eshte paraqitur dhe shkruar teksti shpreh konceptet e qarta shkencore e didaktike, si dhe synimin e autoreve per te nxjerre vlerat me te mira te kultures shqiptare ne raport me kulturen boterore.

Çfare permban teksti
Ne kete botim jane permbledhur emrat me te njohur te letersise boterore, veprat me te mira, nje pjese e te cilave perfshihet ne tekstet shkollore per here te pare. Gjithashtu, jane analizuar figurat letrare me te goditura, vargje e fjale me vlera ideoemocionale, duke nisur me autoret Gjon Buzuku, Pjeter Bogdani, Migel Servantesi, Faik Konica, Ernest Koliqi, Mitrush Kuteli, Migjeni, Prosper Merime, Balzak, Petro Marko, Jakov Xoxe, Ismail Kadare, Dritero Agolli, Niko Kazanzaqis, Pjer Kornej e shume te tjere. Teksti eshte hartuar nga autore qe jane eksperte te mire per lenden dhe e njohin mire programin: Rita Petro, Prof. As. Dr. Mimoza Gjokutaj, Natasha Pipivani, Dr. Ardian Marashi, Prof. Dr. Shezai Rrokaj dhe Adelina Çerpja.

Si eshte hartuar
Ne hyrje te analizes se vepres per cdo shkrimtar, poshte fotografise se tij, jepen percaktime thelbesore per te. Menyra se si eshte konceptuar e realizuar analiza per cdo shkrimtar, jeta, veprat, vecori te stilit, pjesa e zgjedhur e tekstit, kuptimi dhe motivimi, interpretimi dhe vleresimi, gjuha dhe stili, metrika, ne rastet kur kemi te bejme me poezi, detyrat jane gjithmone ne funksion te nxenesve aktive. Teksti gjithashtu sjell risi ne vleresimin e njohurive te nxenesve.
Ne tekst ka pyetje dhe detyra riprodhuese dhe informative, pyetje perzgjedhese, pyetje perlidhese. Per sa i perket gjuhes, ne kete tekst perfshihen njohuri te shumta te saj, si folja, funksionet e saj gramatikore, kryefjala, kallezuesi, antonimet, gjymtyret e dyta. Llojet e fjalive vijne natyrshem ne tekst, pa sforcime, ne funksion te analizes se tekstit. Terheqese, interesante dhe me vlera per formimin gjuhesor e kulturor te nxenesve eshte rubrika "Kulture gjuhe", ku trajtohen ceshtje te rendesishme, zhvillime ne gjuhesine shqiptare, figura te shquara te saj, standardi i gjuhes shqipe, shtresa e re e huazimeve, atlasi dialektologjik, toponimia e gjuhes shqipe, kultura e te folurit ne mjedise publike etj.

 

Kriteret e hartimit te tekstit

Letersi - Morfosintakse
Pasi nxenesi e ka analizuar tekstin nga ana stilistikore, letrare dhe eshte familjarizuar me te, e ka shume te lehte per t'i fiksuar ne menyre logjike njohurite gjuhesore.
Letersi - Kulture gjuhesore
Lidhja e letersise me kulturen gjuhesore mundeson dhenien paralelisht te zhvillimeve te letersise shqiptare me zhvillimet e gjuhesise shqiptare. Nxenesit njihen me menyren se si e kane shfrytezuar dhe perdorur gjuhen shqipe shkrimtare te ndryshem.
Letersi - Ese
Lidhja e letersise me esene eshte thelbesore, pasi ne vetvete dhe eseja eshte art i te shkruarit, sikurse letersia. Gjate studimit te esese nxenesi meson se, pavaresisht nga tematika e njejte, eseja ndryshon nga shkrimi letrar dhe nga shkrimi i kritikes letrare.
Letersi - Komunikim
Jane gjetur piketakime te letersise me njohurite qe merren nga fusha e artit, sportit, politikes, biznesit etj. Kjo menyre e ndihmon nxenesin qe t'i marre njohurite te integruara, me nje informacion te pasur, qe i kapercen caqet e njohurive letrare apo gjuhesore te kufizuara ne vetvete.

 PANORAMA
« Ndryshimi i fundit: 30-04-2005, 11:31:45 nga Hyllus »
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


Anketa
  • Cila proze eshte me e bukura sipas mendimit tuaj?
  • Dot Minihartimi (syrgjyn)
  • 10 (21%)
  • -
  • Dot Dallimet jane pasuri(Mr.Deti)
  • 2 (4%)
  • -
  • Dot Me fal(Capkenja)
  • 19 (40%)
  • -
  • Dot Pa titull(Nargaroth)
  • 3 (6%)
  • -
  • Dot Neser (Felice)
  • 2 (4%)
  • -
  • Dot Ditet e korrikut.(Qumka)
  • 3 (6%)
  • -
  • Dot Vjeshte dhe lot!(Indriti)
  • 8 (17%)
  • -
  • Numri total i votave: 45
  • Shiko temen