Hyrja
IDENTIFIKOHU
REGJISTROHU
Komuniteti ynë
Politikë
Shkencë
Kulturë
Letërsi
Histori
Muzikë
Sport
Informatikë
Albwebmaster
Forume Plus
Albanian Forums
Republika e Shqipërisë
Republika e Kosovës
Maqedonia Shqiptare
Ulqini dhe Malësija
Zëri Islam
Zëri i Krishterë
Pyetje dhe Përgjigje
Zëri i Lirë
Njoftime & Lajmërime
Lajmet e Fundit
Forumi Letrar - Letersia Shqiptare - Poezi Shqip
Gjuhësi
Gjuha Shqipe
(Moderatore:
Untouchable
,
toleranca
)Folja - Njohuri te pergjithshme
Faqe: [
1
]
Shko poshtë
« i mëparshmi
tjetri »
Keshilloje
|
Printoje
Autori
Temë: Folja - Njohuri te pergjithshme (E lexuar 28705 herë)
0 anëtarë dhe 4 Vizitore po shikojnë këtë temë.
toleranca
Gjinia:
Folja - Njohuri te pergjithshme
«
më:
22-07-2006, 17:32:17 »
Klasifikimi i foljeve ne zgjedhime
Zgjedhim quhet teresia e formave te shtjelluara qe merr folja sipas vetes, numrit, menyres e kohes, si edhe e formave te pashtjelluara.
Zgjedhimi ne gjuhen shqipe eshte dy llojesh: vepror dhe jovepror. Format e ndryshme, qe merr folja gjate zgjedhimit te saj, jane sintetike dhe analitike.
Format
sintetike
te foljes ndertohen:
1. Me ane te mbaresave vetore, p.sh.: la-j, la-n, la-jme, la-ni...
2. Me ane te nderrimeve fonetike, qe peson tema e foljes, p.sh. njoh : njeh.
3. Njeherazi me ane mbaresash vetore dhe nderrimesh fonetike, p.sh.: dal - dol-a.
4. Me ane prapashtesash temeformuese te plotesuara ndonjehere edhe me mbaresa vetore, p.sh.: la-fsh-a.
5. Me ane te supletivizmit, te plotesuar edhe me mbaresa vetore ose me prapashtesa temeformuese, si p.sh.: jam - qe-she, qe-ne.
6. Me ane te perngjitjes, p.sh.: qen-kam, qen-kesha.
Format
analitike
te foljes ndertohen:
1. Me ane te foljeve ndihmese kam dhe jam, p.sh.: kam lare, kisha lare, pata lare, paskam lare, paskesha lare..
2. Me ane te pjesezave formante, p.sh.: te laj, te laja, duke lare, pa lare..
E identifikuar
S.Frashëri: Dhashtë Zoti, shqiptarët shpëtojnë prej njëri-tjetrit.
F.Konica: Nëse ka kush do t'i bejë keq Shqipërisë, janë vet shqiptarët.
Gj.Fishta: Shqiptari gëzohet më shumë kur i cof lopa kom
toleranca
Gjinia:
Folja - Njohuri te pergjithshme
«
Përgjigju #1 më:
22-07-2006, 17:33:36 »
Foljet e rregullta te se shqipes se sotme ndahen ne tri zgjedhime:
-
Ne zgjedhimin e pare
përfshihen foljet me teme ne zanore ose tog zanoresh, qe ne veten e pare njejes te kohës se tashmë narrin mbaresen -j, si: puno-j. Ky zgjedhim perfshin shumicen e foljeve.
-
Ne zgjedhimin e dytë
përfshihen foljet me teme ne bashketingellore, si: hap. Ky zgjedhim ka pushuar se qeni prodhimtar.
-
Ne zgjedhimin e tretë
përfshihen foljet me teme ne zanore, qe ne te tri vetat e njejesit te kohës se tashmë te mënyrës deftore dalin me mbarese zero, si: ve, ze,di. Ky zgjedhim perfshin një numer te vogël foljesh dhe nuk është prodhimtar.
E identifikuar
S.Frashëri: Dhashtë Zoti, shqiptarët shpëtojnë prej njëri-tjetrit.
F.Konica: Nëse ka kush do t'i bejë keq Shqipërisë, janë vet shqiptarët.
Gj.Fishta: Shqiptari gëzohet më shumë kur i cof lopa kom
toleranca
Gjinia:
Folja - Njohuri te pergjithshme
«
Përgjigju #2 më:
23-07-2006, 07:27:34 »
Zgjedhimi i parë
Ndahet ne dy grupe:
1.
Foljet qe ne dy vetat e para njejes te se kryeres se thjeshtë marrin tingullin kundër hiatit - v - midis temës dhe mbareses vetore.
Ky grup ndahet ne dy nengrupe:
Grupi 1:
a) Foljet me teme me zanore - o - ose -e -, qe ne shumesin e se kryeres se thjeshtë si edhe ne pjesore e zberthejne zanoren fundore te temës ne një tog zanoresh: -ua, -ye, si:
puno-j puno-v-a / punua -m punua-r
rrefe-j rrefe-v-a / rrefye-m feefye-r
b) Foljet me teme me tog zanoresh -ua-, -ye-, qe ne njejesin e se kryeres se thjeshtë e mbledhin atë ne -o-, perkatesisht -e-, si:
shkrua-j shkro-v-a / shkrua-m shkrua-r
lye-j le-v-a / lye-m lye-r
Grupi 2:
Foljet me teme me zanore, qe nuk e zberthejne këtë ne tog zanoresh as ne te kryeren e thjeshtë e as ne pjesore, si:
la-j la-v-a / la-me la-re
fshi-j fshi-v-a/ fshi-me fshi-re
2.
Ato folje qe e zgjerojne temën ne te kryeren e thjeshtë dhe ne pjesore.
Ky grup ndahet ne dy nengrupe:
Grupi 1:
Foljet, qe ne te kryeren e thjeshtë dhe ne pjesore e zgjerojne temën me prapashtesen -t- : arri-j, gjë-j, mba-j. P.sh.:
arri-j arri-t-a arri-t-a
gjë-j gjet-a gjet-u-r
mbaj-j mbajt-a mbajt-ur
Grupi 2:
Perfshin foljet
bëj
dhe
hyj
e ndonjë tjetër, qe ne te kryeren e thjeshtë (vetëm ne njejes) dalin me teme te zgjeruar me - r - .
be-j ber-a ber-e
hy-j hyr-a hyr-e
E identifikuar
S.Frashëri: Dhashtë Zoti, shqiptarët shpëtojnë prej njëri-tjetrit.
F.Konica: Nëse ka kush do t'i bejë keq Shqipërisë, janë vet shqiptarët.
Gj.Fishta: Shqiptari gëzohet më shumë kur i cof lopa kom
toleranca
Gjinia:
Zgjedhimi i Foljeve
«
Përgjigju #3 më:
23-07-2006, 07:47:01 »
Zgjedhimi i dytë
Zgjedhimi i dytë ndahet ne dy grupe:
Grupi 1:
Perfshihen ato folje, qe dalin me te njëjtën teme ne të ardhmën, ne te kryeren e thjeshtë dhe ne pjesore, si: vendos vendos-a vendos-r
Grupi 2:
Perfshihen ato folje, qe pesojne nderrim zanoresh ne te tashmen ose ne te kryeren e thjeshtë, ose ne te dyja këto kohe.
Ky grup ndahet ne tri nengrupe:
1. Foljet qe ne te kryeren e thjeshtë pesojne ndërrimin -e- : -o- ose -je-: -o-, perkatesisht -a-: -o-, si:
heq hoq-a heq-ur
dal dol-a dal-e
2. Foljet me teme te zgjeruar te tipit
perkas
, qe pesojne ndërrimin zanor -a-: -e-, ne veten e dytë e te tretë njejes te kohës se tashmë te mënyrës deftore dhe qe ne te kryeren e thjeshtë dalin ose me teme te pazgjeruar ose edhe me temën e zgjeruar te se tashmes duke pësuar ndërrimin -e-: -i-. P.sh.:
flas/flet fol-a fol-ur
trokas/troket troki-t-a trokit-ur
therras/thërret therr-a/therrit-a thirr-ur
3. Foljet
shkas, ngas
dhe
gergas
, te cilat pesojne ndërrimin -a-: -e-, ne veten e dytë e te tretë njejes dhe ndërrimin -e-: -i-, ne veten e dytë shumes te se tashmes, ndera ne te kryeren e thjeshtë dhe ne pjesore dalin me teme ne zanore, d.m.th. nuk e kanë tingullin fundor te temës se kohës se tashmë. Foljet e këtij grupi marrin mbaresa vetore të njëjta si ato te nengrupit 2 te grupit 1 te zgjedhimit të parë. P.sh. ngas/nget, nga-va, nga-re.
E identifikuar
S.Frashëri: Dhashtë Zoti, shqiptarët shpëtojnë prej njëri-tjetrit.
F.Konica: Nëse ka kush do t'i bejë keq Shqipërisë, janë vet shqiptarët.
Gj.Fishta: Shqiptari gëzohet më shumë kur i cof lopa kom
toleranca
Gjinia:
Zgjedhimi i Foljeve
«
Përgjigju #4 më:
23-07-2006, 08:31:27 »
Zgjedhimi i tretë
Ky zgjedhim ndahet ne tri grupe:
Grupi i 1:
Perfshihen ato folje, qe ne kohën e tashmë dalin me teme ne zanore, kurse ne te kryeren e thjeshtë (vetëm ne njejes) dalin me teme te zgjeruar ne -r-. Këtu hyjne foljet
vë, zë, përzë
dhe
nxë
, te cilat ne te kryeren e thjeshtë nderrojne edhe zanoren -ë- ne -u-, si:
vë vur-a ve-ne
zë zur-a ze-ne
Grupi i 2:
Perfshihen ato folje, te cilat ne kohën e tashmë dalin më me teme ne zanore, kurse ne te kryeren e thjeshtë dalin me teme ne bashketingellore. Këtu hyjne foljet
di, fle
dhe
ngre
, qe ne te kryeren e thjeshtë dhe ne pjesore e zgjerojne temën me prapashtesen -e-, si:
di dit-a dit-ur
fle fjet-a fjet-ur
ngre ngrit-a ngrit-ur
Grupi i 3:
Ne këtë grup përfshihen foljet
pi
dhe
shtie
, te cilat ne dy vetat e para (njejes) te se kryeres se thjeshtë marrin tingullin -v- para mbareses vetore:
pi piva pi-rë
shtie shti-v-a shtë-në
E identifikuar
S.Frashëri: Dhashtë Zoti, shqiptarët shpëtojnë prej njëri-tjetrit.
F.Konica: Nëse ka kush do t'i bejë keq Shqipërisë, janë vet shqiptarët.
Gj.Fishta: Shqiptari gëzohet më shumë kur i cof lopa kom
toleranca
Gjinia:
Folja - Njohuri te përgjithshme
«
Përgjigju #5 më:
23-07-2006, 08:47:54 »
Foljet e parregullta
Foljet e parregullta ndahen ne dy grupe kryesore: supletive dhe josupletive
1. Foljet e parregullta supletive:
ja-m qe-shë qe-në
ka-m pat-a pas-ur
bie prur-a prur-e
bie ra-shë rë-në
ha hëngr-a ngrë-në
jap dha-she dhë-në
rri ndenj-a ndenj-ur
shoh pa-shë pa-rë
vi-j erdh-a ardh-ur
2. Foljet e parregullta josupletive
the-m tha-shë thë-në
dua desh-a dash-ur
lë la-shë lë-në
vdes vdiq-a vdek-ur
vete vajt-a vajt-ur
E identifikuar
S.Frashëri: Dhashtë Zoti, shqiptarët shpëtojnë prej njëri-tjetrit.
F.Konica: Nëse ka kush do t'i bejë keq Shqipërisë, janë vet shqiptarët.
Gj.Fishta: Shqiptari gëzohet më shumë kur i cof lopa kom
toleranca
Gjinia:
Folja - Njohuri te përgjithshme
«
Përgjigju #6 më:
23-07-2006, 09:30:44 »
Kuptimet kryesore te formave gramatikore te foljes
Mënyra deftore
Me anë te kësaj mënyrë, folesi e paraqit si te vërtetë veprimin e emertuar nga folja. E, kur folesi deshiron ta mohoje ose te shprehe pasiguri për këtë vertetesi, atëherë e shoqeron foljen e mënyrës deftore me pjesezen e mohimit
nuk
a
s'
, perkatesisht me pjesezen e dyshimit
ndoshta, mbase, kushedi
etj. Mënyra deftore i ka te tri kohët themelore: te tashmen, te shkuaren dhe të ardhmën.
Mënyra habitore
Me anë te kësaj mënyrë, shprehet ne përgjithësi modaliteti i vertetesise, i shoqëruar edhe me ndjenjen e habise se folesit për një veprim te papritur, qe është kryer ne te shkuaren ose qe kryhet ne castin e ligjerimit. Anasjelltas, kur folesi shpreh habine për moskryerjen e një veprimi ne te shkuaren ose ne castin e ligjerimit, atëherë i shoqeron format e mënyrës habitore me pjesezen e mohimit
nuk
ose
s'
: --
C'ju paska ngjare?
Dhe unë s'paskam ditur gjë!
Nepermjet mënyrës habitore folesi mund te shprehe edhe dyshimin ose mospajtimin e tij ndonjëherë edhe ironi lidhur me një thënie a pohim te një tjetri: --
Të ju o folka shumë e s'u punueka gjë!
Mënyra habitore pra ka dy kohe kryesore: te tashmen dhe te shkuaren.
Mënyra lidhore
Me anë te kësaj mënyrë, shprehet kryesisht modaliteti i mundesise. Ne disa perdorime ajo shpreh edhe modalitetin e deshires ose te detyrimit. Pra, me anë te mënyrës lidhore folesi e paraqit si te mundshme, perkatesisht te deshirueshme ose te detyrueshme kryerjen e veprimit te emertuar nga folja: -- Duhet
te përpiqemi
gjithnjë për te miren e vendit tonë:
ta ndertojme dhe ta rindertojme, ta zbukurojme
atë. Mënyra lidhore ka dy kohe: te tashmen dhe te shkuaren.
Mënyra kushtore
Me anë te kësaj mënyrë shprehet modaliteti i mundesise. Folja e perdorur ne mënyrën kushtore tregon një veprim qe mund te kryhej, po të vertetohej një kusht i caktuar. Kushti zakonisht shprehet me anë te një fjalie te varur kushtore, kallezuesi i se cilës është një folje ne te pakryeren e lidhores ose ne me se te kryeren e saj. Por, mund te shprehet edhe me anë te ndajfoljes ndryshe, ose me anë te një togu te ndertuar nga parafjala me ose pa dhe një emër: -- Po pse cuditesh?
Të isha
unë ne vendin tënd,
ç'do të beje
ti? Pa ndihmën tënde,
s'do t'ia kisha dalë
mbane kësaj pune. Po
te kisha
ato para qe ke ti, do të ndihmoja kombin tim.
Ndryshe, s'po bëhet
gjë. Mënyra kushtore ka dy kohe: te tashmen dhe te kryeren.
Mënyra deshirore
Me anë te kësaj mënyrë shprehet modaliteti i deshires ne formë urimi ose mallkimi: --
U befsh
atdhedashes! Mënyra deshirore ka dy kohe: te tashmen dhe te kryeren.
Mënyra urdherore
Me anë te kësaj mënyrë shprehet modaliteti i deshires ne formë urdhëri, kërkesë, këshillë, porosie, lutjeje, grishjeje, lejimi etj. Ne fjalite me kuptim mohor para urdherores vendoset pjeseza e mohimit
mos
: -- Lini fjalët, bëni pune! Mos u percani!
E identifikuar
S.Frashëri: Dhashtë Zoti, shqiptarët shpëtojnë prej njëri-tjetrit.
F.Konica: Nëse ka kush do t'i bejë keq Shqipërisë, janë vet shqiptarët.
Gj.Fishta: Shqiptari gëzohet më shumë kur i cof lopa kom
toleranca
Gjinia:
Folja - Njohuri te përgjithshme
«
Përgjigju #7 më:
23-07-2006, 11:50:37 »
Formimi i foljeve
Foljet e gjuhës shqipe mund te jenë fjale te parme, te prejardhura, te perbera ( te perngjitura).
Folje te parme
Janë ato folje, qe nuk janë formuar nga ndonjë fjale tjetër me anë ndajshtesash ose me anë konversioni. P.sh.:
rrefej, mesoj, hap, mbyll, heq
etj.
Nuk merren si folje te parme:
- foljet qe formojne cifte antonimike te tipit:
ngarkoj:shkarkoj
,
ngul:shkul
etj. Foljet e këtij tipi, te të cilat kuptimi antomik del nga kundervenia e parashtesave perkatese, merren si fjale te prejardhura.
- foljet e huazuara qe ne gjuhën shqipe mund te analizohen, pasi krahas tyre përdoren edhe fjalët e parme, prej te cilave ato janë formuar. Të tilla janë foljet e tipit:
autorizoj
(autor),
neutralizoj
(neutral) etj..
- foljet e tipit
gezoj, lemoj, levdoj
etj., te të cilat zanorja e temës fjaleformuese është reduktuar ne -ë-
gaz, lime, lavd
.
Foljet e prejardhura
Janë ato folje te formuara kryesisht nga emrat, nga vete foljet si edhe nga mbiemrat e ndajfoljet. P.sh.:
për-dor, z-bukuroj, për-hap, pun-o-j
etj..
Foljet e prejardhura formohen:
- me anë te prapashtesash: pun-o-j, uj-it
- me anë te parashtesash: për-hap, për-dor.
- me anë prapashtesash e parashtesash njekohesisht: për-gjithë-so-j, z-bukur-oj.
Foljet e perbera
Foljet si fjale te perbera ne gjuhën shqipe janë te pakta. Midis tyre vendin kryesor e zënë kompozitat percaktuese te tipit ndajfolje + folje. Por ka edhe ca folje te pervera nga një emër dhe një folje. Me te shumta janë raste kur si gjymtyre e pare e foljes se perbere sherben ndajfolja
bashke
ose
para
, si:
bashke-bisedoj, bashke-punoj, para-ndaloj, para-shtroj
etj.
Ka edhe formime te tjera te këtij tipi, ne te cilat gjymtyra e pare është një ndajfolje tjetër (mirë, keq, tej), e cila percakton mënyrën e kryerjes se veprimit te shprehur nga gjymtyra e dytë e fjalës se perbere. Të tilla janë foljet:
mirepres, mirembaj, keqkuptoj, keqperdorur, tejkaloj
etj.
Ne foljet e perbera:
buzeqesh, duartrokit
etj., gjymtyra e pare sherben për te percaktuar veprimin e shprehur nga gjymtyra e dytë. Kështu,
buzeqesh
"qesh me buzë".
E identifikuar
S.Frashëri: Dhashtë Zoti, shqiptarët shpëtojnë prej njëri-tjetrit.
F.Konica: Nëse ka kush do t'i bejë keq Shqipërisë, janë vet shqiptarët.
Gj.Fishta: Shqiptari gëzohet më shumë kur i cof lopa kom
toleranca
Gjinia:
Folja - Njohuri te përgjithshme
«
Përgjigju #8 më:
24-07-2006, 16:02:15 »
Format e shtjelluara dhe te pashtjelluara te foljes
Ne baze te mundesise ose te pamundesise për te ndryshuar sipas vetes e numrit, format gramatikore te foljes ndahen ne dy grupe: te shtjelluara dhe te pashtjelluara.
Të shtjelluara:
hyjne format e ndryshme gramatikore te kohëve, te menyrave deftore, habitore, lidhore, kushtore, deshirore dhe urdherore.
Të pashtjelluara:
hyjne format e ngurosura te pjesores:
lare
, te percjellores:
duke lare
, te formes se pashtjelluar mohore:
pa lare
, si edhe format e pashtjelluara te tipit
për te lare
e
me te lare.
Format e shtjelluara dhe te pashtjelluara te foljeve kalimtare kanë nga dy pale trajta: një pale për zgjedhimin vepror dhe një pale për zgjedhimin jovepror.
E identifikuar
S.Frashëri: Dhashtë Zoti, shqiptarët shpëtojnë prej njëri-tjetrit.
F.Konica: Nëse ka kush do t'i bejë keq Shqipërisë, janë vet shqiptarët.
Gj.Fishta: Shqiptari gëzohet më shumë kur i cof lopa kom
toleranca
Gjinia:
Folja - Njohuri te përgjithshme
«
Përgjigju #9 më:
24-07-2006, 16:23:48 »
Kategoria gramatikore te vetes tek folja
Shpreh lidhjen midis folesit dhe kryefjales te fjalise. Kategoria gramatikore e vetes shprehet me anë mbaresash te posacme.
Folja ka tri veta:
Veten e pare: kur kryefjala e fjalise përfaqëson vete folesin
Veten e dytë: kur kryefjala e fjalise përfaqëson bashkebiseduesin
Veten e tretë: kur kryefjala e fjalise përfaqëson një a disa frymore a sende, qe s'marrin pjesë ne bashkebisedim.
Kemi edhe dy grupe tjera te kësaj kategorie gramatikore:
a) Foljet njevetore
b) Foljet pavetore
Foljet njevetore: qe mund te kenë një kryefjale te shprehur ose te nenkuptueshme.
Të tilla janë:
- foljet qe emertojne veprime karakteristike për kafshet dhe qe, si rrjedhim përdoren vetëm ne veten e tretë: kukarit (pula)
- foljet qe tregojnë dukuri atmosferike ose natyrore: bleron (livadhi etj)
- foljet e tipit: (s'më) besohet, (me) duket etj.
- disa folje kalimtare, si: di, lejoj, them etj.
- edhe foljet: jam, vij, shkoj, dal etj., ne shprehje te tilla: (s') është mirë - më vjen mirë
Foljet pavetore: qe nuk kanë kryefjale te shprehur, as te nenkuptueshem.
Të tilla janë:
- disa folje ose shprehje foljore qe emertojne dukuri atmosferike: vetetin, bubullin etj.
- foljet me vlerë module: duhet dhe do
- folja
kam
ne veten e tretë njejes, kur përdoret me kuptimin e foljeve: ndodhet, ekziston.
- disa folje jokalimtare ne formë joveprore te shoqeruara ose jo me një pjesez mohimi. s'shkohet, s'rrihet etj.
E identifikuar
S.Frashëri: Dhashtë Zoti, shqiptarët shpëtojnë prej njëri-tjetrit.
F.Konica: Nëse ka kush do t'i bejë keq Shqipërisë, janë vet shqiptarët.
Gj.Fishta: Shqiptari gëzohet më shumë kur i cof lopa kom
Belinaa
Gjinia:
Re: Folja - Njohuri te përgjithshme
«
Përgjigju #10 më:
05-06-2007, 15:49:25 »
Folja
-Foljet janë fjalët që tregojnë një veprim ose gjendje p.shpunoj,lexoj,vallëzoj etj.
-Foljet janë fjalë të ndryshme dhe kanë trajta të llojllojshme.
-Trajtat e tyre foljt i marrin sipas vetave,numrave,sipas diatezave,mënyrave dhe siapas kohëve.
Foljet ndahen në dy klasa të mëdha:
1.Foljet kalimtare
2.Foljet jokalimtare
-1.Foljet kalimtare janë ato folje veprimi i të cilave i kalon një personi ose sendi tjetër,d.m.th që pranojnë një kundrinor.
P.sh.Beni cdo ditë lexon gazetën.
-Pra foljet ndahen në folje me kuptim të plotë p.sh(shkruaj,laj etj).
-Foljet ndihmëse p.sh.(kam,jam).
-Foljet janë gjysmëndihmëse(duhet,lypset etj).
Foljet ndihmëse janë ato që shërbejnë për të formuar format e përbëra të foljes.
Foljet gjysmëndihmëse janë:
1.Këpujore
2.Modale
3.Aspektore
Foljet këpujore-janë p.sh jam,emëroj,shpall,dukem etj. lidhim pjesën emërore të kryefjalës me kallëzuesorin e kryefjalës.
Foljet modale-janë p.sh mund,duhet,lypset,do,kanë etj, shërbejnë për ta paraqitur veprimin e shprehur nga folja që e ndjek,si të mundshëm,të lejueshëm,të detyrueshëm ose të domosdoshëm.
Foljet aspektore-që shënojnë fillimin p.sh:filloj,nis,zë,bëj,marr dhe mbarimin e një veprimi p.sh mbaroj,pushoj etj.
E identifikuar
All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
jehona fazliu
Folja - Njohuri te përgjithshme
«
Përgjigju #11 më:
28-11-2007, 11:41:41 »
zgjedhimi i foljeve te pa rregullta
E identifikuar
Faqe: [
1
]
Shko lart
Keshilloje
|
Printoje
« i mëparshmi
tjetri »
Shko te:
Zgjidhni një destinacion ju lutem:
-----------------------------
Letërsia Shqiptare - Albanian Literature
-----------------------------
=> Revista Letrare Zeri YT!
=> Letrarët e Mëdhenj Shqiptar
=> Fragmente nga Letërsia Shqipe
=> Poezia dhe Proza Shqiptare
=> Folklori Shqiptar
=> Përralla dhe Anekdota
-----------------------------
Letërsia Botërore - World Literature
-----------------------------
=> Letrarët e Mëdhenj Botëror
=> Fragmente nga Letërsia e Huaj
=> Poezia dhe Proza Botërore
=> Folklori Botëror
-----------------------------
Letrarët e Rinj
-----------------------------
=> Letrarët e rinj
=> I Dashur Ditar..
=> Konkurse Letrare
=> Rreth Librave dhe Autorëve
=> Këndi Letrar për Fëmijë
-----------------------------
Gjuhësi
-----------------------------
=> Gjuha Shqipe
=> Dialektet
=> Gjuhë të Huaja
=> Kurse Gjuhësh Online
Anketa
Ju ka pelqyer "La gorda de porcelana"?
PO
6
(25%)
JO
5
(20%)
Nuk e kam lexuar
13
(54%)
Numri total i votave: 24
Shiko temen