Faqe: [1] 2 3   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Alfabeti!  (E lexuar 8090 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Kosovari_i_terbuar
Zogu
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 196


Shiko profilin
« më: 13-03-2005, 11:13:02 »

Kush ne ket forum esht ei mendimit se alfabeti ka shume shkronja dhe se duhet te shkurtohet pak.  une keto shkronja i propozoj te prehen:

rr- pasi asnje shqiptar nuk thot rr po thot r .
xh - gj te arijm me nje xh te perbashket.
c e fort dhe q e bute, te vijm me nje Q mesatare.

« Ndryshimi i fundit: 13-03-2005, 14:13:29 nga M A X » E identifikuar

Moj shqipnio mos thujo mbarova
M A X
Admin


Karma: 36
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 11172



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #1 më: 13-03-2005, 14:19:24 »

Asnje shkronje nuk eshte e tepert dhe cdo shkronje perfaqson nje tingull, tinguj te cilet pak a shume perdoren nga shumica e shqiptareve.

Kush tha se askush nuk perdor 'rr' por vetem 'r'? Si thuhet "rruga" apo "ruga", "rrenja" apo "renja"?
As dhe 'xh'-ja me 'gj'-ne nuk mund te zevendesohen pasi nuk kane asgje te perbashket me njera tjetren. Mund te jene shume shqiptare, te cilet nuk bejne dallim mes ketyre tingujve, por ama shumica ben dallim dhe i kane te domosdoshme ato. Te njejtat gjera mund te thuhen dhe per 'ç'-ne dhe 'q'-ne. Cdo  tingull eshte pjesa e jone dhe si i tille eshte pasuri. Ata qe kane bere shqipen letrare, alfabetin dhe gramatiken shqipe, kane qene gjuhetare dhe shkencetare te fushes se gjuhesise dhe ne nuk jemi askush te hedhim ne dyshim ate cfare kane krijuar ata.

Problemet e shqipes jane e duhen gjetur diku tjeter dhe jo te alfabeti.
E identifikuar

Blog: 0lti.com

eMail: kontakt@0lti.com

MSN: olti@msn.com
Hylli
Saoshyant
Anetar


Karma: 1
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 993


Shiko profilin WWW
« Përgjigju #2 më: 13-03-2005, 21:30:26 »

Normale qe ti deshiron te heqesh GJ-ne, qe sa per dijeni eshte nje lloj tingulli qe asnje popull ne bote nuk e ka. Ne shume shkrime latine shkronja C ka shume mundesi te jete GJ sipas Giuseppe Catapanos, dhe madje ka dhene disa shembuj ne librat e tije rreth kesaj ceshtjeje, po ashtu me xh-te(ekziston si tingull edhe ne gjuhet e tjera, sidomos anglishtja).

Nese nuk di shqip mund te pyesesh, edhe pse kam dyshimin qe ti shqipen e di me mire se nje shqiptar, pasi edhe kur kam qene ne kufij te bullgarise, kam pare ushtare bullgare qe flisnin shqipen gati ne nivelin tim. Nuk po them qe je nje i tille, dmth nga Bullgaria, por nga ndonje shtet tjeter verdalle.

Un them kjo teme te mbyllet pasi nuk perben asnje lloj vlere madje demton pasurine tone gjuhesore.
E identifikuar

E porsi krypa n'Dri E porsi krandja e that n'nji flakada, U shoftë me arë, me farë me mal e vrri Kushdo shqyptar, q| s'brohoritë me za, Kushdo shqyptar, q| s'brohoritë me uzdajë: Oh! Rrnoftë Shqypni
UNITED ALBANIA
Vizitor
« Përgjigju #3 më: 14-03-2005, 03:03:33 »

Ka qene nje mrekulli e madhe, se si alfabeti i gjuhes shqipe, eshte shume i njejte me alfabetin gjuhes angleze.
Kjo mrekulli ka mundesuar edhe hapjen e forumeve shqiptare neper faqe te ndryshme te internetit.
Te gjitha shkronjat e shtyp-shkornjes te kompjutrit amerikan jane te njellojta me alfabetin e gjuhes shqipe, pervec shkronjave (ë, dhe ç).
Shpesh here mendoj se sa veshtire mund ta kene kombet tjera, qe te hapin nje forum ne gjuhen e tyre, ngaqe shtyp-shkronja kompjuterike amerikane (kjo qe shkruajm ne dite per dite), nuk i ka shkronjat Arabe, Ruse, Kineze, Greke, Daneze, Hollandezce, e keshtu me rralle.
E identifikuar
Irenis
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 6972


Shiko profilin
« Përgjigju #4 më: 14-03-2005, 22:54:53 »

Edhe unë mbështes mendimin e MAX-it. Asnjë shkronjë nuk është e tepërt dhe se duhet të krenohemi me këtë alfabet që kemi. Por ata që thonë se janë shumë gjithsesi bazohen në alfabetet e huaja kryesisht ai anglez që i ka 24 shkronja (nëse s'gaboj) dhe jashtë tij ka shumë e shumë tinguj që nuk janë përfshirë në alfabet. Mund të ekzistojë tendenca që të hiqen disa shkronja (për shembull: ë, rr, nj etj.) që ndoshta dikujt mund t'i duken si të tepërta dhe e bëjnë numrin 36 si shumë të madh për një alfabet (krahasur me atë anglez). Por në kësi raste mund të mbesin tingujt por të përdoren si shenja të veçanta e jo si shkronja elementare të alfabetit.
Për dallimet mes GJ e XH apo ç e Q as që diskutohet.
E identifikuar
Hylli
Saoshyant
Anetar


Karma: 1
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 993


Shiko profilin WWW
« Përgjigju #5 më: 15-03-2005, 00:50:22 »

Alfabeti i gjuhes shqipe eshte me baza e alfabeteve United Albania. Lere kongreset, shiko historine se cfare thote.
E identifikuar

E porsi krypa n'Dri E porsi krandja e that n'nji flakada, U shoftë me arë, me farë me mal e vrri Kushdo shqyptar, q| s'brohoritë me za, Kushdo shqyptar, q| s'brohoritë me uzdajë: Oh! Rrnoftë Shqypni
besniku
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 17


Shiko profilin
« Përgjigju #6 më: 15-03-2005, 03:30:31 »

Kjo mrekulli ka mundesuar edhe hapjen e forumeve shqiptare neper faqe te ndryshme te internetit.
Te gjitha shkronjat e shtyp-shkornjes te kompjutrit amerikan jane te njellojta me alfabetin e gjuhes shqipe, pervec shkronjave (ë, dhe ç).

Jam i të njëjtit mendim, që alfabeti latin na ka lehtësuar shumë gjëra !

Sa u përket shkronjave ç dhe ë, do të ishte mirë që tek shqiptarët ne vend të tastierës angleze të përdoret ajo franceze që i ka të dyja shkronjat (për kohën deri sa t'i prodhojmë vetë)

Dikush që mendon se kemi tepër shkronja do t'i kisha thënë se na mungojnë ... sepse alfabeti shqip "gati " sa nuk është fonetik - që është një përparësi e madhe për thjeshtësinë e gjuhës.
E identifikuar
Irenis
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 6972


Shiko profilin
« Përgjigju #7 më: 15-03-2005, 14:36:02 »

Epo një ndër shkaqet pse e kërkojnë këtë njerëzit që të zvogëlohet numri i shkronjave është që të bëhet edhe gjuha shqipe me alfabet morfologjik.
E identifikuar
ibraim
...edhe mbarim ka...
Anetar


Karma: -2
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 5457



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #8 më: 15-03-2005, 15:22:03 »

Kush ne ket forum esht ei mendimit se alfabeti ka shume shkronja dhe se duhet te shkurtohet pak.  une keto shkronja i propozoj te prehen:

rr- pasi asnje shqiptar nuk thot rr po thot r .
xh - gj te arijm me nje xh te perbashket.
c e fort dhe q e bute, te vijm me nje Q mesatare.



ti e thot kete sepse ne kosove veshtire e kan te dallojne ç dhe q, te dallojne xh dhe gj dhe te theksojne rr dhe r. Andaj ti kerkon kete gje, por neve te tjereve nuk na jan shume...
E identifikuar

Fisniku
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 11


Shiko profilin
« Përgjigju #9 më: 20-03-2005, 04:53:28 »

O Kosovari, bukur të është përgjigjur Ibraimi.
Shqipja nuk ka shkronja të tepërta. Me argumentin tënd se nuk thënkan më shqiptarët rr por vetëm r apo t'u gjendka diçka e mesme për gj-në dhe xh-në apo q-në e ç-në, ti nuk bën asgjë veç tregon se ke problem me fonetikën. Nuk është faji i tingullit që arabët nuk prodhojnë dot tingullin p por i thojnë b. Nuk shqiptojnë dot pepsi e i thonë bebzi. Mos vallë e ka p-ja fajin. Edhe ti me rr-në. Kemi rroje dhe roje. S'ka si të përdoret e njëjta shkronjë. Rroja është heqja e lehsrave, qimeve, mjekrrës me brisk ndërsa roje është dikush që ruan një objekt a pasuri e çfarëdoshme. Po ashtu, kemi xhep dhe gjep. Në xhep fusim kuletën a sendet personale. Xhepi qepet në një veshje tonën, xhup, xhaketë pantallona, këmishë, fund, fustan, bluzë, etj.... Kurse gjepi, është rrokeli, bobina ku është e mbështjellë fija për të qepur (xhepin). Kemi q dhe ç. Ato kurrësisi nuk mund të zëvëndësojnë njëra-tjetrën. Të më falin kosovarët këtu, por është mirë që të dëgjojnë e lexojnë më shumë mjetet e informimit shqip.  Dhe meqë përmenda mjetet, këta të fundit nuk janë para siç përdoret në Kosovë. Ato janë fonde. Mjetet janë vegla pune, preparate, gjithçka e nevojshme për të kryer punë. Po ashtu, pa dalë nga tema: hap fjalorët e shih se cilat fjalë kanë q e cilat ç. Ato nuk janë aspak të njëjta. Për mua është njëlloj sikur të krahasosh g-në me d-në. Ka edhe nga ata që nuk dallojnë dot ll-në nga dh-ja. Po ashtu ka edhe në Maqedoni e çamëri shqiptarë që nuk dallojnë dot i-në nga y-ja. Nuk është faji i alfabetit ky. Është mosinteresimi për të përdorur një shqipe kudo ku jemi. Po të pyesësh dikë nga veriu i Shqipërisë apo edhe nga Mali i Zi e Kosova, ë-në mund ta quajnë gjithashtu të tepërt. po të pyesësh grekërit, krejt shqipen e quajnë të tepërt.
E identifikuar

Përpiqu të meritosh emrin që ke-Shqiptar!
AT¹
Anetar


Karma: 1
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 327



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #10 më: 21-03-2005, 06:24:42 »

Shqipja nuk ka shkronja të tepërta.
Edhe unë jam i po këtij mendimi.Tjetër është se ne,apo shumica prej nesh nuk jemi gjuhëtar dhe trajtojmë apo shqyrtojmë gjërat që nuk na takojnë.Me këto gjëra shumë të ndieshme do të duhej të  mirreshin institutet e gjuhësisë në kryeqytetet shqiptare apo edhe akademitë përkatëse.Por si zakonisht ne shqiptarët "i dimë të gjitha",apo së paku dëshirojmë ti dijmë ato.
Sa i përket dialekteve që fliten në trojet shqiptare;ato vetëm sa e pasurojnë gjuhën shqipe.Dallimet nuk janë edhe aq të mëdha ( psh  dialektet që fliten në Gjermani, janë shumë larg njëra tjetrës).
Do të ishte e udhës ndoshta që gjuha letrare apo standarde edhe një herë të rishqyrtohej nga gjuhëtarët tanë,pasi që e dimë të gjithë se ajo ishte e ndikuar nga politika në atë kohë dhe është e përfshirë kryesisht toskërishtja aty.Pra do të duhej të mbahej edhe një kongres gjithëpopullor dhe aty të bëhej një kompromis dhe të futeshin si gegërishtja poashtu edhe toskërishtja, në përmasa relativisht të barabarta.
E identifikuar

Lundrentari
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 473



Shiko profilin
« Përgjigju #11 më: 21-03-2005, 20:56:35 »

Sikur alfabetit te gjuhes shqipe, ti mungonte nje shkronje, ose t'ia hiqnin vetem edhe nje shkronje, atehere shume folje, mbiemra, dhe emra nuk do te kishin kuptimin e merituar te gjuhes anetare.
Zgjuarsia e njeriut vleresohet ne fjalorin e tij. Sa me shume fjale qe dine, edhe aq me i afte do te jesh.
E identifikuar

turp eshte burri me vdek n'shpi
Hersianna
Feel Free
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 770


Shiko profilin
« Përgjigju #12 më: 23-03-2005, 22:58:13 »

Per mendimin tim duhet te jemi krenar qe kemi nje alfabet aq te gjere, pasi kur vjen puna per gjuhe te huaja, jemi te afte te shqiptojme fjale te ndryshme. Nderkohe pershembull, ti thuash amerikanit te thote ``Miremengjes`` e thote ``mirmenxhes``, ose Gjermanit te thote ``qilim`` thote ``cilim``. Prandaj...

Hersia`
E identifikuar

``Peshku i madh e ha te voglin...``
ibraim
...edhe mbarim ka...
Anetar


Karma: -2
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 5457



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #13 më: 24-03-2005, 10:56:29 »

ose kur e lexon nje gjerman emrin Zeqirja, e thot Cakarrija  zgerdhihet
qeshem se kjo eshte e vertete, i kandodhur nje fshatarit tim ne gjermani.
E identifikuar

melody
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 604


Shiko profilin
« Përgjigju #14 më: 24-03-2005, 11:15:51 »

Jam plotesisht dakort me Hersine..
Per te shprehur kete mendim hyra dhe une..
Alfabeti yne dhe shkornjat e tij,ne tashme i kemi mesuar llogjike perserisa jane dhe Gjuha e Nenes..
Ajo cfare duam eshte te mesojme gjuhe te huaja..
Duke qene se kemi nje shummlojshmeri germash dhe tingush jemi te stervitur mire per gjuhe te tjera qe kane pothuajse nga 10 Germa me pak se ne..
Xh ne Gjermanisht nuk arrijne ta thone por thone Ks..
ose G- ne ..etj etj..
Pra une jam Krenare, per Alfabetin tone.. buzeqeshje
E identifikuar
Faqe: [1] 2 3   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Rreshta te perzgjedhur... :)

Anketa
  • Cila nga poezite eshte me e bukur sipas teje?
  • Dot Reflekse (Mr. deti)
  • 9 (21%)
  • -
  • Dot Natyra ( ibraim)
  • 4 (9%)
  • -
  • Dot Ne (Capkenja)
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Dashuri e deshtuar(Blete punetore)
  • 2 (4%)
  • -
  • Dot Një ndjenjë e pershtjellur(Ujku i Epirit)
  • 2 (4%)
  • -
  • Dot Yjet (Lepurushja Korcare)
  • 5 (12%)
  • -
  • Dot Nata (Mishel)
  • 1 (2%)
  • -
  • Dot Orator shurdhmemec(ABerisha)
  • 2 (4%)
  • -
  • Dot Degjo e dashur(Nargaroth)
  • 2 (4%)
  • -
  • Dot Ku je tani! (Qumka)
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Një ëndërr(Smiley)
  • 3 (7%)
  • -
  • Dot Të te them te dua!(Indriti)
  • 9 (21%)
  • -
  • Dot Kur me vjen si e hutuar(Sheti)
  • 2 (4%)
  • -
  • Numri total i votave: 35
  • Shiko temen

* Sponsor