Faqe: 1 [2]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Vullkanet!  (E lexuar 35819 herë)
0 anëtarë dhe 3 Vizitore po shikojnë këtë temë.
erlehta
Gjinia: Femër
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #15 më: 01-11-2009, 09:32:13 »

Supervullkani Yellowstone ka nje burim te gjere magme. Hapesira magmatike   eshte rreth 60 km te gjate, 40 km te gjere, 10 km te larte si dhe permban  23.000 km³ magme dhe sic dihet sipas gjeologeve ky vullkan eshte vullkani me i rrezikshem per njerezit.
Ne zonen e ketij vullkani vitet e fundit jane ndjere shume levizje sismike. Termeti i fundit eshte ndjere ne nderrimin e viteve 2008-2009 por sipas shkencetareve nje shperthim vullkanik pritet ne mijevjecarin e ardhshem.
E identifikuar

Ich lebe, weil du mein Atem bist
bin müde, wenn du das Kissen bist
bin durstig, wenn du mein Wasser bist
du bist für mich mein 2-te Ich!
ßåßy ღ
Gjinia: Femër
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #16 më: 22-04-2010, 16:02:43 »





Janë rreth 1500 vullkane aktive në botë. Rreth 50 janë në erupsion aktualisht, por vetëm 11 janë konsideruar si shumë të rrezikshme, sipas një liste të hartuar nga Universiteti i Karolinës së Veriut që llogarit si fuqinë e vullkanit ashtu edhe praninë e njerëzve afër kratereve. Në këtë listë, përkrah filipinasit Pinatubo që në vitin 1991 nxori shumë gaz dhe hi saqë influencoi në klimën e planetit për dy vitet pasardhëse, ekspertët kanë futur edhe Vezuvin. Eyjafjallajokull arriti të bllokonte trafikun ajror, por konsiderohet i rrezikshëm vetëm në rast të erupsionit të “vëllait” të tij më të madh të vendosur vetëm pak simotra më tej, Katlas. Lista përfshin edhe vullkane si Chaiten në Kili, nën vëzhgim të rreptë sidomos pas tërmetit të shkurtit, Krakatoa dhe Merapi në Indonezi apo Mount Rainer në Uashington. Male të tjerë në prag të një erupsioni të rrezikshëm gjenden në Kongo (Nyirangongo), Kolumbi (Nevada del Ruiz), Meksikë Popocatepetl dhe mali Fuxhi, kërcënues për Tokion. Një raport i agjencisë ajrore europiane në vitin 2007 ka llogaritur se 500 milionë persona në botë jetonin shumë pranë një vullkani aktiv për t’u konsideruar të sigurt. Rreth 90 për qind e 1500 vullkaneve aktive është përqendruar në 400 mijë kilometrat e “unazës së zjarrit” në Paqësor. Por tym dhe llavë del vazhdimisht edhe nga dy vullkanet italiane Stromboli dhe Etna, të monitoruar nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë. Erupsioni më i theksuar u vërejt një javë më parë 1500 metra nën nivelin e detit mes Fuxhit dhe Samoas. Për të inspektuar vullkanin ishte e domosdoshme ndërtimi i një telekamere e aftë t’u rezistonte temperaturave në brendësi. Eyjafjallajokull konsiderohet një ‘personazh’ i dorës së dytë në botën e vullkaneve edhe pse tregoi se ishte i aftë të nxirrte 300 metër kub dhe 750 ton llavë, duke ngritur në qiell një re gjigante hiri, që për tri ditë arriti 140 milionë metër kub dhe kaloi lartësinë prej 10 kilometrash për t’u vendosur më pas në një lartësi prej 4-5 mijë metrash, e krijuar një situatë të paprecedentë për shkak të rrezikut që mund të paraqesë për avionët. Në zonat e prekura ajri është shumë i ngarkuar me elektricitet sa mund të krijojë një rrufe spektakolare çdo katër orë. Por lajmi i vetëm i mirë në rastin e vullkaneve qëndron në faktin se ato ndryshe nga tërmetet mund të parashikohen nga gjeologët, pasi japin vazhdimisht sinjale alarmi. Përreth kratereve më të rrezikshme gjeologët kanë ndërtuar një rrjet monitorimi për të parë deformimin e tokës, daljen e gazit nga nëntoka, tronditjet e vogla dhe ndryshimi i rrjedhës së ujërave. Zakonisht erupsioni ndodh kur toka poshtë vullkanit nis të fryhet sikur merr frymë, ndërsa korja tendoset. Nga qielli satelitët vëzhgojnë deformimin, qoftë ky edhe pak centimetra, që akumulohet ditë pas dite. Pastaj mali nis të dridhet. Vullkani pëson një sërë lëkundjesh që sizmografët i regjistrojnë. Më vonë vjen shpërthimi, i cili shoqërohet me një zhurmë që nxjerr në sipërfaqe shumë nga përbërësit prej thellësisë së tokës. Për t’i regjistruar para janë shpikur aparatet me infratinguj që përdoreshin për të kontrolluar eksperimentet bërthamore në zonat më të largëta të globit. Tani janë “stetoskopët” e vendosur në gjoksin e vullkanit. “Mjekët” që merren me evoluimin e vullkaneve në këtë moment janë shumë të shqetësuar. Jo për shkak të Eyjafjallajokull, aktiviteti i të cilit duket i qëndrueshëm tashmë. Ajo që nuk i lë të qetë është aktiviteti i vëllait të tij të madh, Katlas, i vendosur rreth 20 kilometra më në lindje, 5 herë më i madh, 100 herë më i fuqishëm, që mund të arrijë të krijojë në ajër re gjigante hiri të rrezikshme. Çdo ditë në krah të tij sizmologët regjistrojnë mesatarisht 3 mijë lëkundje të vogla, me një magnitudë që shkon deri në 3.1 të shkallës Rihter. Në janar tronditjet e përditshme ishin një ose dy në ditë. Përreth vullkaneve islandezë u regjistrua edhe një ndryshim i vazhdueshëm i rrjedhës së lumenjve. Pikërisht ishte ky ndryshim në prag të shpërthimit të Eyjafjallajokull ai që i bindi autoritetet islandeze të evakuonin mijëra banorë që jetonin në afërsi të kësaj zone të rrezikshme. Tani veprimi i tij po shtrihet drejt Katlas. “Historia ka treguar se shumë rrallë Eyjafjallajokull lëviz pa aktivizuar edhe Katlan”, shkruan raporti i “Globval Alliance for Disaster Reduction”, i Universitetit të Karolinës së Veriut që ka hartuar listën e vullkaneve më të rrezikshme në botë. Vullkani më i madh, sipas ekspertëve amerikanë, është aq i mbushur me llavë saqë mund ta ngopë atmosferën me hirin që përmban shumë silic. Në rast të një erupsioni të tejzgjatur, përveç anulimit të fluturimeve pritet edhe një fenomen i quajtur: dimri vullkanik. Edhe situatat e mëparshme e konfirmojnë këtë: në vitin 1612 dhe 1821 erupsionet e Eyjafjallajokull u pasuan brenda një kohe të shkurtër edhe nga rizgjimi i Katlas. Aktiviteti i njëkohshëm i dy vullkaneve islandezë nuk duket të jetë një rastësi. Shkrirja e akujve ka lehtësuar presionin që ushtrohej në ishullin e zjarrit, duke i dhënë mundësi magmës të dalë në sipërfaqe. Teza u pasurua nga vullkanologu Freysteinn Sigmundsson, i Universitetit të Islandës në revistën “Geophysical Research Letters”. “Për vitet e ardhshme priten në Islandë erupsione më të shpeshta dhe më të fuqishme. Ngrohja globale bën që akujt të shkrijnë më shpejt. Ky fenomen ka pasoja edhe te lëvizja e magmës në nëntokë”, shpjegon gjeologu. Fundi i epokës akullnajore i ndodhur 10 mijë vjet më parë, koincidoi me një intensifikim të aktivitetit vullkanik në ishullin e akullit dhe zjarrit. Shkaku më i mundshëm është pikërisht shkrirja e shtresave të akullit në sipërfaqe dhe rifryrja e magmës në nëntokë. Ndërkaq, vullkani filipinas ka arritur te gjashta nga njw matës me tetë njësi që mat “treguesin e shpërthimit vullkanik”. Erupsioni islandez nuk i afrohet fare kësaj shkalle dhe përveç mbylljes së aeroporteve nga Eyjafjallajokull nuk priten pasoja të tjera. Dalja e gazrave dhe pluhurave të ndryshme në stratosferë nga shumë konsiderohet si një mënyrë e mirë për të ndalur ngrohjen globale. “Në rastin e Eyjafjallajokull nuk mund të themi asnjë të tillë, sepse niveli i erupsionit ka qenë i vogël për të pasur ndikime te klima”, ka shpjeguar Olav Hygen nga Institutit Meteorologjik norvegjez. Maksimumi në 12-14 muaj e ardhshëm veriu i Europës mund të shohë perëndime me ngjyrë të kuqe të ndezur, që nuk i ka parë kurrë më parë.
E identifikuar

As long as there is someone in the sky that protects me..there is noone on this earth that could break me.
erlehta
Gjinia: Femër
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #17 më: 31-01-2011, 21:31:55 »

Supervullkani Yellowstone ka nje burim te gjere magme. Hapesira magmatike   eshte rreth 60 km te gjate, 40 km te gjere, 10 km te larte si dhe permban  23.000 km³ magme dhe sic dihet sipas gjeologeve ky vullkan eshte vullkani me i rrezikshem per njerezit.
Ne zonen e ketij vullkani vitet e fundit jane ndjere shume levizje sismike. Termeti i fundit eshte ndjere ne nderrimin e viteve 2008-2009 por sipas shkencetareve nje shperthim vullkanik pritet ne mijevjecarin e ardhshem.


Revista "National Geographic" ka njoftuar se supervullkani Yellowstone eshte "zgjuar". Nje shperthim i mundshem do e bente 2/3 e Amerikes te pabanueshme, ndersa e gjithe bote do te jetonte nje dimer shumevjecar
E identifikuar

Ich lebe, weil du mein Atem bist
bin müde, wenn du das Kissen bist
bin durstig, wenn du mein Wasser bist
du bist für mich mein 2-te Ich!
Dora
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #18 më: 01-02-2011, 10:33:57 »

Me kujton Krakatoan dhe katastrofen qe solli.
E identifikuar

The only people for me are the mad ones, the ones who are mad to live, mad to talk, mad to be saved, the ones who never yawn or say a commonplace thing, but burn, burn, burn, like fabulous yellow Roman candles exploding like spiders across the stars, and everybody goes ahh...
M A X
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #19 më: 07-08-2011, 12:55:58 »

Itali, ujëvarë llave nga vullkani Etna

Vullkani Etna në Katania është ngjallur sërish dhe gjatë natës ka dhënë një spektakël të vërtetë, me një llavë që ka rrjedhur nga krateri jug-lindor.
Fenomeni ka zgjatur disa orë dhe i ka dhënë jetë një ujëvare llave që është shoqëruar me re të mëdha hiri që janë përhapur në të gjithë provincën.

Aeroporti Fontanarossa i qytezës siciliane për rrjedhojë ka mbetur i mbyllur për disa orë, nga mesnata deri në 7 të mëngjesit të sotëm.

Agjencitë italiane të lajmeve bëjnë të ditur se për shkak të resë së hirit u anuluan pesë fluturime të parashikuara gjatë orëve të natës. /top channel
E identifikuar

Blog: 0lti.com | Twitter: @0ltion | MSN: olti@msn.com
Faqe: 1 [2]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


Anketa
  • Cfare mendoni per Bioteknologjine?
  • Dot Jam dakord.
  • 17 (42%)
  • -
  • Dot Ok! Por te jete nen kontroll.
  • 12 (30%)
  • -
  • Dot Nuk e di.
  • 6 (15%)
  • -
  • Dot Nuk jam dakord.
  • 5 (12%)
  • -
  • Numri total i votave: 35
  • Shiko temen