|
erlehta
|
 |
« Përgjigjja #1 më: 08-10-2007, 12:26:00 » |
|
Orteqet dallohen nga karakteri i levizjes . Për te dhënë një klasifikim te njehsuar te orteqeve,gjithmonë merret për baze kushtet qe mbizoterojne ne vendin e shkeputjes. Kryesisht dallohen dy tipa orteqesh: - Orteqe qe formohen nga debora e shkrifet - Orteqe ne formën e pllakes.
Debora e shkrifet fillon te levize nga një sektor i vogël,dhe bie si masë, pa formë te caktuar. Sasia e debores se ortekut rritet sipas shkalles se rënies. Këto quhen ndryshe,orteqe me rrokullisje. Orteqet ne formë pllake janë me te rrezikshem.Këto karakterizohen nga në lidhje e brendshme tepër te fortë,te debores,shkatërrimi i se cilës bëhet me shumë veshtiresi..
Orteqet janë një dukuri qe takohen shpesh ne shumë vende te Evropes, Amerikes Veriore e Jugore dhe te Azise. Vendet me te prekura nga këto dukuri janë Zvicra, Austria, Italia Veriore etj.
Vendi ynë gjithashtu,me një terren te thyer malor,me pjerresi te konsiderueshme. krijon mundësi për formimin e orteqeve.
|