Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor







Etiketa



Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Shteti më i vogël në botë !  (E lexuar 700 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 09-01-2007, 11:41:49 »
Citojeni

Quhet Sealand dhe është vetëm 550 metër katror

Del në shitje shteti më i vogël në botë, themeluar në 1967


Eshtë pak më i madh se një apartament, por ka flamurin e tij, simbolin e vet dhe pasaportë të veçantë për të gjithë qytetarët. Quhet Sealand dhe njihet si shteti më i vogël në botë. Tani është në shitje dhe do të jetë pronë e njeriut që do të bëjë ofertën më të mirë. Sealand (Toka e detit) është themeluar në vitin 1967 dhe në realitet nuk është më tepër se dy kolona të bashkuara në mes të detit, në një distancë të vogël nga bregu britanik. Historia e Sealand është themeluar nga rrënjët e kulturës "hipi" në fund të viteve '60. Ishte viti 1967, kur Paddy Roy Bates "pushtoi" këtë vendqëndrim pranë bregdetit britanik në Harwich, Essex dhe vendosi aty familjen e tij, në një vend të humbur detar. Dy kolona të mëdha, 6 milje nga bregu, që mbajnë platformën e qytetit, ky është Sealand. Bukuria e historisë së vendit me sipërfaqe 550 metër katror është se Bates e transformoi atë në një principatë të vërtetë, duke shfrytëzuar mbi të gjitha lirinë në ujërat territoriale, të cilat nuk janë pronë e Britanisë për shkak të kartave nautike. Kështu, ai që konsiderohet si vendi më i vogël në botë tani ka pasaportën e tij, monedhën e vet (dollarin Sealand), pullat e veta, flamurin e tij dhe për të pasur gjithçka që kanë edhe vendet e tjera, ka edhe skuadrën e tij të futbollit. Gjatë viteve, Bates është dashur të përballet me gjithçka. Si një sovran i mirë i është dashur ta mbrojë vendin e tij edhe nga pushtimet, ndër të cilat tentativa e vitit 1978, kur me mashtrim disa holandezë e gjermanë, duke përfituar nga mungesa e mbretit, rrëmbyen të birin dhe pushtuan Sealand. Bates formoi një ushtri të vogël dhe e rimori Sealand, duke i trajtuar ata si të burgosur lufte dhe i liroi vetëm pas ndërhyrjes së Holandës e Gjermanisë. Por kërcënimi më i madh për mbijetesën e Sealand ishte një zjarr i madh në qershor të vitit 2006, i cili shkretoi një pjesë të madhe të strukturës së saj, duke rrezikuar të gjithë strukturën. Kështu, Micheal Bates, i biri i Paddy Roy, i cili tashmë është 85 vjeç dhe trashëgimtar i fronit që nga viti 1999, ka vendosur se është më mirë të jesh një qytetar i thjeshtë në tokë se sa një mbret i një platformë në mes të detit. Prandaj principata e tij ka dalë në shitje, me shpresën se ai do të marrë një grusht të mirë parash, të paktën me tetë shifra. Por çfarë e bën joshëse Sealand? Themelor është fakti se bëhet fjalë për një parajsë fiskale, ose i ka të gjitha mundësitë që të kthehet në një të tillë. Nëse e keni portofolin plot, ju pëlqejnë vendet e veçanta me lagështirë dhe erë, nuk keni frikë nga vetmia dhe ju pëlqen shoqëria e peshqve, jepni ofertat.
Gian Luca Roço/Tgcom
E identifikuar

Vogelushja Korcare
Camarroke
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 09-01-2007, 13:51:26 »
Citojeni

Unë e dija se shteti me i vogël ishte Vatikani.  zgerdhihet
E identifikuar

Nuk mund të jesh i drejtë nëse nuk je i njerezishem. (Vonenargu)
agnesa
The More I Get The More I Want......!!!
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #2 më: 13-01-2007, 23:19:23 »
Citojeni

edhe unë
E identifikuar

The More I Get The More I  Want......!!!
maltina

Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 25-11-2007, 22:31:17 »
Citojeni

vatikani?
E identifikuar
M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #4 më: 30-11-2007, 00:14:41 »
Citojeni

Për t'u habitur shumë është, por ky shtet e paska vërtetë një fare ekzistence. Ja faqja zyrtare e këtij "shteti": http://www.sealandgov.org/
Shpjegime dhe info mund te gjenden tek Wikipedia.
http://en.wikipedia.org/wiki/Principality_of_Sealand

Pamja e shtetit te Sealand:
E identifikuar

Belinaa
Cause all I think about you
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #5 më: 03-02-2008, 21:45:41 »
Citojeni

uhuuuu është unë gjithashtu kam menduar qe shteti me i vogël është Vatikani,por ups nga doli ky
E identifikuar

All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |