Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor







Etiketa



Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Shtetet më të vogla në botë  (E lexuar 264 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 28-02-2008, 17:50:53 »
Citojeni

Në të gjithë botën, janë 17 mini-shtete të pavarura, duke filluar nga më i vogli, deri te më i madhi. Secili nga ta ka një sipërfaqe më të vogël se 360 kilometra katrorë. Nëse do të bashkohej sipërfaqja e këtyre 17 shteteve, do të mund të fitohej një shtet pak më i madh se Rhode Island. Madje, edhe Singapori i vogël është tepër i madh krahasuar me këtë listë (ai ka mbi 400 kilometra katrorë)! Ja lista...

Vatikani - 0.36 kilometra katror - Shteti më i vogël në botë me popullatë prej 770 banorësh, asnjëri prej tyre nuk është banor i përhershëm. Shteti më i vogël, që është i rrethuar me bazilikën e Shën Pjetrit, paraqet qendrën shpirtërore të botës romano-katolike (me rreth 1 miliard besimtarë). I njohur edhe si Selia e Shenjtë, Vatikani është i rrethuar me Romën.

Monako - 1.1 kilometër katror - Shteti miniatural i Monakos shtrihet përgjatë rivierës franceze në Mesdhe, afër Nicës. 32,000 njerëz jetojnë në shtetin që njihet për kazinotë

e Monte Carlos dhe për princeshën Grace. Shteti, me ndërprerje, është i pavarur që nga shekulli XIII.

Nauru - 13.6 kilometra katrorë - 13,000 banorët e ishullit Nauru në Paqësor, jetojnë mbi shtresat e pakta të fosfatit. Shteti u bë i pavarur në vitin 1968 dhe dikur njihej formalisht si Pleasant Island (Ishulli i Këndshëm).

Tuvalu - 14.6 kilometra katrorë - Tuvalu përbëhet prej 9 ishujve korale të një zinxhiri prej 500 kilometrash gjatësi, në Polinezi. Ishujt e fituan pavarësinë në vitin 1978. Ish-Ishujt Ellice kanë 12,000 banorë.

San Marino - 38.4 kilometra katrorë - Ndodhet në malin Titano, në Italinë veriore.

San Marino ka 29,000 banorë. Pretendon se është shteti më i vjetër në Evropë, meqenëse

është themeluar në shekullin IV.

Liehtenshtajni - 99.2 kilometra katrorë - Ky mikro-shtet ka 34,000 banorë. Nga Zvicra e ndan lumi Rhine, e nga Austria Alpet.

Ishujt Marshall - 112 kilometra katrorë - Atolet (duke përfshirë atolin më të madh botëror, Kwajalein), shkëmbinjtë nënujorë dhe 34 ishujt (me popullatë prej 58,000 vetash) pavarësinë e fituan më 1986; ata dikur ishin pjesë e Territorit të Mirëbesimit të Ishujve Pacifikë (dhe i administrua nga Shtetet e Bashkuara).

Saint Kitts dhe Nevis - 166.2 kilometra katrorë - Ky shtet i Karaibeve me 39,000 banorë, pavarësinë e fitoi më 1983. Nevis është imë i vogli prej dy ishujve dhe e ka të garantuar të drejtën e shkëputjes.

Sejshellet - 106 kilometra katrorë - 81,000 banorët e grupit të ishujve në Oqeanin Indian

janë të pavarur nga Britania e Madhe nga viti 1976.

Maldivet - 184 kilometra katrorë - Vetëm 200, prej 2000 ishujve të Oqeanit Indian që e formojnë këtë shtet, janë të populluar nga 340,000 banorë. Ishujt, pavarësinë nga Britania e Madhe e fituan në vitin 1965.

Malta - 195.2 kilometra katrorë - Ishulli ndodhet në jug të ishullit italian, Sicilia. U pavarësua nga Britania e Madhe më 1964, ndërsa armata britanike u tërhoq plotësisht nga atje më 1979. Ka 400,000 banorë.

Grenada - 212.8 kilometra katrorë - Ky shtet i Karaibeve (me popullatë prej 90,000 banorësh), mori pavarësinë nga Britania e Madhe në vitin 1974. Vendi shtrihet shumë afër Venezuelës.

Saint Vincent dhe Grenadines - 240 kilometra katrorë - 117,000 njerëz jetojnë në këta ishuj të Karaibeve, të cilët nga Britania u pavarësuan më 1979.

Barbados - 265.6 kilometra katrorë - Rreth 280,000 njerëz jetojnë në këtë ishull të

Karaibeve, përndryshe ishullin më verior të Antileve të Vogla. Barbadosi, pavarësinë nga Britania e fitoi më 1966.

Antigua dhe Barbuda - 273.6 kilometra katrorë - Kjo popullatë karaibiane numëron 69,000 banorë dhe nga Britania është pavarësuar më 1981. Tre ishujt që përbëjnë shtetin varen nga turizmi (sikurse edhe shumë ishuj të tjerë të Karaibeve).

Andorra - 28 kilometra katrorë - Principata e pavarur e Andorrës bashkëqeveriset nga kryetari i Francës dhe nga Peshkopi spanjoll i Urgelit. Me vetëm 70,000 banorë, ky destinacion turistik malor në malet Pirineje, mes Francës dhe Spanjës, është i pavarur që nga viti 1278.

Palau - 305.6 kilometra katrorë - Palau (që njihet edhe si Belau), ishte një Territor Mirëbesimi në Ishujve të Paqësorit. Dikur njihej formalisht si Carolines, ndërkaq përbëhet nga mbi 200 ishuj të Paqësorit; ka një popullsi prej 20,000 njerëzve. Fitoi pavarësinë në vitin 1994.

G.Shqip
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |