Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor







Etiketa



Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Bosnjë-Hercegovina  (E lexuar 596 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 09-12-2005, 07:02:12 »
Citojeni

Emri i shkurtër: BOSNJA

Emri zyrtar: Bosnje-Hercegovinë (BiH)

Vendndodhja: Europa juglindore, gadishulli i Ballkanit

Sipërfaqja: 51,129 km2

Kryeqyteti: Sarajeva

Pavarësia: 19 dhjetor 1990 nga Jugosllavia

Festat Kombëtare: Dita e Republikës së Bosnjës, 25 nëntor; Dita e

Pavarësisë, 1 mars; Dita e Republikës serbe, 9 janar

Kushtetuta: 14 dhjetor 1995

Popullsia: 3,922,205 (vlerësim i vitit 2001)

E drejta e votës: 18 vjeç; shtetas i Bosnje-Hercegovinës

Etnia: serbë 31%, boshnjakë 44%, kroatë 17%, jugosllavë 5.5%, të tjerë 2.5% (1991)

Gjuha: boshnjake, serbisht, kroatisht

Feja: muslimane 40%, ortodokse 31%, katolikë romakë 15%, protestantë 4%, të tjerë

Burimi: Libri i Fakteve Botërore i CIA-s
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 09-12-2005, 07:03:14 »
Citojeni

Vendndodhja: Europa juglindore, në kufi me Detit Adriatik dhe Kroacinë

Koordinatat gjeografike: 44 00 V, 18 00 L

Sipërfaqja: e përgjithshme: 51,129 km2 tokë: 51,129 km2 ujë: 0 km2

Sipërfaqja - e krahasuar: pak më e vogël se Virxhinia Përëndimore Kufijtë tokësore: të përgjithshëm: 1,459 km vendet kufitare: Krocia 932 km, Serbia dhe Mali i Zi 527 km (312 km me Serbinë, 215 km me Malin e Zi)

Vija bregdetare: 20 km

Të drejta detare: NA

Klima: verë të nxehtë dhe dimër të ftohtë; rajonet me lartësi të madhe kanë verë të shkurtër, të freskët dhe dimër të gjatë, të ashpër; përgjatë bregdetit dimër të butë, me rreshje

Terreni: malor dhe kodrinor

Ekstremet e relievit: pika më e ulët: Deri Adriatik 0 m pika më e lartë: Magliç 2,386 m

Burimet natyrore: qymyr, hekur, bokside, mangan, pyje, bakër, krom, plumb, zink, hidroenergji

E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #2 më: 09-12-2005, 07:03:50 »
Citojeni

Sistemi politik
Bosnje-Hercegovina është një shtet demokratik, që funksionon sipas shtetit të së drejtës dhe me zgjedhje të lira dhe demokratike. (Korniza e Përgjithshme e Marrëveshjes për Paqe në Bosnje-Hercegovinë).

Vendi është i ndarë në dy njësi administrative - Federata e Bosnje-Hercegovinës e mbizotëruar prej kroatëve dhe muslimanëve boshnjakë (Federata) dhe Republika Sërbska (RS) e mbizotëruar prej serbëve të Bosnjës. Bërçko në Bosnjën veri-lindore është një njësi administrative vetë-qeverisëse nën sovranitetin e Bosnje-Hercegovinës; ajo nuk është pjesë as e Federatës, as e RS-së.

Niveli shtetëror

Presidenti

Bosnja-Hercegovina ka një presidencë prej tre anëtarësh (boshnjak, kroat, serb), të zgjedhur nga një votim i drejpërdrejtë popullor për një mandat katër-vjeçar. Kryesia e presidencës tre-palëshe zëvendësohet me rotacion çdo tetë muaj. Kryetari është kreu i shtetit. Funksionet e presidencës janë kryesisht në fushën e politikës së jashtme, emërimi i ambasadorëve, traktatet ndërkombëtare, bashkërendimi me organizatat ndërkombëtare dhe jo-qeveritare, etj.

President: Borislav Paravac (kryetar qysh prej 10 prill 2003, anëtar i presidencës qysh nga prilli 2003 - serb); anëtarë të tjerë të presidencës së rradhës tre-anëtarëshe (çdo 8 muaj): Sulejman Tihiç (qysh prej 28 tetor 2002 - boshnjak) dhe Dragan çoviç (qysh prej 28 tetor 2002 - kroat)

Legjislativi

Pushteti legjislativ i vendit është në duart e një Asambleje Parlamentare dydhomëshe e Bosnje-Hercegovinës, e cila mblidhet në kryeqytetin Sarajevë. çdo dhomë ka një kryetar dhe dy zëvendëskryetar (një serb, një kroat dhe një boshnjak).

Dhoma e Përfaqësuesve [Predstavnicki dom] është një organ prej 42-anëtarësh, të zgjedhur nga votimi i listave të partisë nga një prej dy zonave zgjedhore shumë-vendëshe (Federata e Bosnje-Hercegovinës 28-vendëshe, Republika Serbe 14-vendëshe) për një mandat prej 2 vjetësh.

Dhoma e Popujve [Dom Naroda] ka 15 anëtarë (5 serbë, 5 boshnjakë dhe 5 kroatë) të zgjedhur në mënyrë jo të drejtpërdrejtë nga Dhoma e Popujve të Federatës dhe Asambleja Kombëtare e RS-së për një mandat prej 2 vjetësh.

Ekzekutivi

Një Këshill i Ministrave, i ngarkuar me drejtimin e politikës së jashtme, asaj ekonomike dhe fiskale, përfaqëson qeverinë kombëtare. Kryetari i saj (gjithashtu i quajtur Kryeministër) emërohet nga presidenti dhe caktimi i tij/saj i nënshtrohet miratimit nga Dhoma e Përfaqësuesve. Ministrat dhe zëvendësministrat e tyre emërohen nga Kryetari i Këshillit të Ministrave dhe gjithashtu duhet të miratohen nga Dhoma e Përfaqësuesve. Sipas Kushtetutës, jo më shumë se dy-të-tretat e të gjithë ministrave mund të caktohen nga territori i Federatës. çdo ministër ka dy zëvendësministra, të cilët nuk mund të jenë prej të njëjtit komb përbërës si ministri. Kryetari, ministrat dhe zëvendësministrat e tyre formojnë qeverinë, e cila tashmë ka 6 ministra dhe 12 zëvendësministra.

Niveli i njësisë

Presidenti

çdo njësi ka një president dhe zëvendëspresident, të cilët janë anëtarë të ekzekutivit.

President i Federatës së Bosnje dhe Herzegovinës: Niko Lozançiç (qysh prej 27 janarit 2003)

*shënim - presidenti dhe zëvendëspresidenti zëvendësohen me rotacion çdo 6 muaj

President i Republikës Serbe: Dragan çaviç (qysh prej 28 nëntorit 2002 - post 2 vjeçar)

Legjislativi

Parlamenti i Federatës është organi legjislativ dydhomësh i Federatës së Bosnje-Hercegovinës. çdo dhomë ka një kryetar dhe një zëvendëskryetar. Dhoma e Përfaqësuesve ka 140 anëtarë dhe Dhoma e Popujve ka 80 anëtarë, përfshirë 30 kroatë, 30 boshnjakë dhe 20 të tjerë. Anëtarët e Parlamentit të Federatës zgjidhen për një mandat dy-vjeçar.

Asambleja Kombëtare serbe është një organ njëdhomësh, prej 83-anëtarësh, i zgjedhur me votim popullor në Republikën Serbe, me përfaqësim proporcional. Anëtarët zgjidhen për një mandat dy-vjeçar.

Ekzekutivi

Qeveria e Federatës së Bosnje-Hercegovinës kryesohet nga Kryeministri dhe Zëvendësi i tij dhe përfshin 12 ministra e zëvendësit e tyre, si dhe dy ministra pa portofol.

Kryeministër (FBiH): Ahmet Haxhipasiç (që më 14 shkurt 2003)

Qeveria e Republikës Sërbska kryesohet nga Kryeministri dhe përfshin katër deputetët e tij dhe 17 ministra.

Kryeministër (RS): Dragan Mikereviç (që më 17 janar 2003)

Gjyqësori

Gjykata Kushtetuese përbëhet nga nëntë anëtarë: katër zgjidhen nga Dhoma e Përfaqësuesve e Federatës boshnjake/kroate, dy anëtarë nga Asambleja Kombëtare e Republikës Sërbska dhe tre anëtarë jo-boshnjakë zgjidhen nga presidenti i Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Një gjykatë e re shtetërore, e krijuar në nëntor 1999, ka juridiksion mbi çështjet në lidhje me ligjin në nivel shtetëror dhe juridiksion apeli mbi çështjet e iniciuara në njësitë.

çdo njësi ka një Gjykatë të Lartë dhe një numër gjykatash të ulta. Federata ka gjykata kantonale plus një numër gjykatash bashkiake dhe Republika Sërbska ka pesë gjykata bashkiake.

Administrata Ndërkombëtare

Zyra e Përfaqësuesit të Lartë (OHR) mbikqyr zbatimin e aspekteve civile të Marrëveshjes së Dejtonit. OHR ka pushtete të gjëra për të ndërhyrë dhe mundet, për shembull, të shkarkojë nga detyra politikanë për mosarritjen e përmbushjes së kushteve të marrëveshjes së Dejtonit. Përfaqësuesi i Lartë emërohet nga Bordi Drejtues i Këshillit të Zbatimit të Paqes (PIC) dhe miratohet nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Misioni i OSBE-së në Bosnje-Hercegovinë e mori mandatin në dhjetor 1995, për të nxitur vlerat demokratike, për të vëzhguar dhe çuar më tej të drejtat e njeriut, për të organizuar dhe mbikqyrur zgjedhjet dhe për të zbatuar kontrollin e armëve dhe masat e ndërtimit të sigurisë.

Agjencia për Rregullimin e Komunikacionit - (CRA) Një organizatë e pavarur vendase, drejtorët e të cilës emërohen nga OHR. Funksioni: rregullimi i komunikimeve nëpërmjet shpërndarjes së liçensave për TV, radio, telefonë celularë, etj.

SFOR është një forcë shumëkombëshe e udhëhequr nga NATO, që numëron pothuajse 20,000 trupa. Autoriteti ushtarak i përgjithshëm është në duart e Komandës së Lartë Aleate të NATO-s në Europë. Gjenerallejtnant Majkëll L. Dodson është Komandanti i tanishëm i SFOR-it.

Forca jo të NATO-s janë përfshirë në operacion mbi të njëjtën bazë si forcat e NATO-s, që marrin urdhëra prej komandantit të SFOR-it, nëpermjet selive qëndrore përkatëse shumëkombëshe të njësive të tyre. Vendet kontribuese jo të NATO-s përfaqësohen nga oficerë ndërlidhës të SHAPE (Selia Qëndrore e Lartë e Fuqive Aleate në Europë).

Forca e Posaçme Policore Ndërkombëtare e OKB-së (UNIPTF) nuk është e armatosur dhe është ngarkuar për mbikqyrjen e policisë vendase
E identifikuar

Prishtinasja
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 13-12-2005, 10:36:24 »
Citojeni

:.... Sarajeva.........

[attachment deleted by admin]
E identifikuar
Prishtinasja
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #4 më: 13-12-2005, 10:38:35 »
Citojeni

.......Sarajeva.... .....

[attachment deleted by admin]
E identifikuar
Prishtinasja
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #5 më: 13-12-2005, 10:39:46 »
Citojeni

Ja edhe kullat binjake
E identifikuar
Prishtinasja
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #6 më: 13-12-2005, 10:40:45 »
Citojeni

Ja edhe pjesa e vjetër e qytetit

[attachment deleted by admin]
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |