Tirana u themelua në vitin 1614 nga Sulejman Pasha, nga fshati Mullet. Fillimisht, ndërtoj një furrë, një xhami dhe një hamam. Për prejardhjen e emrit Tiranë, ka tri hipoteza të rëndësishme.

-Tirana mendohet se vjen nga “Theranda”, e përmendura nga burimet e lashta greke dhe latine, që vendasit e quanin Të Ranat, pasi fusha ishte ndërtuar nga materialet e ngurta që sillnin ujërat dhe materialet përreth.
- Tirana vjen nga Trikan, që mendohet se ka qenë emri i një kështjelle që ndodhej në rrëzë të malit të Dajtit. ku edhe sot e kësaj ditë ekzistojnë rrënojat e kësaj kështjellë të lashtë, që daton në fillimin e shekullit të parë para Krishtit.
- Tirana mendohet se vjen nga greqishtja e vjetër Tyros, që do të thotë bulmet. Në fushën e Tiranës janë tregtuar në atë periudhë bulmetet nga barinjtë e fshatrave përreth.
Për herë të parë, në formën e sotme, emri Tiranë është thirrur në vitin 1418, në një dokument të Venedikut. Në shekullin XV njihet me këtë emër, siç përmendet edhe te Marin Barleti, Tirana e Madhe dhe Tirana e Vogël. Në regjistrimin e vitit 1583, treva e Tiranës rezulton me 110 qendra të banuara, 2 900 shtëpi dhe 20 000 banorë. Dy shekuj pas themelimit drejtimin e qytetit e mori familja Toptani, me origjinë nga Kruja. Dy lagjet më të vjetra të Tiranës janë ajo e Mujos dhe e Pazarit, e ndodhur mes qendrës aktuale dhe Rrugës së Elbasanit, në të dyja anët e Lanës. Xhamia e Et’hem Beut, e ndodhur në qendër të qytetit, filloj të ndërtohet më 1789 nga Molla Beu, i ardhur nga Petrela, dhe u përfundua më 1821 nga i biri i Molla Beut, Haxhi Et’hem Beu. Edhe Kulla e Sahatit u fillua nga ky i fundit 1821-1822 dhe u përfundua nga familja e pasur tiranase Tufina. Më 1928 u ble një sahat në Gjermani nga shteti shqiptar dhe kulla u ngrit në lartësinë 35 metra. Ura e Tabakëve dhe Ura e Terzive datojnë në fillim të shek XIX.
Institucionet kulturoreBiblioteka Kombëtare u themelua më 17 nëntor 1922 dhe kishte 5 000 vëllime.
Kalaja e Petrelës ndodhet larg Tiranës 12 kilometra dhe daton në shek. VI para Krishtit. Formën e saj aktuale e mori në shek XIII, nën sundimin e Topiajve, dhe më vonë kaloi pronë e Kastriotëve. Tirana u shpall kryeqytet, përkohësisht më 8 shkurt 1920, dhe me vendimin e Kongresit të Lushnjës e mori këtë status përfundimisht më 31 dhjetor 1925. Qendra e kryeqytetit është projektuar nga arkitektë të njohur italianë të periudhës musoliniane, Florestano de Fausto dhe Armano Barsini. Pallati i Brigadave, godinat e ministrive dhe bashkia janë vepra të tyre. Pallati i Kulturës, ku ndodhet Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit, dhe Biblioteka Kombëtare, u përfunduan më 1963. Monumenti i Skënderbeut është ndërtuar më 1968 nga Odise Paskali. Në bashkëpunim me Andrea Manon dhe Janaq Paçon, u vendos, me rastin e 500- vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar. Monumenti Nënë Shqipëri, 12 metra i lartë, u përurua në varrezat e Dëshmorëve të Kombit më 1971. Akademia e Shkencave, në vitin 1972. Galeria Kombëtare e Arteve më 1976; në të përfshihen rreth 3 200 vepra arti të autorëve shqiptarë e të huaj.
Të dhëna arkeologjike Mozaiku i Tiranës është i vetmi monument arkeologjik brenda territorit të qytetit të Tiranës. Në vitin 1972, gjatë punës për ndërtimin e pallateve të bllokut “Partizani”, në Lagjen nr. 9 të qytetit të Tiranës, u zbuluan rrënojat e një ndërtese antike, njëri nga ambientet e të cilit ishte i shtruar me mozaik. Sipas autorëve, kemi të bëjmë me një qendër fshatare të shekujve të parë pas Krishtit që në fillim të shek. III u zëvendësua me një vilë fshatare (rustica). Salla me mozaikë, e pajisur dhe me një absidë, ishte ambienti kryesor i saj. Autorët mendojnë edhe që në shek. V-VI vendin e vilës e zuri një bazilikë paleokristiane. Pjesa e gërmuar e monumentit u rrethua dhe u vu në mbrojtje nga Instituti i Monumenteve të Kulturës (IMK). Gjatë viteve 2003-2004, punimet e sistemimit të rrugëve dhe instalimeve të ndryshme të bllokut “Partizani” zbuluan pranë rrethimit të monumentit pjesë të tjera të kompleksit. Më kryesoret këtu ishin vaskat e fermentimit të mushtit të rrushit, por edhe pjesë të tjera muresh, në dy pika të ndryshme. Brenda këtij kompleksi u zbuluan tri stela varresh të periudhës romake. Gërmimet e fundit përforcuan mendimin se kemi të bëjmë me një vilë fshatare, ndërkohë që nuk është gjetur asnjë e dhënë për transformimin në bazilikë paleokristiane, të mbështetur nga autorët e gërmimit të parë të viteve 70. Në mënyrë konvencionale, siti arkeologjik është emërtuar dhe njihet me emrin “Mozaiku i Tiranës”
Të dhëna historikeShqipëria e mesme, me zonat malore, fushore dhe kodrinore të saj, ofron një pasuri të ndjeshme në fushën e historisë, etnografisë dhe trashëgimisë kulturore. Tipologjia e përgjithshme është reale edhe për këtë pellg. Gjurmët e banimit janë shumë më të hershme sesa data e themelimit të qytetit. Dëshmi vendbanimit të hershëm janë Shpella e Zezë ose, siç njihet sot, Shpella e Pëllumbasit, Stacioni Paliolitik në verilindje, rrëzë malit të Dajtit. Me interes për të gjykuar mbi veçantitë e kësaj treve, për këtë qendër banimi rurale në rrugët që lidh Dyrrahun me Skampën, janë ai naosit dhe norteksit. Mendohet se godina është rrënuar në pjesën e antikitetit të vonë.
Kalaja e PetrelësKalaja e Petrelës, nga zbulimet e bëra, është kala mesjetare e ndërtuar në kohën e sundimit të perandorit bizantin Justianit të I, në shekullin VI pas Krishtit. Kjo qe një prej kalave të ngritura prej tij në sistemin mbrojtës së perandorisë. Është kala e ngritur mbi një terren me shpate mjaft të pjerrëta, madje nga ana jugore dhe juglindore të thepisura, të cilat e kanë bërë kalanë shumë të mbrojtur. Ajo u ngrit në momentin kur Kalaja e Vilës, kala antike, e cila ndodhet përballë Kalasë së Petrelës, e humbi rëndësinë e saj. Ajo u ngrit kryesisht për qëllime ushtarake. Kalaja e Petrelës kontrollonte rrugën Egnatia, dega Durrës-Tiranë-Elbasan, e cila për kohën kishte rëndësi të veçantë. Në fillim të shek. XIV ishte nën sundimin e Topiajve, në atë kohë zotërues midis Matit e Shkumbinit, në një faqe të murit ruhet dhe emblema e parë e Topiajve,Kalaja e Petrelës, nga zbulimet e bëra, është kala mesjetare e ndërtuar në kohën e sundimit të Perandorit Bizantin Justianit I, në shekullin VI pas Krishtit. Kjo qe një prej kalave të ngritura prej tij në sistemin mbrojtës së perandorisë. Është kala e ngritur mbi një terren me shpate mjaft të pjerrëta, madje nga ana jugore dhe juglindore të thepisura, të cilat e kanë bërë kalanë shumë të mbrojtur. Ajo u ngrit në momentin kur Kalaja e Vilës, kala antike, e cila ndodhet përballë Kalasë së Petrelës, e humbi rëndësinë e saj. Ajo u ngrit kryesisht për qëllime ushtarake.
Revista Spekter
Fotografi nga Tirana
http://www.galeriashqiptare.net/thumbnails-120.html