|
Berni
|
 |
« më: 24-01-2007, 13:59:02 » |
|
Guida Gjeoturistike të Alpeve Shqiptare, një botim i realizuar nga Shoqata Kombëtare e Studimeve Malore dhe Shoqatës së Alpeve Shqiptare me mbështetjen financiare të UNESCO-s
u mundëson turistëve vendas dhe të huaj eksplorimin e peizazhit fantastik malor të Alpeve të vendit tonë.
Guida, e cila sapo ka dalë në qarkullim, synon njohjen dhe zhvillimin e gjeoturizmit malor (si pasojë e larmisë së madhe të peizazhit natyror, folklorit, kanunit, historisë ) dhe paraqet mundësi dhe tërheqje për vizitimin e Alpeve Shqiptare nga turistë aktivë.
Guida malore përbëhet nga Guida Gjeoturistike e Alpeve Shqiptare (Top Tour CD); Harta në shkallë 1:100 000, Top Tour Alpet Shqiptare (Hartë 90x80cm) dhe Alpet Shqiptare, Aspekte Gjeoturistike (Tekst).
Shoqata Kombëtare të Studimeve Malore, vë në dukje se, guida tregon rajonet që përfshihen ndërmjet Shkodrës-Bajram Currit-Vermoshit-Koplikut dhe është realizuar përmes vrojtimeve në terren, ndërkohë që janë shfrytëzuar edhe materiale të tjera ekzistuese.
Studimit e realizuara për guidën malore, tregojnë se Alpet Shqiptare ofrojnë mundësi të shumta për zhvillimin e turizmit malor në fushën e gjeoturizmit, sporteve dimërore, sporteve verore, vizitave në ekosisteme, etj.
G.S.
|