|
erlehta
|
 |
« Përgjigjja #5 më: 16-09-2005, 06:35:55 » |
|
Rreth Qipros
Qipro - një ishull i ndare qe prej 30 vjetësh Nga Pierre Glachant
Ishulli i Qipros është ndare ne korrik te vitit 1974, data e nderhyrjes se trupave turke ne veri, si kundpergjigje ndaj një grushti shteti te ultranacionalisteve qipriote greke, te mbeshtetur nga junta ne pushtet ne Athine, e cila kërkonte qe ishulli t'i bashkangjitej Greqise.
Pozita gjeografike dhe siperfaqja
Ishulli i Mesdheut lindor, me një siperfaqe prej 9 251 km2, ndodhet 60 km larg bregdedit turk dhe 200 km larg atij sirian dhe libanez.
Qe prej vitit 1974, ishulli është ndare ne dy pjesë nga një vijë kufitare prej 180 kilometrash. Zona turke, ne veri, përfaqëson 37 për qind te territorit. Aty janë vendosur mbi 30 000 ushtare turke.
Popullsia
Rreth 900 000 banorë. Rreth 625 000 qipriote greke jetojne ne zonen jugore, sipas një regjistrimi te vitit 2001, nga 703 000 banorë gjithsej. Rreth 88 000 qipriote turqe jetojne ne veri, te cileve u shtohen edhe 110 000 kolone turqe te ardhur nga Anadolli pas vitit 1974. Disa qindra qipriote greke jetojne ne pjesen turke dhe e anasjellta.
Kryeqyteti
Nikozia me 250 000 banorë, e cila ndahet nga një vijë kufitare qe e ndan kryeqytetin ne dy pjesë.
Gjuha zyrtare
Greqishtja dhe turqishtja. Është shumë e perhapur edhe anglishtja. .
Feja
Kryesisht te krishtere ortodoks (80 për qind) dhe myslimane (18 për qind). Ka komunitete te vogla maronite (Siri dhe Liban), armene dhe latine (2 për qind).
Historia
I administruar dhe i kolonizuar nga greket dhe me pas nga perset, egjiptianet, romakët, franket, venecianet e së fundi otomanet (1571-1878), ishulli kaloi nën administrimin britanik ne 1878 dhe u be koloni e saj ne 1925. Fitoi pavarësinë ne 1960, nën presidencen e Mgr Makarios.
Institucionet politike - Regjimi
Kushtetuta nuk është zbatuar me qe pas trazirave nderkomunitare në fund te vitit 1963. Sistemi politik i tipit presidencial ia jep presidencen një qiprioti grek, ndërsa zevendespresidencen dhe 30 për qind te qeverisë dhe parlamentit qiprioteve turq.
Presidenti i Republikës se Qipros, Tassos Papadopulos, u zgjodh me 16 shkurt 2003 me një mandat pesevjecar.
Rebublika e Qipros është i vetmi entitet i njohur nga nderkombetaret për te perfaqesuar te gjithë ishullin, por, ne fakt, autoriteti i tij shtrihet vetëm ne zonen e jugut.
Ne zonen e veriut, "Republika turke e Qipros se veriut" (RTCN), e shpallur ne 1983, njihet vetëm nga Ankaraja. Qe nga ajo date, kjo republike drejtohet nga Rauf Denktash.
Bashkimi Europian
Republika e Qipros nenshkroi ne Athine me 16 prill 2003 marreveshjen e anetaresimit ne Bashkimin Evropian, marrëveshje e cila nuk perfshin qipriotet turq për sa kohe ishulli do të jetë i ndare.
Negociatat e zhvilluara mes dy komuniteteve nën kujdesin e OKB-se për ribashkimin e ishullit para nenshkrimit te marreveshjes se Athines deshtuan ne mars, por drejtuesit qipriote kanë filluar sot bisedimet ne përpjekje për gjetjen e një zgjidhjeje qe do të mundesonte anetaresimin ne BE te një ishulli te bashkuar.
Kombet e Bashkuara
Një force paqeruajtese e Kombeve te Bashkuara (UNFICYP, e krijuar ne 1964), e reduktuar ne 1 200 trupa ne 1995, kontrollon zonen qe ndan pjesen veriore te ishullit nga ajo jugore.
Ekonomia
Ne pjesen jugore te Qipros, Prodhimi i Brendshëm Bruto është 9,4 miliarde dollare, ose 12,320 dollare për banorë (Sipas Bankes Botërore, 2001). Turizmi është burimi i parë i te ardhurave.
Ne veri, Prodhimi i Brendshëm Bruto është 1,1 miliarde dollare ose 5 270 për banorë (1998).
Efektivi ushtarak
Ushtria numeron 12 000 ushtare qipriote greke. Disa mijëra ushtare greke janë te pranishem.
Ne veri ushtria numeron 4 500 ushtare qipriote turq. Janë dislokuar edhe 30 000 ushtare turq.
Baza britanike
Britania e Madhe vazhdon te këtë dy baza ne jug dhe ne lindje te ishullit, ku janë vendosur 4 200 ushtare.
Republika e Qipros është anetare e OKB-se, Komonuelthit, OBT-se, OSBE-se dhe Organizates se vendeve te paangazhuara.
|