|
Berni
|
 |
« më: 04-12-2007, 22:48:10 » |
|
Evropa,18 vite më parë, nisi të mos funksionojë më me “Lindje-Përëndim”, “kapitalizëm-komunizëm”. Sistemi komunist që përfshiu si një sëmundje gjysmën e kontinentit të vjetër nuk ekzistonte më dhe efekti domino përfundoi në Shqipëri. Por në çfarë gjendjeje janë dhe çfarë statusi kanë 21 shtetet që ishin ngjyrosur me të kuqe në hartë? Shtetet Ajo që deri dje quhej Republika Demokratike e Gjermanisë është një vend i lulëzuar, i shkrirë në shtetin gjerman e tashmë vend anëtar i BE-së. Ajo që quhej Jugosllavia ka 6 shtete e tashmë është në pritje të shtetit të shtatë, Kosovës. Ai që quhej Bashkimi Sovjetik është ndarë në disa shtete, disa prej të cilave janë anëtare të Bashkimit Evropian. Po ashtu Çekia, Sllovakia, Polonia, Hungaria janë bërë prej kohësh pjesë e familjes së madhe Evropiane. Edhe Bullgaria e Rumani ia kanë dalë mbanë të bëjnë progres të mjaftueshëm për t’u bërë pjesë e kësaj familjeje. E në fund qëndron Shqipëria, e para që iku nga traktati i Varshavës dhe e aplikoi për anëtarësi në NATO, por ndër të fundit në listë për t’u anëtarësuar në BE e NATO. Evropa Lindore Evropa Lindore është koncepti i një rajoni gjeopolitik i influencuar nga Lufta e Ftohtë. Kufijtë e këtij rajoni ishin të përcaktuar më shumë nga kultura se nga gjeografia precize. Sot ekzistojnë shumë përcaktime të Evropës Lindore, të përcaktuara nga ekspertët dhe studiuesit politikë. Por si u krijua realisht ndarja e Evropës në lindje e përëndim? Pas Luftës së Dytë Botërore Evropa u nda në dy sfera të mëdha influence: “përëndimi” kryesisht i influencuar nga SHBA dhe “blloku lindor” i dominuar nga Bashkimi Sovjetik. Me fillimin e Luftës së Ftohtë, Evropa u nda nga “Perdja e hekurt”. Të gjitha vendet e Evropës Lindore kishin regjime komuniste dhe Bashkimi Sovjetik ushtronte influencë të madhe mbi to. Nën presionin e Stalinit, këto vende refuzuan fondet nga plani “Marshall”.
Shtetet që janë në BE
Rusia Bjellorusia Moldavia Ukraina Lituania Estonia Letonia Bullgaria Sllovenia Rumania Sllovakia Çekia Hungaria Polonia Gjermani
Vendet kandidate zyrtare për në BE Kroacia Maqedonia
Vendet potenciale për kandidate zyrtare në BE Shqipëria Bosnje dhe Hercegovina Mali i Zi Serbia
Lista
Shqipëria Kryeqyteti: Tirana Sipërfaqja: 28,748 kilometra katrorë Popullsia: 3,600,523 Forma e qeverisjes: Republikë parlamentare
Rusia Kryeqytet: Moska Sipërfaqja: 17 075 400 kilometra katrorë Popullsia: 143 milion banorë Forma qeveritare: Republikë Federale gjysmë-presidenciale
Bjellorusi Kryeqytet: Minsku Sipërfaqja: 207,600 kilometra katrorë Popullsia: 49 724 723 banorë Forma qeveritare: Republikë presidenciale
Moldavi Kryeqytet: Kishinau Sipërfaqja: 33 843 kilometra katrorë Popullsia: 4 320 490 banorë Forma qeveritare: Republikë parlamentare
Ukrainë Kryeqytet: Kiev Sipërfaqja: 603,628 kilometra katrorë Popullsia: 46 490 400 banorë Forma qeveritare: Sistem gjysmë-presidencial
Lituani Kryeqytet: Vilnius Sipërfaqja: 65 200 kilometra katrorë Popullsia: 3 575 439 banorë Forma qeveritare: Demokraci parlamentare
Estoni Kryeqytet: Talin Sipërfaqja: 45 226 kilometra katrorë Popullsia: 1 342 409 banorë Forma qeveritare: Demokraci parlamentare
Letoni Kryeqytet: Riga Sipërfaqja: 64 589 kilometra katrorë Popullsia: 2 291 000 banorë Forma qeveritare: Demokraci parlamentare
Bosnja dhe Hercegovina Kryeqytet: Sarajeva Sipërfaqja: 51,197 kilometra katrorë Popullsia: 3,981,239 banorë Forma qeveritare: Demokraci parlamentare
Bullgari Kryeqytet: Sofje Sipërfaqja: 110,910 kilometra katrorë Popullsia: 7,679,290 banorë Forma qeveritare: Republikë parlamentare
Kroaci Kryeqytet: Zagrebi Sipërfaqja: 56,542 kilometra katrorë Popullsia: 4,440,690 milionë banorë Forma qeveritare: Republikë parlamentare
Maqedoni Kryeqytet: Shkupi Sipërfaqja: 25,333 kilometra katrorë Popullsia: 2,038,514 banorë Forma qeveritare: Republikë parlamentare
Mal i Zi Kryeqytet: Podgorica Sipërfaqja: 13,812 kilometra katrorë Popullsia: 684,736 banorë Forma qeveritare: Republikë unike gjysmë-parlamentare
Rumani Kryeqytet: Bukureshti Sipërfaqja: 238,392 kilometra katrorë Popullsia: 22,276,056 banorë Forma qeveritare: Republikë gjysmë-parlamentare
Serbi Kryeqytet: Beogradi Sipërfaqja: 88,361 kilometra katrorë Popullsia: 10,350,265 banorë Forma qeveritare: Republikë parlamentare
Slloveni Kryeqytet: Lubjana Sipërfaqja: 20,273 kilometra katrorë Popullsia: 2,019,406 banorë Forma qeveritare: Republikë parlamentare
Çeki Kryeqytet: Praga Sipërfaqja: 78,866 kilometra katrorë Popullsia: 10,325,941 banorë Forma qeveritare: Republikë parlamentare
Hungari Kryeqytet: Budapesti Sipërfaqja: 93,030 kilometra katrorë Popullsia: 10,053,000 banorë Forma qeveritare: Republikë parlamentare
Poloni Kryeqytet: Varshava Sipërfaqja: 312,679 kilometra katrorë Popullsia: 38,518,241 banorë Forma qeveritare: Republikë parlamentare
Sllovaki Kryeqytet: Bratislava Sipërfaqja: 49,035 kilometra katrorë Popullsia: 5,447,502 banorë Forma qeveritare: Republikë parlamentare
Ish-Gjermania Lindore (tashmë një shtet me Gjermaninë) Kryeqytet: Berlini lindor Sipërfaqja (1990): 108,333 kilometra katrorë Popullsia(1990): 16,111,000 banorë Forma qeveritare: Republikë socialiste (tani
|