Forumi ShkencorShkencat Ekzakte - Exact ScienceGjeografi (Moderator: erlehta)Sulfur ne atmosfere per te ulur temperaturen e Tokes
Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Sulfur ne atmosfere per te ulur temperaturen e Tokes  (E lexuar 228 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
M A X
Admin


Karma: 36
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 11172



Shiko profilin WWW
« më: 18-01-2009, 00:29:48 »

Gjate punimeve te kongresit te Unionit Gjeofizik Amerikan eshte hedhur nje ide e padegjuar me pare per te ulur temperaturen e Tokes.



Sipas nje shkencetari, hedhja e sulfurit ne atmosfere do te ndikonte ne uljen e ndjeshme te temperaturave ne planetin tone. Por kjo hipoteze eshte ndeshur menjehere me kundershtime te medha, pasi mendohet se sulfuri ne atmosfere do shkaktonte shira me permbajtje sulfurike dhe do te ndikonte ne zgjerimin e vrimes se ozonit.

Projektin e sulfurit e ka prezantuar fituesi i cmimit Nobel per kimine, holandezi Paul Jozef Crutzen, i cili bashke me kolegun Thomas Wigley e ka mbajtur gjalle debatin per te ardhmen e planetit. “Behet fjale per te hedhur ne atmosfere 1 milione ton sulfur ne nje lartesi 10-15 km ne zonen e Tropikut”, shprehet Crutzen qe po e studion kete ide qysh prej vitit 2006.

“Pasi te arrije ne kuoten e caktuar te lartesise, materiali do te digjet ne menyre qe te transformohet ne bioksit sulfurik qe me pas konvertohet ne sulfat. Kjo perberje kimike thith nje pjese te madhe te rrezeve diellore, cka do te ule ndjeshem temperaturen mesatare te Tokes. Ky operacion duhet te kryhet cdo dy vjet”, vijon shkencetari holandez.

Per te hedhur ne atmosfere 1 milione ton sulfur do te nevojiteshin 30 mije topa stratosferike dhe kostoja e projektit arrin deri ne 14 miliarde euro ne vit. Nga ana tjeter, kundershtaret e projektit thone se pervec shirave sulfurike dhe zgjerimit te vrimes se ozonit, hedhja e sulfurit ne atmosfere mund te ndryshoje edhe regjimin e jetes se gjalle ne Afrike dhe Azi.

“Hipoteza e fundit do te rrezikonte jeten e miliona njerezve ne nevoje”, shprehet Alan Robock nga Universiteti Rutgers. Nderkohe, gjate samitit te San Franciskos jane hedhur edhe disa hipoteza te tjera per menyren e uljes se temperatures ne Toke, por ajo e shkencetarit holandez eshte afruar me shume me realitetin. http://www.top-channel.tv/new/artikull.php?id=140195
E identifikuar

Blog: 0lti.com

eMail: kontakt@0lti.com

MSN: olti@msn.com
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • a mund te me ndihmoni
  • Dot modelet e atomit sipas radefordit, borit
  • 1 (33%)
  • -
  • Dot informacion shtese
  • 1 (33%)
  • -
  • Dot po
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot jo
  • 1 (33%)
  • -
  • Numri total i votave: 3
  • Shiko temen

* Sponsor