Forumi ShkencorShkencat Ekzakte - Exact ScienceGjeografi (Moderator: erlehta)Rendesia e Vullkaneve dhe misteri i krijimit ne Toke!
Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Rendesia e Vullkaneve dhe misteri i krijimit ne Toke!  (E lexuar 1046 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
[AnnaBela]
Wissenschaftlerin
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 118



Shiko profilin
« më: 18-10-2008, 09:59:33 »

Ideja qe vullkanet mund te kene luajtur nje rol te rendesishem ne shfaqjen e jetes mbi toke, eshte mjaft e vjeter, e megjithate disa kerkues e kthejne kete hipoteze ne qender te debatit. Arsyeja kryesore e rihapjes se debatit jane analizat e kryera mbi proveza te marra nga nje prej eksperimenteve me te famshme te historise. Krijimi i jetes ne laborator eshte nje prej arritjeve me te medha qe nje kerkues mund te shpresoje, dhe qe do ti falte fame kujtdo ekipi qe do te arrinte ne rezultat pozitiv. Eksperimenti me i famshem i njohur deri me sot ne kete fushe eshte ai Stanley Miller, i kryer ne laboratorin e cmimit Nobel te kimise Harold Urey ne Universitetin e Cikagos. Rezultatet e arritur ne ate kohe por qe per arsye te panjohura, Miller vendosi te mos i publikoje jane edhe me shpresedhenese sec mendohej.
Stenlei Miller donte te testonte teorite e Aleksander Oparine (Aleksandr Oparine) dhe Xhon Haldane (John Haldane) sipas te cileve perberes kimike si metani, diokside i karbonit ose amoniake te ndodhur ne atmosferen primitive te Tokes, do te kishin bashkevepruar nen aksionin e rrezeve ultravjollce (UV) ose te rrufeve dhe do te kishin formuar molekula me te medha qe do te kishin rene ne oqean. Brenda kesaj, “supe primitive”, molekulat organike do te kishin lejuar formimin e qelizave te para te gjalla.
Miller percepton dhe krijon nje pajisje qe imiton kushtet e atmosferes se Tokes se hershme, e cila sillte avuj uji te pasuruar me metan, amoniak dhe hidrogjen prane disa elektrodave qe simulonin veprimin e rrezeve ultravjollce ose rrufeve. Me 1953 Miller publikon ne Science rezultatet e eksperimentit te tij: kishte arritur te prodhonte 5 acide aminik, perberesit baze te proteinave dhe te jetes, duke u nisur nga supa primitive e pajete.
Ajo qe eshte edhe me e cuditshme eshte se kjo nuk perbente gjithe suksesin e Millerit dhe nje pjese te rezultateve (ato me te rendesishmet) ai i mbajti te fshehura. Xhefrei Bada (Jeffrey Bada-Scripps Institution of Oceanography, USA), koleg i ngushte dhe bashkepunetor i Miller, trashegoi pas vdekjes se ketij te fundit me 2007 gjithe materialin e tij kerkimor. Thuajse rastesisht Bada zbuloi ne nje kuti laboratori provezat e eksperimenteve te prodhuara me nje pajisje lehtesisht te modifikuar per te imituar kushtet prane shperthimi vullkanik.
Fale teknologjive te sotme laboratorike Xhefrei Bada (Jeffrey Bada), Adam Xhonson(Adam Johnson-Indiana University) dhe koleget e tyre arriten te zbulojne 22 acide aminike. Forca e shperthimit vullkanik, dhe presioni i avullit mund te shpjegoje ndryshimin. Sidoqofte eksperimentet e Millerit jane akoma me provuese se sa mendohej dhe perforcojne idene qe vullkanet dhe geizeret mund te kene luajtur nje rol te rendesishem ne shfaqjen e jetes mbi Toke.
Ajo qe mbetet e pashpjegueshme eshte se pse Miller nuk i publikoi keto rezultate ne artikullin zyrtar te publikuar ne Science duke qene se perbenin nje prove akoma me te forte nga ato te publikuara. Nga ana tjeter lind natyrshem pyetja: A ka kryer Miller eksperimente te tjera te ngjashme me rezultate edhe me pozitive por te pabuklikuara?

Burimi: Science et avenir.com

E identifikuar

Të gjithë kerkojne një mik, por asnje nuk provon të behet i tille!!!
Valmir Krasniqi
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 225



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #1 më: 24-10-2008, 12:36:55 »

flm  per  kewt  material  ana.
E identifikuar
[AnnaBela]
Wissenschaftlerin
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 118



Shiko profilin
« Përgjigju #2 më: 24-10-2008, 12:48:06 »

            KERKES
 Studentet e  vitit  te  par të  vitit akademik 2007/2008 te  departamentit  te  matematikes drejtimi i  pergjithshum  dhe  arsimor kerkojn  edhe  niher nga dekanati  dh  rektorati qe  kerkesa  e  tyre  e  bërë  me  herët qe  kishte  për  qëllim  zbutjen  e  kushtit  te degjushmeris  se  legjeratave  te  vitit  te  dyt  nga  70% e  kredive  ne  50%  ose  te  formohet  një  afat  i  nantorit.
kerkesa  bëhet  duke  u  beshteturne  këto  arsye:
1.drejtimi i  cekur  me  lart  është  drejtim  me  i  veshtir  se  drejtimet  tjera.
2.vetum  një  numer  i  vogël  i  studentave  e  kan  kapercyr  ket  kushte(1 student)pej 70% te  kredive.
3.një  numer  i  madhe  i  studentave kan  nga 50% te  kredive dhe  kan  një  note  mesateare  mbi  8.
Nëse  kerkesa jon nuk do  te  realizohet ne  studentet e  këtyre drejtimeve te  cekur  me  lart do  ta  zgjidhum  protesten si  rrug  për  zgjidhjen  e këtij  problemi,qe  nga  e  martja nëse  te  hënën  nuk  marrim  një  përgjigje te  hënën  do  te  filloj  protesta ku  do  ta  bajm ne  koridorin  e  dekanatit  te  FSHMN.
Presum  përgjigjen te  hënën.
studentet  e  vitit  te  par  te matematikes.

upssss  pershtjellim valmir,paske ngaterruar rrugen 
tema eshte dicka tjeter dhe jo teme per kerkese buzeqeshje
kete qe ke derguar,do ishte mire t'a beje ne matematike dhe jo ne vullkanet-Gjeografi
te pershendes  pafshim
E identifikuar

Të gjithë kerkojne një mik, por asnje nuk provon të behet i tille!!!
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • autostrada qe do te ndertohet ne shqiperi??
  • Dot superstrad
  • 1 (14%)
  • -
  • Dot magjistrale autostrad
  • 1 (14%)
  • -
  • Dot autostrad
  • 5 (71%)
  • -
  • Numri total i votave: 7
  • Shiko temen

* Sponsor