Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor







Etiketa

Forumi ShkencorForumi ShkencorGjeografi (Moderator: erlehta)Qytetet që do zmadhohen e zhduken


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Qytetet që do zmadhohen e zhduken  (E lexuar 364 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 18-01-2008, 13:35:21 »
Citojeni

Në vitin 1900, qyteti më i madh i botës ishte Londra me 6.5 milionë banorë. Të gjithë qytetet e listës së 10 mega-qyteteve gjendeshin në Evropë ose Amerikë. I vetmi përjashtim ishte Tokio që në atë vit banohej nga 1.5 milionë banorë. Sot, Tokio është qyteti më i madh i botës me një popullsi 35.2 milionë banorë. Pas tetë vitesh kjo popullsi do arrijë në 35.5 milionë banorë, sipas projektimeve të popullsisë nga Kombet e Bashkuara. Rritja demografike në të ardhmen u takon edhe qyteteve të tilla si Mumbai dhe Shangai. Sipas revistës amerikane “Forbes” këto qytete do të njohin rritje të popullsisë, por ka dhe disa qytete të tjera, për të cilat ekziston mundësia të përballen me zhdukjen në të ardhmen. Parashikimi për këto është pak i vështirë, por faktorë të tillë si ndryshimi i klimës dhe plakja e popullsisë do të thonë se ndërsa disa qendra urbane rriten, disa të tjera zvogëlohen. Disa qendra të mëdha mund të përballen me asgjësimin e tyre në të ardhmen. Planifikuesit urbanë në Evropë dhe Amerikën e Veriut tashmë po vrasin mendjen se çfarë duhet bëjnë me këto qytete. Fakti nëse këto qytete do të zhduken krejtësisht, mbetet një çështje e hapur. Popullsia e Detroitit ka rënë me një të tretën që prej vitit 1950 dhe tani është 950 mijë banorë. Pritet që qyteti të vazhdojë të zvogëlohet akoma më shumë. Ndërsa Detroiti flirton me shkatërrimin demografik, disa qytete mund të përballen me katastrofa natyrore. Kështu San Francisko mund të shuhet krejtësisht nga një tërmet shtatë ballë në vitin 2086. Napoli kërcënohet nga shpërthimi i vullkanit Vezuv, ndërsa një qytet tjetër italian, Venecia mund të zhduket përjetësisht nën ujë.

Qytetet që do bëhen më të mëdhenj në të ardhmen


1. Tokio, Japoni
Popullsia në vitin 2005: 35.2 milionë banorë
Popullsia e parashikuar në vitin 2015: 35.5 milionë banorë

Tokio ia kaloi Nju Jorkut duke u bërë qyteti më i madh në botë (në numër banorësh), titull që do e mbajë të paktën deri në vitin 2015.


2. Mumbai, Indi
Popullsia në vitin 2005: 18.2 milionë banorë
Popullsia e parashikuar në vitin 2015: 21.9 milionë banorë

Sot Mumbai, apo siç quhej dikur, Bombei është qendra tregtare dhe kulturore e Indisë.

3. Meksiko Siti, Meksikë
Popullsia në vitin 2005: 19.4 milionë banorë
Popullsia e parashikuar në vitin 2015: 21.6 milionë banorë

Meksiko Siti është kryeqyteti i Meksikës në të gjitha drejtimet, atë politik, financiar dhe kulturor.

4. Sao Paulo, Brazil
Popullsia në vitin 2005: 18.3 milionë banorë
Popullsia e parashikuar në vitin 2015: 20.5 milionë banorë

Në Sao Paolo, banorët me prejardhje italiane janë më të shumtë në numër se ato me prejardhje portugeze dhe përzierja etnike e qytetit përfshin dhe japonezët, libanezët etj.

5. Nju Jork, SHBA
Popullsia në vitin 2005: 18.7 milionë banorë
Popullsia e parashikuar në vitin 2015: 19.9 milionë banorë

Nju Jorku u bë mega-qyteti i parë metropolitan i botës, kur në vitin 1950 e kaloi shifrën 10 milionë banorë.

6. Shangai, Kinë
Popullsia në vitin 2005: 14.5 milionë banorë
Popullsia e parashikuar në vitin 2015: 17.2 milionë banorë

Shangai u bë qyteti më i madh dhe më kozmopolitan i Kinës duke marrë dhe emrin “Parisi i Lindjes”.


Qytetet që mund të zhduken në të ardhmen

1. Banjul, Gambia
Shkaku: Rritja e nivelit të detit dhe erozioni

Ndërsa niveli i detit rritet përreth botës, shteti i vogël afrikan mund të humbë krejtëisht kryeqytetin, Banjul.


2. Detroit, SHBA
Shkaku: Largimi i popullsisë

Popullsia e Detroitit është ulur me një të tretën që prej vitit 1950 dhe pritet të reduktohet dhe më në të ardhmen.


3. Ivanovo, Rusi
Shkaku: Largimi i popullsisë

Qendër e prodhimit të tekstileve, ky qytet në verilindje të Moskës ka 448 mijë banorë, numri i të cilëve është në rënie.


4. Napoli, Itali
Shkaku: Shpërthim vullkanik

Vezuvi, i cili shkatërroi Pompein, shpërthen një herë në njëqind vite. Hera e fundit kur ka shpërthyer ka qenë viti 1944 dhe Vezuvi ndodhet në gjirin e Napolit në Italian e Jugut.


5. San Françisko, SHBA
Shkaku: Tërmeti

Studiuesit në universitetin e Kalifornisë, “Davis” parashikojnë se ka 75 përqind mundësi që qyteti të goditet nga një tërmet i fortë në vitin 2086.

6. Venecia, Itali
Shkaku: Fundosja

Qyteti italian është zhytur në ujë për një mijëvjeçar të tërë, por në shekullin e fundit ky proces është përshpejtuar.


Përgatiti:
Blendina Cara TiranaObserver
E identifikuar

rinushi

Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 24-01-2008, 19:34:29 »
Citojeni

te lum t valla se shum mir
E identifikuar
Syrgjyn
Gjallë
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 31-01-2008, 11:10:48 »
Citojeni

Po për Tiranen thonë gjë? zgerdhihet
E identifikuar

Përgjigjia nuk mund të gjendet
në të të tjerëve shkrime
a në fjalët e një mendjeje të mësuar
Nga një botë e shtrenjtë kujtimesh
e gjejmë veten të rrethuar
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |