Forumi ShkencorShkencat Ekzakte - Exact ScienceGjeografi (Moderator: erlehta)Na ishte njëherë City
Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Na ishte njëherë City  (E lexuar 101 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
M A X
Admin


Karma: 35
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 11171



Shiko profilin WWW
« më: 31-05-2009, 15:21:50 »

  Londra në kohë krize duket si qytet fantazëm: restorante të boshatisura, dyqane të mbyllura, mijëra vende pune të humbura. Qyteti simbol i bumit të financës paguan çmimin e zhvillimit artificial …

Na ishte njëherë City

Shumë shpresa të reja të gastronomisë ndërkombëtare janë frymëzuar nga kuzhina e "El Bulli" dhe e shefit të saj Ferran Adriá, kuzhinieri më i famshëm i botës. Por ai që e ka mësuar më mirë leksionin e maestros është anglezi Heston Blumenthal. Shumë guida astronomike theksojnë se restoranti i tij, i quajtur The fat duck, është i dyti vetëm pas lokalit katalanas të Adrià. "The fat duk" është bërë një prej simboleve të pasurisë së Londrës, kryeqytet financiar dhe kulturor i botës në dhjetë vitet e fundit, protagoniste e një bumi planetar dukshëm të destinuar që të zgjasë përjetësisht. Miliarderë të vjetër e të rinj vinin të jetonin në kryeqytetin britanik nga i gjithë planeti dhe, sapo shuanin etjen e tyre për Ferrari, Bentley e shtëpi luksoze, shpenzonin kushedi sesa për shampanjë, supë të trashë kërmijsh me proshutë spanjolle dhe akullore me proshutë në restorantin më të famshëm të historisë së shkurtër, por intensive, të kuzhinës së lartë britanike. Emblemë e kësaj periudhe rritjeje që Alan Greenspan e ka quajtur "bollëku iracional", Londra është sot një qytet në vështirësi: sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, Britania e Madhe është vendi i zhvilluar me perspektivat ekonomike më të këqija dhe një prej simboleve të kësaj krize është pikërisht lokali i Blumenthal. Pas një megaintoksikimi që midis janarit dhe shkurtit ka goditur qindra klientë, "The fat duk" është detyruar që t'i mbyllë dyert për disa javë. Saktësisht e njëjta gjë që po ndodh me dyqane, restorante dhe kompani të tjera të kryeqytetit britanik, ku edhe entuziazmi duket në rrugën e zhdukjes.

Në Londër të gjithë janë të preokupuar, por sektori me probleme më të rënda është ai financiar. Ka qenë burimi i parë i pasurisë i qytetit, motori që ka krijuar një pafundësi vendesh pune për avokatë, konsulentë, publicitarë, agjenti imobiliare e kuzhinierë dhe që ka bërë të fitoheshin sasira të mëdha parash, shpesh në mënyrë pak transparente dhe të papërgjegjshme. Të rinj 25 vjeçarë që sapo merreshin në punë në ndonjë bankë investimesh arrinin të blinin një Aston Martin apo një shtëpi prej miliona sterlinash falë bonuseve vjetore, ndërsa menaxherët e nivelit të mesëm 35 apo 40 vjeçarë, me rroga deri në 200 milion sterlina në vit, përfitonin shpesh premio prej disa milionash. Sa më shumë para (të të tjerëve rriskonin), aq më shumë fitonin (për vete) dhe paratë qarkullonin nëpër të gjithë qytetin. Klima e besimit ishte aq e përhapur, sa që kreditë shpërndaheshin si krikllat e birrës në një pab. Të gjithë kanë besuar se janë të pasur dhe kanë shpenzuar sa më shumë të ishte e mundur. Romàn Zurutuza, një konsulent financiar spanjoll që jeton prej dhjetë vjetësh në Londër, shpjegon se gabimi i shumë bankierëve ka qenë mbivlerësimi i aftësive të tyre për të bërë para. "Të bindur se bonuset qenë të garantuar përjetë, kanë shpenzuar dhe kanë hyrë në borxh për makinën, shtëpinë, shkollën private të fëmijëve. Nga ana tjetër, njerëzit kanë tendencën që të mendojnë që e tashmja përsëritet pafundësisht. Ka qenë pikërisht kjo dobësi që ka bërë të zhytemi në kaosin në të cilin ndodhemi. Në asnjë qytet tjetër këto gabime nuk kanë peshuar më shumë sesa në Londër".

Fantazmat e Canary Wharf

Pas dehjes ka ardhur zgjimi i befasishëm dhe sot perceptohen kudo ankth dhe frikë. "Kur kam ardhur në fillim, Londra ishte qendra e universit, vendi në të cilin gjithçka ishte e mundur", kujton amerikani Robert Taylor, Drejtor i Përgjithshëm i bankës "Kleinwort Benson". "Sot të gjithë jetojnë me ankthin e pushimit nga puna. Në më të mirin e rasteve, ëndrrat për të ardhmen janë ridimensionuar. Bonuset pothuajse janë zhdukur dhe shumë njerëz, që deri pak kohë më parë qenë të pasur, nuk arrijnë më të paguajnë kreditë e marra. Kush kish projektuar të pasurohej, të pushonte së punuari dhe të shkonte e të jetonte në një vile në brigjet spanjolle i është dashur që të ndryshojë ide". Zyra e Taylor ndodhet në Canary Wharf, një aglomerat qiellgërvishtësesh të qelqta në bregun e Tamizit, i ndërtuar në 20 vitet e fundit për ë kënaqur kërkesat për hapësirë të botës së financës. Nga fundi i viteve Tetëdhjetë, numri i bankave ndërkombëtare të pranishme në Londër është rritur nga 73 në 479. Nga pikëpamja e fitimeve, Neë York e ka ruajtur gjithmonë hapin e City, por përsa u përket perspektivave globale në vitet e fundit, Londra nuk ka pasur rivalë. Për nga situata gjeografike, në mes të rrugës midis Shteteve të Bashkuara dhe Azisë, për nga gjuha, për nga sistemi ligjor i përsosur për biznesin dhe prej traditës mijëvjeçare të tregtisë së saj, Londra është bërë qendra kryesore e financës botërore. Bashkë me paratë kanë ardhur arti, moda, muzika, arkitektura. Norman Foster dhe Richard Rogers, dy arkitektët e mëdhenj britanikë, kanë pasur kartabiankë për ta ndryshuar në mënyrë drastike topografinë e qytetit.

Manhattani në miniaturë i Canary Wharf - dikur zona portuale e qytetit, më pas e braktisur deri në ristrukturimin e saj të viteve Nëntëdhjetë - është shembulli më i dukshëm i këtij transformimi shumë të kushtueshëm, i paimagjinueshëm në çdo metropol tjetër europian. Por sot zona ka një pamje pothuajse mortore. Ndërtesat më të larta, si ajo e Citigroup, kanë mbetur gjysëmbosh pas pushimeve nga puna të muajve të fundit dhe në mesditë nëpër rrugë nuk takohet më pothuajse askush. Taksitë, që deri disa muaj më parë i përcillni pasagjerët pothuajse pa u ndaluar fare, sot formojnë radhë të gjatë prej 200 metrash: vëllimi i biznesit, shpjegojnë ata, ka rënë me të paktën 30 përqind. I ulur në kafenenë "Carluccio's", një analiste bankare amerikane më bën me dije se klientët e pakët përreth janë të gjithë bankierë: disa e kanë ruajtur vendin e punës, por nuk kanë shumë punë për të bërë, të tjerë janë të papunë dhe po përgatiten që të bëjnë ndonjë intervistë për një punë që do të paguhet sigurisht më pak se ajo që kishin deri shumë pak kohë më parë. Nga 8 personat e punësuar në zyrën e tij vetëm 6 muaj më parë, amerikania është e vetmja që e ka akoma një punë. E pasigurtë për të ardhmen e saj dhe të bashkëshortit, po mendon që të ndjekë shembullin e shumë të huajve, menaxherë apo elektricistë polakë pak rëndësi ka: të sheshin gjithçka dhe të transferohen në një vend më të leverdisshëm dhe më pak stresues. Ose, në më të keqin e rasteve, të kthehen e të jetojnë tek prindërit. Ndërkaq, gjëja e parë për t'u bërë është që vendosin nëse t'i heqin apo jo fëmijët nga shkolla private: një preokupim i paimagjinueshëm pak muaj më parë dhe sot shumë i përhapur midis borgjezisë londineze. Për shkak të inflacionit të ushqyer nga kriza, shpjegon Romàn Zurutuza, pagesa për kopshtin e vajzës tënde tashmë është shumë më e lartë se ajo e një masteri për drejtues kompanishë.

Fundi i ëndrrës

Raste të kësaj natyre kam parë me dhjetëra", thotë bankieri. "Kriza ka provokuar edhe shumë shumë divorce, sidomos në të çiftet në të cilët bashkëshorti punonte në financë dhe ishte i bindur se do të fitonte gjithë jetën si një futbollist i Premier League. Shpesh, kur shikojnë se niveli i tyre i jetesës ka ndryshuar, bashkëshortet largohen". Divorci midis sektorit financiar dhe pjesës tjetër të kapitalit - ose më mirë, prerja e kordonit ombelikal që i bashkonte - e ka privuar Londrën nga limfa jetësore e saj. Për ta kuptuar, mjafton që të bëhet një shëtitje nëpër Mayfair. Në Piccadilly street, ku shumë dyqane bëjnë shitje me ulje dhe likuidime, fabrika historike e porcelanit Wedgwood para pak kohësh ka lënë pikën e saj të shitjes më të famshme. Princes Arcade, një rrugë këmbësorësh për shopingun e luksit vetëm 100 metra nga Piccadilly Circus, ofron një spektakël të dhimbshëm: gjysma e dyqaneve është mbyllur. Në eleganten Saint James street, vetëm 5 minuta në këmbë nga Buckingham Palace, restoranti "Just James" ofron për drekë një menù ekonomike prej 8.95 stërlinash: oferta të kësaj natyre, të paimagjinueshme deri pak kohë më parë, janë gjithnjë e më shumë të zakonshme. E njëjta atmosferë degraduese e lagjeve të pasura haset edhe në zonat e banuara nga klasa e mesme. Për shembull, në Shepherd's Bush gjysma e restoranteve është mbyllur gjatë muajve të fundit. Henry Fitzherbert, që shkruan skenare për kinemanë dhe jeton në këto anë, shpjegon se të gjithë sektorët e kanë ndjerë krizën, bile edhe ai i baby sitter. "Një vit më parë kërkonim një dhe brenda tri ditësh na janë përgjigjur 20 persona", rrëfen ai. "Javën e kaluar kemi vënë një lajmërim të ngjashëm dhe në harkun e 24 prëve na kanë telefonuar 90 persona. Njëra kishte bile dhe master". Në Londër të gjithë njohin njerëz që jetonin në bollëk dhe që papritmas janë zhytur në dëshpërim. Fitzherbert përmend shembullin e një çifti miqsh të tij: "Ajo ka studiuar në Cambridge, ai në Oxford. Deri në dhjetor ai kishte një vend të shkëlqyer në BBC dhe ai punonte në bankë. Më pas kanë mbetur pa punë dhe sot nuk dinë se çfarë të bëjnë. Ata si puna ime, që akoma e kanë një rrogë, falenderojnë çdo ditë fatin e mirë".

Pastaj ekziston edhe një problem thelbësor, që ndoshta mund të shërbejë për të shpjeguar, të paktën pjesërisht, trazirat e shkaktuara me rastin e G20-ës në Londër me datën 2 prill. Analistja me të cilën kam drekuar tek "Carluccio's" është e bindur se tensionet sociale do të rriten. Deri më tani fitimet e financës kanë kontribuar që të mbushen arkat e shtetit, por tani e prapa e ardhura fiskale është e destinuar që të reduktohet në mënyrë drastike. Do të bëhet gjithnjë e më shumë e vështirë që të gjenden fonde për politikat sociale: kujdesja për të papunët, të varfrit dhe periferitë më të degraduara. Do t'ia arrijë Londra të ringrihet? Do të kthehet të jetë sërish kryeqytetin i Europës apo deri dhe i botës? Bankierët dhe afaristët me të cilët kam folur janë të bindur se po, edhe pse - theksojnë ata - do të duhen disa vjet. Talenti, përvoja dhe energjia e qytetit do ta nxjerrin jashtë nga kriza. Ka bile deri nga ata që shikojnë dritë në fundin e tunelit. Do ishim të tunduar t'u besonim, por duke kujtuar parashikimet ekonomike të bëra nga ekspertët në vitin e fundit dhe rregullisht të hedhura poshtë nga realiteti, nuk e dimë nëse drita që shikohet është ajo e daljes apo është një lokomotivë që po bëhet gati të na shtypë.

(El Pais)

Përgatiti

ARMIN TIRANA
RD
E identifikuar

Blog: 0lti.com

eMail: kontakt@0lti.com

MSN: olti@msn.com
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • a mund te me ndihmoni
  • Dot modelet e atomit sipas radefordit, borit
  • 1 (33%)
  • -
  • Dot informacion shtese
  • 1 (33%)
  • -
  • Dot po
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot jo
  • 1 (33%)
  • -
  • Numri total i votave: 3
  • Shiko temen

* Sponsor