Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor







Etiketa

Forumi ShkencorForumi ShkencorGjeografi (Moderator: erlehta)Konfirmohet prania e akullit ne mars!!


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Konfirmohet prania e akullit ne mars!!  (E lexuar 145 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
shkencaa

Shiko profilin
« më: 01-07-2008, 11:17:43 »
Citojeni

Kërkimi vazhdon për prova të përbërësve organikë në planetin Mars. Sipas shkencëtarëve në Agjensinë Amerikane të Hapsirës, sonda e Nasës Feniks, ka konfirmuar praninë e ujit të ngrirë pranë sipërfaqes së planetit. Ata presin dhe më tepër zbulime në këtë fushë, ndërsa krahu robotik i sondës së hapësirës po siguron kampione të tjera nga sipërfaqja e planetit.                                                         


Sonda-robot e Nasës, Feniks, nisi të gërmojë në sipërfaqen e planetit Mars me krahun e saj robotik, muajin e kaluar. Pamjet e para të një hendeku të vogël, 1cm nën nivelin e sipërfaqes, treguan që shkencëtarët gjetën atë çka po kërkonin: akull të krijuar nga uji.
Këto pamje, të marra në 15 qershor, tregojnë disa kube të vegjël të bardhë, në qoshen e pamjes. Katër ditë më vonë, ato nuk ishin më. Shkencëtarët mendojnë se akulli avulloi pasi u ekspozua në ajrin marsian.
“ Ne e gjetëm provën që donim të gjenim për të treguar se ky material i shndritshëm, është akull i krijuar nga uji , dhe jo ndonjë substanë tjetër”.

 
 Roger Launius është një historian i hapsirës në Muzeun Kombëtar të Hapsirës në Washington DC.
“Është jashtëzakonisht domethënëse, sepse uji, kryesisht në trajtë të lëngshme, por uji në përgjithësi është elementi bazë që në  lidhje me karbonin, krijon jetën. Kështu që, uji i pranishëm atje dhe ndoshta i pranishëm në sasi të mëdha, mund të nënkuptojë se ka pasur zhvillim jetë në Mars”.

 
Shkencëtarët shpresojnë që të marrin dheun dhe akullin në kuti laboratorike në sondë, për analiza. Kështu mund të përmirësohet dhe më tej informacioni për historinë klimaterike të planetit të kuq dhe provat e mundshme për ekzistencën e elementëve organikë.
Chris McKAy është shkencëtar i Nasas:
“Nëse do të mundeshim të tregonim fillimin e jetës dy herë në të njëjtin sistem diellor, atëherë kjo mund të na tregojë ne, në mënyrë përfundimtare se jeta është një gjë e zakonshme  në univers”.

E identifikuar
marsiani
« Përgjigjja #1 më: 05-09-2008, 17:01:42 »
Citojeni

 ide.NUK është dhënë zyrtarisht ky fakt por është parë se ka shkëmbinjë akulli ku edhe duhet të thuhet se ka pasur ujëra por mungesa e ngrohjes së marsit nga dielli ka shkaktuar në ngrirje e tyre kështu që duhet logjikuar se ka pasur jetë në mars! Mos u frikësoni që na sulmojn marsianët e na shkatërrojn si ne filma sepse thash ka pasur kurse nuk ka më sepse nëse ujrat janë ngrire atëhere nuk kanë pasur mundësi që të mbijetojn marsianët veç se nëse nuk nuk i duhet lageshtia trupore!
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |