Forumi ShkencorShkencat Ekzakte - Exact ScienceGjeografi (Moderator: erlehta)Kartum, rilindja nga gërmadhat e luftës
Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Kartum, rilindja nga gërmadhat e luftës  (E lexuar 134 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
M A X
Admin


Karma: 36
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 11172



Shiko profilin WWW
« më: 06-12-2008, 15:08:58 »

Paratë nga nafta e kanë shndërruar kryeqendrën në një ishull luksoz plot grataçela dhe qendra tregtare

Kartum, rilindja nga gërmadhat e luftës

Pavarësisht Darfurit, kryeqyteti i Sudanit ndodhet në një periudhë bumi


E quajnë "Grande vela" i Muamar Gedafit, por në të vërtetë, hoteli i ri duket si një flutur e madhe prej xhami, që përplas në ajër 100 krahët e saj. Aq sa numri i kateve të ndërtesës. Sot, hoteli i ndërtuar, është zemra e Kartumit të ri. Ky është Sudani i dy fytyrave. Shkëlqimi i kryeqytetit të ri errësohet disi nga situata në vend. Nga njëra anë, situata e tmerrshme mes të arratisurve dhe krimeve në Darfur, në tjetrën, Kartumi, që tashmë gëzon miliona nga tregtia e naftës me Kinën, duket se po ringjallet fuqishëm. Investime të çdo lloji nga pasanikët e Lindjes, nga Malajzia në Katar, por mbi të gjitha pasuri të patundshme. Hotele, grataçiela, pallate të çdo forme, materiali dhe ngjyre. Arkitektura që zëvendësojnë luksin e Perëndimit me arin dhe argjendin e Afrikës myslimane. Lagje të tëra të shndërruara në kantiere ndërtimi, ku me mijëra punëtorë kinezë dhe sudanezë kërkojnë të shembin gjithçka që i përket së shkuarës. Në krye të të gjithave, padyshim që qëndron lagjja "al- Mogran". Dikur ishte pyll, ndërsa sot, në kopshtin e lulëzuar me tulipanë, shumë familje shijojnë perëndimin e mrekullueshëm të diellit. Nga pika më e lartë e Kartumit, askush nuk mund t‘i rezistojë mrekullisë ku Nili i Bardhë që vjen nga lindja, bashkohet me Nilin Blu. Aty ku bashkohen, ai shndërrohet në lumin e shenjtë që rrjedh drejt Egjiptit. "Këta lumenj bashkohen ashtu siç bëjnë sot dy shpirtrat e Sudanit tonë. Uji i bardhë, si veshjet e traditës arabe, ndërsa ai blu, si grataçielat e Kartumit të ri", tregon Abdel Halim al-Mutafi, guvernatori i Kartumit me çajin e ngrohtë përpara. Më pas vazhdon të tregojë: "Sudani mund të shndërrohet në një pikë kyçe të ekonomisë mes vendeve myslimane të Afrikës Lindore. Aq më tepër që sot, të dhënat nga Fondi Monetar Ndërkombëtar flasin për një rritje prej 14 përqindësh të GDP-së". Në fakt, ajo që guvernatori nuk thotë është se nafta mbetet shkaku kryesor i luftës që duket se nuk do të marrë fund në jug të vendit. Pavarësisht paqes në vitin 2005, pak muaj më parë, në Abyei, pas përplasjes mes forcave të qeverisë dhe rebelëve, u dogjën dhe shkatërruan fshatra të tërë. Por, në lindje të qytetit, afër Hegling, "ndezin flakë qiellin" depozitat e "arit të zi", që falë tregtisë me Kinën, po ndërtojnë Kartumin e ri. Megjithatë, banorët e kësaj toke qahen se nuk po ia shohin ende të mirat kësaj tregtie, përkundrazi ka nga ata që tregojnë se nuk mund të kalojnë as kufijtë e asaj që dikur ishte toka e tyre. E sikur kjo të mos mjaftonte, revista e fundit "Economist" shkruan: "Rebelët thonë se shumë miliarda përdoren për armët e blera nga qeveria dhe tanket e sekuestruara nga piratët në brigjet somaleze". Ndërkaq, për të çrrënjosur "legjendat e mallkuara" mbi vendin e tij dhe për t‘i treguar Presidentit të sapozgjedhur Barak Obama se Sudani mund të dalë nga lista e vendeve që mbështetin dhe financojnë terroristët, Presidenti i vendit, al-Bashir, aprovoi dy javë më parë disa marrëveshje ku u premton rebelëve të Darfurit shumë më tepër se ç‘kërkojnë: kompensim të dividendëve të naftës, rikthimin e refugjatëve dhe takimin me zëvendëspresidentin e Darfurit. Me pak fjalë, një Sudan i ri, që do të ecte paralelisht me Kartumin e ri. Kumbari i kësaj marrëveshjeje është Katari, që pak kohë më parë luajti një rol të rëndësishëm për bisedimet me Libanin. Si në shumë vende të botës, edhe këtu, Dubai ka qenë në njëfarë mënyrë muza e revolucionit imobiliar të kryeqytetit sudanez. Guvernatori i qytetit tregon se nuk i pëlqejnë aspak stereotipat". Dubai? Çdo qytet duhet ketë shenjat e kulturës së tij. Sot, në Kartum, po ndërtohen grataçiela të larta dhe ndërtesa me stil unik. Por, nuk duhet të harrojmë universitetet e reja, rrugët dhe qendrat kulturore. Me pak fjalë, Kartumi është si një prototip për të gjithë zonën dhe ndoshta edhe për gjithë Afrikën". Po të ecësh përgjatë al-Mogran, e vërteton se fjalët e Al-Mutafi janë të vërteta. Kulla me pasqyra të kuqe i përket Osama Daud, një prej "kumbarëve" që ndihmuan në rilindjen e qytetit. Presidenti i shoqërisë, Al Sunut, bëri bashkë të ardhurat nga pasanikë lokalë dhe ato nga qeveria sudaneze, duke hartuar një projekt që kap vlerën e 4 miliardë dollarëve. Në pallatet më spektakolarë gjenden zyrat e shoqërive të naftës që kanë pushtuar vendin. Por ç‘është më interesantja, aty gjenden edhe shumë kompani amerikane, pavarësisht sanksioneve të ndryshme që aplikojnë kundër Sudanit. "Kemi menduar për rindërtimin e qyteteve të shkatërruara nga lufta dhe para së gjithash Bejrutit", ka treguar Osama. Një panoramë vërtet e mrekullueshme, në një vend ku uria është protagoniste për vdekjen e të pafajshmëve. Shumë familje sudaneze jetojnë ende me dy dollarë në ditë dhe si në të gjitha vendet në zhvillim, hendeku mes të varfërve dhe të pasurve është i madh. Madje edhe zemërimi. Të largosh mizerjen dhe varfërinë nga ky vend i pasur me naftë nuk është e lehtë. Guvernatori ka të drejtë kur thotë: "Sudani i ri duhet të nisë edhe nga projekte që parashikojnë hapjen e miliona vendeve të reja pune. Në këto ditë, al-Bashir promovon një "lloj" të re paqeje, por kemi që nga viti 2005 që ndajmë me Jugun e vendit të ardhurat e naftës. Kemi bërë shumë gabime, por përse askush nuk kujton se sot rebelët, të ndarë në 100 fraksione, luftojnë mes tyre, duke shpërndarë gjithandej gjak dhe dëshpërim?" Ndoshta revolucioni mund të nisë nga zgjedhjet e vitit 2009. Këtë herë mund të bëhej realitet aleanca mes jugut dhe veriut të vendit, duke e mbyllur përfundimisht problemin e kufijve. Një ndërtesë në formën e një topi të madh prej xhami u lë përshtypjen të gjithë atyre që vizitojnë qytetin. Është selia e shoqërisë "Qatar Khatari Diar", që ka blerë rreth 150 mijë hektarë tokë për të ndërtuar apartamente dhe zyra për të pasurit sudanezë.

Shumë shoqëri ndërtimi kuvajtiane kanë zyrat e tyre këtu. "Edhe kuvajtianët po ndërtojnë me qindra vila dhe apartamente që do t‘i përkasin shtresës së mesme", thotë arkitektja Saida, që mban veshur një fustan mëndafshi. Para saj ngrihet pallati "Almardi Limousine", që mendohet të jetë një parajsë e vërtetë për të bërë shoping. Në qendrën tregtare "Afra Mall", që ka kushtuar 60 milionë dollarë, mund të gjesh gjithçka. "Këtu gjen gjëra të mrekullueshme që vijnë nga Evropa", tregon Halima, e cila studion mjekësi në universitet, ku gratë përbëjnë 70 për qind të studentëve. Gamal Eldin M.A. Elwafi, një biznesmen i ri sudanez, ka në zotërim edhe "Al Merer", skuadrën vendase të futbollit. "Jam tifoz i çmendur. Në vendet në zhvillim, sporti bëhet ilaç dhe ngushëllim". Është e vërtetë. Mbrëmjeve, zyrtarët e misioneve paqeruajtëse të OKB-së, të pafuqishëm para tragjedisë në Jug të vendit, shohin së bashku ndeshjet. Ky është Kartumi i një bote tjetër. "Para se gjithë Sudani të bëhet modern, do të duhet shumë kohë", thonë të gjithë. Tahir Younis, menaxheri i përgjithshëm i "Afi"-t, një shoqëri turizmi, transportesh dhe importesh, tregon një sekret: "Tani shumë shoqëri nga Kuvajti dhe Katari kanë investuar miliona dollarë për të ndërtuar puse uji dhe fshatra ku mund të strehohen refugjatët". Ndërkohë, Darfuri pret. Mes dhunës, hakmarrjeve dhe urisë për paqe.


Gazeta Shqip
E identifikuar

Blog: 0lti.com

eMail: kontakt@0lti.com

MSN: olti@msn.com
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Probleme matematikore

Anketa
  • qka jan termetet
  • Dot fatkeqësi natyrore
  • 6 (100%)
  • -
  • Dot artificiale
  • 0 (0%)
  • -
  • Numri total i votave: 6
  • Shiko temen

* Sponsor